zoom

Day ArchiveBushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës

Analisti Andi Bushati ka theksuar se opozita nuk duhet të pranojë zgjedhjet dhe të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë faktet dhe të zbardhet gjithçka në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha.

Ai tha se nuk duhet të shkojë në parlament derisa të zbardhet e vërteta e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, madje nuk duhet të ketë komunikim me asnjë ambasador që blihet nga kryeministri Rama.

Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Vasili: Prova?

Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

“Drejtori i policisë gënjeu për ngjarjen në Elbasan, në mjetin pa targa u gjetën materiale elekotrale”, reagon Rama

Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit zbuluan se në automjetin pa targa të një prej të kërkuarve nga policia për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, kishte materiale zgjedhore, para dhe karta identiteti.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën për shtyp një ditë pas ngjarjes së rëndë e mohoi këtë gjë. I pyetur për këtë, kryeministri Edi Rama i tha gazetarit Lutfi Dervishit në “Opinion” se është kurajë e madhe të thuash që drejtori i policisë gënjen.

Lutfi Dervishi: Çfarë komenti keni për gënjeshtrën publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ku mohon që ka pasur materiale elektorale dhe gënjen në prezencë të prokurorit në mënyrë publike.

Rama: Është kurajë e madhe të thuash se drejtori i policisë gënjen!

Dervishi: Kam thënë më të paktën në këtë rast.

Rama: Dakord! Nuk më rezulton.

Dervishi: Mund ta nxjerrim videon…

Rama: Unë jam kryeministri.

Dervishi: Të gënjen drejtori i policisë së shtetit me kupolën e policisë.

Rama: Është çështje në hetim. E ka gjykata, nuk e ka gazetari.

Dervishi: Ka një gjyq të opinionit publik që nuk mund ta gënjesh.

Rama: Gjyqi i opinionit publik mbaron kur jepet vendimi i gjykatës sepse nuk jemi në gjykata popullore. Drejtori i policisë së shtetit është një nga njerëzit me integritet.

Mentor Kikia: Nëse gjykata e konfirmon, do ta shkarkoni?

Rama: Nuk kemi ardhur këtu për këtë. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet.

” S’kam vija të kuqe”, Rama kërkon sërish bashkëpunim me PD-në: Pa Berishën, pa Metën

Kryeministri Edi Rama nuk ka vënë asnjë kufi për bashkëpunimin me Partinë Demokratike. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se PD-ja është e vetmja parti që ai njeh për Opozitë dhe me të cilën ka ndërmend të bashkëpunojë.

Kreu i qeverisë që sapo ka fituar mandatin e tretë, tha se ftesa e tij nuk ka vija të kuqe dhe se është i gatshëm të ulet në tavolinë me këdo që të ketë nga partia përballë, qoftë edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe të vendosë parimet e një marrëveshjeje.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Nuk kam asnjë tabu. Nuk kam vija të kuqe fare. Jo për Opozitën, por për Partinë Demokratike Shqiptare. Atë njoh unë për Opozitë.

Blendi Fevziu: Vullneti juaj për bashkim i drejtohet PD-?

Artan Hoxha: Po LSI?

Edi Rama: LSI-ja i përket një tjetër kategorie

Blendi Fevziu: Ju jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Opozitën…

Edi Rama: Me PD-në. Nuk kam kufi për bashkëpunimin me PD, fare s’kam asnjë vija të kuqe. Vetëm me PD, jo me opozitën. Nuk është “Duam këto”. Prandaj po flas. Ejani të ulemi, vendosim një frymë dhe më pas hajde e ndërtojmë parimet.

Artan Hoxha: Jeni ende me idenë që duhet Basha të ndahet nga Meta e Berisha?

Rama: Metën e ka ndëshkuar populli. PD-ja nuk është ndëshkuar nga populli, unë e kam lexuar votën e popullit për PD-në. Nuk e kam thënë në asnjë lloj momenti me karizëm. PD-ja ka arritur në maksimumin që mund të bënte.

Shpërthen keq Andi Bushati: PD-ja t’i bëjë gojore Ramës

I ftuar në emisionin Open, analisti Andi Bushatin e kanë “tradhtuar” nervat, duke shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD dhe vetë kësaj partie pas humbjes së zgjedhjeve.

Dritan Hila: A vritet njeriu për kartat?

Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vrau Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në burg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.

Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi sherrin.

Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Eni Vasili: Prova?

Andi Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Eni Vasili: E ka provuar njëherë PD të braktisë parlamentin.

Andi Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë gojore Edi Ramës në parlament? Më plasi mua se çfarë do të bëjë PD-ja. Ne kemi këtu një njeri që po na përdhunon të gjithëve.

“U habita” Rama kërkon falje publikisht: Shkela rregullat në mitingun e fitores

Kryeministri Edi Rama duke folur në emisionin Opinion ka pranuar se në mitingun e e tij të fitores u shkelën rregullat anticovid.

Rama më tej ka kërkuar falje ndërsa ka shtuar se e mendoi që të linte mitingun por nuk e bëri.

Edi Rama: E pranoj që ajo që ndodhi ne në këtë aspekt ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë kam bërë edhe një komunikim me organizatorët, se nuk e kuptova pse nuk ishte zbatuar e njëjta skemë me karrige dhe distancë, dhe në ato kushte nuk kishte si të ikja se mund ta bëja dhe këtë. Në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe është kundër rregullave. Jam habitur, se më pyetën se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur.

Makina përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar në Kamëz

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kamzës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë. Makina me drejtues E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Habit Rama: Votat e pavlefshme ishin tonat, humbëm tre mandate prej tyre

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ në Tv Klan ka deklaruar se mijëra vota të pavlefshme ishin të Partisë Socialiste.

Ai thotë se janë mbajtur shënim gjithë votat e pavlefshme, dhe rezulton se PS ka humbur 3 mandate prej tyre, pasi mijëra vota ishin me numrin 12 dhe të Taulant Ballës.

‘’Ne kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme. Ehabitshme në fakt. U kemi kërkuar të gjithë tanëve që të mbajnë shënim gjithë votat që kanë dalë të pavlefshme. Kjo për t’i pasur të shënuara. Dhe është e habitshme, mijëra e mijëra vota kanë shënuar numrin 12. Madje mijëra mes tyre kishin votuar Ballën.’’- tha Rama.

Madje Rama pretendon se nëse votat e pavlefshme do të ishin të vlefshme, atëhere PS sot do të kishte 77-78 mandate.

“15 mijë euro për ‘kokën time’, më vunë tritol”, Policia nuk kap autorët!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në qytetin e Vlorës, ku një person kërkoi ndihmën e emisionit investigativ pasi policia lokale nuk vepronte.

Në datën 12 prill 2021, në banesën e z.Artan Xhelili në qytetin e Orikumit në Vlorë shpërtheu një sasi lënde eksplozivi. Në të njëjtën datë, Xhelili i vuri në dispozicion policisë regjistrimin midis porositësit dhe vrasësit me pagesë. Por, policia nuk e rimori në pyetje apo të mbronte banesën.

“I jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për një problem që më ka ndodhur me një person këtu. Ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë mua. Do me çdo lloj mënyrë për të më vrarë. Pas kësaj oferte, pas 4 ditësh, më është vënë tritol në derën e shtëpisë”, thotë Artan Xhelili. Më tej vijon se, po atë ditë, i ka vënë në dispozicion Policisë së Vlorës një provë për autorin. “Kam dorëzuar në polici një iniçizim ku R.K i ofron dikujt 10 mijë euro për të më vrarë mua dhe 5 mijë euro për të vrarë dikë tjetër. Kaloi një kohë e gjatë dhe policia s’po merr masat e duhura për këtë problem për të arrestuar këtë person” vijon ai, ndërsa saktëson se aktualisht ndodhet me masën e sigurisë arrest shtëpie.

“Personi që ka marrë ofertën ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë thënë se filani ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë. Nuk e besova dhe e kam pajisur me një regjistrues. Më tha po dhe ka shkuar te porositësi. E futa vetë në inçizim. E takoi dhe mbasi kishte marrë ofertën erdhi dhe më solli inçizimin” thotë më tej denoncuesi.

Sipas tij, dorëzimin e këtyre inçizimeve në polici e ka bërë në momentin që i vunë tritol në derën e shtëpisë, në datën 12 prill 2021. “Më morën në pyetje dhe i thashë një emër. Ia tregova edhe inspektorit që më merrnin në pyetje. E dëgjoi nëndrejtori shefi i krimeve. E futën në kompjuter dhe që nga ajo kohë s’kanë marrë asnjë masë” pohon Artani.

Shënjestra tregon se kush ka qenë personi që ka marrë ofertën, pra vrasësi me pagesë. “Personi quhet një F., emrin e gjatë nuk ia di. Një F. V. Erdhi atë ditë dhe më tha. Dhe këtij personi i dhashë edhe regjistruesin. Këto gjëra ia kam treguar edhe policisë. Deri më sot nuk di çfarë bëhet. Nuk dua që të fus familjet e mia në konflikt. Dua që shteti ta zgjidhë këtë problem” përfundon Artan Xhelili.

Ndodh në Shqipëri/ Vrasësi me pagesë i kërkon 50 mijë euro porositësit: Rrezikoj 30 vjet burg!

Fiks Fare ka siguruar në mënyrë ekskluzive një regjistrim midis një vrasësi me pagesë dhe porositësit.

Vrasësi i kërkon plot 50 mijë euro porositësit, pasi puna është e vështirë dhe rrezikon plot 30 vjet burg. Por, ai i thotë se nuk duhen shumë mjete, mjafton një pistoletë me pistoletë dhe e përfundon punën. Biseda është regjistruar në fillim të muajit prill 2021, pasi në banesën e z.Artan Xhelili kishte shkuar personi që kishte marrë ofertën. Sipas Xhelilit, vrasësi i kishte thënë se ka marrë pikërisht 15 mijë euro për ta ekzekutuar.

Në fillim, z.Xhelili i ndez regjistruesin vrasësit me pagesë dhe ky i fundit niset për të takuar porositësin. “Unë kam shumë kohë që jam nën kontroll” i thotë porositësi, ndërsa vrasësi i bën edhe pazarin. “Unë do të të them diçka, unë do ta bëj, se me the të kërkoj pazarin. Më jep 50 mijë, 25 në dorë, të lëshohem unë, të mbaroj punë” ndërsa merr përgjigje se shënjestra nuk vlen 50 mijë euro. Madje, i thotë se këtë punë duhet ta kryejë vetëm dhe mos të përzihet me asnjë person tjetër. Për më shumë, po publikojmë më poshtë pjesën e parë të bisedës mes vrasësit me pagesë dhe posositësit;

Artan Xhelili i jep një mjet regjistruar një personi që quhet F., për të cilin thotë se është vrasës me pagesë…

Vrasësi me pagesë – Mbyllja ekranin se mos shtyp gjë, mos fiket.
Shënjestra – E mbylla, e mbylla. Është ndez, është ndez nuk fiket. Ku do e fusësh?
Vrasësi me pagesë – Këtu, këtu, këtu… Të iki vëllai, hajt!
Shënjestra – Ok…
Vrasësi me pagesë – Hajt.

Niset për të takuar porositësin…

Porositësi – Si të kam, si ia kalon, burri i fortë?
Vrasësi me pagesë – Shqipëri hesapi.
Porositësi – Të kam thënë dhe dje mos gap në telefon.
Vrasësi me pagesë – Pse ti e ke në përgjim?
Porositësi – Normale.
Vrasësi me pagesë – Po pse merresh me mua?
Porositësi – Të thashë që është në përgjim telefoni im. A të thashë? Hajde një sekondë andej.
Vrasësi me pagesë – Mos na shohin bashkë, se me burr motre.
Porositësi – Po ky muhabeti që të thashë që dje.
Vrasësi me pagesë – Po na panë bashkë neve u dhje muhabeti. Ai nga mua s’ka frikë, e di shumë mirë ti. Kam vajtur shumë herë…
Porositësi – Hajde…
Vrasësi me pagesë – E kupton o burrë i dheut, mos më q… n…
Porositësi – Unë kam kaq kohë që të kam thënë, jam nën kontroll.
Vrasësi me pagesë – Edhe unë rrezikoj o burrë i dheut, më q… n… Unë vërtet jam në hall.
Porositësi – Më mirë vije në Dukat në orën 6 në një cep edhe ta thashë edhe dje. Ta thashë edhe dje, në telefon jo, se unë e di. Unë e di!
Vrasësi me pagesë – po si do ja bëjmë që të vazhdoj unë vëlla. Të mbaroj punët, të shkëput hallet e mia, hallet e tua.
Porositësi – Unë të thashë diçka, shiko ça kosto ka kjo lloj pune, unë nuk të njoh më. Ika unë.
Vrasësi me pagesë – Të them diçka. Ai nuk është vetëm. Tani ka prapa T., ka tjetrin, ka tjetrin. Këtë. Ajo do bërë me, se unë s’dua të digjem vëlla.
Porositësi – Edhe unë nuk dua të djeg asnjë, asnjë.
Vrasësi me pagesë – Unë do të të them diçka, unë do ta bëj, se me the të kërkoj pazarin. Më jep 50 mijë, 25 në dorë, të lëshohem unë, të mbaroj punë.
Porositësi – S’bëj 50 mijë për atë unë.
Vrasësi me pagesë – Sa more?
Porositësi – Po s’bëj 50 mijë për atë unë.
Vrasësi me pagesë – Po sa?
Porositësi – S’bën ai 50 mijë euro.
Vrasësi me pagesë – Është problem o vëlla.
Porositësi – Po lërë mos e vrit mendjen.
Vrasësi me pagesë – Po sa? Se ti më thua një pazarin tënd, më q.n. Po s’më the diçka.
Porositësi – Tani është nuk është T.
Vrasësi me pagesë – Unë do qëlloj lart për lekë, se tani i q. n. unë për lekë jam keq.
Porositësi – E di.
Vrasësi me pagesë – Jam në një situatë që…
Porositësi – Jam dakort për të gjitha, për lekë sa më lart të shikosh ti, po puna nuk bën ai aq.
Vrasësi me pagesë – Po s’bën ai aq, po bën ai tjetri. Do vijë ai tjetri. Do dali ai tjetri…
Porositësi – Nuk del më ai. Nuk del më, ai tjetri nuk del më.
Vrasësi me pagesë – Po më bëj mua ti një ofertë. Se do më bësh ti një ofertë.
Porositësi – Puna është këtu, unë për këtë paketën, për këtë paketën e kam kaq. Edhe pse të thashë, më thuaj mua që nga fillimi sa të bën.
Vrasësi me pagesë – Unë ta thashë timen.
Porositësi – Nuk bëhet për aq. Është shumë lart, shumë shumë lart.
Vrasësi me pagesë – Po mirë thuaj një çmim ti.
Porositësi – Është jashtë normales së këtueshme. Ai është… F., ai është…
Vrasësi me pagesë – Unë rrezikoj 30 vjet burg o vëlla, troç muhabeti.
Porositësi – i di shumë mirë.
Vrasësi me pagesë – Ti do më bësh një çmim që të kënaqem edhe unë që të shkëpus edhe unë hallet se unë do iki. Unë mbarova punën, ika vëlla.
Porositësi – Atë njeri s’të duhet as motorr, as biçikletë, as një gjë.
Vrasësi me pagesë – E këput bam, bam…
Porositësi – Po!
Vrasësi me pagesë – Po jo me mua…
Porositësi – Ohooo
Vrasësi me pagesë – Se ka polici, ka antikrim.
Porositësi – Atëherë, policia dhe antikrimi më mban mua nën kontroll.
Vrasësi me pagesë – O R. do më bësh një ofertë vëllait të mos rrimë rrugëve.
Porositësi – Unë të thashë të mos ngatërrohesh me njerës. Atë po e bëri, e bën një njeri tek.
Vrasësi me pagesë – Po tek do e bëj.
Porositësi – Tek!
Vrasësi me pagesë – Po s’merem unë
Porositësi – Sdo marrësh motorrin, s’do marrësh atë, s’do marrësh…
Vrasësi me pagesë – Unë kam njerëzit në Vlorë, shok burgu, merrem me këtë punë. Me atë punë merren ata.
Porositësi – Do hapin llafet o F., o F.
Vrasësi me pagesë – S’hapen, do t’më japë armët mua ai!
Porositësi – Nejse.
Vrasësi me pagesë – Edhe sikur thua ti,ku i more, te filani. Janë gjëra me spec këto.
Porositësi – Unë e di shumë mirë.
Vrasësi me pagesë – Se s’punojnë ata pa njohje. Unë kam vajtur te shoku im.
Porositësi – E di shumë mirë, po problemi është këtu që tjetri, tjetri, tjetri ooo sa njerëz. Unë të thashë unë dua një njeri tek pull.
Vrasësi me pagesë – Unë o vëlla.
Porositësi – S’dua 20 mijë veta.
Vrasësi me pagesë – Mua më ke.
Porositësi – Tek pull, tek pull. Unë nuk dua muhabete në telefon, të thashë një gjë, kaq!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shihen sërish bashkë pas ndarjes

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan ndarjen e tyre para një jave,por kjo nuk do të thotë që ato nuk kanë mbetur miq të mirë.

Ata u panë duke darkuar në një darkë në Los Angeles,nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sipas disa burimeve,asyeja e takimit të tyre ishte se ‘’Jennifer dhe Alex po zbulojnë se si është të mbetesh akoma mik me ish-in’’.

Përparësia e tyre mbeten fëmijët dhe ata duan të jenë sa më të vëmendshëm ndaj tyre,ajo do vajzat e tij. ‘’ tha burimi.

Shkak i ndarjes së tyre ishte tradhtia. / Përgatiti: Alesia Doçi