zoom

Day ArchiveGoditet një rast trafikimi narkotikësh në Vlorë, kapet gomonia me mbi 500 kg hashash

Kapet një gomone me hashash është kapur në Gjirin e Arushës në Karaburun dhe aktualisht po dërgohet në repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se në gomone ka pasur rreth 500-600 kg drogë.

Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm.

Mbyllje prej kampionësh, Inter mposht me goleadë Udinesen

E nisur që më dy maj, kur fituan matematikisht trofeun kampion, festa e Interit kulmoi pasditen e sotme në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Udineses, në përfundim të së cilës u bë edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.

Me lejen e autoriteteve, një mijë tifozë zikaltër patën fatin të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, ndërsa mijëra të tjerë u grumbulluan në ambientet e jashtme, ku pritën me entuziazëm autobusin e skuadrës dhe më pas morën pjesë në festën e titullit në përfundim të takimit.

Ndonëse ditë feste, zikaltrit në fushë nuk u shpërqendruan aspak dhe bënë detyrën ndaj Udineses, duke zhvilluar një 90-minutësh në kufijtë e perfektes dhe duke marrë një fitore me rezultatin e thellë 6-1.

Serinë e golave e hapi anglezi Ashley Young në minutën e 8’, pasi shfrytëzoi një asist të Lautaro Martinez, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte danezi Eriksen që ekzekutoi në mënyrë të saktë një goditje dënimi, duke dyfishuar shifrat.

Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit fituan një 11-metërsh të cilin e shndërroi në gol Lautaro, ndërsa më pas ishte Perisic që shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje në pozicion të prirët dhe Lukaku çoi shifrat në 5-0 në një devijim me fat, pas topit të kthyer nga shtylla.

Udinese gjeti golin e nderit në minutën e 79’, kur pas një penalltie të akorduar me ndërhyrjen e VAR-it, ishte Roberto Pereira që dërgoi topin në rrjetën e Daniele Padellit, ndërsa vërshëllima finale e arbitrit Volpi la në fuqi suksesin 5-1 të Interit dhe i hapi udhë nisjes së ceremonisë festive të dorëzimit të trofeut.

Man. City lë Ancelottin jashtë Europës, Leicester bie ndaj Tottenham

Premier League ka ulur siparin për sezonin 2020-2021, teksa java e fundit ishte vërtetë spektakolare dhe e mbushur me emocione të forta. Kështu Manchester City, që e kishte siguruar më herët titullin kampion, mbylli sezonin me një fitore me goleadë 5-0 Evertonin e Carlo Ancelottit, duke lënë jashtë kompeticioneve europiane skuadrën nga Liverpool.

Gara e tre skuadrave për dy vende në Ligën e Kampionëve ishte më e bukura e mbetur për javën e fundit të sezonit, teksa Liverpool ia doli ta mbyllë kampionatin i treti falë fitores 2-0 ndaj Crystal Palace, teka në “Anfield Road” vendosi një dopietë e Sadio Mane.

Chelsea zhgënjeu në transfertën ndaj Aston Villës, pasi u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë ia doli të marrë një biletë për në Ligën e Kampionëve, pasi Leicester u mposht me rezultatin 2-4 nga Tottenham.

Londinezët e panë veten dy herë në disavantazh, pas golave të shënuar nga Vardy me penallti në të dy rastet, barazoi fillimisht me kapitenin Kane, më pas me një autogol të portierit danez Schmeichel dhe në fund shënoi dy herë me uellsianin Gareth Bale.

Me këtë fitore Tottenham ia doli të sigurojë vendin e 7 të renditjes, që përkthehet në një vend në Conference League, ndërsa në Europa League do të garojnë Leicester dhe West Ham, me Arsenalin që pavarësisht fitores 2-0, mbetet jashtë Europës.

Në sfidat e tjera, Leeds United triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj West Bromwich, Manchester United triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Wolves, ndërsa Newcastle mposhti Fulhamin me rezultatin 0-2.

Aksident i rëndë/ Dy viktima dhe 5 të plagosur në Drenas

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë. Aksidenti ndodhi sot në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.

Mësohet se në aksident, janë përfshirë 2 automjete. Sipas mediave vendase, 2  persona (të gjinisë femër) kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas, kanë humbur jetën L.M., e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th., e lindur në vitin 1994.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona tjerë, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e organeve hetimore po punohet për dokumentimin e shkaqeve të plota të aksidentit.

Mblidhet kryesia e PD-së, mungon Basha

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje, të lajmëruar që para disa ditësh, do të diskutohet për procesin zgjedhor për kryetar të PD-së.

Por me nisjen e mbledhjes së kryesisë, është vënë re mungesa e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Mungesa e tij, lidhjet me faktin se është një nga kandidatët për kryetar dhe për shkak të konfliktit të interesit nuk është pjesë e këtij takimi.

Mbledhja e kryesisë së PD-së drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 2 nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Gjatë kësaj mbledhje pritet që të aprovohet nga kryesia kandidatët për deputetë, që deri më tani, kanë depozituar kërkesën për të qenë në krye të PD.

Kandidatët deri më tani janë emra të njohur brenda PD, duke nisur nga kryetari aktual, Lulzim Basha, i cili do të tentojë të fitojë mandatin e tretë në krye të partisë.

E zë korenti në shtyllë, humb jetën elektriçisti në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës njofton se një punonjës i OSHEE-së po punonte në një shtyllë tensioni, e ka kapur korrenti dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Viktimë është shtetasi K.P 55 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Koronavirusi në Greqi/ 38 viktima dhe 877 të infektuar në 24 orët e fundit

Autoritet shëndetësore në Greqi kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit të tyre, në 24 orët e fundit janë regjistruar 877 persona të infektuar. Po në këtë interval kohor, janë shënuar 38 të vdekur, duke e çuar këtë numër që nga fillimi i pandemisë në 11.772.

Sipas raportimeve në të gjitha spitalet e Greqisë, ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv 569 qytetarë, mosha mesatare e të cilëve është 67 vjeç.

Numri i rasteve aktive është 389.804, ndërsa shumica e tyre janë burra.

Sa i përket rajoneve më të prekura, i pari në listë është ai i Atikës, me 470 të infektuar, në Selanik 90, në Larisë 25 dhe Etolokaranania 25.

Koronavirusi/ Dy viktima dhe 33 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Situata e pandemisë në Shqipëri prej disa javësh paraqitet e qendrueshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore         33

Të shëruar në 24 orë      131

Të shtruar në spitale      57

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2,512

Testime totale            698,250

Raste pozitive             132,209

Raste të shëruara        128,732

Raste Aktive                  1,033

Humbje jete                  2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         575

Korçë            114

Shkodër       86

Vlorë             55

Elbasan        42

Berat             41

Lezhë           35

Gjirokastër   35

Fier               23

Kukës           14

Durrës          12

Dibër           1

Ibsen Elezi sulmon Agron Shehajn: Nuk ka kostum politik për të drejtuar PD-në

Ibsen Elezi, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe vëmendje nga qendra duke nisur që me hapësirën kohore në dispozicion të kandidatëve duke e cilësuar kohe të shkurtër dhe të pamjaftueshne për fushatë.

“Komunikimi në nivel dege lihen të paktën 30 dite kohe sepse PD është e ndërtuar sipas strukturës se pushtetit lokal që kërkon 45 dite fushatë. Nuk është veprim i duhur nga kryesia për të ngushtuar këtë periudhë kohore dhe ta deformojë. Fushata ka vështirësitë e veta për afatet e kohore dhe mjete në dispozicion të kandidatëve të cilat janë në minimunin e saj. Do të bëjë një garë të fortë. Do t’i bëj thirrje gjithë demokratëve që të me votojnë. Por para se të kem dëshirë për të fituar kam hyrë për të shpalosur pikëpamjet e mia,” ka deklaruar ai.

Elezi komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt duke e vlerësuar si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij Shehaj nuk ka një kostum politik për të kërkuar kreun e PD.

“Nuk kam dëshire të flas drejtëperdrejt sepse ai është kandidat. Unë mund të merrem me pikëpamjet e tij më shumë sepse në rastin e Lulzim Bashës kam arsye të shumta që të dal e ta kritikojë si kuksianë sepse të gjithë e mbajnë mend sesi Lulzim Basha ishte kundërshtar si Rama në dy protestat e kuksianëve për traun e rrugës së kombit.

Këtë nuk mund ta toleroj dhe nuk kam si të ndryshoj fjalët për interes politik. Shumë e bejnë për interesa politike. E dimë shumë mirë se kush është Lulzim Basha dhe dalin përditë me statuse dhe thonë ky është lider i madh. Agron Shehaj ka fituar nje respekt për shkak të sjelljes së tij në opinion publik. Për mua kanë rëndësi pikëpamjet e Agron Shehajt. Agron Shehaj ështe një njeri që nuk ka një staturë politike për t’i veshur një kostum dhe për t’i thënë se ky është kostumi. Vetëm këtë problem kam me tëe. Nuk mjafton që të dalësh e te thuash se jam një biznesmen i fuqishëm dhe do të jem politikan i sukseshëm. Se këta thonë se kështu u bë Trump. Trump nuk u bë se ishte miliarder,por për shkak të pikëpamjeve të veta. Sepse Trump doli e foli hapur për frymën e konservatorizmit në Amerikë.

Trump ngriti sasinë e votave në Amerike. Në rastin e Agron Shehajt ai është kandidat serioz sepse ka staf dhe di të bëjë fushatë ashtu si Lulzim Basha por qe nuk janë në kushtet e Trumpit. Ata do jenë në kushtet e humbjeve. Lulzim Basha vjen nga njeë humbje në 2013, ndërsa Agron Shehaj nga një dështim në Vlore dhe Tiranë. Ai ishte i pari në listën e deputëve në 2017 dhe duhet të ishte i pari prapë për të treguar nëse e ka çuar përpara aksionin e tij politik në Vlorë. Kishte më shume vota në Tirane, por pa dashur ta atakojë sepse ka shuma akuza dhe unë nuk merrem me akuza as për Lulzim Bashën, për akuza të korruptimit dhe krimit ekonomik, pa fakte dhe argumente. Unë merrem thjeshtë me mënyrën e të bërit politikë.

Agron Shehaj erdhi dhe mori shume vota në Tiranë. Mund të ketë marrë edhe më shumë se Sali Berisha, por ai nuk ka staturën e Sali Berishës, i cili ka kostumin politik. Agron Shehaj duhet të ketë kostum politik. Unë kam qenë drejtues lokal dhe kam pasur kostum politik lokal. Por për disa komponentë kam dashur të ndërtojë kostumin tim politik. Dhe kështu në Tiranë do të mundohem të bëj politikë të drejtëpërdrejtë, një mjet shume i rëndësishem sepse në Tiranë e gjithë klasa politike flet me njerëzit me kodifikime,’ ka deklauar Elezi.

Protesta kundër abuzimit, një vajzë shfaqet nudo në qendër të Tiranës

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht. Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa burra në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve. Ndër to një qytetare u pa të protestojë tërësisht e zhveshur.

“Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës.