Aplikacion
Moderna njoftoi të martën se vaksina e saj kundër COVID-19 mbron fëmijë që nga mosha 12 vjeç. Ky njoftim hap rrugën për ta bërë Modernën vaksinën e dytë për vaksinimin e adoleshentëve.
Megjithëse vaksinimet kanë filluar prej muajsh, shumë zona në botë ende e kanë të vështirë të sigurojnë sasitë e nevojshme për të imunizuar popullatën. Në fillim të muajit, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja autorizuan vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech për imunizimin e moshave nga 12-18 vjeç.
Moderna synon të bëhet e dyta vaksinë për këto imunizime, duke thënë se do t’ia paraqesë të dhënat që ka mbi reagimin e adoleshentëve Administratës Për Ushqimin dhe Barnat (FDA) si dhe enteve të tjera rregullatore në botë në fillim të muajit të ardhshëm.
Kompania analizoi reagimin e një grupi prej 3700 12- 17 vjeçarësh. Rezultatet paraprake tregojnë se vaksina nxiti të njëjtat shenja të mbrojtjes imunitare në adoleshentë, ashtu si në të rritur, shoqëruar me të njëjtat efekte të përkohëshme anësore si dhimbje krahu, dhimbje koke dhe këputje.
Nuk pati raste me COVID ndër ata që bënë dy doza të vaksinës Moderna, ndërkohë që pati katër raste të infektuarish ndër adoleshentët që morën një injeksion me placebo. Në një konferencë për shtyp, kompania tha se vaksina duket të jetë 93% efektive dy javë pas dozës së parë.
Megjithëse fëmijët kanë gjasa shumë më të ulëta se të rriturit të sëmuren rëndë nga COVID-19, ata përfaqësojnë rreth 14% të rasteve të infeksionit me koronavirus. Të paktën 316 fëmijë kanë vdekur vetëm në SHBA nga COVID-19, sipas statistikave të Akademisë Amerikane të Pediatrisë.
Falë ekzistencës së sasive të mjaftueshme të vaksinave në Shtetet e Bashkuara, të rinjtë shfrytëzuan rastin për t’u imunizuar me vaksinën Pfizer sapo u miratua për adoleshentët nga autoritetet federale.
Si Pfizer ashtu edhe Moderna kanë filluar provat për të analizuar efektin e vaksinave të tyre tek fëmijë nga 6 muajsh deri në 11 vjeç. Këto prova janë më të ndërlikuara. Adoleshentët vaksinohen me të njëjtën dozë si të rriturit, por kompanitë po testojnë efektin e vaksinës në doza më të vogla tek moshat më të reja. Ekspertët shpresojnë se në vjeshtë do të kenë rezultatet fillestare mbi efektivitetin./voa/
22-vjeçarja protestoi nudo në shesh, shkrimtarja Rita Petro: U mallëngjevaFlorinda Sulillari vendosi të dalë nudo me pankartë në dorë në sheshin “Skënderbej”, 2 ditë më parë, për të dhënë mesazhin e saj kundër abuzimeve seksuale.
Shkrimtarja Rita Petro, e ftuar në emisionin “Open”, shprehet se veprimi i 22-vjeçares e emocionoi.
“Më në fund dhe në Shqipëri mund të protestohet nudo, si në botë! Vajza ka dashur të tregojë që ka një qëllim. Ajo zgjoi kureshtjen dhe tregoi se nuk është trupi i femrës turp! U emocionova, u mallëngjeva, sa mirë që dikush guxoi”, shprehet Petro.
Sipas Florindës, “ne, gratë, jemi fajtore pse djemtë përdhunojnë, sepse nuk i kemi edukuar si duhet”.
Aksident në Yzberisht! Makina përplas 6-vjeçarinNjë aksident ka ndodhur në Yzberisht, rreth orës 21:30.
Mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njohja e Kosovës, Vuçiç: Takova Vjosa Osmanin, biseduam për…Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat në Çeki ku janë prekur edhe tematika si ajo e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Kur u pyet se çfarë do të thotë ndryshimi në krye të Shteteve të Bashkuara për Serbinë, politika e saj e jashtme dhe nëse ai pret disa ndryshime, Vuçiç u përgjigj se ai ndryshim nuk do të thotë shumë për Serbinë.
“Unë e njoh Presidentin Biden më mirë se Trump. Unë e takova atë shkurtimisht dy herë dhe bisedova me të në thelb vetëm një herë. Ndërsa në të kaluarën unë takova Presidentin Biden pesë herë dhe bisedova me të pesë herë madje edhe më gjatë,” shtoi Vuçiç.
Pyetjes se çfarë do të thotë presidenti i ri i SHBA në kuptimin gjeopolitik, Vuçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Kosovën dhe nuk duan të heqin dorë nga ai drejtim.
“Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë ose, për të mos përmendur presionin, por kërkesën për të njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kategori që nuk ndryshon në politikën e jashtme Amerikane, kështu që nuk pres ndryshim, “tha Vuçiç.
I pyetur se si po shkon procesi i zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha se Serbia është ende e hapur për dialog, sepse sa herë që të dy palët flasin me njëra-tjetrën, tensionet ulen.
“Dhe sa herë që keni një dialog, ju mund të garantoni pak më shumë siguri për popullin Serb në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për ne që të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhje kompromisi,” përsëriti Vuçiç.
Ai tha se në Samitin e fundit në Brdo afër Kranj, në Slloveni, u takua me Vjosa Osmanin, e cila, siç thotë ai, shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për atë çështje.
“Nëse qëllimi i tyre është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk di çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist,” tha Vuçiç.
E gjithë kjo, thotë ai, tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog.
“Nëse mund të arrijmë me sukses një zgjidhje kompromisi, nuk e di për momentin dhe nuk e shoh si optimiste. Shpresoj se do të kemi sukses një ditë,” tha Vuçiç.
“Para se njerëzimi të zhduket krejtësisht”! Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë në MarsPronari miliarder i grupit hapësinor SpaceX dhe kompanisë Tesla, Elon Musk ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nisë sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoskit të “Filtrit të Madh”, kur e gjithë jeta siç ne e njohim, do të zhduket nga Toka.
Elon Musk thotë se njerëzit duhet të vendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë.
Sipërmarrësi thotë se aftësia për të jetuar në planete të tjerë është thelbësore për t’u mbrojtjur nga zhdukja e jetës në Tokë.
“Filtri i Madh” të cilit Musk i referohet, eshte idea e Enrico Fermi, sipas së cilës prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.
Shkencëtarët argumentojnë se ne nuk kemi takuar ende jetë më të avancuar, pasi kur një civilizim arrin një masë të caktuar, përfundon duke zhdukur veten e tij me anë të katastrofave natyrore ose luftërave.
Prandaj Musk, kreu i grupit hapësinor SpaceX, thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetevë të tjerë me anijet e tij.
Afrikano-jugori 49-vjeçar shkruante në rrjetet sociale:
“SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030. Besoj se arritja në Mars nuk është çështja themelore. Kryesorja është ndërtimi i bazës njerëzore atje, i qytetit njerëzor të vetëmjaftueshëm në Mars”.
Më herët ai ka treguar sesa i vështirë është dominimi i kozmosit.
“Është shumë i vështirë e i rrezikshëm, nuk është për ata me zemër të dobët. Ka shumë shanse të vdesësh, por është shumë e lavdishme kur ia arrin”.
Mes ideve të Musk për jetën në hapësirë janë kolonizimi i vendndodhjeve të largëta, qytetërime nën kupola të xhamta, apo dhe ndryshimi i tërë atmosferës së një planeti.
“Vetëm tani, 4.5 miliardë vjet pas krijimit të tokës, (udhëtimi drejt Mars) është i mundshëm. Sesa kohë do të qëndrojë hapur kjo dritare kohore për të arritur Marsin, nuk është e qartë, ndoshta për gjatë, ndoshta jo. Ja përse ne duhet të veprojmë tani,” shkroi Musk në fundjavë.
E dhimbshme! 6 muaj në burgjet e Serbisë, shqiptari humbi rrugën në mal dhe kaloi pa dashje kufirinBlerim Maçastena ishte arrestuar para gjashtë muajsh për kalim ilegal të kufirit nga forcat Serbe. E gjitha ndodhi pasi ai humbi rrugën teksa kishte dalë shëtitje në mal, ndërsa serbët e mbajtën 6 muaj në burg.
Në Serbi, Blerimi u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit, ndërsa shoku i tij u lirua pas 48 orëve paraburgim.
Në rrëfim për Klan Kosova ai ka treguar detajet nga momenti i arrestimit e deri te mënyra se si trajtohej në burg.
“Kam dalë të shëtis në bjeshkë. Kur filluam të kthehemi, ra mjegull dhe nuk mundem ta gjejmë rrugën. Bateria e telefonit filloi të dobësohej. E thirrëm policinë. Policia na pyeti se çfarë po shohim dhe thanë që po vijnë te na. Policia thanë se e kanë lëshuar sirenën por ne nuk mund ta dëgjojmë. Vendosëm që bashkë me Beratin të dalim në fshatin Shtedim,”– tha ai.
“Duke ecur komunikonim vazhdimisht me policinë. Ndërkohë nga një mal shumë i dendur e gjetëm një rrugicë të ngushtë. Filluam ta ndjekim këtë rrugë. Policia e Kosovës ka bërë maksimumin. Ndërkohë ra bateria e telefonit. Vazhduam rrugën. Rruga filloi të zgjerohej. Ne ndërkohë hasëm në një kanaçe që shkronjat i kishte çirilicë. E dinim që tashmë ishim në territor të Serbisë.”
Deri në ato momente Maçastena e dinte se ishte në territor të Serbisë, por u ndihmua nga banorët e zonës të cilët i kishin dhënë informacion për vendodhjen.
“Më pas u nisëm në drejtim të Mërdares. Pas rreth 1km na doli xhandarmëria serbe. Na kërkoi dokumentet. Na thanë që të lëmë çantat në tokë dhe ashtu vepruam. I tregova që në çantën e bardhë kam armën zyrtare. Menjëherë më lidhën duart. Iu tregova se jam sigurim i subjektit që i përkas. Më pyetën nëse kam gjuajtur me armë dhe na arrestuan dhe na dërguan në stacionin e policisë në Kurshimli”.
5 dhoma të mbushura me kanabis! E fshihin “fermën” poshtë një dyqani, lart ‘hashashi’ kishte kapur 4 metra lartësi. Arrestohet shqiptari4 persona, mes tyre dhe një shqiptar, janë arrestuar pasi Policia britanike iu zbuloi një fermë të madhe kanabisi të maskuar brenda një dyqani.
Pas informacioneve se në zonë kishte aktivitet të paligjshëm, efektivët vendosën që të hynin në banesë duke zbuluan disa dhoma ku kultivohej kanabisi.
Pesë dhoma të banesës ishin të mbushura me 180 bimë, të cilat kishin arritur gjatësinë e rreth 4 metrash.
Sipas mediave britanike, një nga të arrestuarit është shqiptar, 34 vjeç, por nuk bëjnë me dije identitetin e tij. Gjithë çfarë dihet është fakti se ai ishte liruar me kusht deri më 22 qershor, ndërsa shokët e tij ishin me origjinë nga Rumania.
Detaje të reja nga përdhunimi i 15-vjeçares/ Gazetari tregon skemën që përdornin autorët: Janë edhe 3 persona të tjerë nën hetimGazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje tronditëse nga rasti i përdhunimit nga 5 persona i një vajze 15 vjeçare në Mirditë., ngjarje që shokoi opinionin publik.
Në një lidhje me emisionin Open, Qyno u shpreh se përveç 5 personave që është faktuar se kanë abuzuar me vajzën, policia po heton edhe tre të tjerë. Gazetari u shpreh se numrat e tyre janë gjetur në telefonin e vajzës.
Tronditës është fakti se vajza merrej nga shkolla dhe përdhunohej. Ideatori i këtij krimi monstruoz është Artan Kaçorri, i cili kishte edhe një video intime të vajzës.
“Lidhja paraprake ka qenë me Artan Kaçorrin. Ky e ndiqte vazhdimisht vajzën, në shkollë dhe në shtëpi. Duhet se ka patur një pëlqim. Tundimi I vajzës erdhi kur Artan Kaçorri i ka dhuruar një telefon dhe një kartë sim të mbushur. Në 6 rastet që është dokumentuar abuzimi i vajzës, ajo është ndjekur nga shkolla në shtëpi. Në 4 raste është marrë nga shkolla dhe në 2 raste ka dalë vetë pa lejë nga shtëpia vonë mbasdite. Kemi të bëjmë me një vajzë që është 15 vjeçe dhe një institucion arsimor që ruhet nga policia dhe që ka dy punonjës social.
Rasti është skandaloz pasi dy nga përdhunuesit janë të martuar dhe kanë fëmijë. Me Artan Kaçorrin vajza ka shkuar 3 herë dhe 2 herë me Nik Lleshin. Situata ka qenë jashtë kontrollit. Vajza në rrëfimin e saj ka thënë se shantazhohej dhe sulmohej. Kemi 5 të arrestuar por po hetohen edhe 3 persona të tjerë, pasi ka tabulate telefonike. Janë dhe tre të tjerë që po verifikohen. Numrat e tyre janë gjetur në telefonin e vajzës. Video është gjetur në telefonin e Artan Kaçorrit pasi është arrestuar nga policia”, tha Qyno.
Angjelin Sterkaj merr përsipër gjithçka: E vrava unë Armandon! Dalin emrat e bashkëpunëtorëve, kush është shqiptari i dytëAngjelo Sterkaj ka pohuar para Gjykatës se e ka vrarë i vetëm Armando Beqirajn, më 13 shkurt të këtij viti. Ndërkohë që po ashtu të akuzuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në këtë çështje.
E reja, Claudia Sofia Coelho Carvahlo, e dashura e Angjelinit e deklaroi veten të pafajshme, ndërsa po njëjtë vepruan edhe Murat Selivrada dhe shqiptari tjetër i përfshirë Shpëtim Qerimi.
Mirëpo ekziston një fotografi nga nata e vrasjes ku duket qartë se Murat Selivrada, i tregon me dorë Claudias, dy makinat në pronësi të shqiptarit. E dashura e Serkajt, u udhëzua t’i monitoronte lëvizjet e tij dhe më pas kur të ishin në lëvizje t’i dërgonte mesazh Shpëtim Qerimit përmes Messenger. Në mesazh ajo sqaronte se me cilën makinë kishte zgjedhur të lëvizte shënjestra.
Çështja tani është shtyrë për 13 shtator, kur do të zhvillohet seanca e parë, ndërkohë që familja ka shprehur pretendimet e veta për vrasjen. Familja kërkon 70 milion korona islandeze si kompensim.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve është zotuar në një deklaratë për mediat se kjo forcë politike do t’i shkojë procesit të denoncimit për vjedhjen, sipas tyre, të votave deri në fund.
Deklarata e Logut vjen pasi KAS rrëzoi anikimimet e PD për tre qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Logu tha se anëtarët e këtij Komisioni i marrin urdhëra politikë në celularët e tyre, “qoftë nga Rama, Balla apo Gjiknuri.”
“Nga PD janë vendosur në dispozicion të KAS materiale voluminoze për këto qarqe dhe prova të shumta q faktonin shkelje të rënd atë ligjit. Duke pasur parasysh numrin e madh të shkeljeve, provave që ne i vumë në dispozicion KAS, pritëm që ky komision të zbatonte ligjin dhe të shmangte zbatimin urdhrave politike që i vijnë në telefonat e tyre përpara vendimeve të rëndësishme. Lidhur me qarkun e Tiranës, sikurse dhe për Durrësin dhe Shkodrën, kërkesat tona për prova shtesë u rrëzuan. Ne kemi paraqitur fakte se si votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Në Durrës ishin ngritur struktura për blerje votash, edhe në Shkodër po ashtu. Është fakt i provuar se burimet shtetëror enë Shkodër, Durrës e Tiranë u përdorën masivisht në shërbim të PS. Ne do t’i shkojmë këtij procesi deri në fund.”