Aplikacion
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun për blerje votash me anë të legalizimeve. Bardhi thotë se drejtuesja e shtabit elektoral, Laureta Omeri mblodhi të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Ballukut që t’i kryenin legalizimet para zgjedhjeve. Sipas tij, zyrat e Kadastrës u vendosën në dispozicion të Ballukut për legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.
Reagimi i plotë:
Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.
Faktet janë kokëforta:
Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.
Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.
Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.
Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!
Shqiptar kapet me 21 kg heroinë dhe mijëra euro, si e “tradhtoi” lëvizja e gabuarNjë shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Mësohet se shqiptari 48-vjeçar është kapur në Bergamo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në një apartament që hapej me çelësat që policia i gjeti 48-vjeçarit shqiptar, u gjetën 21 kg heroinë. Apartamenti ishte në Sardegna në Milano, ndërsa policia e zbuloi këtë të premte.
Sipas agjentëve të policisë, shqiptari bënte lëvizje të dyshimta me një furgon. Ata vendosën që ta kontrollojnë dhe në një ndërhyrje të beftë i kanë kapur një sasi prej 10 gram kokainë që e kishte fshehur poshtë këmbëve. Ai u justifikua se e kishte marrë për përdorim personal por më pas policia i gjeti edhe çelësat ku në apartamentin që kishte u gjet sasia e madhe e heroinës.
Po ashtu policia gjeti edhe 2.5 kg lëndë për mbështjelljen e drogës si dhe 5 mijë euro cash.
(EMRAT+FOTOT) Mes tyre 3 shqiptarët, shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në BritaniGjashtë shpërndarës droge janë dënuar me burg pasi shisnin kokainë në të gjithë jug-perëndimin e Britanisë.
Tre prej tyre, me origjinë nga Gloucester, morën dënime në total më shumë se 45 vjet. Hetimi që u përqendrua në Gloucester, Londër, Hampshire, Devon dhe West Midlands, çoi në sekuestrimin e 3 kilogramëve kokainë dhe 150 mijë paundëve cash.
Dy vëllezër, Luciano Giaquinto, 53 vjeç, nga Barton Street, Gloucester dhe Andrew Giaquinto, 58 vjeç, nga Overbury Road, Gloucester, po përdornin një rrjet kriminal shqiptar me qendër të Londrës për të blerë drogën.
Më 22 Prill 2020, oficerët e mbikëqyrjes vëzhguan se Luciano la adresën e tij në zonën Barton Street të Gloucester dhe u takua me një automjet që kishte udhëtuar nga Londra atë mëngjes. Drejtuesi i automjetit ishte Anesti Koreta, një ndërlidhës që punonte me rrjetin kriminal.
Detektivët më vonë zbuluan se Luciano kishte organizuar takimin përmes anëtarëve të tjerë të grupit shqiptar të krimit. Gjatë këtij takimi, Luciano mblodhi 1 kg kokainë, të cilën më vonë e hodhi në shtëpinë e vëllait të tij para se të shihej duke u larguar me një qese plastike që mbante 38,000 paund.
Kontrolli në shtëpinë e Andrew Giaquinto bëri që të arrestoheshin të dy vëllezërit. Pjesa më e madhe e kokainës ishte shpërndarë përreth shtëpisë ndërsa vëllezërit ishin përpjekur të hidhnin drogën në tualet.
Anesti Koreta, i moshës 42 vjeç, dhe nga Upton Road, Edmonton, u ndalua teksa udhëtonte përsëri drejt Londrës me mbi 38,000 paund në makinë. Të tre u akuzuan për komplot për të shpërndarë kokainë dhe u deklaruan fajtorë.
Hetimi identifikoi se Dhimitri Gjini, vjeç 41, nga Sandringham Road, Golders Green, e kishte dërguar Anesti Koretën të takohej me Lucianon.
Më 8 maj, oficerët e mbikëqyrjes ndoqën Gjinin dhe panë se si Uzair Kadodia u takua me të. Kadodia mbante një çantë në të cilën mbante 60 mijë paund.
Kadodia qëndroi për pak kohë në automjetin e Gjinit dhe më pas u largua me një çantë tjetër. Kadodia u ndalua ndërsa ishte gati të kthehej në shtëpi dhe kishte me vete 2 kg kokainë, të cilat i kishte futur në çantë.
Gjini u ndalua ndërsa ai u përpoq të largohej nga qarku, oficerët gjetën 60,000 paund në automjetin e tij. Detektivët identifikuan se Gjini dhe Koreta kishin punuar së bashku për disa kohë për të shpërndarë kokainë. Në total, 6 kg kokainë ishin shpërndarë gjatë pesë datave të ndryshme dhe arrinin në vlerën e 600 mijë paundëve.
Hetimet e mëtejshme identifikuan se Dashnor Pali kryente furnizimin me kokainë të vëllezërve Giaquinto si dhe të Kadodia.
Hetimet zbuluan se ai ishte deportuar pasi ishte dënuar në 2018 me pesë vjet burgim për furnizim me kokainë. Pali ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuara para skadimit të dënimit të tij dhe po përdorte një emër të rremë për të fshehur identitetin e tij.
Më 7 korrik 2020, oficerët arrestuan Palin, i cili rezultoi se kishte qenë mik me Lucianon disa muaj para se të nisnin biznesin për shpërndarjen e kokainës.
Pali, 34 vjeç dhe nga Highfield Road, Tipton, Birmingham u deklarua fajtor dhe u dënua me 7 vjet e katër muaj burg.
Gjini u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Bristol.
Luciano Giaquinto u burgos për shtatë vjet e shtatë muaj, ndërsa vëllait të tij Andrew iu dha shtatë vjet e gjashtë muaj.
Kadodia mori një dënim me burgim prej gjashtë vjet e 10 muaj. Koreta u dënua për pesë vjet e 11 muaj.
Salianji: Ja kur PD bën zgjedhje për kryetarin e riErvin Salianji i ftuar në “Radarti Informativ” në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.
Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.
Nga ana tjetër Ervin Salianji gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.
Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike.
Pjesë nga biseda në studio:
-Shpallja e fitores nga PD pas mbylljes së procesit të numërimit?
Salianji: Ka retorikë politike, por ka edhe fakte. Ne mendonim dhe mendoj sërish që fushata e mirë dhe ekipi më i mirë i PD-së do të tejkalonte me numër votash edhe kërcënimet. Por masiviteti i përdorimit të të gjitha aseteve, të burimeve shtetërore ka pasur një ndikim të madh në zgjedhje, sa i ka tejkaluar të gjitha.
Edhe sot mendoj që votat e PD-së dhe qytetarët shqiptarë janë masivisht më shumë për ndryshim se sa kanë votuar për PS. Edhe sot besoj që jemi shumicë, por vjedhja deformimi i vullnetit të zgjedhjeve solli këtë gjendje.
Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike është ende në procesin e marrjes së kamerave në kutitë e votimit për të vërtetuar dhe verifikuar vjedhjen masive.
“Faktet që do të gjenden nga kamerat apo fletët e pavlefshme janë të gjitha shkaqe që mund të bëjnë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe përsëritje në zona të caktuara”, tha Salianji.
-Do të shkoni në parlament?
Salianji: Ne jemi të mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësues të tyre. Ne do të jemi siç kemi qenë. Ne do të shkojmë tek ata dhe do të marrim vendime në kohën e duhur. Nuk kemi një vendimmarrje do të shkojmë apo jo në Parlament.
Salianji gjithashtu shtoi se sistemi zgjedhor është katastrofik për të shprehur vullnetin qytetar, po ashtu u shpreh se administrata publike është përdorur në forma të ndryshme.
-Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?
Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.
-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?
Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.
-Ju do të kandidoni?
Salianji: Jo. Nuk kam këtë ambicie.
SKANDALI/ Qeveria shpërndau 40 milionë euro në fshehtësi pak ditë para zgjedhjeveNë datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.
Ky i qytetares B.M. nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.
Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit. Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompesim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.
Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.
Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.
Këto dokumenta konfidenciale të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.
Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill. /Marrë nga MCN TV
Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten, 30.04.21. në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi,Seibert tha:
“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë por sa u përket spekulimeve që qarkullojnë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”
“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi: “I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. ”
Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.
Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës. Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se si bazë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel. /DW/
Pendohet bosi i Ndranghetas, bashkëpunon me drejtësinë, kishte afera kriminale edhe në ShqipëriBosi i mafies kalabreze Nicolino Grande Aracri, 62 vjeç, i konsideruar një nga krerët më të fuqishëm të mafies italiane, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane e për herë të parë një mafioz i një niveli të tillë pendohet e ka pranuar të rrëfej të vërtetat e Kupolës së Ndranghetas.
Emri i Nicolino Grande Aracri, i cili konsiderohet kryebosi i mafies kalabreze, dhe familjeve kryesore të saj Aracri e Grande Aracri është shfaqur në disa operacione antimafia të shtrira dhe në Shqipëri.
Rrëfimi i tij mund të tronditë sipërmarrjen e politikën italiane, por dhe atë shqiptare.
Për llogari të bosit mafioz e të familjeve që ai drejtonte, punonte sipërmarrësi italian Antonio Gallo, “princi” i Ndranghetas që në bashkëpunim me politikanë e sipërmarrës italianë kishin investuar në Shqipëri me qëllim riciklimin e parave të mafies kalabreze të përfituara nga afera kriminale.
Nicolino Grande Aracri i njohur me nofkën “profesori” apo “dora prej gome” (për shkak të një aksidenti që i shkaktoj humbjen e pjesshme të përdorimit të njërës dorë) është kapo i klanit mafioz Aracri e Grande Aracri, bosi i mafies kalabreze për pjesën veriore e qendrore të Kalabrisë.
Aktualisht ndodhet në burgun Opera të Milanos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje e aktivitet kriminal mafioz.
Ai ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë italiane e ka kërkuar të flas vetëm me prokurorin e Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri.
Rrëfimi i tij mund të trondis botën e politikës e sipërmarrjes italiane e jo vetëm.
Në ngritjen e aktivitetit mafioz , bosi i Ndranghetas është bazuar në rregullën se “nuk mund të mbijetoj pa mburojën e politikës”, Nicolino Grande Aracri kishte ndërtuar një rrjet profesionistësh që i shërbenin e kishte një mbrojtje institucionale që garantonte bizneset e tij të paligjshme, përfitimet në tendera e fonde publike, e kontrollin në mjaft sektorë të ekonomisë lokale.
Aferat e Nicolino Grande Aracri ishin shtrirë në rajonet e Emilia Romanjës, Lombardia,Veneto, Sicilia, Kalabria e përtej kufirit italian.
Operacioni “Basso profilo” i cili zbardhi një skemë investimesh mafioze të drejtuar nga sipërmarrësi Antioni Gallo, apo i njohur ndryshe “princi” i Ndranghetas i cili vepronte për llogari të klanit Grande Aracri.
Përmes përgjimeve të Antimafias italiane, u zbardh se i ashtuquajturi “Princi i Ndranghetas” kishte kryer investime në Shqipëri përmes kompanive që hapeshin e mbylleshin me prestanomi sipërmarrës shqiptarë, synonte të shtrihej në sektorin e ndërtimit e të shëndetësisë, duke përfituar nga njohjet me emra të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës e ministra të qeverisë shqiptare.
Mes emrave të përfshirë në këtë hetim janë dhe politikanë italianë si dhe një ish-europalamentarë e si verifikohet nga përgjimet e antimafies italiane, mafiozët italianë në kishin konsoliduara pozicionin e tyre në Tiranë falë miqësive e frekuentimeve me emra të rëndësishëm të institucioneve shqiptare.
Rrëfimet e kryebosit Nicolino Grande Aracri mund të zbardhin të vërteta të rëndësishme dhe për investimet e kryera në Shqipëri e për personat që bashkëpunuan në këtë afera kriminale.
Për llogari të klanit të familjes mafioze Grande Aracri vepronte dhe shqiptari i arrestuar më 2019 në Shqipëri, Bilbil Elezaj sot 54 vjeç, i dënuar në kuadër të operacionit Aemilia e i konsideruar krahu i djathtë e shoferi personal i bosit Antonio Gualtieri.
Ky operacion çoi në arrestimin e 240 personave e zbardhi shtrirjen e kontrollin e klanit ndranghetist Grande Aracri në territorin e Emilia Romanga falë lidhjeve me ambientet e politikës, si dhe me atë bankarë , profesionistë të sektorëve të ndryshme të ekonomisë si dhe me organizime masonerie.
Nicolino Grande Aracri mund të rrëfej dhe për aleancat me grupe kriminale mafioze në trafikun e drogës, mes të cilave dhe aferat me trafikantët shqiptarë.
Tre prej 10 vëllezërve e motrave të Nicolino Grande Aracrijanë të arrestuar me burg, ndërsa bashkëshortja e tij e vajza Isabella ndodhen në arrest shtëpiak. Atyre i është ofruar mbrojtja nga shteti e strehimi në një vend të sigurt por nuk kanë pranuar të futen në programin e mbrojtjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë vënë në dispozicion nga autoritetet italiane./oranews.
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 446 raste të reja me Covid-19 në 338.771 tamponë të kryer. Duke e krahasuar me një ditë më parë kemi një rënie të rasteve të cilat ishin 14.320.
Edhe numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 263, duke e çuar në 120.807. Gjithashtu ka pasur një ulje të terapive intensive dhe numrit të shtrimeve në spitale. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 15 621 persona.
Nga Najada Çomo tek Grida Duma, njihuni me 45 gratë dhe vajzat që do të ulen në ParlamentParlamenti i ri i Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ketë në përbërjen e tij 45 gra dhe vajza ose 32% të vendeve në kuvend. Disa nga emrat që do t’i bashkohen për herë të parë organit ligjvënës janë Najada Çomo, Luljeta Bozo, Edona Bilali, Pranvera Resulaj etj nga lista e PS, apo Ina Zhupa, Flutura Açka, Andia Ulliri, Zheni Gjergji etj nga lista demokrate.
Madje disa prej tyre si Luljeta Bozo, Edona Bilali apo Enslemvera Zake kanë kryesuar edhe listën e qarqeve te tyre. Deputetja me moshën me të madhe është Luljeta Bozo e PS, inxhinierja e ndërtimit që u bë e njohur veçanërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërsa deputetja më e re në parlament i përket listës së Partisë Demokratike. 22-vjeçarja Andia Ulliri, u rendit e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe arriti të sigurojë 5595 vota individuale.
Deputetja më e votuar në rang vendi është ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila renditet e shtata me mbi 15,000 vota, e ndjekur nga Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu përkatësisht në vendet 22 dhe 24.
Ndërsa nga demokratët deputetja më e votuar është Grida Duma, e 26-ta në rang vendi. Në të dy kampet nuk mungoi rikonfirmimi i figurave të njohura ne politike si Mirela Kumbaro, Elisa Spiropali, Evis Kushi etj nga kampi i socialistëve, apo Grida Duma, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi etj.
Tmerr në Indi, gruaja vdes 2 orë pasi policia i mori bombolën e oksigjenit për një person VIPSituata në Indi vijon të jetë tejet e rëndë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku çdo ditë janë duke ndërruar jetë me mijëra persona të prekur me Covid-19. Spitalet kanë kaluar në kolaps, ndërsa lufta më e madhe është duke u bërë për sigurimin e oksigjenit, i cili nuk është i mjaftueshëm për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve.
Ndërkohë, një ngjarje dramatike është publikuar nga mediat së fundmi. Një grua ka ndërruar jetë, pas policia i hoqi asaj bombolën e oksigjenit par t’ia dhënë një personi të famshëm. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një burrë u lutet policëve i ulur në gjunjë jashtë një spitali privat në Agra në Uttar Pradesh. “Nëna ime do të vdesë nëse i hiqni bombolën e oksigjenit”, i thotë 22-vjeçari policisë.
Së bashku me të vëllanë e tij, 22-vjeçari e kishte siguruar vetë bombolën e oksigjenit dhe e kishte dërguar në spital te nëna e tij.
Por bombola u mor nga policia për dike që konsiderohej më i rëndësishëm, sipas korrespondentit të “Times of India”. Dy orë më vonë, nëna e 22-vjeçarit ndërroi jetë.
Ndërkohë, policia e ka mohuar ngjarjen, duke thënë se nga spitali është marrë një bombol bosh oksigjeni.