Aplikacion
I riu Delion Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme, ndërsa ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.
Pas ngjarjes tragjike, mësohet se në ambientet e spitalit është shënuar një incident në momentin që 35-vjeçari ka ndërruar jetë.
Shefi i reaminacionit është goditur dhe grushte nga të afërm të viktimës.
Mjeku i dhunuar është Mond Breshanaj, i cili nga informacionet mësohet se është rrahur keq në spital.
SHKRESA ZYRTARE/ Kërkonte më shumë se 6 mln lekë dëmshpërblim! Sot u ekzekutua, Delon Troqe paditi Ministrinë e Financave në vitin 2017Delon Troqe, 38-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme kishte paditur Ministrinë e Financave në vitin 2017. Troqe kërkonte kompensim nga Ministria e Financave për burgim të padrejtë, për një periudhë kohore prej 155 ditësh. Konkretish Troqe kërkonte 3 mijë lekë shpërblim për 155 ditë paraburgim dhe për 920 ditë të mbyllur në arrest shtëpie.
Në total, ai ka kërkuar 649 mijë lekë të reja dëmshpërblim (afro 6 milion e gjysmë lekë të vjetra). Padia është ngritur në vitin 2017, ndërsa nuk dihet se në favorin e cilës palë është vendosur.
Delon Troqe u vra mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës
Vrasja e Delon Troqes/ Trupi i shtrirë përpara servisit, gruaja shpërthen në lot dhe britmaDelon Troqe u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet servisit në pronësi të tij në zonën e Skelës.
38-vjeçari ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Në një video të siguruar nga Zoom.al shihet teksa 38-vjeçari është i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohet bashkëshortja duke vajtuar.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia. Ambulanca transportoi të riun në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Dyshohet se u përdor në atentatin në Vlorë/ Pamjet e automjetit duke u djegur (VIDEO)Vetëm pak ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçe, Vlora është tronditur sërish mbrëmjen e sotme nga një tjetër vrasje.
Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në lagjen “Pavarësia” të këtij qytetit.
Bëhet fjalë për Delon Troqen.
Pas vrasjes, policia ka gjetur duke u djegur një automjet në Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.
Vrasja në Vlorë, policia jep detajePersoni në foto është Delon Troqe, 37-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të Premteje në Vlorë.
Sipas dëshmive paraprake të marra nga efektivët, ai është qëlluar me breshëri armësh zjarri në lagjen “Pavarësia”. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën.
Delon Troqe është pronari i një servisi makinash në rrugën “Pelivan Leskaj”, që ndodhet pikërisht në lagjen “Pavarësia”, ku ndodhi edhe vrasja.
Burime policore bëjnë me dije se viktima ka qenë me precedentë dhe kishte ardhur në Shqipëri nga Spanja, së fundmi.
Pas krimit, një automjet është gjetur duke u djegur në Sherishtë të Vlorës, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët.
Policia njoftoi se: “Rreth orës 21:50, në lagjen ‘Pavarsia’, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri 38-vjeçari, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve. Gjatë krehjes së zonës, në fshatin ‘Sherishtë’, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”.
Vetëm disa ditë më parë qyteti bregdetar u trondit nga një vrasje e bujshme, ku u vra 40-vjeçari Bledar Birçe me kallashnikov.
Ndërkohë po mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri u raportuan në fshatin Poshnje të Beratit, ku për pasojë u plagos një 33-vjeçar.
Videoja e fundit e Delon Troqes/ Me skaf në det pak orë para ekzekutimitVideoja e fundit e Delon Troqes/ Me skaf në det pak orë para ekzekutimit
Pak orë para se të vritej në një atentat mafioz, Delon Troqe kishte dalë në det me skaf. Kjo video e postuar nga zoom.al tregon se ai është në drejtim të mjetit lundrues. Bashkë me tē shihet edhe një person tjetër në një tjetër mjet lundrues.
Pa pjesëmarrjen e Juves në Champions, CR7 drejt Manchester United
E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi varet nga verdiket që do të japë java e fundit e Serisë A. Nëse bardhezinjtë nuk e kapin vagonin e fundit të për Championsin, “ylli” portugez do të largohet nga Torino. Destinacioni i radhës pritet të jetë dashuria e dytë e CR7 në futbollin elitar, Manchester United.
Sipas mediave spanjolle, Ronaldo tashmë ka pasur kontakte me Solskjaer për të folur në lidhje me projektin e “Djajve të Kuq”.
Juventusi, pa Championsin, do ta pranonte me kënaqësi largimin e Ronaldos për shkak të pagës tepër të lartë. Prania në organikë e një futbollisti që përfiton një shifër “faraonike”, do të ishte e tepërt për një ekip do të luajë në Europa League.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mësohet se do të ishin të kënaqur nëse Manchester United do të paguante 25 milionë euro.
Detajet/ Ja kush është i riu që u vra në VlorëMësohet se i riu i cili u plagos si pasojë e të shtënave ndaj një biznesi në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit të Vlorës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ai është shtetasi Delon Troqe, 35-vjeç personi që shihni në foton e mëposhtme:
Troqe është pronari i një biznesi makinash në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar, vendi ku i është bërë dhe atentati dhe ku ka ndërruar jetë.
Breshëri të shtënash në Vlorë, dyshohet për të vdekur. Emri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Vlorë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë.
Sipas informacioneve dyshohet se ka mbetur i vdekur Delon Troqe, 35 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në një servis mbas pallatit të sportit.
Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për rastin.
Teuta me një dorë tek titulli, shpëton Skënderbeu, Bylisi më pranë rëniesMbyllet pa gola sfida mes Laçit dhe Teutës, një pikë e fituar nga secila skuadër, që për “Djemtë e Detit” vlen titullin kampion, pasi kryesojnë me pikë të barabarta me Vllazninë, por kanë vetëm epërsinë e një goli në golaverazhin e përgjithshëm, teksa në sfidat direkte janë në baraspeshë totale. Në javën e fundit skuadra e Martinit pret Apoloninë, ekipin më të dobët të kampionatit. Gjithsesi, një mundësi matematikore për të fituar kampionatin e ka edhe Laçi, sigurisht nëse triumfon me Vllazninë dhe Teuta me Partizanin nuk I fitojnë sfidat respektive, skenar që vështirë të ndodhë.
Siguron matematikisht qëndrimin në Superiore Skënderbeu, falë suksesit 2-1 përballë Kukësit. Skuadra korçare shënoi dy herë gjatë pjesës së parë me Marën dhe Jean Victorin, ndërsa në fraksionin e dytë Agim Ibraimi reziloi golin e nderit për verilindorët.
Shumë e rëndësishme për garën e mbijetesës përplasja mes Kastriotit dhe Bylisit, që u mbyll barazim 1-1. Fillimisht shënuan ballshiotët me Bejin në minutën e katër, ndërsa barazimi I krutanëve erdhi në minutën e 74-t me Dacin. Në renditje, Kastrioti mbetet me një pikë më shumë se Bylisi dhe në javën e fundit përballet me Kukësin, ndërsa ballshiotët presin Partizanin.