zoom

Day ArchiveKush fiton në 25 prill/ Del sondazhi i fundit për zgjedhjet

Kompania “Smith Research & Consulting” nga Izraeli ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen me 25 prill. Sipas këtij sondazhi të publikuar nga Indeksonline në Kosovë, Partia Demokratike me në krye me Lulzim Basha po prin para socialisteve të Edi Ramës. Sipas sondazhit, PD merr 46.1% të votave, kurse PS merr 42.4% dhe LSI ka 10.4%.

Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera. 56.4% e të pyeturve besojnë se Lulzim Basha do ta fusë Shqipërinë në BE, ndërsa vetëm 43.6% mendojnë se Edi Rama do ta realizojë këtë. 52.5% e përgjigjeve besojnë që Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. 56.2% mendojnë që Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të ri citon Indeksonline.

Kompania “Smith Research & Consulting” realizoi një javë më parë edhe një tjetër sondazh për Klan Kosova. Edhe ai nxirrte fitues Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me 44.7% të votave, 42.5% zgjodhën PS-në ndërsa 11.3% shkuan për LSI-në.

Basha: Nuk ka projekt për portin e Durrësit. Ka vetëm një video 3D. Është një gënjeshtër elektorale.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë aktualedhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin Open, Basha është ndalur tek premtimi i Ramës për një projekt turistik nê Portin e Durrësit.

Sipa Bashës, kryeministri gënjen lidhur me projektin per portin turistik.

Ai thekson se Rama ka vetëm një vido 3D dhe se kjo është një gënjeshtër elektorale.

Basha në Top-Channel: Nuk ka projekt për portin e Durrësit. Ka vetëm një video 3D. Është një gënjeshtër elektorale.

Kujtojmë se më herët Zoom.al denoncoi dështimin e projektit.
Prej disa kohësh Zoom.al ka ndjekur nëpërmjet institucioneve publike ecurinë e marrëveshjes për transforminin e portit të Durrësit në një port turistik dhe të gjithë zonës në një hapësirë mikpritëse për turistët e shumtë të Mesdheut.

Zyrtarisht asnjë prej institucioneve nuk shprehet, por burime të Zoom.al konfirmojnë që projekti i madh ka dështuar dhe plani është reduktuar në vetëm ndërtimin e disa pallateve brenda hapsirës së portit. Asgjë më shumë.

Nuk do të ketë port jahtesh, nuk do të ketë port turistik, nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me portin Al Rashid të ndërtuar nga EMAAR Group, që mban 500 jahte e varka turistike.

Rama shkon me dokumentar me vete në Opinion, ngre veten në piedestal

Kryeminsitri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka surprizuar në emisionin Opinion duke kërkuar të shfaqej një dokumentar prej 10 minutash.

Rama e ka ndërprerë intervistën me gazetarët e panelit dhe minutat e mbetura nuk ka preferuar që t’u pergjigjet pyetjeve të tyre, por tha se kohën do ta shfrytëzonte për materialin filmik, që sipas tij ishte përgatitur nga dy të rinj me materiale të marra nga youtube.

U shpreh se ishte një dokumetar se si kishte ndryshuar Tirana, por që prej nisjes në material flitej për Ramën.

Ishte një intervistë e nënës së tij të ndjerë, Anetës, e më pas disa intervista të bashkëshortes Linda Rama.

Të gjitha thëniet ishin vendosur në funksion të ngritjes së një piedestali për figurën e Edi Ramës.

Materiali niste me fillimet e Ramës në politikë e përfundonte me spitalin e Fierit, të hapur vetëm dy ditë më parë, si dhuratë e presidentit turk Erdogan.

Ai ishte tërësisht në stilin “si ishte, si është”, që Rama ka përdorur në të gjitha fushatat elektorale dhe ngjante si një spot elektoral i kuruar me kujdes dhe jo si material amatorësh. /Zoom.al

Basha ironizon projektet e Ramës: U kujtua tre javë para se ta largojnë shqiptarët

Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.
Basha: Nuk ka projekt për Durrësin. Ku i ke negociatat? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Si u kujtua një person për projektin 3D vetëm tre javë para se ta largojnë shqiptarët? Çdo investim që i ndihmon shqiptarët do ecë përpara.

Janë të gjitha projekte 3D pas 8 vitesh dështim. Thonë që do tu legalizojë shtëpitë e ia shembin në mëngjes me gaz lotsjellës. Rritja e pagave nuk bëhet me vendim qeverie.

Gazetari Mentor Kikia e pyeti nëse është gati të vendosë drejtësi për mënyrën si shfrytëzohen burimet minerare, për të cilën Basha u përgjigj:
“Shqipëria i ka mundësitë të garantojë punë. Edi Rama premtoi dhe shkoi në drejtimin e kundërt dhe në cdo premtim ka dështuar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, është vend i pasur. Provat i kemi se kur dalin jashtë, shkëlqejnë në vende kur janë larg familjes e shoqërisë. Plani ynë nuk vjen si prodhim paraelektoral.

Qindra ekspertë, 3 janë etapat ku ka kaluar programi. Nga 25 prilli jemi gati për zbatimin e programit. Fatura fillon vitin e parë 400 milionë euro dhe në fund të mandatit shkon në 500 milionë euro. 150 deri 200 milionë euro shkon në administrimin e të ardhurave.”

“Rama do paguajë patjetër”/ Becchetti thyen heshtjen: Shqipëria më detyrohet 150 milionë €

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka folur për herë të parë për gjyqin që fituar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Syri TV, Becchetti ka treguar se arsyeja e heshtjes së tij është vetëm respekti ndaj vendimit gjyqësor. Becchetti tha se në një total bashkë me shpenzimet e gjyqit, Rama do të duhet të paguajë me paratë e taksave të shqiptarëve rreth 15 milionë euro.

Ai tha se Shqipëria gjithashtu është e bllokuar dhe nuk mund të marrë kredi nga bankat në botë, nëse nuk e dëmshpërblen atë fillimisht me paratë që i detyrohet. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Becchetti tha se Rama, sipas tij, vijon të shkelë ende ligjin.
“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndërmjet shpërdorimit të kompetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro.

Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të paguajë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë” – tha Becchetti ndër të tjera.

Sa mandate? Rama premton: Iki fare nga politika nëse në këto zgjedhje nuk i marr

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ftesën që i ka bërë për bashkëpunim kreut të PD-së, Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion” foli për zërat nëse do të ketë një qeveri të përbashkët me PD.

Ai tha se bashkëqeverisja mes opozitës dhe qeverisë nuk do të thotë që të dyja palët ulur në një kabinet.Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me pas se ai do të largohet nga Partia Socialiste në rast se nuk merr një mandat të qartë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Nëse s’ka një mandat të qartë unë nuk jam”, u shpreh Rama duke pohuar se ai nuk do të ndërtonte një shumicë qeveriksëse nga halli.

Vrasja në Elbasan, Rama: Prokuroria ka video nga momenti i ndalimit të makinës nga PD në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se prokuroria ka video nga ngjarja e një dite më parë në Elbasan, që sipas tij tregojnë momenti kur struktura e PD ndalon makinën e viktimës Pjerin Xhuvani. Rama tha se pamjet filmike janë në simetri me dëshminë e personit të ndaluar.

“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare që përputhet plotësisht me dëshminë e marrë nga i ndaluari që nuk ka lidhje fare me ngjarjen.

Është një person komplet jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që nuk ka lidhje me asgjë dhe personi brenda është filmuar dhe policia e ka kapur dhe dëshmia e tij është simetrike me atë që del në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit?”, deklaroi Rama.

Vrasja në Elbasan, Basha: Bandat janë bërë bashkë me Ramën

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open”, foli mbi ngjarjen e Elbasanit, ku i vdekur mbeti Pjerin Xhuvani, e u plagosën katër të tjerë, përfshirë dhe një police të forcave “Shqiponja”.

Basha tha se ngjarje e djeshme, ka ndodhur pasi nuk ka reaguar në kohë policia dhe prokuroria, të cilat sipas tij, janë të politizuara.

Ai tha ndër të tjera, se edhe Prokurori i Përgjithshëm e ka pranuar se Elbasani drejtohet nga bandat, e ngjarja e djeshme sipas tij, ka ndodhur për këtë arsye.

“Personi i cili dyshohet se është një nga qëlluesit është vetëdorëzuar në polici. Ju nuk i dini rrethanat e ngjarjes dhe ende policia nuk e dinë kush ka shtënë i pari. Ajo çka ndodhur në Elbasan e dinë elbasanasit për 8 vite, bandat janë bërë bashkë me Ramën për të ndalur të pashmangshmen.

Rama e dinë që është i humbur dhe ka aktivizuar të njëjtët kriminelë. Nëse policia nuk do të ishte e përgjunjur përballë bandave, e do të qëndronte 20 minuta duke mos bërë asgjë, por do të bënte që bëri SPAK-u dhe Prokuroria më pas, sepse shit-blerja e votës është krimi i rëndë elektoral. Kjo është e vërteta. Ju e dini fare mirë çfarë ndodh në atë qytet. Ju e dini çfarë tha Prokurori i Përgjithshëm, Elbasani kontrollohet nga bandat kriminale. Shkaktari i kësaj gjendje është njeriu që e ka kthyer Elbasanin në çiflig të një grupi kriminelësh.

Nëse shit-blerja e votës s’do të kishte ndodhur, as vrasja s’do të kishte ndodhur. Nëse policia do të bënte atë që bëri sot në Dibër, s’do të kishte viktima. Institucionet do të zbardhin shumë mistere të tjera. Nuk tregohet kush ka shtënë i pari. Kemi një polici në presion. Nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Nuk ka gjë që e shpëton. Që drejtësia të bëj punën e saj, policia, prokuroria, duhet të bëjnë punën e tyre. Nëse Prokuroria do bënte punën e saj, kjo ngjarje s’do të kishte ndodhur. Unë kam ardhur për të garantuar shqiptarët që pas 25 prillit dhe tutje, nuk do të kemi më zgjedhje që do të kthehen në arenë.

Ju keni ftuar këtu kandidatin për kryeministër, e as prokurorin. I keni të plota detajet e hetimit? As ju, e as unë. Deklarata e parë e policisë ishte që u arrestua, e jo u dorëzua. Ka ndodhur presion i jashtëzakonshëm politik, mbi Prokurorinë që të mos hetojë një nga bandat më famëkeqe. Rama e di që po i vjen humbja dhe kjo është ngjarja. Vrasjen nuk e vendosim ne, por gjykata. Ai është dorëzuar dhe e kam nga partnerët strategjikë, të cilët e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-s. Ai është vetëdorëzuar, ka thënë unë kam ndodhur në incident, jam përfshirë, nuk e di nëse arma ime ka vrarë a jo njeri. Kjo është e gjitha. Nëse Prokuroria dhe Policia do të bënin detyrën e vet, s’do të kishte viktima. Unë kërkoj hetim të plotë dhe të pavarur, të presim rezultatet e hetimit”, u shpreh Basha.

1 vaksinë, do ja jepte Metës apo Berishës? Rama befason me përgjigjen

Teksa u pyet se cilat ishin tre dëshirat që do të bënte, Rama foli gjithë seriozitet duke përmendur shëndetin dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Rama: Nëse do ta bëja, do dëshiroja shëndet për familjen time, shëndet për të gjitha familjet shqiptare dhe do lutesha që 25 prilli të jetë fundi i atij mallkimi që i ka penguar shqiptarët sa herë kanë pasur momentin të ngrihet më lart.

Ndërsa kur u pyet se nëse do të kishte vetëm një vaksinë dhe kujt do t’ia bënte, Ilir Metës apo Sali Berishës, kryeministri tha:

Rama: Do i lija ta ndanin me njëri-tjetrin se kush do ia bënte tjetrit. E sigurt që do linin të skadonte vaksina e pastaj do dilnin që të thonin ka skaduar vaksina.

Vrasja e Xhuvanit/ Rrëfehet pronari i makinës pa targa: Ja çfarë kisha në automjet

Mehmet Greca është personi, nga i cili nisi i gjithë konflikti në Elbasan, që përfundoi me vrasjen e eksponentit të PS-së, Pjerin Xhuvani.Greca thotë se personat e përfshirë në ngjarje nga struktura për mbrojtjen e votës së PD e kanë marrë dhe e kanë mbajt rreth 20 minuta peng.

Ai thotë se Arbër Paplekaj i nxori pistoletën, ndërsa te tjerët e kontrolluan me dhunë. Ai shtoi se në atë moment ka ardhur në vendin e ngjarjes Pjerin Xhuvani, i cili ka kërkuar që ta linin Grecën të lirë dhe direkt personi që kishte nxjerrë edhe më herët armën nga çanta e ka qëlluar disa herë.

Intervista dhënë për Top Channel:

Ku ishit në ato momente?

Greca: Isha si gjithmonë këtu para shtëpisë time, me makinë. Ndaluan 5-6 persona më thirrën dhe ndalova. Më kanë fut prej krahu, njëri ka nxjerrë pistoletën nga një çantë duke më shajt, duke më bërë presion dhe më futën te ky cepi.

Më kërkonin telefonin tim. Më thonin pse kërkon vota për PS-në. Ç’lidhje kam unë i thash, kërkoj vota për PS nuk po i them njeriu, po bëj muhabet me shokët tanë.

Duke më kap këto çunat, e duke më shajt kalon ai zotëria Pjerin Xhuvani. I tha mos e kapni dhe ky personi që kishte armën gjuajti.

Sa larg ishte personi që e qëlloi?

Greca: Ngjitur ka qenë nuk ka qenë shumë larg. Viktima erdhi për t’i thënë lerë mos e cyt se s’ka bërë gjë, se ishin 6-7 veta që më kishin kap dhe po më kërcënonin. Ai gjuajti direkt. E gjuajti shumë herë.

Persona të tjerë patë që u plagosën?

Greca: Kam parë viktimën dhe kam ik me vrap se u tremba. Në fillim kur më kapën kujtova se ishin policë, se vetëm ai mund ta mbajë pistoletën ashtu. Më mbajtën tek ky cepi rreth 15-20 minuta.

Me Klement Xhaferrin jemi rritur se jemi ngjitur këtu, por kam një vit që nuk e kam parë. Po më thoshin që ke në makinë lista, por nuk kisha asgjë në makinë.

Policia më gjeti postera që kemi marrë te mbyllja e fushatës së Ramës, në Elbasan. Makina ishte pa targa se doja me e vënë para targën dhe kisha jo më shumë se 20 minuta që ia kisha heq targat. Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë se te kolaudimi ka kamera dhe këtë e vërteton shumë thjeshtë policia.

Kush është Mehmet Greca?

Në vitin 2017, Mehmet Greca është arrestuar nga autoritetet angleze, pasi është kapur me 51 kilogramë kokainë, që nëse do dilte në treg do kapte vlerën e mbi pesë milionë paund.

Mehmet Greca, 32 vjeç, nga Deodora Close, Friern Barnet, asokohe u burgos me gjashtë vite burg nënë akuzën e posedimit të drogës ​​dhe posedim të pasurisë kriminale. Gjykatësi urdhëroi gjithashtu konfiskimin e mbi 80,000 paundëve.