Aplikacion
Drejtuesi politik i PD në zgjedhjet e 25 prillit njëherësh kandidat i saj në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka zbardhur takimin e Bashës me drejtuesit politikë dhe ata të degëve.
Marku pranoi se zbardhja në media e lajmit se PD nuk njeh zgjedhjet ëhstë i vërtetë
I pyetur nga moderatori i emisionit ‘Opinion’ se a do të shkojë PD në parlament, Marku tha se ende nuk ka një vendim.
Pjesë nga diskutimi:
Fevziu: A është e vërtetë që keni vendosur të mos njihini zgjedhjet?
Marku: Ne nuk e njohim këtë prces.
Fevziu: Kjo do të thotë se nuk do shkoni në parlament?
Marku: Edhe drejt asaj mund të shkojmë. Por për këtë do marrim vendim. Por mund të hysh dhe në parlament dhe mos njohësh zgjedhjet.
Fevziu: Do hyni apo jo në parlament?
Marku: E para do bëj luftën. Nuk e di çfarë vendimi do merret. Por lufta bëhet në disa forma, në parlament, në gjykata tek ndëkrombëtarët. Kjo uk do të thotë që mos shkosh në parlament.
Marku: Ky parlament nuk meriton të njihet në gjykimin tim. Po të ishte për mua asnjë ushtet nuk ëhstë legjitim. Jemi në një pushtet totalisht jolegjitim.
Fevziu: Çfarë do të bëni, si do veproni?
Marku: Nëse të vjedhin zgjedhjet, kujtdo i lind e drejta e rezistencës sipas tij.
Fevziu: Kush janë zgjidhjet?
Marku: Zgjedhje të reja.
Fevziu: Flas për tani?
Marku: Të shkojnë në burg të gjithë këta, dhe të dorëojnë zgjehdjet.
Fevziu: A do shkojë në protesta PD?
Marku: Besoj se po.
Debat i ashpër Marku-Mazniku: Do ju nxjerrë populli me revoltë nga zyra, vjedhja juaj nuk do zgjasë shumëDrejtuesi politik i PD, Mark Marku në qarkun e Lezhës, dhe përfaqësuesi politik i PS, Arbër Mazniku kanë debatuar ashpër në emisionin ‘Opinion’.
Marku theksoi se PD nuk i njeh zgjedhjet e vjedhura, dhe shumë shpejt populli nuk do ta durojë më këtë pushtet dhe do t’i nxjerrë politikanët dhe qeveritarët nga zyrat.
Ndërsa mazniku theksoi zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullat dhe se qytetarët dhanë verdiktin e tyre.
Pjesë nga debati:
Marku: Këta është t’i nxjerrësh me dhunë me forcë nga zyrat, se po tallen me qytetarët. Ju jeni hajdutë
Mazniku: Populli e dha verdiktin.
Marku: Vidhni, vidhni, por do e shikoni se sa të gjatë do ta keni kohën e vjedhjes. Do ta shihni se sa të gjatë do ta keni vjedhjen.
A do të futet opozita në parlament? Ja çfarë thotë Duma
Ish-deputetja e PD-së Grida Duma është pyetur mbrëmjen e sotme në Open nëse opozita do të pranojë të futet në parlament në shtator.
Ajo nuk dha një përgjigje të qartë ndërsa u shpreh se parlamenti është një nga trajektoret e së gjithës.
Duma u shpreh se Parlamenti është një trajektore e të gjithës, që do e çojë Opozitën në zbardhjen e krimit elektoral.
“Për mua Parlamenti është një nga trajektoret e të gjithës. Parlamenti është një trajektore e të gjithës, që do na çojë në këtë rrugë”, tha Duma.
Largimi nga Kosova gjatë periudhës kur humbi autonominë ka qenë një ndër momentet më të vështira, të futbollistit Lorik Cana, i cili rrëfeu gjithçka në “Jashtë Loje”.
Nga fëmijëria e deri tek krijimi i familjes ne zbuluam pak më shumë nga jeta e tij private, në emisionin e Top News, të moderuar nga Sidorela Gjoni.
Sa i përket kohës më të vështirë që Loriku ka kaluar bashkë me fmailjen, ai zbulon:
“Patjetër që kemi qenë në një jetë refugjatësh, ku jemi larguar nga vendi jonë dhe nuk kemi pasur mundësi që të shkojmë dhe të krijojmë një jetë të re në një vend tjetër duke ndërtuar gjithçka nga zero, por familja jonë asnjëherë nuk na ka kursyer asgjë të gjerave kryesore në jetë.
Momenti që ishte kyç, kujtoj më shumë këto vitet, si shumë bashkëkombasit tanë nëpër Zvicër ose në Gjermani, nuk na u lejohej të ktheheshim në Kosovë dhe unë jam rritur gjatë gjithë kohës me prindërit e mi dhe kjo pjesa mos me pasë mundësi me u kthy me pa familjen tënde, për vite ishte e vështirë…”
Gjithashtu ai zbulon se babai i tij e ka këshilluar që dhuntitë që zotëron duhet t’ju marrë më të mirën.
Ermal Meta shkakton “tërmet” në Itali, del kundër tifozëve të Interit për festënErmal Meta shfryu në rrjetet sociale. Artisti shqiptar me famë në Itali kritikoi tubimin e djeshëm të tifozëve zikaltër në Milano, duke e krahasuar atë me ndalimet tepër të rrepta të vendosura ndaj këngëtarëve më 1 maj. Meta ka publikuar dy postime, një në Twitter dhe një në Instagram, të dy me një foto të festës së titullit të Interit.
Ja çfarë shkruajti kantautori Ermal Meta në Twitter, një tifoz i njohur i Napolit: “Ndihem i marrë për…” Këtu është mesazhi i plotë i shkruar prej tij: “Më 1 maj, ne nuk ishim në gjendje të merrnim teknikët tanë, pavarësisht nga të gjitha kontrollet. Dje, kur u ktheva në Milano, gjeta këtë pamje. E gjitha është shumë e turpshme dhe mendoj se nuk jam i vetmi me këtë ndjenjë të përjetuar nga udhëtimi në Milano”.
Sidoqoftë, këto janë fjalët e shkruara në një “story” në Instagram: “Më 1 maj asnjë artist nuk ishte në gjendje të merrte teknikët e vet për arsye të “sigurisë”. Ne të gjithë e pranuam atë rregull, pa diskutim. Por, ku janë institucionet, kur ato janë të nevojshme? Ose, a është e vërtetë që Italia është një Republikë e themeluar në futboll?”
Konferenca e parë ndërqeveritare pritej të mbahej në qershor, KE nuk e konfirmon
Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Europian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit.
“Ajo që mund t’iu them është se, siç e kemi përsëritur shpeshherë, presim me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është një pozicion shumë i qartë nga ana e Komisionit Europian”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian
Zëdhënësja bëri të ditur dhe hapat që duhen bërë që të niset me hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Që kjo të ndodhë, Këshilli duhet të dakordësohet për kornizën e negociatave, për të cilën Komisioni e ka dërguar shumë kohë më parë propozimin e tij. Ndaj jemi në këtë pikë, Komisioni Europian pret që presidenca të gjejë një kohë të përshtatshme për të mbajtur konferencën e parë sa më shpejt me të dyja shtetet”, vijoi ajo.
Në të njëjtën linjë edhe Gjermania, që nuk pranon ndarjen e Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit. Për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, “në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra”.
Zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/OHDIR për mbarëvajtjen e procesit pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë.
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.948 në 121.829 tamponë të kryer. Në shtetin fqinj shohim një ulje të personave pozitivë po ashtu edhe numri i tamponëve është ulur.
Ndërsa personat që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit janë 256 duke çuar në 121.433 numrin total të personave që kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë. Të shëruarit janë 13.038 persona.
Pacientët e shtruar në spital janë18.395 persona nga të cilët 2490 janë në terapi intensive.
LSI nxjerr videon nga KZAZ-ja: Kemi kallëzuar penalisht drejtoreshën e “Rilindjes”Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video sot për të treguar se çfarë ka ndodhur në KZAZ-në 31 gjatë numërimit të votave. Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho tha mbrëmjen e sotme se kjo video tregon qartë për shkeljen e ligjit dhe sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cënuar vullnetin e qytetarëve.
Ajo theksoi se LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin dhe se ditët në vijim do t’i paraqesin opinionit publik, “fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja”.
Deklarata e plotë e LSI
Përshëndetje!
Teksa kanë kaluar një javë nga masakra elektorale e 25 prillit dhe kur i gjithë opinion publik pret reagimin e institucioneve të drejtësisë asnjë prej tyre nuk ka reaguar.
LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një.
Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe 326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’.
Kjo video që është filmuar në KZAZ numër 31, tregon qartë për shkeljen e ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cënuar vullnetin e qytetarëve.
Organet ligjzbatuese të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral dhe të vënë zonjën në fjalë dhe këdo që ka cënuar ose deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë para përgjegjësisë penale.
LSI nuk do të ndalet deri në momentin që kushdo që ka cënuar votën e qytetarëve shqiptarë të përballet me drejtësinë dhe të shkojë prapa hekurave.
Në këto zgjedhje u pa qartë përdorimi i administratës publike dhe financave publike në funksion të blerjes së votës. Gjithashtu u pa sërish përdorimi i bandave të pushtetit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të çuar në vend vullnetin e votuesve shqiptarë.
Ditët në vijim do t’i paraqesim opinionit publik, fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja.
Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cënuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë.
Përballja e fortë Sindi-Arjan/ “Komentet e tua më kanë ndarë nga djemtë që më pëlqenin”Sot Për’Puthen ka sjellë një përballje të pazakontë që ndodh për herë të parë, mes analistit të programit dhe një konkurrenteje.
Për të gjithë tensionin e krijuar mes tyre, Arjan Konomi dhe Sindi janë përballur me njëri-tjetrin.
Sindi është shprehur se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre.
Pjesë nga debati i tyre:
Arjan: Ajo që doja të sqaroja është se duke vënë re heshtjen, moskomunikim, nuk më ka ardhur mirë, ne edhe komunikonim edhe të këshilloja, të thoja fol, ji më aktive dhe nuk dua që të mendosh se unë e kam personale me ty. ke hyrë që në nëntor dhe je sot në një pamundësi të një takimi me një djalë. Kjo në një farë mënyre pavarësisht të gjithave njeriu duhet të shikojë edhe pak tek vetja e tij dhe të dëgjojë, më vjen keq që më dëgjon kaq pak.
Sindi: Si fillim doja të të falënderoja që je ulur në një pozicion si unë. Ky është një moment që unë jam konkurrente ti je opinionist. Në lidhje me komunikimin ke thënë që janë kritika. Kanë qenë ofenduese, bullizuese dhe poshtëruese. Kritikat e tua kanë bërë që rrugëtimi im këtu në ndryshojë dhe të mos e mendoja aspak. Kritikat e tua kanë bërë që unë të shfaqem si personi më negativ këtu, që Murati të më largohet dhe Loko të largohet.
Arjan: Të gjitha prej meje?
Sindi: Dashje pa dashje e ke kthyer në personale.
Arjan: Nuk e kam personale, njeriu po nuk pa problemet tek vetja, ja ma hidh fajin mua se nuk ndodh asgjë, po nuk dëgjoi nuk ndryshon sjellje, me atë qëllim që ka ardhur lufton, qoftë për një punë, qoftë kur studion në universitet qoftë për të njohur një djalë.
Sindi: Sjellja ime është e paprecedentë sipas teje, por unë duhet të të them se sjellja ime është pasqyrë e sjelljes tënde, unë jam mësuar të jem e sinqertë. Do t’i kisha pranuar kritikat, por kur i ke kaluar në poshtëruese unë nuk do të pranoj asnjë kritikë.
Arjan: Unë u ula për të qenë i barabartë me ty. Të gjitha pavarësisht debateve të rënda pas emisionit dhe xhirimeve me të gjithë kemi një marrëdhënie miqësore jam person i thjeshtë dhe komunikues.
Sindi: Si duhet të jetë reagimi kur thua se ke 2 neurone në kokë?!
Arjan: Ti ke ardhur me një mendjemadhësi dhe e shpreh në mënyrë arrogante. Ke një të vetëndjerë aq të madhe që të çon në gabime. Nëse unë të kam qortuar kanë lidhje me përzgjedhje të djemve që ke bërë.
Sindi: I gjithë debati çdolloj debati që kemi bërë, ti më ke ofenduar. Kur këtu është hedhur taka e më tepër kur ka ardhur puna tek unë po.
Arjan: Ajo që më vjen keq tek ty është që s’më dëgjon. Ti ke dalë me djem në takime, disa janë djem të rregullt dhe pastaj janë një kategori tjetër më çapkënë.
Sindi: Komentet e tua nuk kanë qenë të tilla, nëse do të kishin qenë të tilla do të të kisha dëgjuar. Ti më ke ofenduar. në audicionet e par ke qenë ti dhe Bora kam thënë që Arjan Konomi meriton respektin e të gjithë konkurrentëve, por kam kuptuar se është ndryshe kur je publik. faljen time do ta kesh për çdo koment, por respektin tim s’do ta kesh kurrë.
Arjan: Kjo është një çështje e jotja.
E fundit/ Basha: Nuk do i njohim zgjedhjet! Ja çdo bëjmë javën tjetërPartia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se kjo deklarate ka ardhur nga Basha në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit.
“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.
Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor. Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.