zoom

Day ArchiveTërmet i fortë në Korçë

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Vrasja tek “5 Maji”/ Policia e Tiranës del me njoftim zyrtar, përveç autorit, të arrestuar 4 të rinj të tjerë, procedim penal për një 23-vjeçar

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur dje pas orës 23:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qena. Policia ka arrestuar autorin e krimit, 28-vjeçarin Marius Dema si dhe 4 të rinj të tjerë. Ndërkohë është proceduar penalisht një 23-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ;

Erlin Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuliano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim Braild Aga, 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Pas vrasjes në Elbasan, plas arma edhe në Korçë! A do të shkojë Ardi Veliu në vendngjarje?

Korçë – Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosuri është  Marsel Rusi, rreth 33 vjeç.

Sipas policisë rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, 33-vjeçari ka shkuar për ndihmë mjekësore i dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Marsel Rusi, mund të jetë vetëplagosur. Ndërkohë nuk dihet nëse Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu do të niset për inspektim edhe në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/ 

 

Ekzekutimi i 41-vjeçarit Everest Caka, gjendet një “Benz” i djegur në Kavajë

Pak minuta pas ekzekutimit të 41-vjeçarit Everest Caka, gjendet një automjet i djegur në Kavajë.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, i cili mendohet se eshtë përdorur nga autori/ët e vrasjes së Cakës në Elbasan.

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri 41vjeçari Everest Caka, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij Silvana Caka, e cila mbeti e plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ Zbulohet fotoja e çiftit, i ekzekutuari në atentatin e Elbasanit bashkë me gruan që mbeti e plagosur

Eshtë publikuar foto e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan. Në foto janë Everest Çaka i cili sot u ekzekutua bashkë me gruan e tij, Silvana Çaka e cila mbeti e plagosur në dorë. Ata udhëtonin në të njëjtin automjet.

Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010, pasi vëllai i këtij të fundit i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020 Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

3 vrasje në 24 orë/ Ardi Veliu, një spektator në krye të policisë teksa bandat përgjakin rrugët

Tre persona u vranë brenda dy ditëve në Vlorë, Tiranë e Elbasan. Krimi po e përgjak vendin përditë përballë një policie që nuk e ka më situatën nën kontroll.

Pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në Vlorë një ditë më parë, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj, një tjetër vrasje tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme ku humbi jetën Mehmet Qema nga Hasi.

Ende pa u zbardhur dy vrasjet e para, arma kërciti sërish në Elbasanin e trazuar prej vitesh. I vrarë mbeti Everest Çakaj.

Përveç ngjarjes së Tiranë ku autori dorëzua pasi vrau aksidentalisht shokun e tij, për dy ngjarjet e tjera policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu u pa sonte në vendin e krimit në Elbasan, njësoj si në përplasjen e pak javëve më parë po në këtë qytet, njësoj si kofini pas të vjelit.
Ashtu siç jo rrallë herë edhe vetë kreu i policisë Ardi Veliu e përmend në konferencat e “fryra” për mediat ku goditen grupe kriminale kryesisht me indicie ndërkombëtare, detyra e policisë dhe e një drejtuesi policie është që të ngrejë struktura për parandalimin e krimit dhe jo të numëroj viktimat, siç po ndodh në të vërtetë në këtë realitet të hidhur në vendin tonë.

Që nga fillimi i këtij viti janë kryer 19 vrasje, ose thënë ndryshe një vrasje në javë, nga më të bujshmet, si eliminimi i Shkëlzen Kastrati në Fier më 1 shkurt, Behar Sofia në Tiranë më 25 shkurt, Bardhok Pllanaj në Shkodër më 4 prill, Pjerin Xhuvani në Elbasan më 21 prill, Bledar Birçaj në Vlorë, e së fundmi Everest Çakaj në Elbasan.

Nuk janë vetëm jetë të humbura, por edhe një sagë hakmarrjesh e grupeve kriminale që po bëjnë ligjin në vend përballë një policie sa të pafuqishme aq edhe të paaftë për të vënë rendin duke parandaluar krimet e rënda.

Shumë vrasje tipike mafioze janë të pazbardhura, ndërsa policia ka mbetur vetëm të numërojë viktimat për statistikë.

Nën drejtimin e Ardi Veliut policia po e humbet përditë betejën me krimin.
Nga një organizatë me ekspertë të antikrimit, ajo është shndërruar në policinë më të politizuar në Shqipërinë post-komuniste, aq sa policët me uniformë apo civilë janë disa herë më të zellshëm të ndjekin rrugicë më rrugicë të rinjtë që protestonin për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Klodian Rasha nga një polic, sesa në ndjekje të kriminelëve.
Me Ardi Veliun, kjo polici është më agresive me protestuesit partiakë sesa me “të fortët” që shpërfillin ligjin apo që u drejtojnë armët, siç ndodhi në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Ai u vra para syve të krerëve më të lartë të policisë së këtij qyteti teksa Kelment Xhaferraj i vuri armën në kokë nëndrejtorit të policisë dhe asnjē nga 12 policët e tjerë të pranishëm nuk reagoi.
Asnjëri nuk shkrepi asnjë plumb.
Ardi Veliu u paraqit në Elbasan sërish duke numëruar të vrarët, madje, i zënë ngusht nga gazetarët që po i vinin në dukje sjelljen skandaloze të policëve të tij, gënjeu publikisht.
Është e tepërt të presësh që policia të sillet me krimin ndryshe nga shefi i saj.
Për ta kuptuar këtë, mjafton të rikujtojmë skandalin në shoqërimin e Eskobarit të Ballkanit, Klemend Balili.
Edhe pse trafikanti më i kërkuar në Ballkan, Balili u trajtua nga Ardi Veliu si mik.
Ky është degradimi më i madh që i është bërë ndonjëherë policisë së shtetit, për shkak se ajo nuk drejtohet më nga profesionistët, por nga militantë partiakë që nuk kanë as gradat e duhura për postet që mbajnë, njësoj si kreu i kupolës së saj dhe që përballë grupeve kriminale që po përgjakin rrugët e lagjet tona sillen si spektatorë /Zoom.al

Ekzekutimi 41-vjeçarit në Elbasan/ Disa vite më parë viktimës iu vra vëllai në Barcelonë e kushëriri në Belgjikë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e  Everest Çaka, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe gruaja e tij, Silvana Çaka. Kjo e fundit ndodhet në spital, pasi ka marrë një plumb në dorë.

Everest Çaka është djali i tezes së Arjan Spahiut ekzekutuar në nëntor në Molembeek të Belgjikës. Spahiu ka qenë autor i dyshuar i vrasjes së Gëzim Alikajt, disa vite më parë

Kujtojmë se disa vite më parë po në një atentat në Barcelonë ka humbur edhe vëllanë. 38-vjeçari nga Elbasani u qëllua në zonën e njohur Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend, mbrëmjen e 27 nëntorit 2020.

Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë. I ndjeri ishte arrestuar 10 vjet më parë, pasi akuzohej për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan.

Sipas mediave belge 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në këtë vend, shkruan Panorama.

Në vendin e ngjarjes, Prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, reagon policia: U plagos edhe bashkëshortja e viktimës

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi Everest Çaka, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S. Çaka., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve

Emri/ Kush është viktima që u ekzekutua sot në Elbasan, plagoset edhe gruaja e tij

Everest Çaka është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime për Zoom.al bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij e cila ishte së bashku me viktimën në makinë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ku edhe po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e vrasjes.

Mësohet se viktima është qëlluar me breshëri arme ndërsa ishte brenda makinës. Dyshohet se ekzekutimi i të riut ka ardhur për hakmarrje që lidhen me të shkuarën e viktimës.

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, vritet një person

Everest Çaka është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ku edhe po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e vrasjes.

Mësohet se viktima është qëlluar me breshëri arme ndërsa ishte brenda makinës së tij. Dyshohet se ekzekutimi i të riut ka ardhur për hakmarrje që lidhen me të shkuarën e viktimës.