Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e një personi në Pukë që dyshohej se po blinte vota për LSI-në.
Kreu i qeverisë ka ironizuar Metën se pse nuk udhëtoi drejt Pukës që t’i priste duart.
“Përpara pak ditësh patëm një fakt dhe ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi nuk më rezulton i partisë sonë, por të Ilir Metës dhe nuk më rezulton që Ilir Meta të ketë marrë shpatën dhe të nisej për Pukë dhe t’i priste duart” tha Rama në Vizion plus.
Presidenti ka ngritur akuza ndaj drejtuesit politik të PS-së së Vlorës, Damian Gjiknuri për blerje votash, ndërsa tha se do të ndalojë çdo “tërmet” të ngjashëm me atë të Dibrës në qytetin bregdetar, por Edi Rama e sfidoi.
“Pse unë me Damianin flasim në telefon dhe i them a do ta bëjmë “tërmet” në Vlorë? Unë ia them prapë “tërmet” do ta bëjmë në Vlorë. E ca do me thënë kjo, pse Damiani foli për “tërmet” atje dhe Damiani ishte në krye të një konspiracioni? Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona. 20 komisionerë dhe çuditërisht, ata ishin të të gjitha forcave dhe shumica të këtyre forcave që ulërasin dhe bërtasin” tha ai.
Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.
“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.
“Do jem kryeministër i të gjithëve”/ Basha u drejtohet socialistëve: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanëKryetari i PD-së, Lulzim Basha po tenton të marrë edhe vëmendjen e socialistëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mbrëmjen e sotme, lideri demokrat kishte një thirrje për të gjithë mbështetësit e PS-së, të cilëve u kërkoi votën, me premtimin se do jetë kryeministër i të gjithëve pa dallim.
“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje. Ne përballemi me të njëjta probleme. Ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë; ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha ai.
Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.
“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai.
Rama: Basha, një njeri i marrë pengKryeministri Edi Rama deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është një njeri i marrë peng nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Rama foli më gjatë për ftesën e tij për Bashën për bashkëpunim.
Sipas shefit të qeverisë, bashkëpunimi nevojitet për të çuar politikën në një tjetër nivel. Kjo gjë, shtoi ai, nuk mund të arrihet me Metën dhe Berishën në mes.
“Në këtë sistem që kemi zgjedhur, kundërshtarët nuk i zgjedhim dot, kundërshtarët janë ata që janë. Nuk ka rëndësi sesi ti do ta preferoje kundërshtarin, ka rëndësi që të gjesh rrugën që për hir të interesave të njerëzve, të bashkëpunosh me kundërshtarin. Nuk është çështje preference, është çështje domosdoshmërie, nuk mund të ketë tejkalim të kësaj politike, duke patur në mes Saliun dhe Ilirin. Pa daljen e Saliut dhe Ilirit nga skena, nuk ka mundësi që politika të ngjitet në një skenë tjetër, është e pamundur. Unë besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e lidershipit të Lulzim Bashës, një lidership i dobët, pa karakter dhe tërësisht të adaptueshëm, sipas programit të kurdisjes. Nga ekstremi i udhëheqësit të një revolucioni imagjinar dhe i atij që bën thirrje për të marrë pushtetin në rrugë alternative pa zgjedhje, te versioni i dhëndrit të mirëokllaisur për të shpërndarë buzëqeshje dhe premtime që janë totalisht të parealizueshme. Unë besoj shumë që të dyja këto pozicione ekstreme lidhen me faktin që Lulzim Basha nuk është një njeri i lirë, është një njeri i marrë peng, i kapur, është vendosur aty për të marrë urdhra dhe për të vepruar sipas këtyre urdhrave.”
Meta e ftoi në përballje, përgjigjet Rama: S’kam kohë për të humburNga studioja e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, kryeministri Edi Rama ju përgjigj ftesave të presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha për përballje.
Me ironi, Rama përmendi se të njëjtën ftesë Meta ja ka drejtuar edhe Damian Gjiknurit. Ai deklaroi se nuk ka kohë për të humbur me të tilla përballjesh.
“Kam shumë ftesa për të dalë, nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre, nuk kam pse t’u përgjigjem ftesave. Ilir Meta i kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Çfarë do të thotë kjo? Presidenti i Republikës shkon në Vlorë dhe i thotë Gjiknurit: Hajde përballemi në studio. S’ka kohë për të humbur.”
U gjet i vdekur buzë Shkumbinit, identifikohet i riuËshtë identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.
Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha. Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.
Tronditet Franca! 4 burra marrin peng vajzën 8 vjeçe, u paguan nga nëna e sajKatër burra janë arrestuar nga policia franceze pasi kanë hetuar rrëmbimin e planifikuar me kujdes të një vajze tetë vjeçare, që prokurorët besojnë se ishte urdhëruar nga nëna e saj.
Mia u mor nga shtëpia e gjyshes së saj në zonën Vosges të Francës lindore të martën. Rrëmbimi i saj shkaktoi një alarm në të gjithë vendin, por prokurorët besojnë se ajo mund të jetë marrë peng me urdhër të së ëmës, 29 vjeçe.
Të dyshuarit pretendojnë se u është kërkuar të kryejnë rrëmbimin nëpërmjet internetit. “Tre prej tyre u paraqitën në shtëpinë e gjyshes së Mias për të rrëmbyer vajzën dhe për t’ia dorëzuar nënës së saj 20 minuta më vonë,” tha prokurori vendas Nicolas Heitz.
Ndërsa një i dyshuar priste në makinë, dy iu afruan gjyshes duke pretenduar se ishin oficerë të mbrojtjes së fëmijëve, tha Heitz. Në kontrollin e një prej të dyshuarve janë gjetur prova se ka pasur plan për të bërë rrëmbimin. Asnjë dhunë nuk u përdor në rrëmbim, por një kontroll i veçantë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër gjeti materiale që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë, thanë autoritetet.
Kanali i lajmeve BFMTV raportoi se të katër po hetoheshin gjithashtu nga prokurori anti-terror për pretendimin e konspiracionit terrorist. Ata raportohet të kenë diskutuar sulmet e mundshme ndaj qendrave të vaksinimit Covid.
Asnjë nga të katër të dyshuarit, të moshës 23 deri në 60 vjeç, nuk ka të dhëna kriminale, megjithatë të tre përshkruhen si persona “anti-shtet” që jetojnë në periferi dhe që mund të kenë lidhje me celula të organizatave ekstremiste të djathta.
Prokurori tha se një nga ata që ishin përfshirë në rrëmbim e konsideronte veten një “disident” në stilin e hajdutit imagjinar të zotërinjve Arsèn Lupine. Një tjetër besonte se ai i kishte shpëtuar jetën fëmijës, megjithëse ai pranoi se mund të ishte manipuluar nga nëna e vajzës.
Kujdestaria e Mia-s iu dha gjyshes së saj nga nëna janarin e kaluar pasi nëna e saj thuhet se i tha një gjykatësi të familjes se donte të “jetonte në kufijtë e shoqërisë”. Prokurorët thanë se ajo më parë kishte shprehur dëshirën për të shitur banesën dhe për të jetuar në një shtëpi motorike “nën radar”.
1 mln dollarë! Atletet “Yeezy”, më të shtrenjtat në historiAtletet e para ‘Yeezy’ të veshura në publik nga Kanye West do të dalin në shitje për mbi një milion dollarë.
“Nike Air Yeezy 1”, me të cilat reperi amerikan debutoi në edicionin e 50-të të ‘Grammy Awards’ në vitin 2008, do të jenë ndër atletet më të shtrenjta që janë shfaqur ndonjëherë në treg, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby, e cila po merret me shitjen.
Sipas CNN, në një njoftim për shtyp si një nga atletet më të çmuara dhe më të kërkuara deri tani, këpucët do të ofrohen përmes shitjes private pasi të shfaqen në Hong Kong këtë muaj.
Sotheby’s nuk zbuloi një çmim të saktë të kërkuar, megjithëse tha se e ka vlerësuar artikullin më shumë se një milion dollarë.
Ndërsa nuk ka asnjë rekord të njohur për shitjet e atleteve private, një çmim prej shtatë shifrash do të tejkalonte rekordin aktual të ankandit prej 615,000 dollarësh, të vendosur në Christie’s në maj të vitit 2020 nga një palë “Nike Air Jordan 1” me autograf origjinal nga Michael Jordan në vitin 1985.
I hedhur në treg nga koleksionisti i atleteve Ryan Cheng, prototipi “Yeezys” ka një madhësi 12, madhësia e këpucëve të West. Sipas Brahm Wachter, kreu i rrobave në rrugë dhe koleksionuesve modernë të Sotheby, vlerësimi rrjedh nga ndikimi kulturor i markës.
“Kjo palë është kritike për zhvillimin e ekskluzivitetit ‘Yeezy’, e cila është bërë një nga markat më të rëndësishme të atleteve dhe stilit të jetës në histori”, tha ai përmes e-mailit.
“Jam lodhur”, Jasmina shpërthen në lot pas debatit të fortë me AndinSot u transmetua takimi i parë i Jasminës dhe Andit, pas momentit që ata të dy u deklaruan për njëri-tjetrin. Ndonëse pritej që ky takim të ishte më i ngrohtë dhe pasionant, gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç menduam. Ata të dy dukeshin më të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje as në studio nuk munguan debatet e forta të çiftit.
Pas takimit ata debatuan për faktin se Andi flet në prapaskenë me vajzat e tjera, Sarën dhe Olën, që Jasmina pretendon se nuk i ka mirë marrëdhëniet. Ajo u shpreh se Andi ngacmohet me vajzat e tjera dhe se e bën këtë gjë për ta provokuar Jasminën. Këtë gjë e pohoi edhe vetë Andi, sepse u shpreh se dëshiron ta provojë edhe Jasmina se si ndihet ai kur ajo flirton me djemtë e tjerë.
Ndërkohë pas debatit, Jasmina shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ndihet shumë e lodhur.
“Jam lodhur sinqerisht nga gjithë këto. Nuk më është dashur të luftojë për një mashkull dhe ai e bën sikur unë duhet të luftoj çdo ditë për të. Ai çdo ditë ndryshon. Një ditë më thotë të dua si motër si shoqe, një ditë thotë më bëre për vete se më pëlqen se folëm bukur. Të rri ta pres ulur këtu unë derisa t’i vijë mendja atij”, u shpreh Jasmina mes lotësh.
Më pas Andi u ngrit dhe i dhuroi puthje e përqafime Jasminës për ta qetësuar. Andi u shpreh se Jasmina mendon më shumë seç duhet dhe se kjo gjë i ndikon negativisht.
Artistët që morën pjesë në spotet elektorale/ Naun Shundi: Keqardhje për ata që tradhtuan vetenAktori, Naun Shundi ka komentuar pjesëmarrjen në spotet e PS-së te Robert Ndrenikës e Tinka Kurtit dhe në atë të PD-së, të Neritan Liçajt, Adriana Tolkës e Juli Emirit.
Në një intervistë për “News 24”, Shundi thotë se është e drejtë e artistëve të kenë bindje politike dhe të mbështesin partitë, edhe pse ai vetë, ka preferuar të jetë jashtë.
“Artistët në politikë? Është e drejtë e tyre patjetër, edhe pse unë nuk e kam gjykuar ta bëj. E keqja është kur artistët përdoren nga politika. Shpesh artistët janë të detyruar ose u është bërë presion. Vendi është i vogël dhe ne e njohim njëri-tjetrin. Kur ka presione për familjen është e vështirë. Dhe artistëve u është bërë presion për fat të keq, politika i ka përçarë dhe përdorur artistët”, tha ai.
Ai tha se i mirëkupton ata që janë në spote, por i vjen keq, kur artistët tradhtojnë veten.
“I mirëkuptoj ata që janë në spote elektorale. Më vjen keq për ata që kanë tradhtuar fjalën e vet. Më vjen keq kur kanë shkelur atë që kanë thënë. Do ishte mirë që të heshtnin pas ofertës apo presionit, sepse bie erë të keqe, kundërshtimi i deklaratave të veta. Ose je konsekuent, ose sqaron pse ndërrove mendim. Artistët u tërhoqën nga presioni, ose u joshën”, -thotë Shundi.
I pyetur se çfarë sigurie ka që PD do e mbajë premtimin për teatrin, Shundi thotë se “PD si fillim nuk ka çfarë shemb, se çfarë ishin për t’u shembur, u shembën. Ndaj PD-së, i mbetet të ndërtojë”, tha ai.
“Pilotëve ndërkombëtarë u është kërkuar të tregojnë kujdes kur fluturojnë mbi Shqipëri”/ Ç’shkruajnë mediat britanikePilotëve u është kërkuar të “bëjnë shumë kujdes” kur fluturojnë në, nga ose mbi Shqipëri për shkak të frikës për kompetencën e kontrollit të trafikut ajror (ATC).
Kështu shkruan gazeta britanike, Independent, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në aeroportin e Rinasit, duke shtuar se kërkesa ndaj pilotëve ndjek “një sekuencë të çuditshme të ngjarjeve që përfshijnë kontrollorët që punojnë për Albcontrol, ofruesi kombëtar i navigimit ajror”.
Gazeta kujton se tre kontrollorë u arrestuan, dy prej të cilëve mbetën në burg dhe një në arrest shtëpiak.
Gazeta kujton se kontrollorëve iu përgjysmua paga për shkak të një kolapsi të të ardhurave të sjella nga pandemia e koronavirusit.
Sipas rregullave ndërkombëtare të sigurisë ajrore, aftësia për të punuar për kontrollorët e trafikut ajror është një vendim personal.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Pilotëve të Linjave Ajrore (Ifalpa) paralajmëroi: “Ekziston një mosmarrëveshje e vazhdueshme midis ATC dhe autoriteteve, e cila ka rezultuar në ndalimin e tre kontrollorëve”.
“Megjithëse hapësira ajrore është rihapur, kontrollorët shqiptarë ende punojnë nën presion ekstrem për vijimin e punës në të ardhmen.
Ka raporte që janë sjellë kontrollorë nga shtetet e tjera për të zëvendësuar kontrollorët shqiptarë. Statusi i tyre sa i përket trajnimit dhe vlerësimet janë të panjohura”.
Pilotëve u kërkohet të tregojnë shumë kujdes gjatë operimit brenda kësaj hapësire ajrore”, thuhet më tej.
Shërbimi i informacionit të aviacionit OpsGroup tha: “Veprimi i autoriteteve shqiptare duhet të shihet për atë që është – një gjykim i gabuar i tmerrshëm, duke krijuar një rrezik sigurie në të gjithë hpësirën ajrore shqiptare.”
Independent i ka kërkuar Albcontrol një përgjigje. Normalisht shumë fluturime nga MB për në Greqi dhe më gjerë fluturojnë për nga ose mbi Shqipëri.
Ata janë midis më shumë se gjysmë milioni fluturimesh që përdorin hapësirën ajrore shqiptare në një vit tipik – duke sjellë 25 milionë € në Albcontrol.
Por numri i fluturimeve ka rënë me rreth 80 për qind, me një rënie konsekuente të fitimeve. Asnjë fluturim midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë aktualisht nuk besohet të jetë duke operuar.