Aplikacion
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të Tiranës. Një automjet ka përplasur një kalimtar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Ndonjëherë mendoj se po vdes”! Kendall Jenner tregon problemet e saj me ankthinNë një seri të re me katër pjesë për Vogue US, Kendall Jenner iu hap publikut për problemet e saj të shëndetit mendor, duke folur për vuajtjen nga ankthi.
Gjatë diskutimit me Dr. Ramani Durvasula në episodin e parë të serisë, me titull “Open Minded: Understanding Anxiety”, supermodelja foli për luftën e saj kundër ankthit dhe panikut.
25-vjeçarja Kendall, ka qenë në qendër të vëmendjes që në moshë shumë të re. Edhe pse është një nga modelet më të famshme në botë dhe sepse ka qenë gjithmonë protagoniste e shfaqjeve reality me familjen e saj, asgjë nga këto duket se nuk e ka mbrojtur shëndetin e saj mendor.
“Më kujtohet kur isha shumë e re do të thosha rreth 8, 9, 10 vjeç. Më merrej fryma dhe i drejtohesha nënës për ndihmë. Më pas kuptova që ishin sulme ankthi”, rrëfeu modelja.
Kendall vuri në dukje se ndërsa rritej dhe bëhej më e famshme, shëndeti i saj u përkeqësua:
“Unë mendoj se të qenit i mbingarkuar me punë dhe gjendja në këtë situatë që jam tani është pjesë e asaj që e ka bërë ankthin tim shumë shpesh një problem jashtë kontrollit.”
Ndërsa bisedonte me Dr. Durvasula, Kendall Jenner shpjegoi se si ankthi i saj ndonjëherë merr simptoma fizike gjithashtu:
“Ka raste kur ndihem sikur kam nevojë të shtrohem në spital, sepse mendoj se zemra ime po pushon dhe nuk mund të marr frymë dhe kam nevojë për dikë që të më ndihmojë. Ndonjëherë mendoj se do të vdes “.
Modelja vazhdoi duke thënë se pavarësisht privilegjit të madh me të cilin u rrit, ajo nuk ndihet gjithmonë e lumtur:
“Unë kurrë nuk do të ulem këtu dhe të them se nuk jam me fat. E di që kam një mënyrë jetese të jashtëzakonshme dhe shumë të privilegjuar. Por ndonjëherë ndjehem vërtet e trishtuar ”.
Dhe duke parashikuar kritikat e atyre që komentojnë duke pyetur se për çfarë mund të shqetësohet Kendall Jenner, ajo përgjigjet:
“Në fund të ditës, unë jam gjithashtu një qenie njerëzore si të gjithë të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë ka ose nuk ka. Nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat dhe emocionet e jetës reale”.
Memushaj dhe Ajeti zbresin në Serinë CLedian Memushaj dhe Arlind Ajeti do të luajnë sezonin e ardhshëm në Serinë C, pasi ekipet e tyre, Pescara dhe Reggiana ranë matematikisht nga kategoria.
Pescara humbi 3-0 ndaj Cremonese në transfertë, ndërsa Reggiana u mposht nga SPAL 2-1.
Këto humbje bënë që ekipet e lojtarëve të kombëtares sonë mos të kenë më shpresa mbijetese.
Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen banorët! Zona pushtohet nga shtëllunga tymiPasditen e sotme ka shpërthyer vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si nga shpërthimi janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi.
Sipas raportimeve, shpërthimi i vullkanit ka vendosur në rrezik jetën e banorëve në qytetin Karo.
Shpërthimi i parë, që ishte dhe më i fuqishmi është shoqëruar me 15 shpërthime të tjera.
Armen Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani.
Sipas tij, autoritetet duhet të këshillojnë njerëzit të braktisin shtëpitë, e të paktën, të qëndrojnë rreth 5 kilometra larg vendit ku ndodhet vullkani. Sinabung është 2.600 metra i lartë.
Pas 400 vitesh qetësi, ajo u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010, dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.
Kjo është aktorja shqiptare që po korr sukses në SHBAAna Golja, aktorja shqiptare është një ndër më të mirat në SHBA. Së fundmi, ajo ka treguar eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta në një intervistë për emisionin “Rudina”. Bukuroshja, e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.
“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.
Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, u shpreh ajo.
Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.
Kujtojmë se para tre vitesh, aktori i njohur Viktor Zhusti si dhe ylli ndërkombëtar, aktorja shqiptaro-kanadeze Ana Golja pranuan ftesën e produksionit për të prezantuar përgjatë tre netëve Festivalin e Këngës në RTSH. Dyshen simpatike nuk e pamë në skenë duke aktruar, por duke përcjellë tek publiku një tjetër lloj emocioni.
Askush nuk e priste! Princi deklarohet vetëm për Aristelën në programNë puntatën e transmetuar ditën e sotme u realizua takimi mes Aristelës dhe Princit, ku ky i fundit u deklarua se ishte në program vetëm për konkurrenten.
Ndërsa dyshja po shikonin një film në “led wall”, gjthçka u ndërpre pasi u shfaq Princi në ekran.
“Që nga takimet e para që kemi bërë bashkë, kam kuptuar që nuk e shoh veten me asnjë nga vajzat e tjera aty. Kohët e fundit e kam vërtetuar këtë gjë dhe doja të të thoja se që sot e tutje jam vetëm për ty aty. Jo se nuk kam qenë, por besoj e kam vërtetuar edhe me vepra. Nuk do të doja asgjë tjetër, por vetëm të më vërtetoje pëlqimin tënd”, i tha Princi dhe kjo u pasua me një përqafim të ngrohtë mes tyre, por Aristela nuk ia ka kthyer duke kërkuar kohë për ta njohur më shumë.
Princi: Kam dyshimet e mia që dua të më hiqen pasi nuk e di nëse ke diçka me Blerimin apo po e bën për të më bërë mua xheloz. Nuk e shikoj dot veten me asnjë tjetër aty në emision, prandaj aty jam vetëm për ty. Dua që të kthehesh e të më përqafosh.
Aristela: Më pëlqeu shumë, nuk do bëja kurrë diçka për hatër të publikut. Në lidhje me blerimin nuk ka pasur asnjë gjë, veç aparencës. Ai është dyshim kot,
Princi: S’dua që të dalësh më me askënd tjetër.
Aristela: Në rregull.
Princi: Kam një dyshim por do të hiqet me kalimin e kohës.
Aristela: E vlerësoj, më pëlqen si deklaratë por jam duke e njohur, nuk dua të deklarohem. Momentalisht jam e fokusuar te Princi.
Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi në “Bardh a Zi” në ABC se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se Basha e ka mbaruar ciklin e liderit dhe nuk mund të bëhet më një i tillë, ndërsa shtoi se tashmë vendi rrezikon të mbetet me një opozitë formale që nuk do të bëhet dot alternativë qeverisëse.
Ndalur te raporti me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe lidhja me qëndrimet e tij, Nishani u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me të as para dhe as pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Basha e ka mbaruar ciklin e liderit. Nuk bëhet më lider i Partisë Demokratike. Është logjikë më shumë se filozofi. Është edhe histori. Lider lind nuk bëhesh. Qëllimi kryesor është se çfarë do bëhet me opozitën. Shqipëria është para rrezikut që të ketë një opozitë formale. Një rrezik më i madh se ai që kishim para 25 prillit. Nuk do të jetë alternativë qeverisëse. Deri para 25 prillit kishte një aksion dhe një besim.
Unë gjithçka që kam shprehur këto ditë edhe sot janë mendimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër. Sa i takon Berishës nuk kam pasur asnjë kontakt me të as para dhe as pas 25 prillit. Berisha ka qenë shumë i qartë. Ai ka vënë një standard që humbi zgjedhjet dhe iku. Kur e kanë pyetur ka thënë se unë e kam vendosur standardin.
Sot ka një tension të jashtëzakonshëm në PD. Kush nuk e njeh këtë situatës është jashtë realitetit., Njerëzit janë të zhgënjyer dhe duan të shikojnë një dritë që tregon rrugën ku duhet të ecim. Hapi i parë është largimi i Lulzim Bashës.
Në 2017 u tha e njëjta gjë që po thuhet tani. Pas katër vitesh do themi të njëjta gjëra? Kush do e zëvendësojë Bashën është problem dytësor dhe tretësor. Unë vetë nuk do kandidoj. Të bien rehat ata që kanë frikë. Problemi është që kryetari të mos jetë si zoti Basha. Kam pirë kafe me zotin Basha. Modeli politik i zotit Basha të krijojë një hapësirë ndryshe”, deklaroi Nishani.
Tragjedi e dyfishtë/ Nëna pëson atak kardiak, mbyt beben e porsalindur teksa i jepte gjiNje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një nënë ka shtypur për vdekje beben e saj të sapolindur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se nëna ka rënë sipër foshnjës, pasi humbi ndjenjat teksa po i jepte gji.
30-vjeçarja Mariana Ojeda, e cila vuante nga tensioni i lartë, humbi ndjenjat dhe nuk u zgjua më. Ajo humbi jetën së bashku me vajzën e saj të vogël.
Mësohet se autopsia e dy viktimave tragjike është ende duke u zhvilluar edhe pse hetimet nuk tregonin shenja dhune.
Besohet se nëna ka vdekur nga një atak i hipertensionit, duke rënë e shtypur për vdekje te bijën, të cilën po e ushqente me gji.
Kapen mat 2 shkodranët! Fshihnin mijëra fara kanabisi në Land RoverPolicia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin drejt zonës së Dukagjinit rreth 4000 fara kanabis sativa.
Burimet për abcnews.al bëjnë me dije se në mjetin tip “Land Rover”, ku ishin duke udhëtuar dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë gjetur 4000 fara të bimëve narkotike të paketuara në kutia me një vlerë të konsiderueshme monetare.
Ndër të tjera mësohet se farat e kanabisit dyshohet se po të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje, me qellim kultivimin e lëndës narkotike. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.
“Rrethohet” Saranda! Grabitja pak minuta më parë, flet kambisti i dhunuarPolicia e Sarandës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë të kambistit Ibrahim Didani, pak më parë në lagjen nr. 4 të këtij qyteti.
I moshuari ka thënë para policisë se autori kryesor që e ka goditur ka qenë një djalë rreth 25 vjeç, me flokë të prera shkurtër.
Ndërkohë, dëshmitarë okularë kanë thënë se nga pallati i Didanit, ku ndodhi ngjarja, kanë dalë duke vrapuar dy djem dhe një vajzë, të cilët janë larguar me vrap drejt rrugës së Portit Detar të Sarandës. Nga ana e saj, policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave rreth vendit të ngjarjes.