zoom

Day ArchivePolitikania gjermane, 5 pyetje të forta Ramës për listën e patronazhistëve

Në Europë as që mendohet një praktikë e tillë, që një parti politike të përdorë të dhënat personale të qytetarëve pa dijeninë e tyre.
Ky është thelbi i një letre të hapur që Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach në Gjermani i ka dërguar letër kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kreut të PS për Tiranën ku shpreh shqetësimin e saj lidhur me përdorimin për arse elektorale të të dhënave të 910 mijë votuesve në kryeqytet.
Ajo i drejton Ramë disa pyetje, mes të cilave edhe ato se cila është baza ligjore mbi të cilën PS merr dhe ruan të dhënat personale të qytetarëve dhe nëse janë vënë qytetarët në dijeni se po u regjistrohen të dhënat. Zoom.al po e boton të plotë letrën.

LETRA E PLOTË:

Letër e hapur drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën:

Ju drejtohem me këtë letër të hapur Juve personalisht dhe nëpërmjet Jush të gjithë anëtarëve, vullnetarëve dhe ndihmësve të fushatës elektorale të PS-së, si anëtare e Partisë Socialdemokrate Gjermane, pjesë e partive simotra eurosocialiste (ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë) me një shqetësim të thellë.

Nga shtypi shqiptar, por edhe deklaratat Tuaja kam mësuar se në Shqipëri është bërë e ditur qenësia e një liste ku janë të regjistruar ME DHE PA DIJE qindra mijëra shqiptarë, me të dhënat e tyre personale. Kjo e shoqëruar edhe me shënime mbi preferencat e tyre politike, mbi gjendjen financiare dhe të dhëna të tjera personale.

Po sipas shtypit kam mësuar se kjo listë administrohet, aktualizohet dhe në të kanë akses persona të lidhur drejtpërdrejtë me PS-në. Në asnjë praktikë partiake, në asnjë fushatë elekorale, të paktën e lidhur me SPD gjermane, nuk ekziston një praktikë e tille.

Dyshoj fort që një praktikë e tillë të përdoret në këtë masë e në këtë mënyrë nga simotrat tona europiane.

Dyshimi më i fortë është nëse kjo praktikë është ligjore në Shqipëri. Por për këtë kam dëgjuar se kanë filluar hetime, të cilat do të uroja të shkojnë deri në fund sa me shpejt, për të dënuar shkelësut e ligjit të mbrojtjes së të dhënave e të drejtave personale. Ajo që më shqetëson përtej kufirit ligjor (në BE, sipas njohurive të mia kjo praktikë është ligjërisht e ndaluar), në shpresë të një reflektimi, duke parë e degjuar se kjo praktikë madje po mbrohet dhe promovohet edhe në fushatën Tuaj, po Ju drejtohem me disa pyetje:

1. Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste dhe ata që kanë administruar të dhënat (ruajtjen, aktualizimin)?

2. Cila është procedura konkrete e plotësimit të listës? Pra, nga janë marrë të dhënat e çdo personi konkretisht dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja në servera e një liste të tillë?

3. Nëse të dhënat janë marrë nga kontaktet derë më derë, pra janë “dorëzuar” vetë, ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve, të cilët lejojnë me firmë marrjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga persona të tretë (sipa ligjeve europiane ligjerisht duhet të jetë i dokumentuar pranimi i perdorimit te te dhenave personale nga persona te tjere)? Po nese njerezit nuk kane dorezuar te dhenat personale qe gjenden ne keto lista vete (sic pohojne shume prej njerezve qe njoh personalidht), nga jane marre keto te dhena? Cila eshte baza ligjore e ruajtjes se tyre ne serverat e njerezve te lidhur me Partine Socialiste, pa dijenine e individit perkates?

4. Në lista ka emra njerezish qe mbajne detyren “e patronazhit”. A janë pyetur të gjithë personat në fjalë për këtë, si dhe kujt i është bërë “dorëzimi” i komenteve që lexohen në listat e përpiluara. Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente/shënime? Cfarë ndodh më pas me to?

5. Vota është E LIRË dhe E FSHEHTE. Si përputhet ky parim madhor i demokracisë me faktin se për çdo pjestar të listës (e theksoj, individ, jo në grup, jo një statistikë e zonës, apo lagjes) është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e votës individuale?

Sqarimi i hapur i këtyre pyetjeve nga ana Juaj si dejtues të PS-së do të ndihmonte fuqimisht në zbardhjen e realitetit, që për shkak edhe të së kaluarës sonë diktatoriale krijon (e theksoj përtej kufirit ligjor, që duhet ndjekur deri në fund) një shije shumë të keqe dhe një imazh te pariparueshëm për mënyrën se si operon një parti, që është në pushtet në një vend demokratik dhe që aspiron të hyjë në BE.

Si anëtare e një Partie politike europiane me eksperiencë në pjesmarrje dhe organizim të fushatave elektorale do t’Ju drejtohesha hapur me thirrjen për një fushatë të ndershme, me respektimin e votës së lirë dhe të ndershme, pa presione, pa promovime praktikash të dyshimta, që prekin lirinë e çdo individi për një votë të fshehtë dhe të pandërmjetësuar.

Uroj me zemër, që PS të mbrojë parimet europiane të demokracisë, pa shpërdoruar pushtetin në kombinim me metoda teknologjike të dyshimta, siç po informohem nga shtypi dhe shumë bashkëatdhetarë.

Me respekt Dr. Rezarta Reimann Nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schwabach, Gjermani

Shoqëruesit e Veliajt dhunojnë grupin e xhirimit të Ora News, reagojnë gazetarët (VIDEO)

Një grup xhirimi i televizionit Ora News, i cili është në një konflikt të hapur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dhunuar nga shoqëruesit e kryebashkiakut, gjatë një takimi elektoral në Kavajë.
Gazetari Ronaldo Sharka, operatori dhe shoferi i grupit të xhirimit u sulmuan teksa gazetari tentoi t’i drejtojë një pyetje Veliajt (shihni videon më poshtë në faqen e Zoom.al).

Gazetari tregoi se këta persona nuk ishin shoqëruesit e zakonshëm të Veliajt dhe nuk kishin shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë reaguan duke e dënuar dhuënën.

“Kjo është një metodë e shëmtuar dhe e përsëritur ndaj gazetarëve të Ora News, sa herë që z.Veliaj i drejtohet një mikrofon”, thuhet në deklaratë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë i kërkuan kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të distancohet nga aktet e dhunës të shoqëruesve të tij ndaj gazetarëve dhe të respektojë punën e medias, si dimension i domosdoshëm në një shtet demokratik. /Zoom.al

DEKLARATA E PLOTE E DY SHOQATAVE

THIRRJE Z.VELIAJ TE DISTANCOHET NGA DHUNA NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise shprehin shqetesimin per dhunen fizike te ushtruar ne Kavaje ndaj ekipit te xhirimit te TV Ora News, gazetarit Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit nga shoqerues te kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. Gazetari ka patur shenjat identifikuese te profesionit dhe eshte perpjekur t’i drejtoje nje pyetje kryetarit te bashkise Tirane.

 

Ky veprim normal i gazetarit ka marre si pergjigje dhunen nga persona shoqerues te Veliajt, qe sipas gazetarit Sharka nuk ishin shoqeruesit e zakonshem apo me shenja identifikuese.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise denojne dhunen ndaj ekipit te Ora News nga shoqerues te kryebashkiakut Erion Veliaj, nje metode e shemtuar dhe e perseritur ndaj gazetareve te Ora Neës, sa here qe z.Veliaj i drejtohet nje mikrofon.

Media ka te drejten te drejtoje pyetje ne emer te publikut ndersa nje zyrtar publik si kryetari i Bashksie ka detyrimin te pergjigjet.

Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise i kerkojne kryetarit te bashkise Erion Veliaj, te distancohet nga aktet e dhunes te shoqeruesve te tij ndaj gazetareve dhe te respektoje punen e medias, si dimension i domosdoshem ne nje shtet demokratik. #MosPrekGazetaret

 

Basha e Kryemadhi shfaqen bashkë për herë të parë në fushatë. Kanë një mesazh për Ramën

Kur na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet e përgjithshme, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë shfaqur bashkë për herë të parë në fushatë.

Ata zgjodhën zonën e Kombinatit në Tiranë për të dhënë mesazhin se do të vazhdojnë të jenë bashkë e do të qeverisin bashkë.

Lulzim Basha e shfrytëzoi daljen për t’i dhënë edhe njëherë përgjigje kryeministrit Rama se nuk do të bashkëpunojë me të pas zgjedhjeve, por me LSI-në.

“Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën më 25 prill për ndryshimin ta kthejmë në një qeverisje të shpresës, në një qeverisje të njerëzve, në një qeverisje të zgjidhjeve. Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje e cila do të kthejë besimin tek ekonomia, tek punësimi dhe tek mirëqenia.”

Ndaj, le të vazhdojmë së bashku këto 7 ditë që kanë mbetur, maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse me 25 prill Rama humb, Shqipëria Fiton”, tha Basha. 

Bashkëpunimin e konfirmoi edhe kryetarja e LSI.

 “Jo pa qëllim jemi këtu në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkon të grabisë shtëpitë tuaj, jemi të dy bashkë, edhe pse kemi dy vjet që nuk ndahemi, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve. Fronti opozitar,  që është fronti shqiptar mendon për familjet tuaja. Ne jemi në shtëpitë tuaja sepse ai po rindërton vetëm xhepat e tij.  Ne jemi bashkë për ti thënë të gjithë shqiptareve që ne jemi një.” /Zoom.al

Pas deklaratës së Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri reagon presidenca: Dihet se kukulla e kujt është Rama

Institucioni i Presidentit ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka deklaruar se sipas sondazheve të vetë Kreut të Shtetit, ndryshimi fiton me mbi dy të tretat.

Sipas Blushit, pas 25 prillit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe të bazuara mbi respekt të ndërsjelltë.

“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, z.Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike, deklaroi:

Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”.

Vuçiç sulmon Bashën: Ai do Shqipërinë e Madhe

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për zgjedhjet në Shqipëri duke deklaruar se po i ndjek nga afër sondazhet.

Në një intervistë për televizionin B92, Vuçiç thotë se  kundërshtarët politik në vendin tonë janë me nga dy përqind larg. Vuçiç tha se të dhënat e tij janë nga hulumtime serioze.

Presidenti i Serbisë deklaroi se pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët flasin për një Shqipëri Etnike.  Vuçiç e konsideroi Sali Berishën si liderin e vërtetë të PD-së dhe jo Lulzim Bashën, duke përsëritur Kryeministrin Edi Rama, i cili gjithmonë thotë se Berisha është në Krye të PD-së.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiç.

Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se ai është krenar dhe do të jetë krenar që është pengesa për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

 

EMRAT/ Plagosja e kandidatit të LSI dhe dy vëllezërve të tij, shpallen në kërkim autorët

Të tjera detaje dalin në dritë nga sherri me thika pranë zyrës së LSI në Sauk, ku u përfshi kandidati për deputet i kësaj force politike, Klodian Doka, dhe dy vëllezërit e tij, Roland dhe Eltjan Doka, të cilët mbetën të plagosur me mjet prerës.

Mesohet se i plagosur ka mbetur edhe kandidati për deputet, i cili ka pësuar dëmtime të lehta me sende të forta. Ndërkohë, burime nga policia deklaruan për median se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim personat e dyshuar të ngjarjes.

Kështu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Eni Sada, i cili në bashkëpunim me shtetasit Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe të mprehta tre vëllezërit Doka.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi Basri Hakcani, pasi me date 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin Klodian Doka.

 

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina përplas nënë e bijë. Ndërron jetë fëmija

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë ka përplasur një grua dhe një fëmijë.

Burime bëjnë me dije se vajza e vogël e cila ka qenë në klasë të dytë, ka ndërruar jetë.

Identietet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa rrethanat e aksidentit janë të paqarta.

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë, të përfshirë në spiunazh e sabotime. Alarm në të gjithë Europën

Republika Çeke po dëbon 18 diplomatë rusë për dyshimet se shërbimet e inteligjencës ruse ishin përfshirë në një shpërthim depoje municionesh në 2014 njoftuan Kryeministri Andrej Babis dhe Ministri i Jashtëm Jan Hamaceksaid të Shtunën.

“Ekziston dyshimi i bazuar në lidhje me përfshirjen e oficerëve të shërbimit inteligjent rus GRU … në shpërthimin e depove të municioneve në zonën e Vrbetice,” tha Babis në një konferencë të treguar drejtpërdrejt në televizion.

Një ligjvënës rus i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax e quajti pretendimin absurd.

Disa shpërthime tronditën depon e municioneve Vrbetice, 330 km në juglindje të Pragës, më 16 tetor 2014. Ata vranë dy punonjës të një kompanie private që merrte me qira depon nga një organizatë ushtarake shtetërore.

Hamacek tha se 18 punonjës të ambasadës ruse të identifikuar si personel i shërbimit sekret do të urdhërohen të largohen nga vendi i NATO-s brenda 48 orësh.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së sipërme, duke thënë se pretendimet e Pragës ishin absurde dhe përgjigja e Rusisë duhet të jetë proporcionale.

Më vete, policia Çeke tha të shtunën se po kërkonte për dy burra që mbanin pasaporta të ndryshme, përfshirë ato ruse në emrat e Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov. Burrat janë në kërkim për rolin e tyre të mundshëm në shpërthimin e vitit 2014, tha skuadra e krimit të organizuar (NCOZ) në faqen e saj të internetit.

Ata emra ishin pseudonimet e përdorura nga dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse të cilët prokurorët britanikë akuzuan për vrasjen e mbetur në tokë britanike të spiunit rus Sergei Skripal.

Ata dhe Moska e mohuan të dy përfshirjen.

Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me një agjent nervor në qytetin anglez të Salisbury në Mars 2018.

Sulmi nxiti valën më të madhe të dëbimeve diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.

Diplomatët rusë u dëbuan javën e kaluar edhe nga Italia, ku atasheu ushtarak rus kishte rekrutuar një oficer të lartë të marinës italiane Biot për ti shitur të dhëna sekrete të NATOS. Po ashtu kanë bërë vende të tjera, mes tyre edhe Shqipëria që ka dëbuar diplomatë rusë për aktivitete të dyshimta.

 

 

Mashtrimi i Ramës/ Premtoi çunat e Londrës, por përfundoi tek të Rinasit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Për efekte propagande elektorale, ku jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Edi Rama ka ofruar shfaqjen e radhës.

Pasi këmbënguli për disa kohë që do të sillte një avion me kuksianë nga Londra, i ka dështuar plani, pasi kuksianët nuk kanë udhëtuar me avion.

Avioni ka pasur pak pasagjerë nga Londra dhe shumica e tyre janë ngritur në mjetin fluturues në Rinas.

Por për të çuar deri në fund fasadën e tij, Rama e ka mbushur avionin në Rinas dhe është ulur në Kukës, ku ka organizuar dhe shfaqjen e radhës.

Aeroporti i Kukësit, i hapur përgjysmë, pasi punimet do të vazhdojnë edhe pas uljes së avionit të parë, është thjeshtë një linjë e brendshme, Rinas-Kukës, pasi Ramës i dështoi të bëjë një udhëtim ndërkombëtar.

 

Rama flet me dialekt geg, ‘kuksiani’ i përgjigjet me dialekt tosk

Edi Rama ka fluturuar sot nga Rinasi në aeroportin e Kukësit.

Edhe pse i ra poshtë propaganda, pasi fluturimi nuk ishte Londër-Kukës, por Londër-Rinas-Kukës, sërish Rama u mundua që ta kapërdijë.

Por atë që nuk ka kapërdirë dot Rama ka qenë braktisja totale, ku kuksianët e kanë refuzuar në masë që të fluturojnë nga Londra për ti bërë qejfin kreut të PS-së që ndodhet në fushatë elektorale.

E nga kjo braktisje Rama ka vendosur ta mbushë avionin në Rinas me qytetarë të tjerë.

Është virale videoja ku Edi Rama i flet një pasagjeri në dialektin gegë dhe ai i ktheet në dialektin toskë.

Ndiqni pamjet: