zoom

Day ArchivePo përdoren të dhënat nga E-Albania? Rama: Excel-i që doli është i epokës së vjetër

“Ai Excel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së”, kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar akuzat e opozitës për përdorimin e të dhënave të qytetarëve, të marra nga E-Albania, për qëllime politike.

I ftuar në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit, Rama tha se PS punon vërtetë me një sistem patronazhimi, punë të cilën e ka nisur që para zgjedhjeve të 2009, por duke mbledhur të dhëna derë më derë, jo duke i vjedhur nga portali e-albania.

Pyetje: Sa i shqetësuar jeni ju si kryeministër që të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë tashmë publike dhe akuzat janë që një sistem i ngritur nga patronazhi ka në dorë të dhënat e qytetarëve?

Rama: Sot me sa më thanë se kush kishte dalë në emër të Partisë Demokratike dhe kishte pohuar që të dhënat e AKSH-it nuk janë një databaze që e merr kush do dhe e çon ku do, sepse AKSH-i nuk depoziton të dhëna të integruara, por ka shërbime që janë të ndërfaqosura. Kjo s’ka lidhje fare me AKSH-in.

Po çfarë duhet të themi që me call centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrë, të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD dhe kanë të gjithë databazën e telefonave. Të gjitha partitë bëjnë të njëjtën gjë kudo në botë.

Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem që quhet sistem patronazhimi dhe ka që para zgjedhjeve të 2009 që ne mbledhim të dhëna derë më derë, me blloqe të tëra dhe pastaj hidhen nëpër databaza.

Edhe e fundit, ai Exel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së.

“Kur të rrafi dhe ai që fle gjumë…”/ Neritan Liçaj ironi me Ramën: Basha e mundi

Aktori Neritan Liçaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel bëri një analizë të fushatave të bëra nga dy partitë kryesore në vend.

I njohur tani për mbështetjen që i jep Partisë Demokratike, Liçaj kritikoi kryeministrin Edi Rama.

“Po t’i bëjmë një analizë Ramës që nga 2013, do të thoja që në 2013 kishte një program, dhe e kishte program të mirë, të jepte besim. Pavarësisht se shante Saliun, se kjo është pjesë e luftës politike, ama kishte një program të mirë, që të ngjallte dëshirë për ta votuar. Dhe fitoi.

Ndërsa në 2017, filloi me këto jo tepsia, jo timoni, program s’kishte, bëri një fushatë tallava, dhe përsëri fitoi, se bleu ca vota, e nuk e di ça bëri.

Dhe të njëjtën gjë po bën dhe tani, por tani e kemi të sigurtë që Basha do fitojë. Se Basha e ka mundur atë, imagjino ça niveli është ai sa e mundi dhe ai që fle gjumë sipas tij. Nëse të ka mundur dikush që fle gjumë, e shef se ku je,” tha Liçaj.

Deklarata bombë e Yuri Kim: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë!

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka bërë deklaratë mjaft të forta në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH. Diplomatja amerikane tha se këto zgjedhje janë një mundësi për shqiptarët për të ndëshkuar fenomene që i kanë lodhur si korrupsioni, kriminelët, pandëshkueshmëria.

Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti” – tha Kim.

Diplomatja amerikane ishte e drejtpërdrejtë duke u kërkuar shqiptarëve të mos votojnë persona që janë shpallur “non grata” nga SHBA ku edhe pse nuk përmendi emra referenca ishte e qartë.

“Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë.

Dakord? Ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel” – tha Kim.

 

Yuri Kim: U ndalohet hyrja në SHBA 3 ish-zyrtarëve shqiptarë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaron se organet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë dhe SPAK, kanë në dispozicion informacion mbi listën e zezë që i ndalon hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë nën akuzën e korrupsionit.

Kim shton se “institucionet ligjzbatuese nuk kanë kurajo të veprojnë me këto raste.”

“Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot”, tha ambasadorja Kim.

“Është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës”, Meta paralajmëron: Do jem në Vlorë deri më 26 prill

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se do të jetë në Vlorë deri më 26 prill, duke folur për një skenar si ai i Dibrës për vjedhjen e votave.

“Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.
Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë”, tha Meta në televizionin lokal në Vlorë.

Covid-19, eksperti amerikan: Jemi ende larg imunizimit të tufës

Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fuaci, njëherësh dhe këshilltari mjekësor i Presidentit Joe Biden, ka deklaruar se “imuniteti i tufës”, nuk është një parashikim i saktë, pasi sipas tij nuk dihet ende sa % e popullsisë duhet të vaksinohet për ta arritur këtë.

Ai tha për BBC se kthimi në normalitet do të jetë në mënyrë graduale, e sipas tij nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, Anthony Fauci ka deklaruar se SHBA, është e gatshme të dhurojë vaksinat e tepërta antiCovid-19, vendeve që kanë nevojë për to.

“Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë tonë, ne do të konsiderojmë seriozisht që t’i dhurojmë vaksinat tona të tepërta në vendet që kanë nevojë për to. Shumë nga kombet evropiane kanë burime të mjaftueshme, për këto donacione u referohemi vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, u shpreh Fauci.

Reagon djali me të cilin u puth Tea: Unë e dua dhe ajo më do

Gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Për më tepër dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.

Mirëpo dje, Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

“Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean.

“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.

Së fundmi, personazhi i cili u bë mjaft viral nga kjo video, ka vendosur që të sqarojë publikun teksa është shfaqur në një video-live nëpërmjet Instagramit të Teas.

”Jemi thjesht miq me Tean. Unë e dua atë dhe ajo më do mua dhe ajo do tani telefonin e saj”, është shprehur ai duke sqaruar zërat se mes tyre ka vetëm raport shoqëror.

“Nuk më njeh kush jam?”/ Plagosja në Mamurras, çfarë ndodhi sot

Detaje të reja janë mësuar rreth asaj çfarë ndodhi ditën e sotme në Mamurras, ku dy efektivë policie dhe një person tjetër mbetën të plagosur me armë zjarri.

Autori i plagosjes ishte një nga efektivët e patrullës, David Magani, i cili pas një sherri mes policisë dhe disa personave të tjerë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar. Për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj, dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, Nikollë Vorfi., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pikërisht ky person mendohet të jetë edhe shkaku i nisjes së konfliktit. Mësohet se Nikollë Vorfi (Fufi) është shoqëruar në ambientet e policisë mëngjesin e sotëm por më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë rreth orës 13:35, patrulla e policisë ka pikasur një makinë tip ‘Audi” ku në të ndodheshin tre persona. Teksa i kanë bërë shenjë të ndalojë, shoferi nuk i është bindur urdhrit dhe ka ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka ndaluar në qendër të Mamurrasit, ku edhe janë përleshur fizikisht. Në ndihmë të tre personave me “Audi” kanë shkuar edhe disa të tjerë. Në konflikt e sipër një nga efektivët e policisë ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, për pasojë plumbat kanë kapur dy kolegët e tij dhe Nikollë Vorfin.

Mësohet se konflikti në qendër të Mamurrasit nisi fillimisht nga personat që ndodheshin në “Audi” të cilët u janë drejtuar efektivëve, duke u treguar forcën e emrit që kishin krijuar në zonë.

Personat që ishin në Audi fillimisht u janë drejtuar me gjuhë jo korrekte dhe i kanë treguar edhe identitetin e tyre. Duke thënë se “Pse nuk më njihni se kush jam unë”. Kjo ngjarje po hetohet por është përfshirë edhe politika pasi janë mbiemra të njohur të politikës.

Duke u nisur dhe nga mbiemri kemi të bëjmë me ish-deputetin Mëhill Fufi. Në Mamurras njihen me njëri tjetrin. Nëse ka pasur konflikte të mëparshme. Një nga personat e kësaj ngjarje është shoqëruar në mëngjes. Nëse do ketë një veprim korret të policit apo ka qenë në shkelje të ligjit.

Nikollë Vorfi (Fufi), është i afërm i ish deputetit, Mhill Fufi, një emër ky i lakuar disa herë në ngjarje të bujshme. Në 2016-s, Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi në kundërshtim me vendimin e partisë, ai qëndroi në sallën e Kuvendit dhe votoi për ligjin e organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor. Më pas Fufi u klasifikua nga Prokuroria si një ndër deputetët që dyshohej se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Fufi më pas u emërua drejtor i Transportit Rrugor për Qarkun e Lezhës.

Për rrethana ende të paqarta. I pari është shoqëruara Nikollë Vorfi i cili është një nga tre të lënduarit. Është në spitalin e Traumës. Ka marrë plumb në këmbë. Fillimisht u shoqërua Vorfi, por u lirua. Më pas është hasur nga 3 persona brenda një audit. Ka qenë një patrullim. Por ende nuk janë marrë në pyetje. Janë shoqëruar edhe dy të tjerë tek Trauma. Ka qenë patrulla prej tre efektivësh që ka kërkuar që të ndalojë Audi. Pikërisht ky automjet mund të ketë shkelur rregullat. Por nga ana tjetër urdhrit të parë nuk i është bindur. Tre punonjësit e kanë ndjekur dhe në qendër të Mamurrasit janë ndaluar. Në këtë moment kanë qenë 5-6 persona të tjerë që shkakun pranë tyre. Sapo kanë qëlluar me sende të forta se ka pasur një përleshje fizike.

Një nga punonjësit e policisë është pohuar se ka pasur shenja të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia nga ana tjetër pohoi se ka marrë një cifël të plumbit. Pra një polici ka plagosur dy kolegët dhe Vorfin.

Dy prej ndalimeve u bënë tek spitali i Traumës, ku u shoqëruan Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, ky i fundit vëllai i Nikollë Fufit (Vorfit) i cili po ashtu ndodhet në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur me armë zjarri.

Intriga në “Për’puthen”! Pse nuk flasin prej dy vitesh Jasmina dhe Ola?

Që në hyrjen e Olës, vajzës më të re të Për’Puthen, u zbulua që ajo njihej më parë me Jasminën.

Ditën e sotme vajzat kanë sqaruar se përse kanë dy vite që nuk flasin me njëra-tjetrën.

Ola: Njerëzit duan të dinë se përse jemi zënë ne të dyja.
Jasmina: Pakënaqësi në shoqëri.
Ola: Ndoshta ka ndikuar toksillëku jot?
Jasmina: Po ashtu jam.
Ola: Unë e pranoj se kush je, nuk besoj që të ka ngelur qejfi.
Jasmina: Marrëdhënia jonë është ndërprerë në udhëtimin në Maltë, pas dy ditësh se një ditë ishte udhëtimi, pas dy ditësh kemi folur ne. Mënyra se si fole ti, në mënyrë arrogante, pastaj ngacmimet pasi jemi zënë.
Jasmina: Ne kemi shoqëri të përbashkët.
Ola: Është aftësi e imja që e mbajta atë shoqëri.
Jasmina: Në kurrizin tim?
Ola: Nuk kam dashur të të bëj keq as me ato që kam bërë, i kam bërë, por jo me të keq, e kam bërë që të të acaroj pak por jo për të të lënduar por thjesht kam dashur të të ngacmoj.
Jasmina: Po hyrja jote këtu?
Ola: S’ka të bëjë fare ta thash edhe ditën e parë.
Jasmina: Se ç’më pickon diçka.
Jasmina: Deri para videove nuk kemi folur, ne kemi mbi 2 vite që s’kemi folur bashkë.
Ola: Unë nuk kam ndonjë hatërmbetje aq të madhe që ta zgjas muhabetin deri këtu.
Jasmina: Ajo kishte tjetër mënyrë komunikimi, çohej në orën 8 të mëngjesit e më thoshte hajde, kur unë doja të flija.
Ola: Po kur ti pije cigare kur unë isha në gjumë se bëra aq tragjike.

“Ik moj torollake”! Andi rrep kundër Princit, Jasmina “e shpërblen”

Princi i ka kushtuar një diss Jasminës, pas gjithë debateve mes tyre. Kjo ka qenë një ndër videot më të klikuara në aplikacionin e “Për’Puthen”.

Princi ka dhënë një sqarim në lidhje me dissin kushtuar vajzës.

“Në periudhën që Jasmina nuk fliste me Andin kam pasur një afrimitet duke folur me mesazhe apo prapaskenë dhe mendova se do të ishte diçka, por më vonë doli që donte të të bënte vetëm ty xheloz”, tha Princi.

Kjo përballje ka sjellë që edhe Andi t’i kushtojë disa vargje Princit, të cilat u shoqëruan me një puthje në fund nga Jasmina.