Aplikacion
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdekur”.
Vuçiç deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.
“Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato [konfliktet e ngrira], çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe përfundojnë me qindra e qindra të vdekur. Kjo neve nuk na duhet”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Vuçiç, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
“Pozicioni ynë bazohet në respektimin e ligjit publik ndërkombëtar dhe bazave të forta ligjore dhe pozicioni ynë nuk është i lehtë dhe nuk është sekret për askënd në Serbi. Është e qartë se kemi një qëndrim ndryshe ndaj Kosovës, krahasuar me 22 shtete anëtare të BE-së”, tha Vuçiç, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se duhet të shkohet me një veprim të madh të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për anëtarësimin në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kur shihni numrin e popullatës që e kanë këto vende mbi 10 milion banorë, kjo nuk paraqet ndonjë sfidë për Evropën sikur që do të ishte anëtarësimi i Turqisë e cila negocion tash e 50 vjet. Duket se disa çështje që janë bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjidheshin më lehtë apo do bëheshin të parëndësishme me hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”.
Sipas kryetarit slloven, kjo është një çështje gjeostrategjike dhe se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të kenë qëndrim të qartë mbi këtë.
Te integrimet evropiane, pak a shumë Borut Pahor u pajtua me homologun serb Aleksandar Vuçiç, përcjell Telegrafi.
Presidenti slloven mbetet te qëndrimi se s’ka ndryshim të kufijve në Ballkan.
“Më së gjati me Vuçiçin, ne biseduam për këtë çështje. E kuptoj se pas tragjedive të viteve 90 që kanë ndodhur në rajon ka ardhur deri te formimi i kufijve të rinj me shpresën që pas kësaj do të zotërojë paqja, stabiliteti dhe perspektiva euro-atlantike për ata që duan këtë. Në këtë kam menduar kur kam thënë se nuk besoj që është i mundur ndryshimi paqësor i kufijve. Ndoshta kështu do të niste, por jam i sigurt se nuk do përfundonte njëjtë”.
Borut Pahor të hënën e 17 majit është nikoqir i liderëve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Shqipërisë e Serbisë në Samitin e Brdos.
Italia e gjitha zonë e verdhë, nga 17 maji rregulla të rejaItalia do të jetë tani e gjitha një zonë e verdhë, përveç Valle d’Aosta që mbetet portokalli, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili do të nënshkruajë një urdhëresë të re, që do të hyjë në fuqi nga 17 maji.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Itali u regjistruan 7 567 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 182 viktima.
“Presioni mbi shërbimet spitalore po zvogëlohet, por në tre rajone është mbi pragun kritik”, shtoi ai. Për të tretën javë radhazi, asnjë rajon nuk është klasifikuar si me rrezik të lartë në Itali.
“Oh Zot, duhet të zbres, më shumë raketa po vijnë”/ Gazetarja shokohet gjatë raportimit liveGazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed ka mbetur e shokuar ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.
Ajo po shpjegonte se disa raketa paralajmëruese sapo ishin shkrepur dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillonte.
“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike”, shtoi ajo.
Por raportimi i saj u ndërpre kur predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.
Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres,më shumë raketa po vijnë ”, dhe ajo iku.
Grida Duma: Kush kërkon largimin e Bashës nuk ka argumenta
Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, në “Zonë e Lirë” ka komentuar edhe qëndrimin e Arben Imamit, i cili ishte përpara saj i ftuar në emision dhe kërkoi largimin e Bashës nga kreu i PD.
Ajo ka përmendur një rast në vitin 2013, kur e ka mbrojtur Ben Imamin ndaj Ramës, i cili kërkonte ta dënonin. “Unë e mbaj veten në 2013 se shkoj në një emision të Opinionit për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’.
Nuk kisha asnjë njohje, dmth nuk kisha asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasi, organet e drejtësisë vendosin për dënimin. E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje. A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit?
Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, bashkoi me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma.
“Ajo që përsëritet në politikën shqiptare është mungesa e argumentit”, shtoi ajo.
Arjan Çuri: Ka mungesë sfide më shumë se sa argumenti. Në momentin që një pjesë e partisë ngre një argument, Grida mund të jetë teorikisht shefja e re e opozitës, por nuk e ngre argumentin sot se ajo të zëvendësojë Bashën… Po nuk sfidoi një nga këta të grupit parlamentar, është e kotë.
Grida Duma: Nëse unë sot kam revoltë ndaj politikës prej pusete në Shqipëri, është fati i njerëzve që kanë sakrifikuar deri në fund. Ka plot politikanë që kanë humbur në fillesë dhe kanë fituar më vonë.
Arjan Çuri: Unë e çoj më keq akoma, nuk ka argument fare se sa Basha humb. Nëse trupa poshtë tij e mbështet, ai mund të rrijë gjithë jetën atje. Momentin që nuk del një sfidant i rëndësishëm nga brenda dhe kryesisht ata janë anëtarët e grupit parlamentar, një i nivelit të Gridës apo të këtyre që janë në kupolë, mund ta sfidonin. Në momentin që trupa e mbështet kreun qoftë në një numër të pafund humbjesh, kreu mund të qëndrojë pafund në pushtet.
Grida Duma: Unë deri sot nuk kam parë ende një argument. Kutia e Pandorës në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse një kapak pusete.
Zemaj: Ka dyshime për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve me Covid-19Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj ka deklaruar sot se ka marrë informacione që hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.
“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”, tha Zemaj.
“Këtë po e përmendi sepse Kosova gjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e vështirë që e kemi pasë, kemi qenë 2 3 adresime të suksesit që i kemi pas dhe që na kanë bërë të dallojmë prej vendeve tjera”, u shpreh ish-ministri në Klan Kosova.
Sipas tij, situata e krijuar sot tek qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.
“Kjo është një neglizhencë e tepruar, e skajshme edhe në aspektin fizik por edhe në aspektin human. Është treguar që nuk është në fokus menaxhimi i pandemisë dhe ardhja dhe përcjellja e vaksinave ka ngritur më shumë dilema në ruajtjen e shëndetit, sesa në rritjen e efikasitetit të vaksinimit. Kjo është vetëm faza e parë, pasi është doza e parë që e marrin qoftë personeli shëndetësor ose qytetarët sipas kategorisë së moshave. Nëse do kishte mbikëqyrje strikte dhe do të ishte bërë përgatitja sipas planit të imunizimit, atëherë nuk do të ndodhnin këto skena. Nuk janë marrë me përgatitjen dhe shtrirjen e shpërndarjes së vaksinimit. Kjo është esenca e mospërfilljes as të protokollit për vaksinim dhe as të planit të imunizimit. Kjo nuk do të ndodhte fare edhe në objektin e sallës “1 Tetori” po të kishte vigjilencë dhe seriozitet në trajtimin edhe hapësirave që ofron salla, atëherë nuk do të ndodhte ky grumbullim.”
Leva dhe Basha/ Gazetari tregon formulën se si largohet Rama nga pushtetiMbi 700 mijë shqiptar mendojnë çdo ditë se si mund të hiqet Rama nga pushteti, atë që ata nuk e realizuan dot me votë, zgjidhjen e jep gazetari i njohur Taulant Halili nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka treguar formulën se si mund të largohet Rama nga pushteti.
Halili shkruan me ironi: Si tha Arkimedi: Më gjeni një pikë referimi dhe me një levë lëviz globin… P.S: Më hiqni Lul Bashën dhe unë rrëzoj Ramën.
Gjarpri tre metra gjendet poshtë rrobave, tmerrohen familjarëtNjë ngjarje e frikshme ka ndodhur në Australi ku një person ka gjetur poshtë rrobave një gjarpër 3 metra. Sapo Robin Ford hyri në dhomën e lavanderisë, ai pa një piton 3 metra të gjatë. Ai fotografoi gjarprin dhe e shpërndau menjëherë në mediat sociale.
Fotoja është bërë virale dhe ka marrë komente të shumta në një kohë të shkurtër. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e komentuesve nuk ishte vetëm gjarpri por edhe çfarë ndodhi me të.
Menjëherë pas ngjarjes, pitoni u la i lirë në një vend me shkurre afër shtëpisë.
Arben Imami: Basha është qesharak, ndaj nuk e urren askushArben Imami i ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme ka folur për grupimin “Grupi për PD-në”. Ai ka thënë se PD ka nevojë për një reformë të thellë pasi në këto katër vitet e fundit, nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.
“PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4-vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4-vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave.
Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, tha Arben Imami.
“Si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?”, e pyeti Çani Arben Imamin. “E ke parë që i thotë është djalë i mirë.
Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami.
Pako me mbishkrimin “Baron”/ Si u kapën në rrugën e vjetër të Ndroqit efektivi dhe dy të tjerëtPolicia ka dhënë detaje mbi operacionin “Baroni”,që vuri në pranga një efektiv të RENEA, Xhulio Lici,i cili ishte transportues kokaine si dhe dy të tjerë.
Ded Nimani, Luan Gaçi, dy personat e tjerë të arrestuar nga operacioni janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin Nimani dhe Gaçi merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.
Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , Ded Nimani dhe Xhuljo Lici janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike Kokainë me mbishkrimin Baroni.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Një ish-ushtrak shqiptar është arrestuar në Britani pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari ne Coventry.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë 54-vjeçari Ylli Baha i cili ishte me qëndrim të parregullt, ndërsa kishte shkuar për vizitë te djali i tij në Londër.
Baha ia doli të arratiset pas operacionit në shtëpinë e kanabisit, por u kap më vonë për shkak të këpucëve të veçanta që ai mbante veshur, një palë atlete të kuqe.
Ai u dënua me nëntë muaj burg, pas u deklarua fajtor në gjykatën e Warwick Crown Court për prodhimin e kanabisit.