zoom

Day ArchiveInformohuni për rregullat e reja të hyrjes së shtetasve shqiptarë në Itali nga data 24 maj

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të lejuar shtetasve nga vendet jo të Unionit për të udhëtuar nëpër Evropë. Mbi bazën e këtij vendimi ambasada e Italisë në Tiranë ka nxjerrë njoftim për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë në Itali.

Duke filluar nga 24 maj 2021, kushdo që hyn në Itali për çdo kohë nga shtetet e huaja ose territoret e përmendura në paragrafët B, C, D dhe E (përfshirë Shqipërinë) të aneksit 20 të dekretit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave 2 Mars 2021, në çdo mjet transporti, para hyrjes në territorin kombëtar (Italisë), kërkohet të plotësojë Formularin e Lokatorit të Pasagjerëve në format dixhital në mënyrat e mëposhtme:

1.Lidhuni me faqen këtu.

2.Ndiqni guidën për të hyrë në dPLF

3.Zgjidhni “Italinë” si vendin e destinacionit

4.Regjistrohuni në faqe duke krijuar një llogari personale me emër përdoruesi dhe fjalëkalim (duhet ta bëni vetëm herën e parë)

5.Plotësoni dhe dërgoni dPLF duke ndjekur procedurën e udhëzuar.

Pasi të jetë dërguar formulari, pasagjeri do të marrë dPLF në formatin pdf dhe QRcode në adresën e postës elektronike të treguar gjatë regjistrimit, të cilën ai duhet ta tregojë drejtpërdrejt nga smartphone i tij (në format dixhital) në kohën e hipjes dhe tek kushdo që është caktuar për të kryer kontrollet. Përndryshe, pasagjeri mund të printojë një kopje të dPLF për ta treguar në kufi, gjatë kontrolleve.

DPLF duhet të plotësohet dhe dërgohet detyrimisht para se të hipni në makinë apo mjetet e tjera udhëtuese. Sidoqoftë, fusha në lidhje me numrin e vendit të caktuar në mjetet e transportit do të jetë gjithmonë e ndryshueshme.

Një formular duhet të plotësohet për secilin pasagjer të rritur; në rast të pranisë së të miturve, këta të fundit mund të regjistrohen në formën shoqëruese të të rriturve.

Në rastin e të miturve të pashoqëruar, dPLF duhet të plotësohet nga kujdestari para nisjes.

Përpilimi i formularit dixhital zëvendëson deklaratën e përmendur në art. 50, paragrafi 1, i dekretit të Presidentit të Këshillit të Ministrave, 2 Mars 2021. Në raste të jashtëzakonshme, ose ekskluzivisht në rastin e pengesave teknologjike, do të jetë e mundur të plotësoni formularin e letrës, sipas faksimeles të disponueshme në Ministri. i portalit Shëndetësor – New Coronavirus, në seksionin Udhëtarët.

Në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë – Coronavirus i Ri, në seksionin Udhëtarët ka një faqe specifike me udhëzime dhe një lidhje të drejtpërdrejtë për plotësimin e dPLF.

Udhëzime praktike për plotësimin e dPLF gjeni këtu.

Studentët e Fakultetit Ekonomik i shkruajnë Kushit: E papranueshme të paguajmë tarifën e plotë, nuk kemi qenë në auditore

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, të enjten, i kanë kërkuar ministres së Arsimit, zonjës Evis Kushi të përgjysmojë tarifat e këtij viti akademike, me arsyen se orët e mësimit janë zhvilluar online.

Në letrën e dërguar për ministren ata shprehen se gjatë gjithë vitit nuk kanë qenë prezent në auditorë dhe janë detyruar të paguajnë për të siguruar aksesin në internet.

“Nisur nga kushtet në të cilat shkoi ky vit mësimor, ne e shohim të udhës që tarifat e studimit të të dyja cikleve të studimit Bachelor dhe Master të përgjysmohen pa dallim për të gjithë studentët”, citohet nga letra.

Letra e plotë:

“Drejtuar: Znj, Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Duke marrë shkas nga një njoftim i bërë publik në faqen e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lidhje me mandat-pagesat e tarifave të studimit, konstatojmë se ky është një njoftim i nxituar dhe i pakonsultuar për mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.

Nisur nga kushtet në të cilat shkoi ky vit mësimor, ne e shohim të udhës që tarifat e studimit të të dyja cikleve të studimit Bachelor dhe Master të përgjysmohen pa dallim për të gjithë studentët.

Këtë kërkesë ne e bazojmë dhe argumentojmë duke sjellë në vëmendje cilësinë e shërbimit të mësimdhënies online.

Për ne është e papranueshme që të paguajmë tarifa të plota studimi, për një vit akademik kur:

1- Shumë familje u prekën ekonomikisht nga pandemi, duke humbur edhe punën e tyre. Në mungesë të të ardhurave, bëhet e pamundur pagesa e plotë e tarifës së studimeve.

2-Gjithë vitin akademik nuk kemi qenë në auditore dhe jemi detyruar të paguajmë paketa interenti për të patur akses në mësimin online, dhe përsëri ka qenë e pjesshme.

3- Krahasimisht me procesin mësimor në auditore, mësimi online ka qenë diskriminues dhe i paplotë.

Bazuar në argumentet e parashtruara më sipër ne kërkojmë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me instancat e tjera të Arsimit të Lartë përgjegjëse për administrimin e buxhetit  të bëjnë të mundur përgjysmimin e tarifave të studimit për të dyja ciklet Bachelor dhe Master për këtë vit akademik.

Në pritje të përgjigjes tuaj.”

Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Qeveria e Izraelit ka konfirmuar miratimin e vendimit për një armëpushim në Gaza.

Në deklaratën e saj nuk njoftohet për kohën kur do të hyjë në fuqi armëpushimi. Qeveria izraelite thotë se armëpushimi u propozua nga Egjiptit dhe do të jetë “i pakushtëzuar”.

Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë armëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten në orën 2 të mëngjesit.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi janë përballur me presion ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite shënjestruan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit.

Luftimet në Gaza filluan më 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalem. Grupi militant Hamas, të cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë terrorist, filloi të qëllonte me raketa, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse nga forcat izraelite.

Gjatë 11 ditë të luftimeve janë vrarë të paktën 232 persona në Gaza dhe 12 në Izrael.

Non grata nga SHBA, Berisha: E ka iniciuar Rama, ka çuar dosjet

Lidhur me shpalljen e tij non grata nga SHBA, ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se historia ka nisur nga Tirana.

Berisha ka akuzuar kryetarin e PS Rama se ka çuar dosje dhe gjithçka është një mashtrim.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq.

Fevziu: Nëse ka çuar dojset do të thotë ka diçka

Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin.

Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka inicuar?

Berisha: Pa diskutim

Fevziu: Nga Shqipëria?

Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington.

Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrojë nga dosjet e Ramës, duket akoma më e rëndë.

Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo,

Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!/Opinion.al

Berisha: Më është prekur dinjiteti im

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, është shprehur se i është prekur dinjiteti njerëzor.

‘Nëse i prek tjetrit dinjitetin dhe vlerat, ti e zhvlerëson atë për njerëzit e tij, komunitetin dhe vendin e tij. Unë kam qenë presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë. Unë kam qenë në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve. Unë sot jam një qytetar privat dhe kam dinjitetin tim.

Nëse do të ktheheni pas 40 vite, do të më gjeni mua një kardiolog pasionant dhe një njeri i udhëtuar, kisha një banesë pak më të vogël se kjo kam sot. Por nuk kisha dinjitet.

Kjo ka qenë shtysa ime për të dalë kundër atij rregjimi në ato shkrime që kam publikuar nga alfa dhe omega e atij regjimi.

Sot ku pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi, shkelmohet dinjiteti im, unë ndërmarr një akt të tillë, që nuk është kundër SHBA, që ushqej ndjenjat e mia, por ndaj një njeriu pas asnjë argument, ka renditur akuza që nuk ka guxuar ti shtrojë asnjë, as kundërshtari më i egër’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Ç’mendon për Yuri Kim? Ja si përgjigjet Berisha

Ç’mendon për Yuri Kim?

Pyetjes në emision “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se nuk është ai që merret me mendime e opinione.

“E ka takuar njëherë në fillim kur erdhi dhe nuk e kam takuar më. Nuk kam asnjë opinion. Nuk jam unë ai që merrem me këto mendime e opinione, merret qeveria e saj”, tha Berisha.

Arrihet marrëveshja për “pasaportën digjitale të COVID-19”, mundëson lëvizjet brenda BE-së

U arrit më në fund marrëveshja midis Parlamentit Europian, Këshillit Europian dhe Komisionit Europian për t’i dhënë “dritën jeshile” asaj që cilësohet si pasaporta digjitale që do t’i mundësojë europianët të udhëtojnë sërish brenda Bashkimit Europian.

Dokumenti do të quhet zyrtarisht “EU Digital certificate COVID-19” dhe nuk do të jetë thjesht një certifikatë vaksinimi, por do të përfshijë edhe të gjithë ata që e kanë kaluar pandeminë, ose që rezultojnë negativë nga testimet.

Bëhet fjalë për një dokument të  harmonizuar dhe i njëjti kudo në BE, sipas rregullores së përgjithshme të të dhënave personale.

Berisha pas lëvizje të forta të PD? Ish-kryeministri: Ja e vërteta

A qëndron ish-kryeministri Sali Berisha pas lëvizjeve të forta të PD në politikë, si futja në çadër, djega e mandateve apo mospjesëmarrja në zgjedhjet e fundit lokale?

Pyetjes në emisionin “Opinion” këtë të Enjte, Berisha iu përgjigj se nuk ka gisht në asnjë nga vendimet.

Berisha tregoi dhe çfarë deklaroi në mbledhjen ku u diskutua për djegien e mandateve.

Çadra – “A mund të fusi Sali Berisha në çadër?! Njeriu i shesheve të fusë në çadër?! Ata që më njohin mua s’do ta thoshin kurrë! Ka qenë ide e Bashës dhe unë e kam mbështet”, tha Berisha.

Djegia e mandateve – “Kam thënë vetëm mund të na çojë në fitore, por mund të na çojë edhe në katastrofe”, u shpreh Berisha.

Mospjesëmarrja në zgjedhje – “S’kam marrë pjesë fare në debat”, shtoi.

Sali Berisha flet për përgëzimet që ka marrë nga SHBA, “Rruga e Kombit” dhe Bektel…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar çdo akuzë të ngritur nga DASH për korrupsion, argument mbi të cilin i është ndaluar hyrja në SHBA.

Referuar deklaratës së DASH publikuar një ditë më parë, Berisha tha se ajo është absolutisht e pabazë.

“Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fondeve publike. Për hir të së vërtetës as nga kundërshtarët më të egër”, u shpreh Berisha.

I pyetur në studion e “Opinion” se mbi cilën periudhë të jetës së tij është bërë kjo deklaratë, Berisha tha ndër të tjera se ajo i referohet kohës kur ka qenë Kryeministër, por dhe periudhës më pas.

“Kjo është për dy periudhat, kur kam qenë Kryeministër dhe për periudhën pasi jam larguar si Kryeministër”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk ekziston në mënyrë absolute për ish-Kryeministrin Berisha një deklaratë e vetme për keqpërdorim të fondeve.

Berisha shtoi se vetë Blinken e kishte përgëzuar edhe për kompanine “Bektel” edhe për rrugën Durrës-Kukës në vitin 2009.

Si e bëri pasurinë vajza e Berishës? Ish-kryeministri tregon shumën marramendëse me të cilën u kthye nga Kosova

Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike.

Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u  kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB.

“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha duke pohuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influenca.