zoom

Day ArchiveMomenti i shumëpritur erdhi! Rikthimi i “Friends” e ka tashmë një datë

“Friends” po rikthehen dhe tashmë kjo është zyrtare! Ditën e sotme është publikuar traileri i shumëpritur i serialit me 6 yjet e tij, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. Ata shfaqen duke ecur krahë për krahë njëri-tjetrit nw video shoqëruar në sfond me këngën “I’ll be there for you”.

Gjithashtu “Friends: The Reunion” ka një datë për premierën dhe është shumë më shpejt nga ç’e mendonim. Seria e parë do të transmetohet në 27 maj në “HBO Max” dhe të gjithë fansat po e presin me entuziazmin më të madh.

Ndërkohë në listën e personazheve specialë që do i bashkohen serialit përfshihen: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.

Në lidhje me këtë rikthim reaguan edhe yjet e “Friends”, që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale trailerin e serialit.

“Është zyrtare! Premiera e “Friends: The Reunion” në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të lumtur se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në një postim.

“Kjo gjë nuk ndodh çdo vit, as çdo 10 vite apo 15 vite. Ndjehem shumë e bekuar që mu dha shansi të bashkohem me ‘Friends’ dhe ishte më mirë se kurrë”, ka shkruar Courteney Cox.

“Friends” e pati premierën për herë të parë në 1994 dhe u transmetua për 10 sezone në “NBC”. Vazhdon të jetë një nga serialet më të ndjekur në gjithë botën dhe fitoi një gjeneratë të re fansash pasi 236 episodet e serialit nisën të transmetoheshin edhe Netflix në 2015-n.

“Friends” hoqën dorë më pas nga “Netflix” në vitin 2019 për t’ju bashkuar platformës “HBO Max” në 2020-n.

Tmerri në Greqi/ Mbytën 20-vjeçaren në sy të burrit dhe fëmijës, mediat: E bëri banda shqiptaro-greke

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas vrasjes së 20-vjeçares greke Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.

Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre.

Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.

Në orët në vijim, pritet që të dalin edhe rezultatet e para nga laboratorët e forzenikës, të cilat mund të lehtësojnë më tej edhe punën e policisë për të identifikuar autorët në listën e kuqe me 100 persona.

Duket se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre.

Nga momenti që ata vranë vajzën 20-vjeçare, analistët vlerësojnë se nuk do të ishin larguar nga shtëpia duke e lënë bashkëshortin e saj të gjallë. Por, duke qenë se e kishin lidhur shumë fort dhe i kishin mbuluar gojën dhe sytë dhe ai pësoi një lloj asfiksie, me shumë mundësi grabitësit mund te kenë menduar që edhe kishte ndërruar jetë.

“Shumë zhurmë për asgjë”, Partizani dhe Tirana ndajnë pikët në Air Albania!

Barazim pa gola në derbin e kryeqytetit me Partizanin e Tiranën që mbetën në vendnumëro përsa u përket objektivave sezonalë. Të kuqtë tashmë nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores në Durrës ndaj Teutës nëse duan të shpresojnë deri në fund te titulli. Diferenca mes durrsakëve dhe të kuqëve shkoi në 3 pikë pas këtij barazimi të Partizanit.

Në minutën e 14-të Tirana pretendoi për një penallti me Danson por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Hamiti. Në të 16-ën provoi me Danson por goditja e tij ishte e pasaktë. Në të 30-ën ishte radha e Partizanit që pati një mundësi të shkëlqyer por ajo çfarë shpërdoroi Stenio Junior në zonën e 5-metërshit ishte e pabesueshme. Në të 32-ën Çinari zhbllokoi shifrat por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

1 minutë më vonë tjetër pretendim i Tiranës për penallti me Danson që kërkoi një prekje me dorë të Belicës në zonë. Në të 40-ën u regjistrua edhe episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë me Jasir Asanin që tronditi traversën nëpërmjet një goditjeje standarte nga një pozicion i prirët.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe rastet ishin me pikatoret ku për t’u përmendur ishin dy goditje nga distanca nga një për çdo skuadër nga Hoxhallari dhe Asani. Në fund një barazim 0-0 në Air Albania që lë Partizanin në vendin e 20-të dhe Tiranën në të 5-in por tashmë me nga 3 pikë diferencë nga ndjekëset më të afërta.

Ndodh pas 87 viteve në Turqi/ Falet namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë Ajasofja

Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) pas 87 viteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

Namazi u fal në kuadër të masave të koronavirusit të ri (COVID-19) brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexua Kur’ani Kerimi pas namazit të sabahut.

Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbaş, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.

Në namazin e Bajramit në Ajasofja morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoğlu si dhe zyrtarë të tjerë.

Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.

Xhamia Ajasofja u ri hap për adhurim më 24 korrik 2020.

Luftimet në Lindjen e Mesme, lëshohen tre raketa nga Libani drejt Izraelit

Forcat libaneze të sigurisë thonë se të paktën tre raketa janë lëshuar nga Libani i Jugut drejt Izraelit. Ushtria izraelite tha se raketat ranë në detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima.

Është e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin, sipas zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret, raporton Aljazeera, përcjell abcnews.al.

Raketat u nisën nga zona Qlayleh në veri të Naqoura, afër kufirit me Izraelin. Libani i Jugut është “shtëpia” e grupeve të armatosura palestineze, si dhe grupi i fuqishëm Shia Hezbollah.

Media libaneze njoftoi se forcat libaneze arrestuan personat që lëshuan raketat, në jug të qytetit bregdetar jugor të Tiros, duke shtuar se “fraksionet palestineze” ishin me siguri prapa raketave të lëshuara.

Përplasjet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë prej disa ditësh. Deri tani janë shënuar 83 viktima në Gaza dhe 7 në Izrael si pasojë e lëshimit të raketave dhe Hamasi dhe kundërpërgjigjes së shtetit hebre. Mes viktimave shumë janë gra dhe fëmijë. Thirrjet e ndërkombëtarëve duket se nuk po qetësojnë dot situatën.

 

Ekzekutimi në Elbasan, lëvizje në drejtorinë e policisë

Shefi i hetimit, Gjon Gecaj, është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Zevendesohet nga Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Lëvizja sipas burimeve lidhet me ngjarjet e fundit në Elbasan.

 

Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin e zgjedhjeve

Në Çim Peka Live, deputeti i zgjedhur, Ervin Salianji, komentoi fillimisht se se ku gaboi Partia Demokratike në këto zgjedhje në raport me Edi Ramën.

Pyetja që i intereson publikut është a kishte zgjedhje të lira apo jo. Aboslutisht që jo.  Çdo regjim mundet vetëm më votë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mundur regjimet. Nuk do presim aq se nuk jemi në të njëjtën situatë. Ky është një regjim në kushte e një oligarkie, ku komandojnë njerëz që i kemi denoncuar.

Kemi nxjerrë 345 emra. Kemi denoncuar më herët Vilma Nushi për shëndetësinë. Kemi denoncuar Samir Manen, Kastratin për aeroportet, për çdo lloj vendimarrje që ndikon të qeverisja. Ne kemi bërë denoncimet përkatëse. Ne kemi nxjerrë edhe listën aty ku ne mendojmë që ka devijime të interesit publik për qëllime të pushtetit.

Kemi denoncuar me emra konkretë persona influentë të krimit që komandojnë persona të pushtetit për shkak të pushtetit që u ka dhënë Edi Rama dhe Rilindja. Përballjet me regjimet janë të forta. Nuk i kërkohet llogari Navalnit pse është në opozitë, sepse është regjimi në Rusi. Po kështu në Iran, apo në Venezuelë.

Unë nuk mendoj që opozita është e pagabueshme, dhe duke bërë analizën e plotë, unë mendoj se del ndryshe.  Ne kemi bërë lëvizje të forta’.

“Për’puthen”/ Habit Ola: Nuk dua djalë shqiptar!

Në takimin e parë me Çimin, Ola tregon se nuk do të martohet me një djalë shqiptar.

“Nuk dua të martohem me një shqiptar, nuk dua të ketë mentalitetin shqiptar. Mund të jetë shqiptar, por me një formim të huaj”, rrëfen ajo.

E pyetur në studio, konkurrentja sqaron se “është edukata e tyre, janë të ashpër, është një pjesë e tyre që nuk më tërheq”.

Ky rrëfim i Olës shpjegon më shumë për faktin se ajo pëlqen një djalë turk si Murati. Ky i fundit ndërkohë, nuk e fshehu entuziazmin nga deklarata e Olës, për të cilën është deklaruar në program.

Antonela shokon Çimin, i sjell Olën në tavolinë dhe vazhdojnë takimin të tre

Çimi zhvilloi dy takime brenda ditës, por në fund u surprizua nga vajzat.

Teksa po bisedonte me Antonelën, ajo e pyet nëse e ka mbaruar takimin me Olën. Pas përgjigjes pozitive të tij, Antonela e merr në telefon Olën dhe e fton të vijë.

Çimi mbeti pa fjalë kur pranë tyre u afrua Ola. Më tej vazhduan të flisnin të tre. Nuk munguan thashethemet dhe ironitë për konkurrentët e tjerë të emisionit, sidomos për Sindin. Ola me ironi e quajti “Sinderela” dhe tha do të donte ta eleminonte nga “Për’Puthen”, ndërsa Antonela e quajti të pakuptimtë zgjedhjen e Sindit për të dalë me Blerimin.

Nga Najada Çomo te Vangjel Dule, ja kandidatët më pak të votuar që hyjnë në Kuvend

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, shkallët do t’i ngjisin 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Por për herë të parë ndryshe nga proceset e mëparshme, deputetët kanë krahas rezultatit të partisë edhe rezultat personal.

ABC ka bërë një vëzhgim mbi votat personale të marra nga 140 deputetët e rinj, ku interesant është fakti se 10 prej ligjvënësve kanë marrë në toal një numër votash më të vogël se votat personale të disa të zgjedhurve në 12 qarqe të vendit.

Kështu, dy të zgjedhurit e Partisë Social Demokrat të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi.

Respektivisht Deda ka marrë 692 vota ndërkohë që Markiçi 749 vota. Megjithatë mandati i tyre vlen njësoj si ai i ligjvënësve të tjerë që kanë marrë mijëra vota. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që garoi si pjesë e listave të PD në Tiranë ka arritur të marrë vetëm 848 vota. Lista e ligjvënësve të rinj më pak të votuar pasohet sërish nga deputeti i tretë i PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në listën e deputetëve më pak të votuar bëjnë pjesë edhe dy prej prurjeve të reja të PS dhe PD, shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe shkrimtarja Flutura Açka. Edhe përse të dyja do të jenë në Parlament në shtator, Çomo ka mundur të grumbullojë në Tiranë 1583 vota ndërkohë që Açka mori 1793 vota në Elbasan.

Numër të ulët votash personale ka marrë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier 1771, teksa edhe ish-ministrja Klajda Gjosha që pritet të zërë vendin e Kryemadhit në Tiranë ka marrë vetëm 1445 VOTA.

LISTA

Gertjan Deda (PSD TIRANE) 692 VOTA
Meri Markiçi (PSDSHKODER) 749 VOTA
Vangjel Dule (PD TIRANE) 848 VOTA
Gledis Çeliku (PSD SHKODER) 949 VOTA
Eralda Bano (PD FIER) 1295 VOTA
Emilja Koliqi (PD Shkodër) 1364 VOTA
Klajda Gjosha (LSI) Tiranë 1445 VOTA
Najada Çomo (PS TIRANE) 1583 VOTA
Sorina Koti (PD KORÇË) 1622 VOTA
Monika Kryemadhi (LSI FIER) 1771 VOTA
Flutura Açka (PD Elbasan) 1793 VOTA /Abcnews.al/