zoom

Day ArchiveSa është e mundur një bashkëqeverisje Rama – Basha pas 25 prillit?

Më 10 korrik të vitit 2020 Lulzim Basha zbuloi një ofertë që kishte marrë nga kryeministri Edi Rama.

“Për një muaj Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij duke thënë ti Kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet. Heqim koalicionet dhe ti Kryeministër dhe unë President”, ishte deklarata e Lulzim Bashës.

Edi Rama reagoi. Nuk e mohoi prerë, por tërthorazi i tha që ishte e pamundur.

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!” shkroi Rama në Tëitter.

9 muaj më vonë është kryeministri Rama që flet për një plan të ngjashëm. Pa ndarë postet e secilit, ai e fton Bashën të bashkëqeverisin pas 25 prillit, me kusht që të ndahet nga Berisha e Meta.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët”, tha Rama për Report Tv.

Njësoj si në korrikun e vitit të kaluar, Lulzim Basha ishte kategorik në refuzimin e një bashkëpunimi me njeriun që ai e konsideron sa besëprerë aq edhe të korruptuar.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, ia ktheu ia në Twitter Ramës.

Rama insiston dhe kërkon ta tregojë Bashën si njeri që nuk është i lirë të vendosë, pasi vendimet ia diktojnë Berisha e Meta.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” iu përgjigj në Twitter.

Çfarë përmban oferta sipas njerëzve pranë Ramës?

“Plani i tij është serioz: bashkim i partive kryesore në emër të integrimit për të shuar sherrnajën disa-vjeçare mes PS e PD”.

Kjo është në fakt edhe ajo ç’ka përmban tëeet-i i Ramës.

Si e komentojnë njerëzit pranë Bashës?

“Diversion përpara zgjedhjeve. Frikë se do të humbasë pushtetin dhe nevojë për garanci në rast të humbjes. Nëse Basha e pranon ftesën, PD do të shkatërrohet”.

Po sipas zërave më racionalë?

“Basha s’mund të pranojë bashkëqeverisjen me Ramën. Në rast se e pranon, do të amnistonte të gjitha aferat korruptive për të cilat ka akuzuar Ramën. Rama kërkon të hyjë në histori se bëri diçka që askush më parë s’e kishte realizuar dhe po ashtu synon një tranzicion të butë gjatë largimit nga pushteti, duke u zhvendosur në Presidencë”.

Me ftesën për bashkëpunim në rast se PD i humbet zgjedhjet, Lulzim Basha është realisht përballë një zgjedhje të vështirë. Me dy humbje radhazi në zgjedhje, ai do ta ketë të vështirë në mos të pamundur për të qëndruar në krye të PD. Hyrja në bashkëqeverisje me Ramën, me kusht që Rama të mos jetë kryeministër e që Basha të bëhet kryeministër pasi Rama të zgjidhjet president, në vitin e dytë të mandatit, mund t’i qetësojë ata demokratë që u është sosur durimi dhe rezervat në opozitë. Mirëpo, kritikët do të shtojnë radhët, sepse Basha do të humbasë edhe atë pak besim që është përpjekur me shumë mund ta krijojë pas marrëveshjes së 18 majit 2017. Basha mund ta shfrytëzojë ofertën për vete, por për PD-në bashkëqeverisja me Ramën do të shënonte fundin e saj. Një gjë është e sigurt: pak ditë para zgjedhjeve, me ftesën publike, Rama synon të shtojë dyshimet mbi Bashën, për ta dëmtuar atë politikisht. ©Zoom.al

U rrëmbye 44 vjet më parë në Itali/ Nëna e tij, e bindur: Ai është sheiku Mohammed Al Habtoor

Mauro Romano ishte vetëm gjashtë vjeç, kur u rrëmbye në Salento në 1977, 44 vjet më parë. Por nëna e tij nuk ka ndaluar kurrë së kërkuari atë, dhe tani ajo mendon se e ka gjetur atë pasi mendon se ai mund të jetë Sheik Mohammed Al Habtoor, 52 vjeç (dhe mosha përkon pak a shumë), djali i manjatit Khalaf Al Habtoor.

Bianca Colaianni, nëna e Mauro që mund të jetë bërë një sheik tha se ajo ka shpresa se ai mund të jetë djali i saj pasi e ka njohur nga dy shenja të dallueshme në vetull dhe në dorën e djathtë.

Padyshim që shenjat nuk janë të mjaftueshme pasi është e nevojshme që të bëhet ekzaminimi i ADN-së, por emiri deri më tani ka refuzuar t’i nënshtrohet këtij testi. Familja Romano, megjithatë, nuk ka ndërmend të heqë dorë: ata do të shkojnë personalisht në Dubai për të kryer ekzaminimin përmes ndërmjetësimit të autoriteteve konsullore.

 

Romano u zhduk në Racale (Lecce), më 21 qershor 1977. Sipas hetimeve, rrëmbyesi i pretenduar është një ish berber 79-vjeçar, një mik i familjes të cilën Mauro e quante ‘xhaxha’ dhe i cili në ditën e zhdukjes së tij, e mori dhe e dorëzoi te dy individë, të panjohur deri më sot. Sipas prokurorisë dy individët e morën vogëlushin me forcë, duke bërë që të gjitha gjurmët e tij të zhdukeshin.

Ndërhyri në një sherr mes disa personave, si mbeti i plagosur polici në Berat

Zbulohen detaje të reja nga sherri në Berat ku raportohet se ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se polici ndërhyri në një konflikt që po ndodhte mes disa personave .

Por gjatë ndërhyrjes, ai mbeti i plagosur.

Efektivi i policisë që mbeti i plagosur është transportuar në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Covid-19, si do të na gjejë vera 2021

Gjatë një interviste me Jonida Shehun për Abc News, mjeku shqiptar në Londër, Luan Shapo foli për situatën e Covid-19 atje duke e paralelizuar me situatën epidemiologjike në Shqipëri.

Ai tha se në Britani, rezultatet entuziaste vijnë si pasojë e mbylljes së gjatë dhe njëkohësisht vaksinimit masiv. E ndërsa përsa i përket vendit tonë, mjeku foli me optimizëm për muajt në vijim.

“Imuniteti natyror në Shqipëri ka përparuar, por nuk besoj se është arritur imuniteti i tufës. Do të thoja se siç ka vazhduar me dy doza tek personeli shëndetësor ashtu të vijohet edhe me grupet e tjera të riskut. Duhet të operohet me dozën e dytë sa të munden dhe aty ku munden.”

Sipas tij, vera në vend do të jetë shumë më e liruar dhe ndërveprimi me njerëzit gjithashtu. Ndër të tjera, sipas tij vendet e tjera janë shumë pas Britanisë përsa i përket procesit të vaksinimit.

“Nga 17 maji pritet që hapja të bëhet më e plotë (në Britani) dhe aty do të shikojmë se sa shumë do të ketë ndërveprim njerëzor. Aty ku punoj ka një rritje të raste me variantit jug-afrikan dhe tani rastet po ndiqen shtëpi me shtëpi. Ky variant tenton t’i dredhojë si imunitetit natyral, si vaksinës”, -përfundoi ai.

KQZ: Ja kur shpallet rezultati i zgjedhjeve parlamentare

Fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me votë unanime, në mbledhjen e Komisionit rregullator u vendos që do të dalë para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit.

Propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arens Çela por për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme..

Në zgjedhjet e kaluara, KZAZ ka pasur afat deri në orën 00:00 të ditës së nesërme të votimit për të nxjerrë rezultatet.

7 shenja që tregojnë se ai/ajo po flirton me ty

Ka njerëz që janë më shumë miqësor se të tjerët dhe janë pikërisht këta që të konfuzojnë. Ti s’e kupton kurrë nëse ai/ajo po tregohet thjesht i sjellshëm apo po flirton. Ke frikë t’i japësh një shenjë pasi nuk je e qartë, por kjo situatë duhet të marrë fund. Që kjo të ndodhë, merru me detajet. Të gjitha më poshtë, tregojnë se po, ai/ajo po flirton me ty dhe intuita s’po të gënjen.

1. Shikim i zgjatur

Nëse dikush është i interesuar në mënyrë romantike me ju, shikimi që do t’ju japin është i veçantë. Mezi do të t’i shqisë sytë dhe në ato çaste do kuptoni që po flirton dhe madje shumë hapur.

2. Përpiqen të kenë kontakt fizik.

Nëse të prek krahun vazhdimisht, të përqafon apo ecën ngjitur me ty, sigurisht që s’është thjesht miqësor. Trupi flet më shumë se çdo gjë tjetër.

3. Pyetjet që bëjnë janë goxha të thella

Ai nuk po tregohet thjesht miqësor nëse kërkon të futet brenda mendimeve të tua, tek mënyra si e sheh botën, apo tek pyetjet filozofike rreth jetës. I intereson ti.

4. Arrini ta dalloni romancën në ajër

Ehhh, një xhiro e gjatë në park. Një kapje e sikletshme duarsh apo një puthje e vjedhur s’kanë nevojë për fjalë.

5. Ju bëjnë komplimente gjatë gjithë kohës

Sa herë ju shohin, kanë diçka të bukur për t’ju thënë.

6. Sapo shfaqesh ti, sillen ndryshe

Kur ti je prezent nisin të sillen paksa çuditshëm. Ulin zërin, flasin më qetë dhe dallohen lehtësisht që janë në siklet. Nëse është thjesht miqësi, ndërveprimi me të tjerët s’ka pse të ndryshojë.

7. Ke vëmendjen e pandarë të tyre

Tregon interes për të të dëgjuar deri në fund. Do t’ju shohin në sy dhe do të përqëndrohen tek çdo fjalë që thoni. Nuk do t’i kapni të shpërqëndruar për asnjë çast. Vlerësojeni dhe analizoni situatën.

E vranë 2 shqiptarë? Vdekja e gazetarit grek, detaje të reja

Mediat greke kanë publikuar një tjetër video të momentit kur autorët largohen nga vendi i ngjarjes, tre minuta pas ekzekutimit të gazetarit George Karaivaz. Kamera e sigurisë i ka fiksuar dy killerat mbi motor pranë shtëpisë së gazetarit.

Po sipas shtypit të vendit fqinj në duart e autoriteteve janë mbi 100 video që tregojnë të gjithë itinerarin e lëvizjes së autorëve nga ndjekja deri te largimi nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu janë 22 dëshmi nga qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe i panë vrasësit, të maskuar të qëllonin mbi gazetarin dhe të largoheshin me shpejtësi.

Një tjetër provë e fortë në duart e hetuesve, që konsiderohet si “minierë ari” është telefoni i gazetarit, kontaktet e fundit, mesazhet, tabulatet dhe gjithçka tjetër pritet që të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Mediat greke në disa artikuj shkruanin sot se hetuesit dyshojnë se autorët që kanë kryer ekzekutimin janë dy shqiptarë të cilët kanë bashkëpunuar me grupet kriminale greke, por deri tani nuk asgjë konkrete.

Antonela bën deklaratën e papritur: Kam pëlqim për Blerimin

Antonela pati një takim tepër romantik me Atdheun por nuk hezitoi të fliste për Blerimin, i cili duket tepër i zemëruar me të.

Antonela e tha qartë se ka pëlqim për të, ndërsa Ola dhe Aristela shprehën dëshirë për të njohur Atdheun.

Antonela: Do të dal më të tjerë. Kam pëlqim për Blerimin akoma.
Blerimi: Edhe unë kam pëlqim si fizik, por kam dyshimet e mia.
Aristela: Edhe unë kam pëlqim për Atdheun.

Sa mijëra dollarë po shpenzojnë partitë dhe kandidatët në Shqipëri për reklama politike

Të dhënat e publikuara nga Facebook për shpenzimet për reklama politike dhe sociale deri me datë 10 prill, tregojnë se partitë politike dhe kandidatët kanë shpenzuar 113,252 USD në reklama politike.

Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga Facebook, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje që shpërndajnë mesazhe politike kanë postuar 2573 reklama në rrjetin social Facebook.

Në total sipas raportit janë shpenzuar 123,152 USD për reklama politike dhe sociale. Por të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që vetëm 113,252 USD janë nga parti politike, kandidatë ose faqe që shpërndajnë reklama politike, ndërsa pjesa tjetët janë reklama nga media dhe kompani që janë kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook.

Listën e reklamueseve më të mëdhenj e udhëheq Partia Socialiste me 394 reklama, me një vlerë totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81 reklama, për të cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD.

Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama është Agron Shehaj, i cili garon për Partinë Demokratike në Tiranë. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD për 133 reklama.

Ajo që bie në sy janë dhe shpenzimet e larta të disa faqeve anonime që shpërndajnë reklama politike me ton negativ ndaj opozitës ose pozitiv ndaj mazhorancës, por që nuk i lidhin shpenzimet me një parti politike ose kandidat në zgjedhje.

Për shembull, 5 faqe me reklama pro Partisë Socialiste dhe kundë PD-së [Untold Stories of Albania, Punë Punë, Pakëz Dritë, Ligj dhe Rend dhe Të jesh grua], kanë shpenzuar deri më 10 prill 19,452 USD për 341 reklama të publikuara në Facebook.

Ndërkohë, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ për mazhorancën, por sipas raportit shpenzimet e saj kanë qenë minimale deri më 10 prill.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Facebook, shpenzimet më të mëdha për reklama politike dhe sociale janë bërë për të shenjestruar llogari Facebook në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit.

Raporti nënvizon se 90 nga reklamat politike të indentifikuara janë publikuar pa emrin e entitetit ose personit që i paguan.

Që nga data 25 mars, Facebook i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”.

“Çfarë janë këto duar të nxehta?”/ Antonela i kthehet Atdheut: Nuk je i sinqertë!

Pas drekës në restorant, Atdheu dhe Antonela kanë shijuar masazh në praninë e njëri-tjetrit.

Pas diskutimit që nuk do të dalin me të tjerë, Atdheu u ngrit për t’i bërë masazh Antonelës, por ajo e kuptoi menjëherë dhe i tha se nuk është i sinqertë.

Antonela: Ty të intereson me dal me vajza tjera.
Atdheu: Jo.
Antonela: Precizoje pra se e keqkuptojnë njerëzit. Po nëse të fton një vajzë tjetër?
Atdheu: Po ty që do të ftoj në takim një djalë tjetër?
Antonela: Jo nuk dua.
Atdheu: S’dal. Je mashtrues.
Atdheu çohet t’i bëjë mesazh Antonelës.
Antonela: Çfarë janë këto duar të nxehta? Nuk je i sinqertë.
Atdheu: Unë prisha terezinë time për të të bërë masazh.