Aplikacion
Miliona euro janë shpenzuar për identifikimin elektronik, por pavarësisht kësaj, KQZ nuk ka arritur që në këto zgjedhje të ketë një rezultat përfundimtar të votuesve që kanë marrë pjesë në këtë proces.
Megjithëse KQZ tha se përqindja e votuesve në këto zgjedhje ka qenë 48.2%, kreu i KQZ,Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se ky rezultat është arritur duke përllogaritur sondazhe dhe raportimit nga qendra e votimit. Sipas tij ky rezultat nuk është përfundimtar pasi duhet të dorëzohen të gjithë materialet zgjedhore.
Kujtojmë se një dështim i madh ka ndodhur gjatë ditës së sotme me identifikimin biometrik, ku qindra pajisje kanë dalë jashtë përdorimit që në momentet e para të përdorimit, pavarësisht se për ta është paguar miliona euro.
“Në cdo orë ka pasur një numër të QV. Prej orës 7 nuk ka më. Rezultati i pjesëmarrësve nuk mund ta japi sot dhe nuk e ka dhënë këtu e 30 vjet. Rezultati del pasi dalin tabelat e rezultatit. Në të gjitha rastet raportimi është i bazuar në sondazhe që janë në informacione që japin qendra të caktuara të votimit.’
“Bazuar në metodologji e aplikuar prej dhjetëra zgjedhjeve në Shqipëri. Rezultati në mënyrë zyrtare vjen pasi dorëzohen materialet zgjedhore. KQZ e ka dhënë info në kohë reale. Nuk ka munguar transparenca.”
“Është e njëjta mënyrë si në zgjedhjet e tjera. Ka filluar në të gjitha KZAZ baza e të dhënave. Për çështjen e pjesëmarrjes. Janë 32 qendra votimi ka raportuar vetëm një pjesë dhe bazuar në raportimin e tyre del përqindja”
“Bazuar në këtë metodologji, do ju jap edhe krahasimet me zgjedhjet e shkuara. Është i njëjti trend dhe nuk ka ndryshim të madh. Kjo mënyrë e të pasqyruarit ka qenë e njëjtë në të gjitha zgjedhjet. Ka raportuar sot për një numër në rendin e 7-8 herëve. ”
Përfundon numërimi në tre qendat e votimit në Pustec/ PS në avantazhKa nusur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive në tre qendrat e para të votimit.
Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 244 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.
Ndërsa 30 vota kanë dalë të pavlefshme.
Në Goricën e Madhe PS ka arritur deri tani të marrë 159 vota, PD 69 dhe LSI 9.
Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.
Zgjedhjet 2021/ Nis procesi i numërimit në MatProcesi i numërimit në Mat sapo ka filluar. Në pallatin e sportit “Ferit Hysa” janë të vendosur 4 monitorë të cilët kanë nga katër numërues.
Në qarkun e Dibër pritet që të jetë Partia Demokratike fituese.
Gazment Bardhi, thirrje PS-së: Emëroni numëruesit që të nisë punaDrejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi i bëri thirrje PS-së që të emërojë numëruesit dhe të nisë procesi i numërimit.
Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se në këto zgjedhje kanë fituar qytetarët e Elbasanit.
“Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë. Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt. Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit”, tha Bardhi.
Pikante nga zgjedhjet/ Momenti kur komisionerja i jep gji foshnjës jashtë qendrës së votimitProcesi i votimit gjatë ditës së sotme ka bërë që shumë persona të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe angazhimeve të përditshme për shkak të orëve të zgjatura në punë.
Në pamje duket se Morena, e cila ishte komisioneve në qendrën 1875/1 u ul në një prej stolave për t’i dhënë gji foshnjes dhe më pas u kthye sërish në detyrë, tek KZAZ 36 në shkollën “Betim Muco.”
Meta: Sondazhet janë të porositura, nesër do argëtohemi me toPresidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një lidhje telefonike në SYRI TV.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Populli tregoi se është popull evropian.
Duhet të vazhdojë edhe procesi i administrimit në mënyrë evropiane. Sondazhet e publikuara nuk mund të ndikojnë në procesin e administrimit të votave, që është i garantuar dhe do të shkojë shumë mirë,” tha Meta.
“Çdo votë do numërohet dhe çdo gjë është e filmuar. Të gjitha sondazhet janë të porositura. Sondazhi i vërtetë është në kutitë e votimit. Nesër do argëtoheni me sondazhet që keni publikuar të gjithë ju,” tha Meta.
“Nuk ka forcë në botë që mund të ndryshojë edhe një votë të sovranit se do të bëhet hataja. Shqipëria i ka të hapura rrugët për të nisur negociatat me BE-në”.
“Unë jam sot shumë i qetë sepse sovrani votoi shumë i qetë. Unë di që sot populli i Shqipërisë tregoi se është një popull shqiponjash dhe se është një popull shumë më i avancuar se lidershipi i tij politik,” theksoi kreu i shtetit.
“Rroftë populli i Shqipërisë, rroftë sovrani. Të fala nga Vlora,” tha Meta.
Hapen kutitë e para, nis procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pustecit
Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend.
Momentalisht mësohet se ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit, pasi kanë transportuar në KZAZ të gjitha kutitë e votimit.
Mësohet se në Pustec po numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.
Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutiveNdërkohë që komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korccës, në rrethe të ndryshme të vëndit vijon trasportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.
Në Sarandë, Kukës, Kavajë, Shijak dhe Shkodër komisionerët ndodhen në radhë për dorëzimin e kutive të votimit.
Ndërkohë, kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit votuan 48.59 për qind e zgjedhësve, teksa ende nuk janë grumbulluar të gjitha të dhënat nga qendrat e votimeve.
Erjon Veliaj shpall fitoren: Marrim 72 mandateKryebashkiaku i Tiranës, Eerion Veliaj, para mbështetësve të Partisë Socialiste në Selinë Rozë deklaroi se të gjitha Exit Poll-et, e nxjerrin PS fituese me 71 deri në 72 mandate. Gjithashtu, Veliaj shtoi se projeksionet e PS, si në Tiranë ashtu edhe në gjithë Shqipërinë, janë më shumë se 72 mandate.
“Por, si projeksionet e Exit Poll-eve, si tonat që janë më shumë se 71-72, duhet të presin me shumë durim procesin e numërimit,” theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku falenderoi të gjithë ata që shërbyen si komisionerë dhe vëzhgues, si dhe patronazhistët e PS. Veliaj u shpreh i bindur që nesër PS do ta ketë të qartë fitoren.“Dua të falenderoj të gjithë ata që shërbyen si komisionerë, vëzhgues, si monitorues të gjithë ata që shërbyen si patronazhistë. Në finale do duhet të presim procesin e numërimit. Në këtë moment pjesa më e madhe të kutive janë nisur në qendrat e numërimit. Lipset që të tregojmë durim teksa fitorja që është në kutitë të numërohet. Nesër kur të kemi të qartë mandatet ekzakte të fitores tonë…”
Pjesëmarrja 48.56%, Eksperti: “Game Over” për Ramën me këtë rezultatSipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve në një përditësim të fundit të bërë në faqen zyrtare online, njofton se pjesëmarrja në zgjedhje është 48.56%. Kjo shifër është e përafërt me pjesëmarrjen në vitin 2013, ku Rama erdhi në pushtet dhe pati një masivitet votuesish.
Ndërkohë i ftuar në studion e Abc, gazetari Berat Buzhala është shprehur se me këtë pjesëmarrje të lartë votuesish është e çuditshme që Partia Socialiste të mos ketë rezultat humbasë.
“Do ishte e çuditshme me këtë pjesëmarrje që Rama të mos i humbiste zgjedhjet” tha Buzhala.
Ndërkohë Agim Tutulani është shprehur me të njëjtin mendim duke thënë se me këtë shifër pjesëmarrje për Ramën është “Game Over”.
“Me këtë të dhëna Rama është “Game Over” tha ndër të tjera Tatulani.