Aplikacion
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sapo ka publikuar “bombën” e këtyre zgjedhjeve. Ajo zbuloi një listë, për të cilën tha se kishte emrat e patronazhistëve të PS që blinin vota në Durrës.
Në krah të emrave ishin të shënuar shumat e parave që për votuesit.
Krytarja e LSI i përmendi patronazhistët emër për emër.
Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të nisë hetimet për këtë rast.
Kryemadhi tha se nuk do të bënte denoncim në polici, pasi ajo ishte e politizuar dhe nën urdhërat e Edi Ramës, por po i denocnonte publikisht.
Shihni videon për të parë emrat e të denoncuarve. /Zoom.al
Ditën e sotme në mediat shqiptare ka qarkulluar një lajm që kandidatja për deputete në radhët e LSI-së, Mimoza Trimi është kapur në flagrancë duke blerë vota.
Ajo ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke përgënjeshtruar lajmin.
Trimi shkruan:
PËRGËNJESHTROJ ABSOLUTISHT KETE LAJM TE PAVËRTETË! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj Denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete!Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte SEPSE NUK LEJOJ ASKËND TË MË PRISHË IMAZHIN SEPSE NDJEJNË HUMBJEN!
Meta u drejtohet prokurorëve dhe gjyqtarëve: Mjer ju nëse..
Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook, u është drejtuar prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ai i ka kërcënuara duke shkruar: Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Statusi i plotë:
Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës!
Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.
Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë! ??
Goditja barbare ndaj aktivistes së PD/ Meta: Shqipëria nesër referendum kundër dhunës
Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një deklarate lidhur mbi ngjarjen e sotme të ndodhur në Divjakë, ku një aktiviste e PD u dhunua nga shefi i policisë së Divjakës, pasi po filmonte shkeljen e heshtjes zgjedhore nga ana e socialistëve.
‘Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.
Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.
Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.
Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.’
Të shtunën marina e Indonezisë tha se nëndetësja e zhdukur prej disa ditësh ishte fundosur dhe ishte çarë dhe se të 53 anëtarët e ekuipazhit të saj kishin vdekur. Autoritetet thanë se gjatë dy ditëve të fundit kishin gjetur sende që i përkisnin nëndetëses.
Shefi i Ushtrisë Hadi Tjahjanto tha se rrjedhja e vajit mbi ujë si dhe prania e mbeturinave pranë vendit ku u zhyt për herë të fundit të mërkurën nëndetësja në një zonë pranë ishullit të Balit, janë prova të qarta se nëndetësja (KRI Nanggala 402) është fundosur. Indonezia fillimisht e shpalli të zhdukur nëndetësen.
Shefi i Marinës Yudo Margono tha në një konferencë shtypi në Bali, se “nëse do të kishte patur një shpërthim, nëndetësja do të ishte bërë copë-copë. Çarjet ndodhën gradualisht në disa pjesë kur ajo u zhyt nga 300 në 400 metra e më pas në 500 metra … Nëse do të kishte patur një shpërthim, do të ishte kapur nga pajisjet e posaçme për këtë qëllim”.
Marina më parë tha se beson se nëndetësja ishte fundosur në një thellësi prej 600-700 metra, shumë më e thellë sesa zhytja e saj prej 200 metrash thellësi ku nëndetësja mund të përballojë presionin e ujit. Shkaku i zhdukjes mbetet ende i paqartë.
Marina kishte njoftuar më parë rreth një problemi me qarkun elektrik që mund ta kishte bërë nëndetësen të paaftë për të ekzekutuar procedurat në raste urgjence e të dilte sërish mbi sipërfaqen e ujit.
Vaksinat të skaduara? ISHP: Kush hedh baltë, dëmton jetën e qytetarëveInstituti i Shëndeti Publik ka reaguar lidhur me denoncimet e vazhdueshme lidhur me sigurinë e vaksinave të ardhura në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.
Ndër të tjera, ISHP siguron qytetarët se vaksinat që vijnë në Shqipëri janë të sigurta deh vijnë brenda të gjitha standardeve të ruajtjes.
Reagimi i ISHP-së:
Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh.
Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes. Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjensive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre.
Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra.
Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19.
Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve! Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë!
Ndarja me Tean dhe shumëçka tjetër! Bearti rrëfehet si kurrë më parëBearti dhe Tea kanë qenë dyshja më e përfolur nga “Për’puthen”. Sidomos ndarja e tyre e papritur i habiti të gjithë, sepse lidhja e dashurisë ishte në hapat e parë. Gjithçka mes tyre përfundoi shumë shpejt dhe sot dyshja ndjekin rrugë të ndara.
Gjatë një interviste Tea e cilësoi marrëdhënien me Beartin si toksike sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea tha se ai e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit.
Ndërsa ky i fundit e pranoi që ka qenë xheloz, duke shtuar se vetë Tea ka bërë gabime të tjera gjatë rrugëtimit të tyre të dashurisë.
“Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj më ke dhanë shumë pasiguri”, u shpreh Bearti në një video.
Së fundmi, Bearti ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.
“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.
Ndërsa sa i përket një lidhjeje të re, ai tha se nuk është ende i gatshëm, por të ardhmes nuk i dihet. Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality show të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.
“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti.
“Nuk jemi terroristë”/ Flet gruaja e shqiptarit që akuzohet për masakrën në FrancëGruaja e shqiptarit Endri Elezi, i cili dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit terrorist në Nice të Francës ka deklaruar se do të kundërshtojnë ekstradimin në Francë.
28-vjeçari u arrestua nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë.
Asokohe, një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
“Ne nuk jemi terroristë, të gjithë duhet ta dinë në Sparanise”, është deklarata e fortë e Denisës, gruas së Endri Elezit.
Gruaja, e tronditur nga arrestimi dhe akuza për terrorizëm ndaj burrit të saj, “dëshiron të sigurojë ata që mendojnë në Sparanise, se terroristët nuk po fshihen mes tyre”, shpjegon avokati Fabozzi, raportojnë mediat e huaja.
“Ne do të kundërshtojmë ekstradimin në Francë, Endri Elezi nuk është përgjegjës për masakrën e veprave terroriste”, tha avokati Francesco Fabozzi.
Avokati i 28-vjeçarit shpjegon se: “për momentin dokumentacioni me kundërshtimet e bëra nga prokuroria e Parisit kundër Elezit nuk ka mbërritur ende nga Franca; dosja do të mbërrijë e përkthyer siç duhet në mes të javës së ardhshme.
Tani për tani mund të them vetëm se Elezi po akuzohet për krim të mbajtjes pa leje të armëve të luftës, por nuk ka asnjë akuzë për masakër ose krime të tjera në lidhje me terrorizmin”.
Ndërsa seanca dëgjimore në Gjykatën e Apelit në Napoli, në të cilën do të diskutohet ekstradimi do të mbahet më 6 maj.
Denoncimi i qytetares në Divjakë, reagon Ministria e BrendshmeMinistria e Brendshme ka reaguar pas pretendimit të banores nga Divjaka, Elsa Bita, e cila thotë se drejtori i Policisë së këtij qyteti e ka dhunuar.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, Ministria e Brendshme sqaron se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.
Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Raportohet se në fund të hetimit, do të bëhen publike të gjitha masat që do të merren.
“ Njoftim – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftim.
“A ju vret ndërgjegjja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?!”/ Meta konferencë urgjenteNë një tjetër konferencë urgjente nga Presidenca, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokruorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
Mes të tjerash, Meta pyet kryeprokurorin Ajazi se pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD dhe pse kallëzuesi Gazment Bardhi është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill, pesë ditë pas zgjedhjeve.
Deklarata e Metës:
Në vijim të kërkesave dhe pyetjeve publike dhe në mungesë te reagimit institucional dhe në kohë të organeve ligj zbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi tre ditë më parë në Elbasan, ngjarje kjo që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike, si President i Republikës kam 5 pyetje të thjeshta, për Prokurorinë Elbasan dhe Drejtuesin e saj zotin Kreshnik Ajazi:
1. Zoti Prokuror i Rrethit Elbasan, përse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SPAK?
Përse zoti Gazmend Bardhi si Kallëzues është thirrur për tu paraqitur vetëm në datë 30 prill 2021, pra 5-ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të nesërme ?
2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore, kaq të ngadalta me vetëdije, parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan?
3. Përse duhet që zoti Gazmend Bardhi të paraqitet në datë 30 prill (5-ditë mbas zgjedhjeve) dhe jo urgjentisht?
4. Përse duhet zoti Ajazi, si Drejtues i Prokurorisë Elbasan, kjo vonës kaq e madhe dhe konsiston e drejtpërdrejtë për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i Partisë Socialiste në qarkun Elbasan, vëllai juaj z. Besion Gëzim Ajazi? A ndiheni Ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Dhe nëse po a keni vlerësuar ndonjëherë të dorë hiqeni, apo transferoheni nga drejtimi i Prokurorisë në Elbasan ?
5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja që vetëm 1-ditë pas njoftimit tuaj për t`u paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill mbas zgjedhjeve, ndodhi përplasja me armë që përgjaku qytetin e Elbasanit, pra ndodhi në 21 prill?
Këto pyetje duhet të mbahen shënim nga Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria e Posaçme (SPAK), Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Nga ambasadat e vendeve anëtarë të BE-së, që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri që të na çelen negociatat e anëtarësimit.
Nga OSBE dhe gjithë organizmat ndërkombëtarë, dhe gjithë nga vëzhguesit që kanë mbërritur dhe i gjithë Trupi Diplomatik në Tiranë, që është i angazhuar për ruajtjen e integritetit të këtij procesi zgjedhor.
E vërteta mbi to duhet të zbardhet tani, në orët në vijim, dhe në minutat në vijim!
Dhe jo më 30 prill, kur keni lënë takimin me kallëzuesin, zoti Gazmend Bardhin!