Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në MCN TV në emisionin “Të Paekspozuarit” nën moderimin e gazetarit Ylli Rakipi.
Ai ka folur në lidhje me urdhërat që i jep Veliajt.
Marrëdhënia me Veliaj, Rama: E para e punës, këto episode janë me humor. Nuk është raporti i një shefi me servil. Është partneritet dhe miqësi. Çuarja e lopës tek fshatari duhet bërë, mënyra e të dhënës është humor.
Habit Edi Rama: Becchetti fitoi gjyqin, nuk do të marrë lek, por ai do të na paguajë ne! Rakipi: Ta kuptoj sikletin…
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është pyetur lidhur me humbjen e gjyqit 110 milionë euro me Becchetin.
Rama tha se gjyqi është humbur por deklaroi se Beccheti nuk do t’i marrë paratë. Kur u pyet se si do të ndodhë kjo, Rama nuk pati përgjgije por tha se “nuk flet dot”.
Lidhur me bisedën kërcënuese të Agaçit ndaj Becchetit, Rama nuk e mohoi që ka ndodhur, por tha se biseda është nxjerrë nga konteksti, duke e mbrojtur sekretarin e tij të përgjithshëm.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Gjoba e Becchetti, 110 milionë euro janë humbur. Gjykata e ka konsideruar si “kulmimin e një fushate politike”. Ju keni bërë deklarata kundër Becchetit. Jeni përgjegjës i drejtpërdrejtë.
**Bieda me Agaçin **
Rama: Kam bërë deklarata pas faktit. Televizioni në fjalë nuk i ka bërë ndonjë opozitë shtetit. E dyta, një bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit, mund të dalë që bën konspiracion.
Rakipi: Përse në gjykatë nuk është kundërshtuar?
Rama: Është temë e rëndësishme, sepse të gjtiha kanë shpresë tek ky marifetçiu në këto zgjedhje duke përdorur këtë gjyq. Ato 110 milionë nuk ka për ti marrë kurrë. Ju them shqiptarëve, që kjo nuk ka mbaruar. Se si, nuk e them dot tani. Mbajeni këtu, ai do të paguajë një për një, dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Jam nga ata që kur them cfarë nuk do të lejojë të ndodhë, nuk e luan topi.
Rakipi: Si do ta bësh këtë?
Rama: Nuk e them dot këtu. Kemi skuadër avokatësh, ekspertësh ndërkombëtarë, shqiptarë, që merren me këtë punë. 110 milionë eurot, marifetçiu duhet ti harrojë. Dëmet që i ka bërë këtij vendi, do ti paguajë një për një. Kemi patur 4 gjyqë, kemi fituar 3.
Rakipi: Ta kuptoj sikletin. Është shumë i madh sikleti. Nuk mbaje dot Becchetin siç mban shqiptarët. Përse Agaci i thotë, shko tek Kel Joti?
Rama: Është bisedë e nxjerrë nga konteksti.
Rakipi: Këto para t’i ka marrë Beccheti.
Rama: Ai do të marrë, aq sa mund të marrë ky televizioni nga fondi i CNN. Aq do të marrë edhe ai nga buxheti.
Rakipi: Po flet me teori konspirative tani.
Rama: Nuk ta them dot.
Rakipi: Është vendim përfundimtar.
Rama: Nuk ka mbaruar, surpriza për të do të jetë shumë e madhe. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Rakipi: Pse në shpellë do të futesh ti? Ai ka filluar të të bllokojë lekët.
Rama: Zero.
Sondazhi i “Smith Research & Consulting” nxjerr Bashën fitues të zgjedhjeveShqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që pritet të mbahen më 25 prill.
Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste (PS) është duke e kërkuar një mandat të tretë qeverisës.
Ndërsa Lulzim Basha nga Partia Demokratike (PD) i hyn kësaj gare për ta drejtuar vendin pas tetë vjetësh në opozitë.
Rama bën fushatë elektorale duke prezantuar arritjet në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019, vaksinimin masiv anti COVID-19 dhe projekte të mëdha në infrastrukturë.
Ndërsa Basha fokusohet në papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, duke premtuar se mund ta ndryshojë situatën për mirë.
Derisa fushata elektorale në Shqipëri është duke vazhduar, “Smith Research & Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura, në të cilin ka pasur qasje edhe Klan Kosova.
Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars e deri më 9 prill.
Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ky sondazh po ashtu potencon se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Në pyetjen e tretë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?
44.7 për qind e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5 për qind kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3 për qind janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.
Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.
Edhe në pyetjen e shtatë shumica e të anketuarve [50.4 për qind] besojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. Ndërsa 44 për qind kanë shënjuar emrin e Edi Ramës.
Sa i përket vlerësimit të Edi Ramës si kryeministër i vendit, 41.8 për qind janë të kënaqur me punën e tij; ndërsa 58.1 për qind e kanë cilësuar si të dobët punën e tij.
Gjithashtu edhe në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, shumica e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha do të mund t’ua ofronte qytetarëve një jetë më të mirë në Shqipëri. Derisa emrin e Edi Ramës e kanë shënjuar vetëm 41.4 për qind.
Pjesëmarrësit në këtë pyetësor janë intervistuar nëpër 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku numrin më të madh e përbën Tirana me 38.1 për qind. Prej të anketuarve, 57.7 për qind vijnë nga zonat urbane, kurse 42.3 për qind prej zonave rurale. Po ashtu 49 për qind e pjesëmarrësve janë gra; ndërsa 51 për qind prej tyre janë burra.
Derisa duket se do të jetë një garë e ngushtë në mes të Edi Ramës që kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe Lulzim Bashës që synon ta drejtojë vendin pas tetë vjetësh në opozitë, rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve mbetet të konfirmohet tek pas zgjedhjeve të 25 prillit.
A do mbani përgjegjësi për vaksinën kineze? Rama: Unë? E sollën specialistëtKryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme në emisionin të Paekspozuarit në MCN Tv se vaksinat Sinovac janë të sigurta dhe nuk ka asnjë rast që ata që kanë marrë vaksinën të shkojnë në spital, nëse infektohen nga Covid-19.
Gazetari Ylli Rakipi i tha se vaksina kineze është shumë e dyshimtë dhe në vendet Arabe po bëhet edhe doza e 3-të e Sinovac për të siguruar mbrojtjen.
“Është një vaksinë e sigurtë, e ka bërë edhe miku im, Presidenti i Turqisë, Rexhet Tajip Erdogan. Nuk ka asnjë rast në Turqi që personat e vaksinuar të kenë shkuar në spital”, tha Rama.
Rakipi e pyeti nëse do të mbajë përgjegjësi nëse vaksina Sinovac nuk del ajo që ju thoni, ndërsa Rama u tërhoq nga përgjegjësia dhe sqaroi “nuk jam unë që solla vaksinën, janë specialistët. Nuk mbaj unë përgjegjësi, pasi nuk jam unë që solla këtë vaksinë, por ishin specialistët”.
Zyrtari i LSI u kap duke blerë vota/ Meta: Të varet!
Presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me kapjen e zyrtarit të LSI i cili u kap duke blerë vota.
Në emisionin Opinion, Meta tha se i qendron fjalës së tij për tentativën e blerjes së votove. Referuar rastit konkret të ndodhur në Pukë, Meta tha se ai zyrtari i LSI duhet të varet.
“Të varet, të varet në mes të sheshit”, u shpreh Meta me tonë të ashpra.
Meta flet pa dorashka, tregon partnerin strategjik në politikë dhe flet për bisedën me RamënDuke u ndalur tek situata në Vlorë, Meta tha se kishte komunikuar në telefon me Damian Gjiknurin.
“Në ditët që vijnë do të kemi të dhëna të tjera. Unë kam për detyrë të ndaloj çdo krim zgjedhor. Ato dy dosje do të hapen nga e para sepse ka kërkuar hetim të vërtetë Parlamenti Evropian. Nuk jam për rrotacion, por vota ime është përmbysje demokratike. Populli të marrë në duart e tij fuqinë që i takon. Mos më detyroni t’i bëj thirrje tjetër popullit. Nuk është Damiani problemi më i madh. Problemi më i madh është kryeministri. Sepse Damiani dhe Afrimi merren me ekzekutimin e skenarit mafioz në Vlorë. Unë e kam paralajmëruar Damianin që të ketë shumë kujdes. Kam folur në telefon! Ai mori Nikoll Lesin dhe i mora telefonin dhe i thashë Damian mos thuaj gjëra të pavërteta se e di se nga halli i ke”, tha Meta në “Opinion”.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se Meta dhe Berisha janë bashkë, Presidenti zbuloi një bisedë të disa viteve më parë me kreun e qeverisë. “Me Doktor Berishen nuk me ndani dot. Ramës vite më parë i kam thënë në sy, në prani të Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit se në të gjithë vitet e mia në politike partneri me serioz në politikë më rezulton Sali Berisha”, tha Meta.
Presidenti fton Ramën: Edi, hajde në një debat të vërtetëPresidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar ftesën që kryetari i PS-së, Edi Rama i ka bërë kreut të PD Basha, për të patur një bashkëpunim pas zgjedhjeve të 26 Prillit.
Insistimit të gazetarëve mbi këtë argument, Meta i është përgjigjur indirekt me fjalët:
“Edi Rama, ky pro-amerikan që u shndërrua në gruan e Bilalit për një foto, të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë”?
Më tej, Meta u shpreh se nuk ka alergji ndaj Ramës, por ishte i gatshëm të përballej me të: Ma sill këtu Ramën kur të duash. E pres në çdo moment, në zyrë, në çdo takim”, tha Meta.
Në vijim të diskutimit, Presidenti e ftoi Kryeministrin në debat. “Edi, mos ki frikë nga debati, hajde në një debat të vërtetë”, u shpreh presidenti.
Meta: Ramën e ftoj të bëjmë kontroll për shëndetin mendorPresidenti Ilir Meta është shprehur se Kryeministri Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.
Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.
Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.
Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?
Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër.
Meta: Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve, kërcënon anëtarët e LSI-sëPresidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, teksa është kandidat për deputet i PS.
Meta tha në emisionin “Opinion” se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës:
Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka
“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat”, tha Meta.
“Skandal në Shqipëri”! Mediat greke: Vjedhje e të dhënave të 910 mijë personaveNjë nga gazetat më të mëdha greke, “Protothema” i ka kushtuar vëmendje skandalit të vjedhjes të të dhënave personale të të paktën 910 mijë njerëzve dhe që po përdoren për qëllime të fushatës elektorale nga Partia Socialiste. Në një shkrim me titull “Shqipëri: Skandal me “dosjet” e mijëra qytetarëve nga Partia Socialiste e Ramës”, citohet se si portali lapsi.al hodhi dritë mbi këtë akt të rëndë.
Shkrimi i plotë i “Protothema”:
Zbulimi i bujshëm i lajmit të portalit lapsi.al se qeveria Rama ka “grumbulluar” të dhënat personale sensitive për 910 mijë qytetarë të vendit po shkakton trazira në Shqipëri. Sipas këtij publikimi, emrat në listat e të dhënave konfidenciale janë kategorizuar si “mbështetës” ose jo të Partisë Socialiste të kryeministrit Rama.
Listat thuhet se janë “vjedhur” nga një bazë e të dhënave e shërbimit shtetëror e-Albania, një shërbim i ngjashëm me grek gov.gr ku përfshihen emrat e aktorëve, këngëtarëve, gazetarëve, analistëve, avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve, ish dhe ministrave aktualë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, por edhe të dhjetëra mijëra nëpunësve civilë të cilët Rama po përpiqet t’i kthejë në “mbledhësit e votave” nën kërcënimin e shkarkimit.
Zbulimi ka kuptim, me Partinë Socialiste që pretendon se listat në fjalë, me emrat e qindra mijëra qytetarëve, janë produkt i viteve të punës sistematike nga shërbimet e partisë, duke argumentuar se qytetarët i dhanë të dhënat me pëlqimin e tyre. Çështja ka ngjallur polemika politike me opozitën që bën thirrje që zyra e prokurorit special të SPAK të gjejë përgjegjësit.
Një hetim për rrjedhjen e këtyre të dhënave tashmë ka filluar.
Baza e të dhënave, e cila është në dispozicion në lapsi.al përmban të dhëna personale të qytetarëve nga 19 deri në 99 vjeç, përfshirë numrat e tyre të identitetit, numrat e telefonit personal, kompanitë për të cilat punojnë dhe një përshkrim të shkurtër të asaj me të cilën ata janë afër politikisht dhe sa e mundshme është vota për partinë në pushtet.
Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë do të mbahen në 25 Prill në një skenar parazgjedhor veçanërisht të tensionuar midis Partisë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Rama dhe opozitës.