Aplikacion
Një gjyqtar dëshiron të dijë se si një emigrant i paligjshëm i dëbuar, ka qenë në gjendje të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy herë të marrë dënime me burg për kultivimin e drogës, pa u dëbuar edhe një herë nga vendi.
Gjykatësi Ray Singh bëri thirrje që policia të ndërlidhet me Ministrinë e Brendshme për të parë statusin e imigrimit 41-vjeçar Lefter Hoxha. Ai bëri thirrjen në Gjykatën e Kurorës në Durham ndërsa dënoi shtetasin shqiptar me tre vjet burg pasi pranoi një akuzë për prodhimin e një droge të klasit B.
Gjykatësi tha se Hoxha u arrestua pasi u gjet i fshehur në katin e sipërm në një pronë të veçuar me tre dhoma gjumi në Ferndene Avenue, kur policia hyri me forcë, pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje për trokitjet e tyre, më 17 dhjetor të vitit të kaluar.
Zyrtarët gjetën 95 bimë të pjekura kanabisi që rriteshin nëpër tre dhoma gjumi, të mbështetura nga sisteme të sofistikuara të ngrohjes dhe ndriçimit, ndërsa një numër i fidanëve ishin të vendosura në hapësirën e papafingos. Policia gjithashtu mori 590 £ nga prona. Një ekspert i policisë i drogës vlerësoi se rendimenti mund të kishte një potencial të midis 85,680 dhe 257,040 paund.
Kur u intervistua, Hoxha i tha policisë se shkoi në Mbretërinë e Bashkuar rreth një vit më parë.
Duke folur me të pandehurin përmes një përkthyesi shqiptar, gjyqtarit Singh iu tha se Hoxha ishte deportuar për hyrje të paligjshme në vend, në vitin 2017, por u kthye në pjesën e pasme të një kamioni rreth një vit para arrestimit të tij.
Hoxha tha se ai u detyrua të kthehej për të shlyer borxhin ndaj kontrabanduesve.
I pyetur pse nuk u dëbua me lëshimin e licencës në nëntor, Hoxha tha se ai kërkoi azil dhe nuk i ishte nënshtruar vlerësimit.
Gjykatësi Singh e përshkroi atë si “një dredhi të përshtatshme” për të siguruar që ai të qëndronte në këtë vend./ Panorama
Rikthehet “La Casa de Papel”/ Publikohet ‘traileri’, ja kur mund të shihni sezonin e pestë të serialit spanjoll“La Casa de Papel” është një nga prodhimet më të suksesshme të kompanisë “Netflix”.
Edhe për publikun shqiptar, është një nga serialet e preferuar dhe më të komentuar. Pas katër sezonesh, platforma kinematogarfike, njofton se “La Resistencia” (Rezistenca” rikthehet në vjeshtë.
Pjesa e parë e sezonit të pestë publikohet në 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë mund ta shihni në 5 dhjetor.
“Kjo është më shumë sesa thjesht përleshje, është luftë”, shkruan “Netflix” për seritë e reja.
Xhirimet për këtë sezon e për të gjithë serialin kanë përfunduar. Aktorët, që kanë kaluar shumë kohë së bashku, kanë postuar foto e video në rrjetet sociale, ku i kanë dhënë lamtumirën serialit.
Vetë Profesori, që luhet nga Alvaro Morte, falenderuar fansat dhe ekipin. “Duke xhiruar për herë të fundit në setin e ‘La Casa de Papel’. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit!”
Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fitoi në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ka dalur negativ në testin e drogës, thanë organizatorët e festivalit.
Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë narkotike.
David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.
“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.
EBU me bazë në Gjenevë tha se pas akuzave për përdorimin e drogës në prapaskenë, ajo kishte rishikuar faktet, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion.
Damiano David vullnetarisht iu nënshtrua një testi droge të hënën dhe EBU e ka parë rezultatin.
Grupi italian ishte në konkurencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.
Më herët kishin reaguar edhe zyrtarë të qeverisë franceze. Ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.
“Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, tha ai.
Eurovision, është një festival që shikohet nga qindra miliona njerëz çdo vit.
Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Video ku u aludua se thithi kokainë:
“Jam shokuar dhe trishtuar për vendimin ndaj Berishës”, Edith Harxhi: Vota e shqiptarëve u tjetërsua, por PD nuk fitoiKandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, thotë se vendosi të kandidojë përballë Lulzim Bashës edhe pse në një garë të pabarabartë, pasi dikush duhet të guxonte.
Harxhi tha në emisionin OPEN, se zgjedhjet u manipuluan, por opozita nuk i fitoi ato.
“Për mua është një sfidë. Kam 30 vjet kontribut në PD. Pavarësisht pabarazisë, mendova se dikush duhet të guxojë. Dikusht duhet t’i dalë përballë atij që ka marrë peng partinë. Kërkoj që të përfaqësoj demokratët, ish-pronarët, pronarët legjitimë pra. Ka ardhur koha që PD të ketë një vision të ri, duke u bazuar në idealet e 1990.
Qeveria i manipuloi zgjedhjet, por dita e zgjedhjeve ishte normale.Tjetërsimi i votës ka ndodhur kohë më përpara. Procesi duhet kontestuar në gjykatë, por nuk ka prova. PD nuk i fitoi zgjedhjet, nuk arriti të krijojë frymë. Rezultati është i njëjtë si në 2017. Vota e shqiptarëve është tjetërsuar.”
Kandidatja për kreun e PD u shpreh se opozita duhet të futet në parlament, ndërsa e cilësoi si gabim të madh djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.
“PD duhet të shkojë në Kuvend. Aty përfaqësohet sovrani. Largimi nga Kuvendi dhe bojkoti I zgjedhjeve lokale, ishin një gabim i madh.”, tha ajo.
Shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Harxhi e cilësoi si një tronditje për PD, ndërsa tha se ishte trishtuar dhe shokuar nga vendimi.
“Ka qenë një ngjarje e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje shumë të fortë. Berisha mbetet personalitet ka kontribut të vyer në PD. Edhe unë si shumë demokratë të tjerë, jam shokuar dhe trishtuar.”, tha zonja Harxhi.
Lidhur me padinë e Berishës në Francë, ndaj sekretarit Blinken, Harxhi tha se e vlerëson qëndrimin e ish-kryeministrit.
“E vlerësoi qëndrimin e tij për ta kthyer në një betejë individuale.”, tha Harxhi
Leo Messi zyrtarizon brenda javës rinovimin e kontratësLeo Messi do të njoftojë vendimin që ka marrë për të ardhmen e tij këtë javë, por sipas informacioneve që vijnë nga Spanja ai tashmë ia ka komunikuar ekipit dhe bordit drejtues të Barcelonës. “Don Balon” shkruan se “ndjesitë janë pozitive dhe gjithçka sugjeron që ai do të mbetet në ekipin e kryeqendrës së Katalunjës”.
Përndryshe, “Pleshtit” nuk do të ishte lënë I lirë para ndeshjes së javës së fundit të LaLigas, kundër Eibarit. Për më tepër, vetëm dje Pep Guardiola njoftoi se Sergio Aguero, i cili po përfundon kontratën e tij me Manchester City-t, do të shkojë për të luajtur në “Camp Nou” krah bashkatdhetarin e tij.
Transferimi i “Kun” Agueros në Spanjë ishte vendimtar në pranimin e rinovimit të kontratës së Messit me “blaugranat”. Marrëveshja është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet para 30 qershorit, datës së skadimit të kontratës aktuale dhe para largimit të Messit për të luajtur në “Copa America”.
Rama publikon shifrën, ja sa doza të vaksinës kundër Covid kanë mbërritur mbrëmjen e sotmeKryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se kanë mbërritur 14, 040 doza të tjera vaksina Pfizer.
Deri më tani ai bën me dije se kanë ardhur mbi 847 mijë vaksina të llojeve të ndryshme.
Statusi tij:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer
Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid
Reagon Ramos: Më dhemb në shpirt që s’mund të ndihmoj SpanjënAshtu sic pritej, për përjashtimin e tij nga lista e kombëtares, reagoi vetë kapiteni i përfaqësueses së Spanjës, Sergio Ramos. Në profilin e tij në rrjetet sociale, kapiteni i Realit e pranoi se një sezon si ky kaq i mbrapshtë me dëmtimet, për më tepër në një vit të tillë kaq të rëndësishëm, për shkak të evropianit nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, megjithëse për hir të së vërtetës mbrojtësi andaluzian shpjegoi që, pavarësisht rrethanave, ai është përpjekur shumë dhe ka punuar së tepërmi me të gjitha forcat për t’u kthyer në 100% të formës si me Realin ashtu edhe me përfaqësuesen.
35-vjeçari andaluzian qartësoi se i dhemb në shpirt fakti që nuk do të mund të jetë në fushë për të kontribuar për vendin e tij, por ka disa gjëra që nuk mund të ndryshohen dot. Sergio Ramos shpreson në një Evropian të madh të Spanjës këtë herë dhe futbollisti me më shumë ndeshje me “Furinë e Kuqe” e mbylli postimin e tij duke iu uruar sukses dhe shumë fat shokëve të tij.
Kjo është hera e 10-të në 11 edicionet e fundit që Spanja luan në fazën finale të një evropiani e përjashtim bën vetëm kampionati që u zhvillua në Suedi, afërsisht dy dekada më parë dhe “La Roja” e ka fituar këtë kompeticion 3 herë në vitet 1964, 2008 e 2012, pra po aq herë sa edhe Gjermania, madje ky vend që bën pjesë bashkë me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë në Grupin E do të ketë gjithashtu edhe privilegjin për t’i zhvilluar ndeshjet pikërisht në shtëpi, në Krahinën Autonome të Andaluzisë, më saktë në stadiumin “La Cartuja” të Seviljes, me një kapacitet prej 60.000 spektatorësh, impiant ku numri i të pranishmëve këtë radhë do të kufizohet në thjesht 30%, pra afërsisht rreth 18.000 vetë, për shkak të normave anti-covid, që janë përcaktuar që më herët për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
VIDEO/ Protestoi nudo në sheshin ‘Skënderbej’, flet vajza: Unë nuk isha në protestëDitën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare. Të rinj, të reja, por edhe familjarë mbushën sheshin me pankarta që kishin vërtet mesazhe domethënëse. Mirëpo, nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë bjonde, e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.
Së fundmi, vjaza e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka reaguar vetë në rrjetin e saj social, në Instagram . Përmes një videoje të gjatë ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh. Përsa i përket nuditetit, vajza thotë se të zhvishesh nuk është turp, dhe ky ka qenë mesazhi që ajo ka kërkuar të japë me veprimin që ka bërë.
“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.
“Ka blerë vota”, Pjerin Ndreu padit për shpifje Mark Markun, i kërkon 5 milion lekëKryetari i Bashkisë së Lezhës ka hedhur në gjyq, kandidatin fitues për deputet të dalë nga listat e PD-së, Mark Markun.
Me një padi që mban firmën e Pjerin Ndreut, kërkohet një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh (të reja) nga i padituri Mark Marku.
Sipas pretendimeve të Pjerin Ndreut akuza është për shpifje dhe i referohet Nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe nenet 608,608,617 dhe 625/a të Kodit Civil.
Kujtojmë se përplasja mes Mark Markut dhe Pjerin Ndreut erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku Marku ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash. Marku akuzoi me emër kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu se ky i fundit ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë krahas paditës Ndreu shkruan: Me shpifesit ska rruge tjeter…Shihemi ne Gjygj!
Kishte shkronja misterioze mbi trup/ Flet personi që e takoi i fundit 20-vjeçaren që u gjet e vdekur në TiranëNjë 23-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me qira në lagjen Ali Demi, pasi kishte ardhur në Tiranë për të studiuar.
Kur ngjarja u bë publike me datë 18 maj, u aludua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.
Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime.
“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.
Më tej thuhet se në cilësinë e provës materiale janë janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të viktimës, një laptop i saj, një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut dhe një fletë format A4 e shkruar me stilolaps blu. Po ashtu edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile.
“Gjatë këqyrjes së banesës në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të kufomës dhe një laptop i saj. Po ashtu janë sekuestruar një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut për të cilën është bërë vendimi biologjik. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një fletë format A4 i shkruar me stilolaps blu dhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe objekte të tjera të ngjashme”,thuhet tek dokumenti i oficerit të Policisë Gjyqësore.
Grupi i hetimit shton për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët:
“Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .
Burimet e TCH thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”.
Ndërkohë për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S.
Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, 26 vjeçari ka thënë:
‘E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi punonte tek Vodafone dhe e kam njohur pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka patur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.
Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe.
Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza.
Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’.
Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.
Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?
S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë
Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?
S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.
Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?
S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.
Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?
S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.
Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i kanë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë deri në dalje të aktit të ekspertimit për shkakun e vdekjes./TCH