Aplikacion
Në vrasja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në rrugën “5 Maj”,
Sipas policisë rreth orës 23:15 në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë ShqipërisëSi pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur ‘zgjidhjen’ për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.
Skandali u publikua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.Biseda:
Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?
Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?
Fiksi: Po
Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?
Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.
Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..
Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.
Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.
Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.
Farmacistja: Emër dhe mbiemër.
Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.
Farmacistja: F…
Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?
Farmacistja: Po
Fiksi: Sa bënte kjo?
Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.
Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.
Farmacistja: Kalofsh mirë!/ TCH
Mashtrimi 2 miliardë, Hoxha: 10 mijë euro shpërblim për turkun në ShqipëriGazetari Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje lidhur me 27-vjeçarin turk Faruk Fatih Ozer, i cili kërkohet në Shqipëri pasi është përfshirë në mashtrimin e kriptomonedhave me vlerë 2 miliardë dollarë. Hoxha tha se tashmë është vendosur një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që do të japë informacion lidhur me vendndodhjen e Ozer.
“Nëse në Turqi ka bërë një mashtrim gjigand, në Shqipëri është në kërkim, i ndihmuar nga persona të tretë. Sot është vënë një shpërblim. Duke patur parasysh qe nuk ka rrezikshmëri publike, vlera e shpërblimit është 10 mijë euro. Ai ka ikur nga Turqia, një ditë pasi ka mbyllur kompaninë. Jam interesuar a ka qenë pjesë e organizatës ndërkombëtare të bitcoin apo ka bërë një kompani të vetën. Më rezulton që ai ka krijuar një monedhë të vetën dhe nuk është përfshirë neë bitcoin dhe ka thithur 392 mijë klientë”, tha Hoxha.
Gazetari u shpreh se turku ka patur lidhje në Shqipëri dhe për gjetjen e tij janë gjurmuar 7 baza në Tiranë.
“Është gjurmuar në 7 baza në Tiranë, ku rezulton se kishte qenë i pranishëm. Nuk leëviz shumë pasi strehohet në bazë tëe sigurt. Ai është akoma në Shqipëri. Ishte në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe ka një informacion tjetër, që është në Tiranë. Janë 4 oficerë turq në Shqipëri, është përfshirë edhe BKH bashkë me specialistë të Policisë së Shtetit. Nuk është personazh që evidentohet kollaj”, tha Hoxha.
“Ja kur do të rivlerësojmë lehtësimin e masave”, Manastirliu: Synojmë 1 milion vaksinime brenda qershoritMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Opinion duke folur për procesin e vaksinimit tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor.
“Ditën e parë të vaksinimit masiv unë e mas me datë 28 Mars kur kemi filluar vaksinimin masiv sepse ai konsiderohet si fillimi i fushatës së vaksinimit masiv. Dhe aty më pas futemi në ritemet reale të vaksinimit ku janë mbi 10 mijë në ditë që ne vaksinojmë. Dhe me këto ritme ne vaksinojmë mbi 300 mijë në muaj. Ne synojmë që të arrijmë objektivin 1 milion vaksinime brenda muajti qershor”, tha Manastirliu.
Duke folur për lehtësimin e masave, Manastirliu tha: “Do të bëjmë një rivlerësim të masave në fund të muajit maj dhe nëse do të jemi në këto trende besoj do të kemi lajme të mira”./tvklan.al
Çfarë po ndodh? Fatjoni dhe Tea nisin romancë sëbashku?Të papriturat nuk kanë të ndalur nga konkurentët e “Për’puthen”. Por jashtë duket se gjërat kanë ndryshuar.
Ish-protagonistja e programit “Për’puthen”, Tea Trifoni, vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në showbiz, edhe pse nuk është më pjesë e emisionit.
Të fundit që na befasua janë Tea dhe Fationi, të cilët nuk njihen për ndonjë afërsi sa ishin brenda programit.
Dy nga konkurentët më të përfolur kanë shkëmbyer komente me zemra në një fotografi të Teas në “Instagram”.
Kaq mjaftoi dhe fansat filluan menjëherë aludímet për një lídhje të mundshme mes tyre.
Kujtojmë se Tea doli e “përputhur” me Andin nga programi, por pas daljes ajo konfirmoi lídhjen me ish-konkurentin tjetër Beartin, lídhje kjo shumë dinamike por që zgjati pak.
Në anën tjetër kemi Fationin njërin nga djemt me më së shumti takime me vajzat brenda por që braktisi programin pa u “përputhur” me njërën nga vajzat.
A do të jetë Manastirliu sërish ministre në qeverinë e re të Ramës?Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” ku foli rreth situatës së pandemisë në vendin tonë dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë sezonit turistik.
Ministrja u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të jetë sërish ministre e Shëndetësisë në qeverinë e re të Ramës pas fitimit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Manastirliu tha se ky vendim i takon kryeministrit ndërsa u shpreh se është e dedikuar që të çojë deri në fund përgjegjësinë që ka.
Blendi Fevziu: A keni biseduar dhe a do jeni sërish ministre e shëndetësisë në qeverinë e re Rama?
Ogerta Manastirliu: Kjo është vendimmarrje e kryeministrit.
Blendi Fevziu: Prandaj ju pyeta a keni biseduar me të.
Ogerta Manastirliu: Unë jam e dedikuar dhe fokusuar atë çoj deri në fund përgjegjësinë që kam sepse qeveria është deri në muajin Shtator. Vijon të ushtrojë funksionet e veta. Ne nuk kemi kohë për pushim, ky është një tagër që i takon kryeministrit për të zgjedhur qeverinë për të çuar përpara punët për aty ku ne duam ta shohim Shqipërinë në majë.
Blendi Fevziu: Ju do të donit të ishit sërish në të njëjtin vend?
Ogerta Manastirliu: Të punosh për vendin tënd është një privilegj, është një nder, është përgjegjësi e madhe kudo që të kërkohet angazhimi im, unë do të jem…
Blendi Fevziu: Të punosh për vendin jo vetëm ministre…
Ogerta Manastirliu: Unë flas të punosh për vendin. Nuk ka rëndësi ku je, por të punosh për vendin tënd dhe të bësh më të mirën që di për atë që të ngarkohet.
Dalin pamjet/ Atentati në Vlorë, momenti kur dy vrasësit dalin me armë në duar, shoqëruesi i 40-vjeçarit ikën i qetëVLORË– Dalin pamjet e para nga atentati i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në emisionin “Opinion”, makina ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga. Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.
Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin ka dalë qetësisht nga mjeti. Për vetëm një moment ka kthyer kokën pas, e më tej ka vijuar rrugën.
Denoncimi i Çlirim Gjatës: Burri i kandidates së Tom Doshit në Shkodër është dënuar për vrasje, ka plagosur dhe një polic!
Sekretari i Çështjeve Ligjore, pranë Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka bërë një denoncim të fortë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Gjata tha se kandidatja për deputete e PSD-së në Shkodër, Meri Merkiçi, kishte bashkëshortin e dënuar për vrasje.
Në fjalën e tij, Gjata tha se bashkëshorti i saj po ashtu ishte mik me një person që kishte marrë leje për të ndërtuar një resort në Velipojë.
“Mos harro një gjë kemi qindra prova dhe fakte. Nuk mbështetemi tek lidhja me bandat. Nuk do i lëmë pa përdorur procedurat. Jemi parti e qytetërimit. Kandidatja për deputete, Meri Merkiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 92 dhe plagosjen e një efektivi policie. Ky ka bashkëpunuar me një person që ka marrë vota nga qeveria. I kemi me emra dhe mbiemra. Ky person ka marrë leje si ndëtues strategjik në Velipojë. Ka marrë leje për ndërtimin e një restori. Miku i tij është bashkëshorti i kandidates së Tom Doshit. A e di sa ka të tilla?,”-tha ai.
11,700 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, Rama: Çdo javë do të vijnë vaksina, objektivi 1 mln vaksinimeKanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës 11,700 doza të tjera të vaksinës së prodhuar nga Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook. Sipas kreut të qeverisë, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 760 mijë vaksina.
Siç thuhet edhe në postim, kjo ngarkesë vaksinash vjen sipas kalendarit të lëvrimit që qeveria shqiptare ka siguruar.
Rama e vendosi të 5-tin në Berat për ‘ta hequr qafe’? Klosi zbulon mesazhin për kryeministrin
Renditjen i 5-ti në qarkun e Beratit, Blendi Klosi ka zbuluar se e ka kërkuar vetë personalisht, edhe pse në zgjedhjet e kaluara PS kishte marrë vetëm 4 mandate. Një gjë e tillë, Klosi tha se nuk ishte një taktikë e Ramës “për ta hequr qafe”, por një objektiv i tij personal për të arritur këtë rezultat.
“Arsyeja pse ne fituam është puna, ne punuam shumë që nga 2017 kur humba mandatin e pestë për disa qindra vota, që i shkuan LSI, kur të gjithë gëzonin në Tiranë atëherë, unë nuk shkova, edhe pse Rama foli mirë, por unë nuk ndjeja që arrita suksesin për të arritur 5 mandate në Berat. Unë e kërkova vetë që të isha i pestë, mendoja se donte një sakrificë shumë të madhe, jo se donte që unë të largohesha. Kishte ardhur koha që në Berat që të merrnin 5 mandate. Gara është shumë e bukur dhe me shumë emocion”, tha Klosi.