zoom

Day ArchivePërleshje e armatosur në Shkup, një i vdekur dhe dy të plagosur

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një restoranti në lagjen “Butel” të Shkupit.

Mediat shkruajnë se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I). Nga përplasja e armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre autoambulanca dhe një numër i madh i forcave të rendit.

Atentati ndaj 41 vjeçarit në Elbasan/ Gazetari Hoxha zbardh detaje të reja: Hasmit i shkuan në varrim pasi i vranë vëllanë

Një tjetër atentat tronditi mbrëmjen e shkuar qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Everest (Ibrahim) Çaka. Ngjarja është ende pa autor, por ajo që dihet tanimë janë lidhjet e tij të shumtë me elementë kriminalë.

Gazetari Artan Hoxha tregon në emisionin “Opinion” se hasmit i shkuan në varrim pas vrasjes së vëllait në Spanjë, ndërsa shton se gjithçka ka nisur pas konflikteve për një pagesë për kokainën.

Artan Hoxha: 

Njëri degëzim ka lidhje me ngjarjen e Belgjikës, vrasjen e Arjan Spahiut në varrimin e të cilit Çaka nuk ka shkuar dhe kishte kohë që kishte distancë nga Arjan Spahiu.

Pista që nis nga 2008 deri sot ka 7 të vrarë. Dy janë vëllezërit Ibrahim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Gëzim dhe Florenc Alikaj, dhe dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë vrarë në gjumë.

Vëllai i Everestit kishte shkuar në Spanjë me familjen. Aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen. Ky i ka kërkuar punë dhe Alikaj i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Meqë shkoi kohë, Alikaj e kërkon për ta takuar. Ai i është fshehur dhe ky e gjen në një lokal në Barcelonë dhe në prezencë edhe të njërëzve të tjerë e qëllon me shuplkakë.

Një javë më pas në Barcelona vjen Zenel Muhameti i njohur ndryshe si Nel Çami. Ai ishte mik i ngushtë me Florenc Alikaj. Shkojnë për drekë në restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant. Aty vjen një makinë, nga makina del Alfons Çaka dhe qëllon në drejtim të Florenc Alikaj.

E qëllon në dorë dhe pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit Nel Çami vret Alfons Çakën. Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikaj shkon tek familja e Everest Çakës, ja shpjegon ngjarjen dhe i thotë që në rastin konkret djali juaj ka qëlluar vëllain tonë dhe e ka plagosur, por se ka vrarë vëllai ynë djalin tuaj. Në varrimin e Flornes Çakës kanë qenë edhe  familjarët e Florenc Alikajt.

Pas ngjarjes Alikaj dhe Nel Çami shkojnë në Itali. Alikaj detyrohet të kthehet në Spanjë se i lind nusja. Duke shkuar në maternitet e ndalon policia. I kërkon çfarë ka ndodhur, kush e ka bërë vrasjen dhe ky nuk e tregoi prezencën e Zenel Çamit, sepse i shpëtroi jetën. Zenel Çami në këtë moment ëhstë zhdukur. Mendohet se ai ndodhet diku në Amerikën latine dhe është shumë i fuqishëm atje.

Pas kësaj Florenc Alikaj shkon në burg, por nuk e tregon të vërtetën. Shkon në Apel ku ka paguar 800 mijë euro dhe dënimi shkoi në 6 vjet nga 16 vjet.

Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikaj, që ishte shofer autobuzi në Elbasan dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pasi del nga burgu Florenc Alikaj vjen në Elbasan, vritet dhe ai. Në të dyja rastet autori i dyshuar është Everest Çakaj.

Në pamundësi për të gjetur Zenel Çamin, ai ka vrarë dy vëllezërit dhe babain e tij. Për këtë ngjarje aty është gjetur një ADN e autorit. Dyshimi ka qenë për vrasje me pagesë dhe dyshimi ka qenë që pas kësaj ngjarjeje është Everest Çakaj”, tha Hoxha duke treguar dinamikën e ngjarjeve.

“Varianti tjeteër është që mund të ketë lidhje me variantin e Brukselit. Me idenë që a do kishte mundësi Arjan Spahiu të reagonte? Dhe një nga njerëzit potencialë ishte Everesti, por aktualisht ai ishte shkëputur dhe po mbante distancë me ta.

“Më duhen para për kurimin e babait me kancer” 28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani për drogë

Një shqiptar i akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani filloi të merrej me drogë me qëllim që të financonte shërimin e babait të tij i cili ishte me kancer. Bëhet fjalë për Oresti Kyriakos 28 vjeç.

Kyriakos u ndalua në Cardiff të Britanisë më 27 prill pasi gjatë një kontrolli në makinë i’u gjetën çanta me kokainë. Menjëherë më pas policia vendosi ti kontrolllonte dhe shtëpinë, ku zbuloi sasi të tjera kokaine dhe rreth 14 mijë paund cash.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se ‘detyrohej’ ta bënte këtë punë pasi babai i tij i cili jetonte në Athinë ishte i sëmurë me kancer dhe kurimi kushtonte. Në total kishte 347.6g kokainë që vlerësohej se kishte një vlerë midis 11,120 £ deri në 14,800. Policia gjeti edhe dy telefona celularë që kishin mesazhe në lidhje me tregtinë e drogës.

Avokati Laurence Jones tha se klienti i tij ishte shqiptar por një shtetas grek me leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte jetuar aty për tre vjet. Kyriako u dënua me 32 muaj burg.

“Paratë po dërgoheshin në Athinë sepse fatkeqësisht babai i tij ka kancer dhe kërkon trajtim privat që kushton”, tha avokati.

Fitër Bajrami, Basha uron besimtarët myslimanë: Agjërim dhe lutje të pranuara

Kreu i PD-së, Lulzim Basha besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit dhe mbylljen e muajit të Ramazanit. Me një postim në Tëitter, Basha i uron besimtarëve agjërim dhe lutje të pranuara.

“Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur.  Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Qindra vdekje shtesë nuk shpjegohen dot nga COVID-19

Shqipëria shënoi 9,657 vdekje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, me një rritje 35% në krahasim me mesataren e tremujorëve të parë të katër viteve të fundit, si dhe rreth 1400 vdekje më shumë nga sa mund të argumentohen me shifrat zyrtare të viktimave të pandemisë së koronavirusit të ri. Mospërputhja e statistikave sugjeron se raportimet zyrtare mbi viktimat e pandemisë mund të mos pasqyrojnë realitetin. Mospërputhja mes shkallës së vdekshmërisë së raportuar në zyrat e gjendjes civile dhe deklarimeve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë është gjithsesi shumë më e ulët se sa në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 1810 shqiptarë humbën jetën nga problemet e shkaktuara nga COVID-19 nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në të njëjtën periudhë tremujore gjatë viteve 2017-2020 kanë vdekur mesatarisht 6,414 vetë ndërkohë që në tremujorin e parë 2021 vdiqën 9657 vetë. Diferenca prej 3243 vdekjesh më shumë në këtë tremujor mund të shpjegohet pjesërisht nga vdekjet e identifikuara si të tilla nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa një pjesë e tyre, ose rreth 1,400, nuk shpjegohen dot.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj, në Shqipëri pati 9397 vdekje ndërkohë që mesatarja katërvjeçare e atij tremujori ishte rreth 5,500, me një rritje prej gati 4 mijë vdekje më shumë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, zyrtarisht në Shqipëri humbën jetën nga COVID 749 pacientë.

Saktësia e raportimit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia është një problem me të cilin janë përballur shumë vende të botës, disa prej të cilave kanë ngritur grupe studimore për të kryer rivlerësime, masë kjo e domosdoshme për të mbajtur pandeminë nën kontroll. Qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë të tillë dhe as nuk pranon të diskutojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekjeve në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të vdekjeve ka përfshirë të gjitha qarqet e vendit por ajo është më e dukshme në qarqet Tiranë, (78%), Fier (63%) dhe Durrës (61%). Rritja e vdekshmërisë duket se përkon me qarqet që gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë pasur edhe një ngarkesë më të lartë me të sëmurë me COVID-19. Në Tiranë më 31 mars kishte 22 mijë të sëmurë të njohur nga autoriteti shëndetësor, pasuar nga Fieri me 2586 vetë dhe Durrësi me 1297 vetë. Përkundër kësaj, qarqet Dibër e Berat, të cilat gjatë kësaj periudhe kishin relativisht pak të sëmurë me COVID-19, shënuan rritje më të vogël të numrit të vdekjeve (respektivisht 35 dhe 42%)./BIRN

Ndodh në Shqipëri/ Grabitësit e armatosur vjedhin rrotën e djathit

Një çift të moshuarish kanë denoncuar vjedhjen e banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik në lagjen Nr.3 më 2 Mars 2021.

Bëhet fjalë për çiftin Tahir dhe Sabire Sulmina. Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë.

Ata thonë për emisionin “Stop” se grabitësit kanë marrë mbi 1300 Euro, bizhuteri me vlerë, rroba, ushqime madje dhe një rrotë djathi. Kamerat e shtëpisë kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për Covid dhe me kapuç, tjetri me maskë për Covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në çanta.

Çifti i të moshuarve tregon se grabitësit shkuan në banesën e tyre sapo ata ishin larguar. Sabire dhe Tahir Sulmina kanë frikë për jetën e tyre. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk guxon të dalë as në oborr. Ndërsa përmend një emër për të cilin dyshon se ka lidhje me grabitësit dhe sipas saj është personi që i informoi.

Sabire Sulmina: Më 2 mars unë rregullova bagëtitë e mia, gjelat e detit, pulat i futa brenda në kasolle, edhe një motor që kishte burri. Në orën 11:03 dolëm deri poshtë te rruga. I hipëm furgonit dhe ikëm. Na kanë vjedhur rrobat tona më të mira që kishim të dasmave, edhe na kanë vjedhur 1370 Euro plus një rrotë djath, 1 kg kafe, aparatet e diabetit, aparatet e tensionit. Nuk kanë lënë gjë këtu pa marrë.

Bizhuteritë m’i kanë marrë, dy palë vathë edhe 1 varëse. Ndihem e pambrojtur nga shteti, mua më duket sikur m’i ka sjellë shteti. Policia ha e pi birra nëpër klube me shokët e atyre që janë lekista, unë s’kam lekë t’u jap, unë jam e sëmurë për veten time. Unë kam frikë të rri në shtëpinë time, kam mall të dal në oborr, kam mall për atë Zot të dal në oborr, kam mall të shoh Diellin, por rrimë brenda në shtëpi, na marrin fëmijët 3-4 herë në ditë në telefon.

Tahir Sulmina: Unë nuk e njoh. Njëri është i dukshëm se nuk ka maskë. Njëri është shumë i dukshëm dhe shumë i pashëm. Shteti mund ta nxjerri.

Sabire SulminaAta janë në lagje, kalamajtë e lagjes tonë janë, po janë të rritur nga 25-30 vjeç. Janë të gjithë të lagjes, hajdutë kanë qenë më përpara. I ka studiuar lëvizjet, se unë pata njeriun 11 ditë këtu, Fadil Barjamin. Edhe atë ditë Fadil Bajramit i kam thënë do ikim në Elbasan për të thyer lekët.  Kur ne ikëm, ka ardhur ai këtu, s’na ka gjetur neve… ai është më bashkëpunuesi me ata. Ai e di shtëpinë time, ku është luga e ku është piruni. Ky, atë që mendoj unë atë me pistoletë, e ka nip. E mora atë e fiku telefonin, vajti policia e gjeti me telefon fikur. Ai iku s’u duk më këtu.  

Ankesa e të moshuarve është se Policia e Cërrikut veproi vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja, dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion se në cfarë faze është hetimi i kësaj çështje. /tvklan

Vrasja e Everest Çakës/ Avokati Vishaj lëshon BOMBËN: U bë nga Forca Speciale, këto janë këmbana alarmi

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Vishaj tha se vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

Më tej, ai shton se vrasjet janë këmbana alarmi për sigurinë në vend, duke mos i kursyer akuzat për kryepolicin, Ardi Veliu.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin. Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi. Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati.

Skandal/ Policia lë makinën hapur, i riu bën video për “tik-tok”

Vetëm pak kohë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ku një i mitur teksa përpiqej që të bënte video për rrjetin sociale “Tik Tok” humbi jetën tragjikisht duke mbetur i varur në një godinë pranë banesës së tij.

Ky rrjet social është kthyer në një “fiksim” për rininë shqiptare, ku për tu dukur sa më interesant bëjnë video nga më ekstremet.  Së fundmi palë me këto të rinj duket se është bërë edhe policia e Shtetit.

Bëhet fjalë për një patrullë policie në Bulqizë, ku efektivët kanë lënë makinën hapur në rrugë. Duke përfituar nga papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e efektivëve të policisë disa të rinj e kanë shfrytëzuar makinën në pronësi të shtetit për të bërë video për “Tik Tok”. Më pas video e postuar në rrjetet sociale ka marrë mijëra shikime ku në pah nxirret paaftësia e policisë për të ruajtur mjetet e punës.  Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon.

Nis kolaudimi, afati i ri për mjetet që iu skadon kontrolli! Si do menaxhohet fluksi i automjeteve

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se brenda muajit maj do të fillojnë kolaudimet. Ai tha se për personat që afati u ka skaduar në fillim të këtij viti certifikata rinovohet automatikisht edhe 12 muaj.

Pra, makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim. Ndryshimet e fundit parashikojnë që mjetet e reja do të kolaudohen pas tre viteve nga targimi i parë, ndërsa të përdorurat njëherë në dy vite.

Për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe theksoi se rezervimi për kolaudimin do të kryhet përmes e-Albania-s dhe se paraprakisht duhet të jenë paguar taksat dhe siguracionet.

Kemi edhe një numër të madh mjetesh që janë rrëzuar vjet, këto nuk përfitojnë nga kjo shtesë, ata do të vijnë të paraqiten, do të ketë një njoftim, sistemi i ri i rezervimit do të jetë te E-Albania, do të jetë në llogarinë e secilit te “Makina Ime”.

Aty do të njoftohet kur është më mirë për ju të rezervohet do të ketë edhe disa opsione. Ky sistem nuk spekulohet më, ku mund të merrje 30 radhë dhe ti shisje te kolaudimi, pasi bazohet te databazë shtetërore dhe në adresën tuaj personale” tha ai./

Prodhimi i Bitcoin në Shqipëri/ Katërfishohet çmimi i pajisjeve prodhuese

Kartat grafike për kompjutera janë një nga pajisjet më të kërkuara të momentit në pikat ku tregtohen pajisjet kompjuterike. Por për çfarë përdoren?

Pjesa më e madhe e kërkesave janë për prodhimin e monedhave virtuale. Tregtuesit e këtyre pajisjeve tregojnë se ka pasur një kërkesë të vazhdueshme me një fluks të shtuar në 6-7 mujorin e fundit. Çmimet e tyre variojnë nga 2 deri në 4 mijë euro.

Me gjithë çmimin stratosferik që thuajse është katërfishuar sipas tyre gjatë kësaj periudhe, kërkesa për blerjen e tyre nuk po njeh rënie, një trend që po konstatohet edhe në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë hov zhvillimi i kriptovalutave në mënyrë të ligjshme ose jo.

Përveç kartave grafike, tregtuesit shpjegojnë se javët e fundit ka pasur një kërkesë të shtuar edhe për SSD dhe hardisqe, variante që kanë shumë hapësira në arkiva që përdoren po për prodhimin e monedhave dixhitale.

Përveç dyqaneve fizike, një brom kërkesash konstatohet edhe në dyqanet online. Me një kërkim të thjeshtë nëpër faqet online që shesin pajisje kompjuterike rezulton se për kartat grafike me vlerë nga 1 deri në 2 mijë euro nuk ka gjendje ose janë në sasi të pakta.
Edhe në dyqanet më të mëdha online në botë këto pajisje shoqërohen me mbishkrimin drejt fundit.

Fluksi i kërkesave për karta grafike e së fundmi për pajisje të tjera që përdoren për këtë qëllim ka bërë që të krijohet stok në dyqane për pjesën tjetër të pajisjeve që përdoren për lojëra apo shërbime të tjera.

Kjo së bashku me rastin e fundit të pak ditëve më parë ku një vrasje në kryeqytet veç autorit zbuloi edhe pajisjet e prodhimit të monedheva dixhitale janë një sinjal që “minierat e monedhave virtual” po funksionojnë edhe në Shqipëri.

Kjo e fundit ka tashmë një ligj të miratuar prej gati një viti që legjitimon përdorimin e tyre, por ende i paplotë për t’u zbatuar në mungesë të zbardhjes së akteve nënligjore që janë drejt finalizimit.

Aktualisht, vlera e monedhës virtuale më të njohur në botë Bitcoin ka arritur në 57 mijë dollarë. /TCH/