Aplikacion
Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës Mark Marku deklaroi mbrëmjen e sotme se zgjedhjet e 25 Prillit janë më të manipuluarat në sistemin shqiptar. Ndërkohë ai ka pasur edhe një përplasje verbale me Arben Ristanin ku nuk kanë munguar edhe ngritjet e zërit.
Pjesë nga biseda:
Arben Ristani: Po këta nuk pranojnë garën more vëlla
Mark Marku: Si
Arben Ristani: A the që po zihen për postin e kryetarit
Mark Marku: Po, pra
Arben Ristani: Po sapo e the, po zihen the. O vëlla, atij i ka mbaruar mbandati, këta thonë po zihen, këta s’pranojnë garën brenda partisë. Komunistë. Nuk kam parë…
Mark Marku: Ore kujdes me fjalët, mos më fol mua se s’po flet me ata që…
Blendi Fevziu: Ej , mos e ktheni në personale, e
Mark Marku: Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet, beteja në rrugë dhe parlamentDrejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës Mark Marku deklaroi mbrëmjen e sotme se zgjedhjet e 25 Prillit janë më të manipuluarat në sistemin shqiptar. Marku deklaroi në Opinion se Basha sot po bëhet fajtor pse të tjerët i vodhën zgjedhjet. Marku theksoi se PD duhet të shkojë në parlament pasi sipas tij, për të kundërtën janë të interesuar vetë socialistët.
“Unë mendoj që ka thënë se nuk ka marrëveshje të dytë se herën e parë nuk I qëndruan. Unë e kam shprehur qëndrimin para se të shpreheshin të gjithë. Unë mendoj personalisht se zgjedhjet kanë qenë më të manipuluara në historinë e sistemi shqiptar. Unë kam thënë se nëse kishte një 97 ishte për shkak se u manipuluan zgjedhjet në 96.
Nëse ai I blen do hysh prapë në zgjedhje. Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet. Si me të ardhur hajduti me të vjedhur. Opozita nuk është organ akuze. Nuk mund t’i kërkosh opozitës të vërtetojë një krim zgjedhor. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.
Zgjedhjet nuk duheshin bërë në 13 qershor sepse të bësh këtë është të biesh në kurthin e Edi Ramës. Në parlament duhet të shkosh se mund të bësh beteja në parlament dhe beteja në rrugë. PS është e interesuar që PD të mos shkojë në parlament. Unë jam për këtë që beteja bëhet. Nuk mund t’i thuash Lulzim Bashës sot që duhet të japësh dorëheqjen se më janë manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Mark Marku.
Emrat e trafikantëve me 400 kg kokainë, Artan Hoxha: Ishte si kristali, destinacion GjermaniaMediat në Prishtinë kanë publikuar emrat e tre prej shtatë të arrestuarve sot në Kosovë në operacionin e sekuestrimit të 400 kg kokainë në Lipjan.
Të arrestuarit janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, shkruan Indeksonline. Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastin e sekuestrimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan, 400 kg duke theksuar se kokaina është e pastër si kristali.
“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj.
Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj.
“Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun” tha ai në “Debat Plus”.
Hoxha thotë se kjo sasi e drogës nuk ishte e destinuar për tregun e Kosovës e as për atë të Shqipërisë. Ai dyshon se droga ishte destinuar për tregun gjerman pasi sipas tij atje ka grupe nga Kosova që merren me trafikimin e drogës. “Kjo drogë ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian”.
Hoxha thotë se dyshimet i ka pasur që droga do të dërgohej në Ferizaj pasi sipas tij ky vend është pikë strategjike ky kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës.
“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme. Është në praktikën e organizatave kriminale që në fillim ata testojnë sasi shumë më të ulëta të drogës.
Pra në fillim ata kanë testuar sasi më të vogla, më pas kanë shkuar në sasi pak më të mëdha, për të ardhur deri te ajo që është konfiskuara sot. Trafikantët kanë fituar siguri se ky shteg është sigurt” shprehet Artan Hoxha.
400 kg kokainë, reagon ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Operacionin ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencaveMinistrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 400 kg kokainë sot në Lipjan, e cila kishte kaluar përmes portit të Durrësit.
Në lidhje me këtë sasi droge u arrestuan shtatë persona, gjatë një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se aksioni i përbashkët përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uron që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.
“Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente. Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët”, ka shkruar Haxhiu.
Rama nxjerr pamjet nga Rinasi: Sapo kanë mbërritur 12 870 doza të PfizerKryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mbërritjes së mbi 12 mijë dozave të tjera të vaksinës Pfizer në Rinas. Rama shkruan se deri tani kanë ardhur në vend mbi 773 mijë vaksina.
“✈️ ??Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri?
#VaksinimiNukNdalet?
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan kryeministri Rama.
Fillimisht në bisedën e sotme Kurti e ka falënderuar kancelaren për takimin dhe letrën e urimit, me rastin e zgjedhjes kryeministër, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, kancelarja Merkel e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare dhe i dëshiroi suksese në qeverisje.
“Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë për drejtësi dhe punësim. Duke vënë në spikamë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, kancelarja nënvizoi projektin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, si mundësi për zhvillimin e bizneseve”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se kancelarja Merkel e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për menaxhim të mirë të situatës me pandeminë në këto javë të qeverisjes dhe shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.
Kryeministri konfirmoi përkushtimin për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës.
Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmjet investimeve të përbashkëta të afaristëve gjermanë dhe mërgatës së madhe shqiptare që jeton në Gjermani.
Në diskutimet për mërgatën e Kosovës në Gjermani, kancelarja Mrekel theksoi se është duke shikuar me vëmendjen e duhur çështjen e njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës.
Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti përsëriti se duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidhë kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Kryeministri dhe kancelarja u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë, i ndërtuar mbi mirëbesim dhe se rezultati i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.
Fjala e Kurtit:
Samiti i krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, përfundoi pa një thirrje të përbashkët për mosndryshimin e kufijve në rajon.
Mësohet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç u largua përpara përfundimit të takimit me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në deklaratën finale të përmendej mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, çka sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.
Vuçiç insistoi se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së saj po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”. Pas takimit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi që kërkoi Vuçiçi, për deklaratën përfundimtare, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe shtetin e tij, të tërhiqnin njohjen e Kosovës. “
“Presidenti Vuçiç nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, tha Pahor, i cituar nga REL. Ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e bëri të qartë se samiti, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte për qëllim t`i ndihmonte shtetet e Ballkanit Perëndimor “që të afrohen me BE-në, dhe jo t`i komplikojë gjërat edhe me keq.
Në portin e Durrësit mbërriti disa ditë më parë një sasi e madhe droge e cila ishte vënë në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare. Ngarkesa e drogës ka udhëtuar drejt Kosovës dhe në Lipjan është ndalur nga Policia e Kosovës.
Pas kontrollit të mjetit është gjetur një sasi prej 400 kilogram kokaine.
Pas këtij operacioni, përfaqësues të prokurorisë së Kosovës, të SPAK-ut nga Shqipëria dhe anti mafies italiane u mblodhën në një konferencë live për të treguar për rezultatet e këtij operacioni.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja, u shpreh se SPAK është përfshirë në hetimin e këtij rasti që në momentet e para që kanë ardhur informacione nga autoritetet e huaja.
Kryeprokurori ka një mesazh për të gjithë ata persona të cilët merren me aktivitete kriminale: “Jemi të vendosur të luftojmë rastet e tilla deri në fund”.
Kraja: SPAK ka qenë e përfshirë në hetimin e këtij rasti që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja. Dua të them se ka dy momente që duhen vlerësuar. E para është që organizatat kriminale siç e shihni ushtrojnë aktivitetin në një territor shumë të gjerë, nga Brazili deri në Kosovë, duke kaluar në shumë territore dhe kjo tregon se kanë arritur shkallët e rrezikshmërisë së tyre, por nga ana tjetër reagimi që bënë institucionet tona, tregon se nëse do jemi të gjithë bashkë pa diskutim do jemi të suksesshëm. Bllokimi i një sasie të tillë prej rreth 400 kg kokaine tregon se efektiviteti i gjithë strukturave tona ishte në lartësinë e duhur. Jemi të vendosur të luftojmë rastet e tilla deri në fund. Ky është një mesazh për të gjithë ata që ju shkon mendja të merren me aktivitete të tilla kriminale.
Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë zbuluar detaje për operacionin që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë në Lipjan që kishin ardhur me kontenier nga Brazili dhe kishin destinacion Kosovën.
Mehmeti bëri me dije se policia kishte informacion për kontenierin që prej datës 3 maj dhe më pas është ruajtur nga njësitë e Kosovës deri ditën e sotme, kur pas orës 11:00, të dyshuarit filluan aktivitetin kriminal.
Ndër të tjera theksoi se janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo.
Lumezi: Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorisë special të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë, sot janë ndërmarrë masa që kanë rezultuar me konfiskimin e 400 kg kokainë, vlera e së cilës arrin 20 milionë euro si dhe janë sekuestruar një sasi e të hollave, veturave dhe sendeve të tjera, të cilat do të na shërbejnë në procedurën e mëtejshme. Janë përdorur masa të fshehta ku kemi përcjellë lëvizjen e narkotikëve nga Brazili në Itali dhe më pas nga Durrësi në Kosovë. Në këtë mënyrë, kemi vërtetuar se puna e përbashkët ekipore ju dërgon porosi të qarta të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë.
Jemi të vetëdijshëm se rreziqet nuk luftohen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi bashkëpunuar. Kjo jo vetëm që ishte sfidë për shtetin tonë por edhe detyrim për të luftuar krimin e organizuar.
Mehmeti: Drejtori i policisë së Kosovës: Policia e Kosovës, me datën 3 ka pranuar informacion se një kontenier është në një port italian dhe ka ardhur nga Brazili me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se është fshehur kokainë. Në bashkëpunim me Italinë, janë ndërmarrë veprime ligjore për masa të fshehta të hetimit dhe është bërë përcjellja e dërgesës dhe e personave të dyshuar të implikuar. Gjatë gjithë kohës ka pasur komunikim të rregullt, ngarkesa përmes territorit të Shqipërisë dhe Kosovës ka arritur me datë 15, ku është ndalur në parkingun e një depoje dhe është mbikëqyrur nga policia. Sot pas orës 11, të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal.
Njësitë e Kosovës kanë marrë situatën nën kontroll dhe kanë arrestuar persona të dyshuar. I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve do kenë përdorur dhe masa të fshehta hetimore. Përveç angazhimit të prokurorit të policisë së Kosovës, përgjegjës për rastin, i njëjti ka autorizuar bastisjen edhe të disa lokacioneve të tjera për kërkimin e substancave narkotike. Dyshohet se kamioni ka ardhur nga Brazili me destinacion Kosovën dhe shtete të tjera. Droga ishte e kamufluar me pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit. Deri tani janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo.
Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjet e bujshme që mbetet ende e pazbardhur.
Santo u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014. Ai u vra ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.
Pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, prokuroria ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dorëzuar SPAK duke qenë se ka dyshime të forta se eliminimi i Artanit është kryer nga një grup kriminal dhe vrasës me pagesë.