zoom

Day ArchiveRikthehet Milani i madh/ Fitore me gjak në Torino, Juventus me një këmbë jashtë Champions League

Milani i madh është rikthyer. Kuqezinjtë kanë shkërmoqur Juventusin në Torino duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-3, në një ndeshje që do të thotë shumë për një vend në Champions me kampionatin që është fituar nga Inter që prej javës së kaluar.

Brahim Diaz do të ishte autori i golit të parë në minutën e 45’, duke dërguar të tijtë në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Milani do të humbte penallti në minutën e 57 fillimisht, ku më pas do të shënonte me Rebic dhe Tomorrin në minutat e fundit të takimt.

Pas 35 javësh Juventus është në vend të pestë me 69 pikë ku para për një vend në Champions ka Napolin me 70 pikë, Atalantën dhe Milanin me 72 pikë.

Vlen të theksohet se Juventus në ndeshje direkte me të tre ekipet që ka para është në disavantazh.

Man.United fiton dhe shtyn festën e Man.City-t, “buzëqesh” dhe Everton!

Manchester United shtyn festën e titullit të Manchester City-t me të paktën edhe dy ditë. Djajtë e Kuq triumfuan me përmbysje 1-3 në Villa Park ndaj Aston Villas në një sfidë me dy tablo. Skuadra e Solskjaer e ngushtoi në 10 pikë diferencën me City-n kryesues 3 javë para fundit, por United ka për të rikuperuar edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Liverpool dhe për këtë arsye skuadra e Pep Guardiolës nuk mund të festojë ende. Bertrand Traore  i dha avantazhin Aston Villas pas 24 minutash lojë duke krijuar përshtypjen se United do ta kishte mendjen te sfida e së martës ndaj Liverpool, por nuk ishte kështu pasi në harkun e 4 minutave në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Solskjaer realizoi dy herë fillimisht me Bruno Fernandes me penallti në minutën e 52-të dhe më pas me Greenwood kaloi në epërsi Manchester United.

Për të vulosur dhe për të blinduar vendin e dytë të United në kampionat mendoi Edinson Cavani i cili konfirmoi momentin e mirë që po kalon duke shënuar golin e 1-3 dhe të 8-in për të në 7 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa League. Mori një fitore të rëndësishme në garën për një vend në kompeticionet europiane edhe Evertoni i Ancelottit që triumfoi 0-1 në sfidën direkte ndaj West Ham brenda në Londër. Fatet e takimit i vendosi një gol i Clavert-Lewin në minutën e 24-t. Everton që ka edhe një ndeshje më pak me këtë sukses u ngjit në vendin e 8-të në kuotën e 55 pikëve.

E reja rrëfen makthin: Çfarë ndodhi kur bashkëshorti zbuloi se ngela shtatzënë

Rezi, 25 vjeçarja nga qyteti i Kuçovës ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në tvklan, e cila ka treguar për periudhën më të errët të jetës së saj.

Ajo ka rrëfyer se u martua që në moshën 18 vjeç me një djalë, ku më pas martesa u kthye në një mankth për të.

Rezi: Pas një muaj e gjysmë ngela shtatzënë padashje dhe ndërkohë që ishte jashtë mitre. Nuk ishte funksionale ajo shtatzëni. Mos pranimi i bashkëshortit dhe i prindërve të tij, unë nuk munda të bëja dot abortin sepse dëshironin që fëmija e vetë të kishte familje. Pasi dola nga spital, shkoj tek shtëpia e ish-bashkëshortit dhe një ditë vendos të ndej rrobat në soletë. Humb ndjenjat tek shkallët dhe pasi zgjohem e gjej veten në dhomën time, në krevat. Nuk munda të kisha një mjekim, të pastrohesha sepse hemorragjia ime vazhdonte për ditë me radhë. Nuk e pata këtë përkujdesje, ditët kalonin dhe unë kisha shumë dhimbje, të bësh një abort është tmerrësisht e dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti çfarë qëndrimi mbante?

Rezi: Ishte gjithë kohës he se do e kalosh, hë se je e vogël, të është fiksuar.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ai u bind se ky abort duhej bërë?

Rezi: Edhe në momentin që kisha hemorragji, ai thoshte si ka bërë nëna ime, si ka bërë motra ime, si kanë bërë femrat dikur, kanë bërë shumë lindje dhe prapë janë të forta. Varet nga pjesa e imunitetit, nuk është e njëjtë për çdo njeri dhe çdo femër.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për datën 10 Maj, çfarë përfaqëson për ty?

Rezi: Në datën 10 Maj kam bërë dasmën time në ditëlindjen e vëllait tim.

Ardit Gjebrea: Pra ditëlindja e Gerit që ti ke ftuar sot është në datën 10 dhe dasmën e bërë në datën 10 për hir të vëllait tënd. Ke një marrëdhënie fantastike me të?

Rezi: Vetëm Zoti lart e di se sa e dua.

Ardit Gjebrea: Pas dasmës çfarë ndodhi?

Rezi: Kur bëra dasmën isha 4 muajshe e gjysmë shtatzënë me vajzën, Rean. Filluan keqkuptimet, debate, dhuna psikologjike dhe fizike.

Ardit Gjebrea: Ti ke treguar që bashkëshorti e donte djalë dhe kur mori vesh që ishte vajzë, filloi të mos kishte interes, e vërtetë?

Rezi: Nuk e donte, kur e kemi mësuar kemi qenë tek doktoresha dhe është larguar direkt nga dhoma që po bëja ekon. Më pas në 17 Shtator sjell në jetë Rean me vendosmërinë time, sepse nga muaji i tretë deri në muajin e nëntë kam qenë e shtruar në spital, kam dalë vetëm dy javët e dasmës dhe kam qëndruar në shtëpinë e prindërve të mi.

Ardit Gjebrea: Pse u ndave nga ish-bashkëshorti?

Rezi: Kanë qenë shumë arsye, dhuna, mospërputhja e karaktereve, derisa mësova që ish-bashkëshorti më tradhtonte. Nuk e kam parë me sytë e mi, por kam pasur fakte, prova dhe në momentin që e kam pyetur në fillim si çdokush e mohoi, por më pas tha që unë atë femër e dua. Kur e pyeta pse u martove me mua, tha që kam dhe unë të drejtën që të kem një familje. Fëmijën e mendove i thashë? Fëmija nuk ka ardhur me dëshirën time në jetë, thjesht se ma kërkoi mami. Këto ishin fjalët e tij. Më tha nëse më pranon kështu rri, nëse s’më pranon më tregoi derën.

Koronavirusi/ Një viktimë dhe 57 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Prej disa javësh situata e pandemisë në Shqipëri paraqitet qendrueshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore         57

Të shëruar në 24 orë      963

Të shtruar në spitale      107

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1,952

Testime totale             658,828

Raste pozitive             131,723

Raste të shëruara         117,089

Raste Aktive                 12,222

Humbje jete                  2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   10244

Shkodër     341

Fier        294

Korçë    234

Gjirokastër      245

Durrës  199

Vlorë    189

Elbasan    134

Lezhë   101

Berat    91

Dibër     85

Kukës     65

Koronavirusi në Itali/ 139 vikima dhe mbi 8 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus nga 226,006 testime të kryera për të dyshuar.

Sot vihet re një rënie e numrit të tëinfektuarve, krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 10,176 raste nga 338,436 teste.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.7%, nga 3% një ditë më parë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë raportuar 139 viktima.

Edhe numri i të vdekurve është ulur krahasuar me një ditë më parë ku u konfirmuan 224 viktima. Ndërkohë, ky është numri më i ulët që prej 25 tetorit.

Që nga filli i i pandemisë në Itali janë shënuar 122,833 viktima, ndërsa shërimet totale janë 3,604,523.

Rama: Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime kundër Covid-19

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 600 mijë vaksinime kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, thuhet në statusin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Në Shqipëri po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5. Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur javët e para të Janarit të këtij viti.

Pak ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zbuloi se janë rreth 100 mijë qytetarë në vend që i kanë marrë të dyja dozat.

Rastet e infeksioneve me COVID në Shqipëri ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 57 raste të reja me COVID ndërsa humbi jetën një 64-vjeçar nga Tirana.

U arrestua sot/ Historia e ‘skifterit’ të Sarandës, ka grabitur 3 kazino me pistoletë lodër (Foto-Emri)

Jorgo Kumaraku është 44-vjeçari i cili u arrestua sot pasi tentoi të grabiste një grua afër një bankomati, e cila është punonjëse në një agjenci sigurimesh.

Kumaraku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge.

Në vitin 2007 ai ka grabitur një kazino në Sarandë duke kërcënuar me pistoletë lodër punonjësen. Për këtë u dënua me 5 vite burg.

Një vit më vonë në burg atij iu gjet një celular, madje dha deklaratë të rreme sikur celularin e kishte futur një polic i paraburgimit në Sarandë. Ai u dënua me 6 muaj burg.

Në 2013 Kumaraku rikthehet për të grabitur sërish një kazino, po me skemën e vjetër. Edhe kësaj radhe pre ra një kazino në Sarandë, teksa Kumaraku kërcënoi dhe dhunoi punonjësen duke përdorur edhe pistoletë lodër.

Një ditë pas kësaj ngjarje, Kumaraku grabit një tjetër kazino tek ‘’Ura e Lumit’’ në Gjirokastër. Për këtë të fundit u dënua me 6 vite burg. Ai është dënuar më parë edhe në Greqi për trafik droge.

 

Obama i përlotur: I thamë lamtumirë shokut tonë më të mirë

Barack dhe Michelle Obama kanë dhënë lajmin e ngordhjes së qenushit të familjes.

Bo ka humbur betejën me kancerin në moshën 12-vjeçare dhe ishte qenushi i familjes i cili u bë i njohur edhe për publikun gjatë presidencës së Obama-s.

“Kjo pasdite qe e vështirë për familjen tonë. I thamë lamtumirë shokut tonë më të mirë, Bo, pas një beteje me kancerin. Në fushatën zgjedhore të 2008-ës i premtuam vajzave që do merrnim një qenush pas zgjedhjeve. Asokohe, Bo do të ishte shoqërues i vajzave. Nuk e kishim idenë që do merrte kaq shumë rëndësi për ne”, ka shkruar Michelle në njoftimin e bërë në ‘Twitter’.

Aksident në Tiranë, makina përplas 10-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një automjet ka përplasur fëmijën 10 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ teksa fëmija është dërguar në spital.

Sipas Policisë, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në rrugën ‘3 Dëshmorët’, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sassuolo mposht Genoan në transfertë, Conference League më pranë

Sassuolo është shumë pranë sigurimit të një bilete për edicionin e ardhshëm të Conference League, kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA për klubet europiane.

Skuadra nga Emilia-Romagna ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e “Marassit” ndaj Genoas dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 7 të renditjes, duke parakaluar Romën, me të cilën do të garojë deri në fund për një vend në Conference League.

Sulmuesi i talentuar Giacomo Raspadori zhbllokoi sfidën në minutën e 14’, ndërsa në të 28-ën Genoa riktheu baraspeshën me Zajc, por goli u anulua për një faull në nisje të aksionit, duke shkaktuar edhe protesta të ashpra të vendasve.

Në momentin më të mirë të kuqebluve, Sassuolo mbylli llogaritë, duke shënuar edhe golin e dytë me anë të kapitenit Domenico Berardi, pasi goli i Zappacostës në minutën e 85-të shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë tre pikësh Sassuolo hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, ndërsa nga ana tjetër Genoa do të duhet të djersijë ende shumë për të siguruar mbijetesën, pasi mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes dhe në tre javët e ardhshme nuk ka kalendar komod.