zoom

Day ArchiveNdryshon programi i Kosovës, zëvendësohen dy miqësore

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak që qeveria e Kazakistanit nuk e lejon përfaqësuesen e këtij vendi të udhëtojë për në Kosovë, ndeshja miqësore Kosovë-Kazakistan, që ishte programuar për t’u zhvilluar më 4 qershor, në Prishtinë, , është anuluar. Në këtë datë, Dardanët do të luajnë miqësore me Maltën, në Austri. Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia, më 8 qershor, kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë, pasi Komorosi për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia.

Dardanët gjatë muajit qershor do të zhvillojnë katër miqësore. Fillimisht, më 1 qershor, do të përballen me San Marinon, në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor),  më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambian, më 8 dhe 11 qershor.

Si të hiqni dorë nga varësia ndaj celularit, ju sugjerojmë disa mënyra

Përdorimi i celularit është bërë shpesh i bezdisur edhe në përditshmëri. Të gjithëve u ka ndodhur që në një ambient të përbashkët, në prani edhe të shumë personave, të përdorni telefonin tuaj edhe kur nuk është e domosdoshme.

Pra, është krijuar një lloj varësie dhe pothuajse nuk rrini dot pa e përdorur. Por ka disa mënyra se si ta largoni këtë ves. Ne po iu sugjerojmë disa.

E para që duhet të bëni është të çaktivizoni njoftimet.

Një koment në rrjetet sociale apo një njoftim tjetër menjëherë do të stimulojë marrjen e celularit në dorë.

Ndaj hiqeni këtë aplikacion për ta parë sa më rrallë se kush ka qenë protagonist në faqen tuaj të rrjetit social.

Vendoseni ekranin në të zezë dhe të bardhë

Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë vërtet e dobishme për të zvogëluar sasinë e kohës që kalojmë duke parë në ekran.

Përdorni opsionin “airplane mode”

Kjo do të bëjë që të kaloni më shumë kohë me veten dhe të tjerët, pasi askush nuk mund t’iu shqetësojë, pasi praktikisht ju jeni i padisponueshëm.

Eleminoni rrjetet sociale

Nëse mund të qëndroni të qetë, nuk do të humbni asnjë nga detajet e llogarisë tuaj duke fshirë një aplikacion të mediave sociale nga telefoni juaj.

Ajo që do të vini re është një rënie e madhe në sasinë e kohës që kaloni pa qëllim duke parë pajisjen tuaj.

Mos e merrni telefonin tuaj në shtrat

Mos lejoni që telefoni juaj të jetë gjëja e fundit që shihni para gjumit dhe gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes kur të zgjoheni.

Blen klubin dhe detyron trajnerin që t’i aktivizojë djalin 100 kg dhe veten

Një miliarder kinez, i cili kohët e fundit bleu klubin Zibo Cuju të kategorisë së dytë, detyroi trajnerin e ekipit, Hongyi Huang, që të fuste gjithmonë në formacion djalin e tij.

Por, i biri i Presidentit nuk i ka shfrytëzuar mundësitë, edhe për faktin se peshon rreth 125 kg dhe e ka të vështirë të vrapojë.

Ekipi renditet i fundit në klasifikim, me vetëm 1 pikë në 5 ndeshjet e para.

 

Pandemia/ Mjeku Ulqinaku: Pro lehtësimit të masave, kundër vaksinimit nën 18 vjeç

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka siguruar se së shpejti do të vijnë doza të tjera të vaksinave, ndërsa u ka kërkuar falje qytetarëve që nuk janë njoftuar dhe kanë pritur për ditë të tëra në radhë. I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se është ndjekur shembulli i Anglisë për të vaksinuar sa më shumë persona me dozën e parë.

“Është një iniciativë e jonë që të kapim sa më shumë persona të vaksinuar me dozën e parë, sikurse në Angli, ku situata tashmë është e qetë. Ne jemi në pritje të dozave të tjera i presim me orë e ditë, por dua të siguroj qytetarët që asgjë nuk humbet dhe asgjë nuk është keqpërdorim i vaksinave. Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që jo për faj të ISHP, duhet t’i kishim njoftuar, por vaksinat do të vijnë dhe imuniteti do të jetë në lartësinë e duhur dhe presim rezultat të mirë në popullsi”.

Ulqinaku theksoi se vendi ynë e ka thyer zinxhirin e transmetueshmërisë në komunitet, pasi një person infekton më pak se një person. Ai thotë se  55 % e kanë kaluar virusin plus të imunizuar.

“55 % e kanë kaluar virusin plus të imunizuar. Të infektuar, plus të vaksinuar. Është shumica. Ka filluar të thyhet zinxhiri i transmetueshmërisë në komunitet. Mund të kemi shpërthime të vogla që duhet t’i dominojmë. Kemi bërë të mundur çmontimin e transmetueshmërinë në komunitet. Nuk kemi vatra të kuqe, por individë. Një person infekton më pak se një person, 0.7 persona. Shpresojmë shumë që të jetë ky trend. Nuk zhduken rastet, por bishti i epidemisë mund të vazhdojë edhe për muaj”.

Ai u shpreh por lehtësimit të masave dhe hapjes së shkollave, por kundër vaksinimit të moshës 18 vjeç e poshtë.

“Jam kundër vaksinimit 18 vjeç e poshtë. Shkollat duhet të fillojnë normalisht, unë jam për lehtësimin e masave. Po punojmë që mos të kemi përkeqësim të shifrave. Targeti i radhës janë operatorët turistikë që të vaksinohen. Është një mundësi infektimi që duhet ta shmangim”.

Duke e konsideruar si një virus që ka prekur të gjitha grupmoshat duke lënë pasoja afatgjata, Ulqinaku tha se duhet të jemi të kujdesshëm deri sa të vaksinohet 60% e popullsisë.

“Është një virus që ka prekur gjithë grupmoshat ka prekur gjithë organet ka lënë pasoja afatgjata, duhet ta marrim në konsideratë, duhet të jemi të kujdesshëm deri sa të zhduket, se mundësia e infektimit është shumë e madhe. Vaksina ka rezultuar efikase. Kur të kemi të vaksinuar deri 60% të popullatës mund të ndezim fishekzjarrët e fitores. Deri në këto momente duhet të jemi të kujdesshëm. Me shumë gjasa mund të kthehet në një virus që do të vazhdojë dhe në 10-vjeçarë të tjerë”.

Spaho: Zgjedhjet u vodhën, Basha s’ka arsye për të dhënë dorëheqjen

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në PD për zgjedhjet e kryetarit.

Spaho ka theksuar se zhurma që po bëhet në lidhje me këto zgjedhje është e panevojshme.

Ndër të tjera, ai tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen. Sipas Spahos zgjedhjet nuk u humbën por u vodhën ndaj nuk kishte arsye që kryetari i PD-së Basha të japë dorëheqjen.

“Në PD historikisht ka pasur debate, u mblodh kryesia dhe u vendos që të mbahen zgjedhjet me 13 qershor, për kryetarin e ri të PD. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD dolën në përfundim se zgjedhjet janë të grabitura, për rrjedhojë ne duhet që të marrim vendime të rëndësishme dhe siç e dini ju data zyrtare është në korrik. Duhet që udhëheqësja e PD duhet të ketë legjitimitet të plotë, që PD të jetë në gjendje që të vijojë qëllimin e s’ja siç duhet në lidhje me çështjet e lëna. Nëse KQZ dhe KAS nuk do të marrin vendim në favor të anulimit të zgjedhjeve apo ripërsëritjen e tyre, dhe unë jam skeptik në lidhje me këtë duke parë zhvillimet e tanishme do të detyrohemi të shkojmë në Strasburg ndaj është e rëndësishme legjitimiteti i partisë.

Gjatë gjithë verës këto janë cikle që duhet të shqyrtohen, në fund të qershorit mund të përfundojë procesi i ankimimit për të mësuar më pas dhe raportin e OSBE ODIHR. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për ti shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë. Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mirë. 

Kandidati që ka shpallur kandidaturën nuk është ankuar për kohën në dispozicion, por thjesht ka kërkuar dorëheqjen e Bashës. Mendoj se tre javë janë mëse të mjaftueshme për të bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë. Ky do të jetë një proces analize, sepse të gjithë kandidatët do të shkojnë te anëtarësia dhe do të paqaqesin një raport në lidhje me zgjedhjet. Nuk shikoj ndonjë problem të rëndësishëm qoftë me kohën në dispozicion apo me afrimin e datës”, tha Spaho në “Abc News”.

BE kërkon të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga Ballkani: Kartë Blu për emigrantët, bashkim familjar dhe punësim

Bashkimi Europian ka një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skema quhet Karta Blu dhe mori sot aprovimin e Paramentit Europian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit.

Bazuar në sistemin ‘Green Card’ të SHBA.-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Europës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë

Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se kjo do t’i mundësonte BE-së të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si SHBA-a, Kanada dhe Australia. ”

Megjithëse vota e Parlamentit ishte vetëm konsultative, ajo është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi europian të Kartës Blu, e cila do të bëjë të mundur azhurnimin e sistemit ekzistues të pajisjes me leje qëndrimi të të gjithë emigrantëve.

Çfarë do të ofrojë Karta Blu?

Sipas kësaj iniciative njohja e diplomës, arsimit në vendin e origjinës dhe aftësive profesionale për ata që do të pajisen me Kartën BLU do të lehtësohet. Kjo kartë do të lehtësojë bashkimi familjar, i cili është shumë i vështirë nën rregullat aktuale. Të gjithë mbajtësit e Kartës Blu do të mund të tërheqin në vendin ku jetojnë punëtorë shumë të aftë nga jashtë BE-së dhe të gjithë anëtarët e familjes.

Komisioni ka synuar të reformojë skemën e Kartës Blu që nga viti 2016, duke argumentuar se pengesat për pranimin e punëtorëve ishin shumë të larta.

Nisma vjen ndërkohë që vende si Gjermani dhe Luksemburgu po kërkojnë prej vitesh që të hiqen barrierat për rekrutimin e personave shumë të kualifikuar. Karta Blu do t’u ofrojë lehtësira emigrantëve të kualifikuar për të marrë një leje qëndrim të përhershëm në BE.

Megjithatë, me marrjen e Kartës Blu, të gjithë emigrantët do të punojnë lirshëm në të gjitha vendet e BE-së, duke u bërë të mundur të zgjedhin një punë të re në një vend tjetër anëtar pa pasur nevojë për një vendbanimin e përhershëm që të mund të qëndrojnë në union.

Mbajtësit e Kartës Blu të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre, do të jenë në gjendje të transferohen në një Shtet Anëtar të dytë bazuar në rregullat e thjeshtuara të lëvizjes pas 12 muajve të punësimit në Shtetin e parë Anëtar.

Po ashtu me marrjen e Kartës Blu do t’u ofrojë punonjëse të një vendi të tretë të bëjnë udhëtime biznesi në SHBA, Britani, Australi shumë më lehtë

Gjermania, një vend kryesor në punësimin e shtetasve të vendeve të treta ka bërë kërkesë që të gjithë ata që pajisen me Kartën Blu do të marrin paga më të mira, duke i rritur rrogat vjetore nga 55,200 € në 56,800.

Kjo skemë nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e punëdhënësve dhe emigrantëve të punojnë në BE, ka të bëjë gjithashtu me bindjen e vetë shteteve anëtare të përfitojnë nga tërheqja e një tregu më të madh të punës dhe nga aftësia e BE-së për të identifikuar dhe madje edhe trajnuar punëtorë të kualifikuar në vendet e treta për të përmbushur mungesat e profesionistëve në Europë.

Kush do ta përfitojë

Për të marrë një Kartë Blu të BE-së, pragu i pagës minimale për punëtorët që mund ta përfitojnë do të ulet më shumë se paga mesatare vjetore bruto, duke e bërë më të arritshme për më shumë njerëz. Kohëzgjatja minimale për një kontratë pune gjithashtu do të ulet në 6 muaj.

Ata që mund ta marrin pa asnjë vështirësi janë profesionet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Aplikantët me përvojë profesionale ekuivalente me një kualifikim të arsimit të lartë në disa sektorë specifik gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë.

Gjatë 12 muajve të parë, mbajtësit e Kartave Blu të BE-së duhet të kryejnë një aplikim nëse dëshirojnë të ndryshojnë pozicionin ose punëdhënësin. Por pas kësaj periudhe, mbajtësit e Kartës Blu nuk do të jenë të detyruar të njoftojmë për çdo ndryshim tek autoritetet përkatëse kombëtare.(SI)

I dënuar për vrasje, kush është lushnjari i arrestuar pas 25 vitesh arrati

Ai ka qenë në arrati për 25 vjet për një vrasje të kryer në Firence, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për 59-vjeçarin e arrestuar nga policia shqiptare në Kavajë për llogari të autoriteteve italiane.

Nikolla Dura akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë një burrë në rrugë në qendrën historike të qytetit italian.

Krimi ndodhi më 16 shtator 1995 në Turati. Viktima, Albano Zhuka, dyshohet se donte të nxirrte një grua nga grupi i prostitucionit drejtuar nga Dura.

Pas krimit, Dura arratiset fillimisht në Milano, më pas në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të ketë një sjellje kriminale, por duke shijuar një rrjet të gjerë mbrojtjeje, thonë hetuesit, sipas raportimeve të mediave italiane.

Pika e kthesës në hetime ishte rreth një vit e gjysmë më parë, pas lëshimit të urdhrit të arrestit ndërkombëtar.

Makina përplaset me motorin, 1 i plagosur në Pogradec

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:20 afër një pike karburanti në aksin nacional.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

U plagos teksa ruante parcelat me kanabis, ja kush është 29-vjeçari nga Fieri

Del fotoja e 29 vjecarit Greseld Shpataraku i cili dy  ditë më  parë  në  kodrat e fshatit Gjorgoz në  Fier ka mbetur i plagosur me një  plumb në  shpatull pasi kundërshtoi  thirrjet e policisë për tu dorëzuar.

Teksa ka parë forca policore ai ka mbushur armën e zjarrit  kallashnikov dhe ka tentuar të qëlloj por mbeti i plagosur nga forcat e policisë . Këtë cështje e ka marrë shcba e cila mesditën e sotme

Në  lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe një  bashkëautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendngjarja ,i identifikuar si A.R., 23 vjeç, banues në  Patos.

Në  vendngjarje u kryen të  gjitha veprimet proceduriale, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë  e provave materiale:

Hetimet vazhdojnë  deri në zbardhjen e plotë  të ngjarjes.

 

Pirlo: Atalanta skuadër e fortë fizikisht, por duam të fitojmë Kupën

Javë zjarri për Juventusin, që nesër do të synojë të fitojë trofeun e vetëm ku ka mbetur në garë, Kupën e Italisë, ndërsa në fundjavë do të provojë të arrijë një vend në zonën Champions të renditjes.

Në prag të finales së Kupës përballë Atalantës në “Mapei Stadium”, Andrea Pirlo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera theksoi se skuadra mezi e pret ndeshjen pasi synon ta fitojë këtë trofe.

“Kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm për këtë finale, pasi duam ta mbyllim vitin me një trofe. Dy fitoret e fundit në kampionat na kanë ngritur moralin dhe tani do të synojmë të bëjmë mbylljen më të mirë të sezonit”, u shpreh Pirlo.

Finalen e Kupës Juventusi do ta luajë përballë Atalantës së vendit të dytë, që për më tepër po kalon një moment të shkëlqyer dhe është një makineri golash, megjithatë Pirlon nuk e tremb aspak kundërshtari.

“Atalanta është një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe parashikoj një garë të ngjashme me atë të kampionatit, shumë të ekuilibruar. Mendoj se diferencën do ta bëjnë detajet dhe shpresoj që këtë herë episodet t’i kemi në favorin tonë”, tha trajneri bardhezi.

Në “Mapei Stadium” do të rikthehen tifozët pas më shumë se një viti, ndërsa trajneri Pirlo nuk e fsheh kënaqësinë për faktin që do të dëgjojë sërish mbështetjen e fansave në tribunë dhe driblon pyetjet mbi të ardhmen e tij.

“Më vjen shumë mirë që do të ketë tifozë në shkallët e stadiumit, pasi gjatë një viti pandemi kemi mësuar se futbolli nuk është i njëjtë pa ata. Na kanë munguar shumë dhe mezi pres të dëgjoj mbështetjen e tifozëve nesër. Për të ardhmen nuk mendoj, pasi jam i përqendruar maksimalisht në dy sfidat e fundit të sezonit”, tha Pirlo.