Aplikacion
Një analizë e BIRN e të dhënave nga llogaritë e faqeve të Facebook-ut dhe Instagram-it të qindra kandidatëve që garojnë për një post në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, tregon se Partia Socialiste në pushtet ka një ndërveprim më të lartë me votuesit se opozita.
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, pandemia e COVID-19 dhe masat e distancimit social i kanë detyruar partitë që të kufizojnë mitingjet dhe grumbullimet masive politike. E megjithatë, një garë e ethshme për të bindur votuesit po zhvillohet në botën virtuale të rrjeteve sociale.
Shpërndarja më e gjerë e internetit, në krahasim me katër vite më parë, si dhe rritja e numrit të përdoruesve të mediave sociale i ka shtyrë partitë politike dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që t’i përdorin ato si platformat kryesore politike të komunikimit.
“Në kushte pandemie që jemi ne media sociale është e një rëndësie të jashtëzakonshme, e një rëndësie më të mëdhe se sa në një situatë normale,” thotë Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM.
Afrim Krasniqi, drejtues Institutit për Studime Politike, thekson se fushata aktuale zgjedhore ka krijuar një situatë paradoksale.
“Politika përdor teknologjitë e reja të komunikimit por një pjesë e madhe e shoqërisë nuk ka akses në internet ose nuk ka njohuritë e duhura për përdorimin e mediave të reja,” tha ai.
“Nga ana tjetër, listat e partive janë dominuar nga kandidatë të ardhur jo për shkak te meritokracisë së brendshme, por nga “jashtë” bazës, me imponim nga lart, ndaj këta të fundit e kanë më të lehtë të komunikojnë përmes mediave sociale ku auditori është më i gjerë sesa të bazohen tek strukturat e tyre të partive ku duhet të investohen për tu pranuar si kandidatë dhe më pas për të bërë fushatë,” shtoi ai.
Një analizë e BIRN e të dhënave nga llogaritë e faqeve në Facebook dhe Instagram të qindra kandidatëve që garojnë në zgjedhje, faqeve zyrtare të partive politike dhe degëve të tyre vendore, tregon se Partia Socialiste dominon me numrin total të ndërveprimeve në rang kombëtar në këto dy platforma komunikimi, duke lënë pas Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste në Integrim.
Avantazhi i Partisë Socialiste maksimizohet nga investimi afatgjatë në llogaritë virtuale të liderit të saj si dhe numri i lartë i postimeve dhe videove të ngarkuara me propagandë elektorale; një pjesë e së cilave trumbeton arritjet gjatë qeverisjes 8-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër godet me sulme karakteriale ndaj krerëve të opozitës.
Dominanca e PS-së në rang kombëtar udhëhiqet nga niveli i lartë i ndërveprimeve në faqet sociale të kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, gara virtuale mes kandidatëve në rajone të ndryshme të vendit, nuk është gjithmonë në favor të partisë në pushtet.
Të dhënat janë mbledhur nga 85 mijë postime në Facebook dhe Instragram të bëra në dy javët e para të fushatës zgjedhore – nga 26 marsi deri më 9 prill – nga 756 llogari të partive, degëve të tyre lokale, kandidatëve dhe zyrtarëve të ndryshëm partiakë ose të zgjedhur vendorë.
Për mbledhjen e të dhënave, BIRN përdori ‘Crowdtangle’, një aplikacion në pronësi të Facebook. Aplikacioni mbledh të dhëna sa herë një përdorues i Facebook komenton, ndan ose reagon ndaj një postimi, duke matur popullaritetin e tij nëpërmjet një metrike të quajtur ‘shuma totale e ndërveprimeve.’
“Se si funksionon algoritmi i Facebook nuk e di askush, por ideja është që sa më shumë të shpërndahet dhe bisedohet rreth një postimi, aq më shumë do dali në ‘newssfeed’-et e personave,” tha Anxhelo Lushka, nga ‘Open Labs Hackerspcace’, një komunitet aktivistësh në Tiranë që promovojnë teknologjitë e hapura dhe privatësinë në rrjetet kompjuterike.
“Sa më shumë persona ta ndajnë, aq më shumë do shfaqet si postim,” theksoi ai.
Të dhënat e mbledhura përfshijnë postimet e bëra nga kandidatët dhe partitë në faqet e tyre publike në Facebook dhe Instagram. Këto të dhëna nuk përfshijnë postime në llogari private ose në grupe të mbyllura në Facebook ose Instagram.
Analizimi i të dhënave të ‘ndërveprimeve totale’ në rrjete sociale nuk është një matës i përsosur i mundësisë së një kandidati apo partie politike për të fituar zgjedhjet parlamentare.
Për shembull, një koment i lënë në faqen e kryeministrit në Facebook përllogaritet si një ndërveprim, përtej faktit që ai mund të jetë me ton pozitiv apo negativ nga një mbështetes apo kundërshtar politik.
Megjithatë, këto të dhëna janë tregues të rëndësishëm mbi mënyrën se si po tejçohet mesazhi propagandues gjatë fushatës zgjedhore nga partitë dhe kandidatët e tyre për deputetë.
PS dominon në rang kombëtar
Në rang kombëtar, Partia Socialiste ka një ndërveprim më të lartë në rrjetet sociale, në krahasim me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
BIRN analizoi të dhënat nga 320 llogari sociale në Facebook të kandidatëve për deputetë në zgjedhje. Në analizë u përfshinë të gjithë kandidatët që kishin një faqe publike gjatë periudhës së monitoruar – mes së cilëve 120 kandidatë nga Partia Socialiste, 110 kandidatë nga Partia Demokratike, 74 kandidatë nga Lëvizja Socialistë për Integrim dhe pjesa tjetër nga Bindja Demokratike, Nisma Thurje dhe kandidatë të pavarur.
Gjatë dy javëve të para të fushatës, të gjithë kandidatët në zgjedhje postuan 11,830 postime në Facebook dhe realizuan 7.88 milionë ndërveprime. Gati gjysma e postimeve ose 48.78% e tyre u bënë nga kandidatë të Partisë Socialiste, 37.02% nga kandidatë të PD dhe 11.27% nga lista e kandidatëve të LSI.
Partia Socialiste udhëheq me numrin e ndërveprimeve totale në Facebook gjatë dy javëve të para të fushatës, me 4.11 milionë ndërveprime, e ndjekur nga PD me 3.45 milionë ndërveprime dhe LSI me 243.7 mijë ndërveprime.
Vurmo nga IDM vë në dukje se kandidatët e Partisë Socialiste kanë më shumë faqe në rrjetet sociale dhe kjo është produkt i vëmendjes së veçantë që kjo parti dhe lideri i saj Edi Rama i jep komunikimit publik.
“Realisht PS-ja dhe Rama e kanë imazhin publik dhe komunikimin publik pikë të dobët, kontrollin e mjeteve të komunikimit po ashtu e kanë pikë të dobët,” theksoi Vurmo.
Megjithatë, për Vurmon ndërveprimi i lartë i PS-së mund të jetë dhe rrejdhojë e përdorimit të administratës publike për shpënrdajen e postimeve të kandidatëve në zgjedhje, atë që Facebook e quan ‘sjellje joautentike e koordinuar’, e cila nuk lejohet sipas rregullave të përdorimit të rrjeteve Facebook ose Instagram.
“Une druaj se PS-ja ka në dispozicion një armatë njerëzish, jo thjesht qasje në komunikimin publik, por edhe një armatë njerëzish apo ‘account’-esh, njerëzish virtualë, shumë më të madhe se partitë e tjera,” tha ai.
Në të njëjtën periudhë, kadidatët për deputetë në parlamentin shqiptar postuan 3,035 video në Facebook – shumica e të cilave video propagandistike ose transmetime live të takimeve me zgjedhësit, të cilat regjistruan 61.32 milionë shikime në Facebook.
Pak më shumë se gjysma e këtyre shikimeve kanë shkuar për video të postuara nga kandidatët e Partisë Socialiste – me 32.22 milionë shikime në total, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.81 milionë shikime dhe LSI me 1.68 milionë shikime.
Ndryshimet e mëdha në shikimet dhe ndërveprimet e regjistruara nga faqet e kandidatëve lidhen me numrin e ndjekësve të tyre, por dhe me numrin e videove të publikuara prej tyre. Kështu, gjatë gjysmës së parë të fushatës elektorale, PD ka hedhur 1,421 video në Facebook, PS ka postuar 1,283 video dhe LSI 266 video.
Në rrjetin social Instagram u morën në analizë postimet në 240 llogari publike të kandidatëve gjatë dy javëve të para të fushatës elektorale, nga të cilat 85 llogari i përkasin Partisë Socialiste, 69 Partisë Demokratike, 69 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 15 llogari i përkasin partive të tjera garuese në zgjedhje. Në total, llogaritë në Instagram gjeneruan 2.11 milionë ndërveprime nëpërmjet 4,740 postimesh.
Ngjashëm me Facebook-un, numri më i lartë i postimeve është bërë nga kandidatët e Partisë Socialiste me 2,542 postime, e ndjekur nga kandidatët e PD-së me 1,453 postime dhe LSI me 606 postime. Lista e PS ka gjeneruar 1.12 milionë ndërveprime në Instagram, e ndjekur nga PD me 833 mijë dhe LSI me 132 mijë.
Gati 72% e postime në Instagram ose 3,402 postime kanë qenë video, të cilat kanë gjeneruar në total 4.46 milionë shikime. Sërish Partia Socialiste udhëheq me 2.43 milionë shikime në videot e postuara në Instagram, e ndjekur nga PD me 1.66 milionë dhe LSI me 351 mijë shikime.
Rama udhëheq ndaj Bashës dhe Kryemadhit
Në numrin e lartë të ndërveprimeve të listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, një rol të rëndësishëm luajnë faqet publike në Facebook dhe Instagram të kryeministrit Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste ka 1.5 milionë ndjekës në faqen e tij në Facebook, ndërsa kreu demokrat, Lulzim Basha ka 629 mijë ndjekës. Ndërkohë, Monika Kryemadhi e LSI ka 87 mijë ndjekës.
Rama jo vetëm që ka dyfish më shumë ndjekës së rivali i tij demokrat, por gjithashu bën më shumë postime. Gjatë dy javëve të para fushatës, kryeministri ka bërë 210 postime në Facebook, kundrejt 110 postimeve të Bashës dhe 52 postimeve të Monika Kryemadhit.
Postimet e Ramës kanë gjeneruar në total 1.89 milionë ndërveprime, postimet e Bashës 743 mijë ndërveprime dhe ato të Kryemadhi 60 mijë ndërveprime. Në të njëjtën periudhë të marrë në analizë, videot e postuara nga Edi Rama kanë marrë 22.24 milionë shikime, i ndjekur nga Basha me 7.5 milionë shikime dhe Kryemadhi me 596 mijë shikime.
Pavarësisht ndryshimeve të mësipërme mes njëri tjetrit, të tre liderët e partive kryesojnë dhe listat e faqeve zyrtare me më shumë ndërveprime për secilën parti gjatë kësaj periudhe kohore. Teksa kryesimi i Edi Ramës dhe Monika Kryemadhit brenda listës së kandidatëve të secilës parti në Facebook është i qartë, në listën e demokratëve, ish-kryemistri Sali Berisha zë një vend po aq të rëndësishëm me influencën e tij.
Në tabelat e mëposhtme renditën listat e 15 kandidatëve më influencues në Facebook për secilën nga tre partitë kryesore garuese në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndryshe nga faqet në Facebook, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë më shumë postime në Instagram sesa Edi Rama. Basha, gjatë periudhës të marrë në analizë ka bërë 205 postime, Kryemadhi 156 dhe Rama 143.
Megjithë numrin më të ulët të postimeve, kryeministri udhëheq edhe ndërveprimet e siguruara në Instagram me 1.79 milionë pëlqime, i ndjekur nga Lulzim Basha me 483 mijë pëlqime dhe Kryemadhi me 127 mijë. Videot e postuara nga Rama në Instagram kanë marrë 7.48 milionë shikime të regjistruara, ato të Bashës 2.43 milionë dhe të Kryemadhit 602 mijë.
Beteja virtuale në rajone
Përveç të dhënave në rang kombëtar, BIRN analizoi edhe ndërveprimet sipas partive në rang qarku, duke qenë se sistemi zgjedhor në Shqipëri e ndan vendin në 12 rajone zgjedhore. Kryetarët e partive nuk u përfshinë në analizën e kandidatëve brenda rajonit, pasi një pjesë kandidojnë në disa qarqe dhe në të gjitha rastet udhëheqin fushatën zgjedhore kombëtare.
Falë faqes popullore të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Facebook, PD ka trefishin e ndërveprimeve ndaj PS-së në qarkun kryesor të Tiranës. PD ka në total 1.72 milionë ndërveprime me ndjekësit, kundrejt 584,243 ndërveprimeve të PS dhe 84,638 ndërveprimeve të LSI.
Llogaria e Berishës në Facebook gjeneron më shumë ndërveprime se e gjithë lista e PS-së e marrë së bashku në Tiranë, me 699,339 ndërveprime në dy javët e para të fushatës. Berisha ndiqet nga pas nga Grida Duma, Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali.
Në dy javët e para të fushatës, kandidatët e PS-së në Berat ka regjistruar 54,387 ndërveprime në Facebook, kundrejt 28,747 të kandidatëve të PD-së dhe 7,807 të LSI-së. Kandidati me numrin më të lartë të ndërveprime në Facebook në Berat është ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i ndjekur nga kandidati i PD-së për deputet, Tomorr Alizoti.
Ndryshe nga Berati, në rajonin e Dibrës udhëheq PD me 92,600 ndëveprime në Facebook, e ndjekur nga PS me 21,609 ndërveprime dhe LSI me 6,146.
Kandidati me ndërveprimet më të larta të ndjekësve në Facebook është ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, me 81,101 ndërveprime. Megjithatë, surpriza më e madhe e këtij rajoni është kandidati i pavarur, Elton Debreshi, i cili ka regjistruar 20,561 ndërveprime në Facebook.
Në rajonin e Durrësit, PS udhëheq me 81,198 ndërveprime, e ndjekur ngushtazi nga PD me 79,334 dhe LSI me 12,123 ndërveprime. Ndërveprimet më të larta në këtë rajon i ka kreu vendor i PD dhe ish-ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri me 31,832, i ndjekur nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi me 30,493.
Garën në Facebook në Elbasan e dominon sërish Partia Socialiste me 541,710 ndëveprime, e ndjekur nga PD me 147,158 dhe LSI me 13,781 ndërveprime. Ndërveprimet e larta të socialistëve në Elbasan vijnë kryesisht nga faqja e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e cila ka regjistruar 379,517 ndërveprime në dy javët e para të fushatës.
Prania e zv.kryeministrit Erion Braçe nuk ka pasur të njëjtin efekt në Fier, ku PD udhëheq me 110,041 ndërveprime, kundrejt 57,848 të PS dhe 12,765 të LSI. Faqja më popullore e Facebookut mes kandidatëve në Fier i përket ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Në Gjirokastër, falë faqeve të ministrit të Rendit, Bledi Çuçi dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Partia Socialiste dominon qartazi me 164,850 ndërveprime, kundrejt 16,275 të LSI dhe vetëm 9084 të PD.
Gjithashtu, PS udhëheq në Korçë me 212,241 ndërveprime, e ndjekur nga PD me 118,190 dhe LSI me 26,697 ndërveprime në Facebook.
Ndryshe nga Korça, falë llogarisë popullore të analistit politik që garon për deputet, Agron Gjekmarkaj, PD ka më shumë ndërveprime se PS në Lezhë. Faqja e Gjekmarkaj në këtë rajon ka regjistruar 27,961 ndërveprime, e ndjekur nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla me 25,367 ndërverpime në Facebook.
Në Shkodër, Partia Demokratike udhëheq me 114,153 ndërveprime kundrejt 74,267 ndërveprimeve totale të Partisë Socialitste. Ndërkohë në Vlorë, PD ka 138,810 ndërveprime, ndërsa PS ka regjistruar 166,903 ndërveprime. Edhe në Kukës udhëheq PD, pasi Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj kanë 90,705 ndërveprime në Facebook, kundrejt 80,480 të Petrit Malaj dhe Gerta Durakut.
Faqet e partive në garë
Përveç listave të kandidatëve, BIRN ka analizuar dhe faqet zyrtare në Facebook të subjekteve kryesore në garë, për të parë ndikimin që ato kanë në shpërndarjen e mesazhit politik gjatë fushatës.
Faqja partiake me më shumë ndjekës në Facebook në datën 9 Prill, 2021, është ajo e Partisë Demokratike me 328 mijë ndjekës, faqja e PS ka 191 mijë ndjekës, Nisma Thurje ka 187 mijë ndjekës dhe LSI me 181 mijë.
Gjatë gjysmës së parë të fushatës, faqjet e shtatë subjekteve të analizuara realizuan 721 postime, duke gjeneruar mbi 234 mijë ndërveprime, më shumë se gjysma e tyre në Facebook Live. Në të njëjtën kohë u postuan 429 video, të cilat sollën 4.02 milionë shikime.
Faqja me numrin më të lartë të ndërveprimeve është ajo e Partisë Socialiste me 96,044 ndërveprime dhe 2.83 milionë shikime të videove të postuara, kundrejt 821 mijë shikimeve të videove në faqen e PD-së dhe 77.8 mijë ndërveprimeve.
Përveç ndërveprimit të faqeve kryesore të partive politike, BIRN ka analizuar dhe ndërveprimet totale në Facebook të 127 faqeve vendore të partive politike kryesore, përfshirë 56 nga PS, 56 nga PD dhe 15 të LSI.
Gjatë dy javëve të para të fushatës, faqet në Facebook të degëve vendore të partive politike kanë regjistruar 394 mijë ndërveprime dhe 355 mijë vidoe shikime. Degët vendore të PD-së kanë qenë më aktive në postime, me 5,365 postime nga një total prej 8,335 postime nga të gjithë partitë.
Faqet e degëve vendore të PD-së kanë regjistruar 79,330 ndërveprime dhe 175 mijë shikime video, të ndjekura nga afër nga faqet e Facebook-ut të degëve lokale të PS me 162 mijë shikime video dhe 76,951 ndërveprime.
Në një vëzhgim të përgjithëm, PS udhëheq në 6 rajone zgjedhore dhe PD në 6 rajone të tjera.
Ndikimi i zyrtarëve që nuk kandidojnë
Përveç kandidatëve dhe faqeve të partive në nivel vendor dhe qendror, BIRN ka marrë në analizë edhe faqet e 45 zyrtarëve politikë ose partiake, të cilët janë përfshirë në fushatë për një parti ose një tjetër, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ose ish-presidenti Bujar Nishani.
Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 nga opozita, kjo listë përbëhet kryesisht nga kryetarë bashkish të Partisë Socialiste.
Ndërveprimet në këtë listë udhëhiqën nga faqja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me 308 mijë ndërveprime dhe 2.73 milionë shikime në video. Pas Veliajt renditet Presidenti Ilir Meta, i cili ka regjistruar 75 mijë ndërveprime dhe 197 mijë shikime në video në dy javët e para të fushatës.
Me gjithë rolin që kanë marrë mediat sociale në komunikimin e partive politike gjatë fushatës, për vëzhguesit e procesit demokratik në Shqipëri, ndikimi i ‘pëlqimeve’, ‘ndarjeve’ dhe ‘komenteve’ në Facebook në shanset e kandidatëve për t’u zgjedhur mbetet debat i hapur.
Gjergji Vurmo thekson se gjatë vitit të fundit është bindur për ndikimin në rritje që kanë partitë duke përdorur mediat sociale. “Për një kohë të gjatë kam mendur se [rrjetet sociale] kanë pak ndikim, se fryma është frymë dhe nuk cënohet… [Por] Ia kanë dalë të krijojnë frymën ose anti-frymën me media sociale,” shtoi ai.
Edhe Krasniqi shprehet se nuk është e qartë nëse kontaktet dhe fushata virtuale do të sigurojnë vota personale në kutinë e votimit.
“Kjo pamundëson kontaktin direkt me qytetarin dhe debatin rreth programeve duke i dhënë prioritet akteve e gjesteve simbolike,” tha ai. “Organizimi i brendshëm partiak del jashtë funksionit primar duke dobësuar fuqinë e anëtarëve dhe bazës dhe duke forcuar rolin dhe imazhin e liderit politik/lidershipi,” pëfundoi Krasniqi.
Meta kërcënon Gjiknurin? “Do përfundojë në det! Kam 500 patronazhista”Presidenti Meta ka bërë një paralajmërim kërcënues për Damian Gjiknurin, me të cilin është përplasur verbalisht disa herë për fushatën që po zhvillohet në Vlorë.
Ai tha se kandidati i PS do përfundojë në det nëse nuk ndalon me akuzat e pabaza se ai takohet natën me persona me probleme.
Përsa i përket skandalit me të dhënat personale të qytetarëve që dyshohet se Partia Socialiste i ka përdorur për qëllime elektorale, Kreu i Shtetit tha ase ai ka 500 patronazhistë, apo fuksa siç i quan ai, por i bëri thirrje që të japin dorëheqje ata dhe të gjithë patronazhistët e tjerë.
Po ashtu Meta ka kërkuar që kandidatët për kryeministër, por edhe ata në nivel lokal të bëjnë përballje televizive në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se kë duhet të votojnë.
Meta: Do t’i ftoja kandidatët për kryeministër që të përballin me qetësi programet e tyre. Do të ftoja drejtuesit e qarqeve apo deputete të bëjë të njëjtën gjë para qytetarëve. Është shqetësuese, kemi garë, po s’kemi debate, s’kemi ballafaqim.
Kur kam kërkuar përballje, s’ kam kërkuar përballje si kandidat për kryeministër, por jam akuzuar nga kryeministri aktual dhe nga kandidati për deputet në Vlorë që me shpifjet që bën do përfundojë në det, sikur unë takuakam persona me probleme.
I kam thënë zgjidh studion, gazetarin, merr njerëzit se unë skam nevojë, e të na dëgjojnë shqiptarët, se ti ke më shumë instrumente, ti ke këto patrinazhistët. 500 patrinazhistë kam unë. Sepse është një patronazhist që shikon se me kë takohem unë, pastaj unë takohem me Tedi Blushin dhe i vihet një patronazhist edhe atij që të shohë se me kë takohet ai, Pastaj unë takohem me një tjetër edhe ai patronazhit dhe i kishin vënë patronazhist edhe Ylli Bodinakut. Kjo është e tmerrshme. Ai më thotë i zbulova patronazhistët dhe do t’i rrah.
Jo i them në asnjë mënyrë se krijohen incidente. Ne për këto fuksa kemi bërë burgun e Spaçit, i kemi rënë murit të ambasadës me saurrel me foshnjën tre muajsh në kamion dhe pas 30 vjetësh të marrin Yllin në patronazh dhe personalitete të tjera. Do ju jap prova. Por kam edhe një apel “Patronazhistë jepni dorëheqjen”.
Ndizet situata! Presidenti Meta paralajmëron fakte të reja për patronazhistët e PSPresidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.
Presidenti Meta: Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin.
Po bën me shpejtësi xhiron në internet një video e takimit që kryeministri Rama zhvilloi me disa të rinj në Durrës.
Teksa po komentonte mbështetësit e Partisë Demokratike që i thërrasin “Rama ik” sa herë që e shohin e kudo ku e ndeshin, kryeministri nisi të lëshonte disa pasthirrma të pazakonta.
Në fakt në të tilla situata ai është parë në disa momente vështirësie, ku, për të sfumuar ndonjë skandal, është përpjekur të tërheqë vëmendjen me sjellje të çuditshme.
Ora News, një media në konflikt me qeverinë, hedh dyshime se ai ishte nën efektin e substancave narkotike, gjë për të cilën ai është akuzuar vazhdimisht nga kundërshtarët politike e madje është sfiduar të bëjë testin e drogës, por ka refuzuar. /Zoom.al
Rama komenton turin e Bashës nga Saranda në Tropojë: Çfarë më shkruajti një mike
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e një mikeshe të vjetër në moshë, e cila teksa e kishte vënë në dijeni se nuk mund të vinte në takimin e tij, e kujtoi se Basha e ka sfiduar.
Rama: Nuk e kam marrë telefonin me vete po më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në një moshë goxha ta avancuar dhe më shkruante nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. S’ka problem po ça sfide. Po se dëgjon tha Luli na ka sfiduar që në nëntë ditët e fundit do bëjë nëntë takime nga Tropoja deri në Sarandë.
Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë dhe disa me sfida, me llafe. Rëndësi sot është që në fund të këtij rrugëtimi që kemi bërë sëbashku unë jam këtu me Mirelën, Bledin, Lertin, me të tjerë dhe jemi me kokën lartë.
Se pavarësisht se kemi pasur pothuaj katër vite shumë të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin.
“E shikoni si jargavitet?” Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Shkurt dhe prerë, koha jote ka mbaruarNë turin nga Saranda në Tropojë në një ditë, Lulzim Basha iu përgjigj sërish për ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim.
Nga Shijaku, që ishte ndalesa e pestë e turit, kreu i PD ishte i prerë. “Rama po jargavitet, por koha e tij ka mbaruar”, tha ai para mbështetësve të tij.
Basha:
“Qeveria nesër nuk do të jetë me e një njeriu që ju premton dhe ju zhgënjen. Nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet! Tani që e ka kuptuar së shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Të behet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë Edi Rama koha jote ka mbaruar! Nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron Shqipëria.
Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, maratonë të ndryshimit. Së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para të hapim negociatat. Dhe Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa. Shqipërisë do t’i hapim negociatat duke votuar numrin 9. Për t’i dhënë fund mafias së rindërtimit. Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton.
Ç’ndodhi? Ana Kauri sulmon konkurrenten e re të “Për’puthen”Ola Zenelaj është konkurrentja e re e “Për’puthen”, e cila trazoi menjëherë ujërat në emision dhe “përçau” çiftin Sindi-Murat.
Ajo zhvilloi takimin e parë me Muratin ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa situata e këtij të fundit me Sindin agravoi. Përballja e dyshes nuk ishte aspak e këndshme, teksa Sindi i kërkonte llogari duke u justifikuar me faktin se kishte investuar në “lidhjen” e tyre, ndërsa Murati nga ana tjetër shprehu pëlqim për Olën dhe kërkoi që Sindi të tërhiqte deklaratën e saj, se ishte në “Për’puthen” vetëm për Muratin.
Gjatë këtyre ditëve janë publikuar pamje të Sindit në prapaskenë, ku është dukur tepër e prekur nga situata dhe ka shpërthyer në lot, duke iu drejtuar Muratit me fjalët “Më ke lënduar shumë”.
Ditën e djeshme u transmetua takimi i dytë i Olës dhe Muratit, ndërsa Mevlani e komentoi afrimitetin e Olës si strategji për të ndarë Muratin dhe Sindin.
Të njëjtin mendim me Mevlanin duket se ka pasur edhe Ana Kauri, ish-konkurrente e emisionit e cila nuk e ka kursyer një koment në faqen publike të “Për’puthen” në Instagram.
“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.
“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.
Çudi shqiptare! Nusja largohet me dikë që njohu në internet, krushku i kërkon lekë babait të sajGëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit.
Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gjobë” të atit, duke i kërkuar tre milionë lekë.
Denoncimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.
“Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një lidhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.
Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrjetet sociale dhe ka braktisur gjithçka për hatër të tij.
Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.
“Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.
A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri.
“Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.
Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.
“Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë’”.
Krushku
Pas kësaj, policia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kanosës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arratis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.
Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.
“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.
Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nxehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër.
“Si më pretë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.
Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur.
“Ajo ka qenë e lidhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.
Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në komisariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë kallëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte denoncuar krushqit e braktisur nga e bija.
“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”.
Vdekja e 25-vjeçarit shqiptar 13 vite më parë në Itali, gruaja kërkon ende drejtësi15 nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për një familje shqiptare në Itali. Në këtë datë e cila do i mbyllte derën familjes shqiptare humbi jetën shqiptari Riza Strazimiriti 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno të Italisë.
Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari, i cili ishte i martuar me Dorina Danushin, ku së bashku prisnin një fëmijë, për fat të keq humbi jetën në vendin e punës.
Lajmi i trishtë tronditi familjen dhe të afërmit, ndërkohë gruaja e tij nga dhimbja e madhe dështoi të lindte dhe humbi kështu foshnjen 4 muajshe, ndërsa ishte shtatzënë.
Edhe pse kanë kaluar pothuajse 13 vite, drejtësia për të riun ende nuk është vendosur.
Për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit.
Në korrik të vitit 2015, drejtësia italiane dënoi 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendosi edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh. Por gruaja e tij thotë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga këto para.
“Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi.
Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen, zvarrit procedurat.
“Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime. Të gjithë të mirë në mbajtjen e fjalimeve për sigurinë në punë, aq më pak kur bëhet fjalë për njohjen e përgjegjësive të tyre”, është shprehur ajo.
Vdekja e 25 -vjeçarit
Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.
“Krenare që jam shqiptare”! Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin grekKëngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Ajo është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, ndërsa së fundmi ka qenë e ftuar edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.
Perister ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke. Anxhela nuk ka ngurruar te pergjigjet:
“Jo une jam shqiptare, une dhe prinderit e mi kemi lindur ne Shqiperi, me Greqine me lidh prejardhja e larget dhe fakti qe kam punuar”- ka thene ajo duke sqaruar njehere e mire kete situate.
Në përfundim të emisionit, përezentuesja e Shqipërisë sivjet në “Eurovision” perfomroi live këngën “Karma”, me të cilën edhe prezanton shtetin shqiptar.
Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, në natën e dytë gjysmëfinale.