zoom

Day ArchiveÇfarë mendon Rilindja për Bushatin, Lubonjën, Fevziun, Ylli Rakipin, Çanin, Eni Vasilin, Bejten, Ndriçim Xhepën, Robert Ndrenikën, Elisabeta Imerajn e Ardian Dvoranin

Përdorimi i të dhënave personale nga Partia Socialiste për qëllime elektorale, të marra nga e-albania përbën një prej skandaleve më të mëdha elektorale, i ngjashëm me skandalin e Cambridge Analitica që përfshiu Facebook në zgjedhjet presidenciale në SHBA 5 vjet më parë.

Shihni më poshtë se çfarë mendon Rilindja për gazetarët Andi Bushati, Fatos Lubonja, Ylli Rakipi, Arjan Cani, Eni Vasili, aktorët Ndricim Xhepa e Robert Ndrenika, kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj dhe ish -kreun e KED Ardian Dvorani.

Andi-Bushati-e1618130585540-1024x661

00000

fatos lubonjafatois 1

111111rakoo

bejtjabejjoo

cani

cani 2

imeraj

imeraj 2eni vasili

vasili 222

xhepa 1xhepa 2

ndrenikandrenik111

ibrahimiibrahimi 1

fevziufevziu 1

dvoranidvorani 1

VIDEO/ Si e torturon shefi Lali Fikun. Del seria e çensuruar e Brrylit

Sapo ka dalë në rrjet seria e tretë e aventurave të Lali Fikut, ku personazhi që ngjason me Erion Velinë merr detyrë nga shefi i madh të ndërtojë një kullë në qendër të qytetit fasada e së cilës të ngjajë me portretin e Edo- hanit. Pasi çon në shkollë djalin e kryeministrit, pasi detyrohet të bëjë vaksinën, këtë herë Lali fiku ka një detyrë edhe më të rëndë.

Intriga kryesore e tij përqëndrohet në lojën plot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t’iu servilosur Edi Ramës, por edhe njëkohësisht, për ti vënë stërkëmbshka që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

Seria e tretë e aventurave të Lali Fikut, ku personazhi që ngjason me Erion Velinë merr detyrë nga shefi i madh të ndërtojë një kullë në qendër të qytetit fasada e së cilës të ngjajë me portretin e Edo- hanit. Pasi çon në shkollë djalin e kryeministrit, pasi detyrohet të bëjë vaksinën, këtë herë Lali fiku ka një detyrë edhe më të rëndë.
Në serialin që u tentua të çensurohet, duke penalizuar faqen e Brrylit që bënte transmetimin e tij, vihen në lojë edhe figura të tjera të universit te kreut te Meduzes si Zonja 5 milion euro Spiropali, Ndrikull Grykesi Balluku, Shushuj Mazniku me 12 paga ne muaj dhe sugar parukja ap Fuga.

EMRAT/ Si i monitoron Rilindja numrat e telefonit e të ID-ve, vendet e punës dhe të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

rilindja

Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar, që është afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për  cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database shihni disa nga të dhënat e pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit./ Lapsi.al

Andi-Bushati-e1618130585540-1024x661

00000

shkullaku

shkullaku 1

fatos lubonjafatois 1

111111rakoo

bejtjabejjoo

cani

cani 2

imeraj

imeraj 2eni vasili

vasili 222

xhepa 1xhepa 2

ndrenikandrenik111

ibrahimiibrahimi 1

fevziufevziu 1

dvoranidvorani 1

 

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Në listën sekrete që lapsi.al ka arritur të sigurojë janë vjedhur dhe të dhënat personale të njerzve të skenës dhe të ekranit, Nr i tyre i telefonit, i ID e kështu me radhë. Sipas kritereve të rilindjes ata ndahen në votues të sigurtë të PS ose si jo të tillë. kështu Ardit Gjebrea konsiderohet votues i sikurtë por megjithatë për tu siguruar, partia i ka vënë atij nga pas si “patronazhist” Natasha Toskën. Po e njëjta gjë dhe me Alketa Vejsiun e cila mbikqyret si patronazhiste nga Erald Qosja. Ndërsa Rovena Dilo që figuron votë e sigurtë socialiste monitorohet nga Anila Grabocka.

Për të kuptuar gjithçka mbi skandalin↓

Por nëse për Dilon që ka dalë edhe publikisht pro Erion Veliajt të dhënat janë të sakta, nuk duket kështu për të tjerë.

Në listat sekrete të PS Ermal Mamaqi ndonëse ka bërë të njëjtën gjë publikisht si Rovena, konsiderohet si votues PD-je. Çudi përbën edhe Arbana Osmani qe socialistët e konsiderojnë të votuese të LSI.

©Lapsi.al 

Shtyhet me dy orë qarkullimi i lëvizjes dhe orari i bareve dhe restoranteve, hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit l, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Kina pranon zyrtarisht efektivitetin e ulët të vaksinave të saj kundër koronavirusit

Kina pranoi zyrtarisht se vaksinat e saj kundër koronavirusit kanë një efektivitet të ulët dhe për këtë arsye, shefi i institucionit për parandalimin e sëmundjeve infektuese, u shpreh se po mendohet miksimi i tyre për të krijuar një produkt më të mirë, shkruan Associated Press.

“Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë”, u shpreh drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu në një konferencë në Chengdu.

Aktualisht, Pekini ka shpërndarë miliona doza me vaksinë në shumë vende të tjera mes tyre dhe në Shqipëri dhe gjithashtu nisi një fushatë ku vinte në dyshim efektivitetin e vaksinave të prodhuara në vendet perëndimore.

“Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike për të çuar përpara procesin e imunizimit”, shtoi Gao, në një deklaratë që nuk është e zakonshme për autoritetet kineze.

Studiuesit brazilianë kanë deklaruar më herët se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4%, krahasuar me 97% që ka ajo e Pfizer. Deri në këto momente, Kina nuk ka miratuar asnjë vaksinë të prodhuar në vende të tjera.

Gao nuk dha detaje nëse do të ketë një ndryshim të strategjisë, por përmendi vaksinat mRNA, një teknikë eksperimentale që po përdorin prodhuesit perëndimorë, ndërsa firmat farmaceutike kineze janë duke përdorur metodat tradicionale.

“Të gjithë duhet të konsiderojmë benefitet që vaksinat mRNA mund të sjellin për njerëzimin. Ne duhet t’i ndjekim me vëmendje ato dhe jo t’i injorojmë”, përfundoi zyrtari i lartë kinez./A2/

Basha-Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

Kryetari i Partisë Demokratikre Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Burrel, përsëriti ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama bëhet trim në ekra ku shan dhe përbalt këdo por kur vjen puna te debati hesht.

“Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen”, tha Basha.
Rrahu policët të cilët ndërhynë për të shuar konfliktin, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar me inicialet O.M., banues në Ersekë është arrestuar ditën e djeshme pasi kundërshtoi me dhunë uniformat e policisë. 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal ishte duke u konfliktuar me një person tjetër dhe në momentin që policët tentuan ta shoqëronin në komisariat, kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit publik.

41-vjeçari rezulton një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Kolonjë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Procedohet për “Dëmtime të tjera me dashje” edhe kushëriri i tij, i cili u përfshi në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi O. M., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

“I dhemb pak koka”, si e kamufloi nusja vrasjen e vjehrrës dhe si i mashtroi fëmijët që dëgjuan ulërimat

Një ngjarje e rëndë u pë publike mëngjesin e sotëm, ku u mësua se nusja 44-vjeçare kishte therur me thikë vjehrrën e saj 74-vjeçare, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas krimit të rëndë 44-vjeçarja kishte arritur ta fshihte ngjarjen për rreth 6-orë. Në momentin e ekzekutimit në oborrin e banesës ka patur disa fëmijë të cilët dëgjuan ulërimat e të ndjerës, por ishte vetë nusja ajo e cila i mashtroi duke i thënë të mos shqetësoheshin pasi të moshuarës i dhimbte pak koka dhe ndaj kishte ulëritur.

Trupi i viktimës i mbuluar me gjak u gjet nga bashkëshorti i autores së krimit, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Konfliktet mes nuses dhe vjehrrës kanë qenë të herëpashershme çka ka bërë që kjo e fundit të pajiset me urdhër mbrojtjeje disa herë.

I kishte para borxh dhe ai i bënte presion në telefon, 27-vjeçarja nga Tirana tenton vetëvrasjen

Në 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi përmes telefonit ka kanosur një 27-vjeçare në lidhje me një borxh. Në gjendje të rënduar vajza ka tentuar vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasit R. C., 25 vjeç, sepse ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Kjo shtetase duke qënë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.