Aplikacion
Të shtëna me armë kanë ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. News 24 mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Brigada e 17 Sulmuese’’ pranë një lokali.
Nuk dihet nëse ka të plagosur nga të shtënat, teksa ende s’janë të qartë rrethanat e ngjarjes.
Edhe pse në orën 20:00 është ora policore, kohët e fundit përplasjet pas kësaj ore nuk kanë munguar.
20 vite martesë, bashkëshorti i ri-shpreh dashurinë gruas që as nuk flet as nuk dëgjonNata e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” i ishte dedikuar historive të veçanta që shprehën dashurinë në forma të ndryshme. E tillë ishte edhe historia e dytë, historia e dashurisë së Gentit, djalit që u martua me vajzën që as nuk dëgjonte dhe as nuk mund të fliste.
Genti në studio rrëfeu se ishte njohur me gruan e tij, Desdemonën nëpërmjet ndërmjetësimit të hallës së tij, e cila fillimisht nuk i kishte treguar se vajza me të cilën ai priste të lidhte kurorë e kishte të pamundur të fliste dhe të dëgjonte. Por edhe pasi ishte informuar për aftësinë e saj të kufizuar, kjo gjë nuk kishte ndikuar aspak në vendimin e tij për ta pranuar Desdemonën si bashkëshorten e tij të ardhshme.
Genti tregoi se fillesat e kësaj marrëdhënie ishin shumë të vështira, pasi u ishte dashur që mes tyre të gjenin një mënyrë komunikimi të vlefshme dhe efektive për të dy palët, por më pas gjithçka u kthye në normalitet. “Në fillim ishte shumë e vështirë që të kuptohesha me të, se ajo e ka inat të përdorë dhe gjuhën e shenjave, por pas disa kohësh u mësova me të.”,- u shpreh Genti.
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” surpriza i’u dedikua pikërisht Desdemonës, e cila nëpërmjet ndihmës të së bijës, mori nga bashkëshorti mesazhin romantik, falenderues dhe dashamirës për gjithë këto 20 vite të kaluara së bashku: “Desdemona dua të them që unë të dua e do të të dua gjithmonë, prandaj të faleminderit dhe dua të të them që nuk ke pse bëhesh xheloze për asgjë”.
Nga ana tjetër Desdemona nëpërmjet ndihmës së vajzës së saj Kristinës, tregoi se Gentin e kishte dashur që në momentin e parë që e kishte parë. Çifti në studio rrëfeu se pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike, ata i’a kanë dalë mbanë që të krijojnë një familje të lumtur.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Instagram në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Një prej pyetjeve ishte se pse bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta nuk e ndjek në Instagram.
Ajo thotë se ka vetëm dy mundësi:
”1. Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. 2.Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi.
Kokaina e kapur në Durrës, Artan Hoxha zbulon shifrën nëse droga do shitej: Sa për të garantuar 84 mandateGazetari i kronikës, Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me kokainën e kapur në portin e Durrësit. Hoxha ka përgëzuar kontrollorët e skanerit në portin e Durrësit, ku nuk i ka kursyer edhe ironit, për kontrollorët ajror të cilët bojkotuan punën duke pretenduar se po kalojnë periudhë stresuese.
Hoxha shkruan se sasia e kokainës e kapur brenda 10 ditësh nëse do të shitej në treg ka një vlerë prej 19 milionë eurosh.
Postimi i Artan Hoxhës:
Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….
Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.
Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.
Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…
Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.
Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.
Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.
Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe. Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.
Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…
Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes…
Shkundet Indonezia! Tërmet me magnitudë 6, së paku 7 viktimaTë paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, në një kohë kur vendi po përpiqej ta merrte veten nga një katastrofë e shkaktuar si pasojë e një cikloni, në një tjetër pjesë të arqipelagut.
Tërmeti i pasdites u regjistrua pranë bregut, rreth 45 km në jugperëndim të qytetit Malang, në javën lindore, duke dëmtuar qindra shtëpi por edhe shkolla, zyra qeveritare dhe xhami, në të gjithë rajonin.
“Të dhënat tona më të fundit tregojnë se shtatë persona kanë humbur jetën. Dy janë plagosur rëndë dhe 10 të tjerë kanë lëndime më të lehta”, tha drejtori i agjencisë kombëtare të katastrofave. Disa komunitete janë evakuar”, shtoi ai.
Tërmeti goditi në një thellësi të madhe, prej 82 km, dhe fatmirësisht nuk shkaktoi shumë dëme. Imazhet nga zona e prekur, tregonin dëmtimin në një repart spitali dhe mbetjet e shpërndara në dyshemenë e parlamentit lokal në Blitar.
Tërmeti vdekjeprurës vjen në një kohë kur vendi në Azinë Juglindore sapo u përball me një ciklon që i mori jetën më shumë se 200 personave në pjesën lindore të Arqipelagut dhe në Timorin Lindor.
Indonezia përjeton shpesh tërmete dhe shpërthime vullkanike pasi gjendet mbi unazën e zjarrit në paqësor, një zonë kjo me aktivitet intensive sizmik ku përplasen pllakat tektonike.
“Ai ka qenë fuqia ime”! Mesazhi prekës i mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së Princit PhilipBashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e bëri të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
Ndërkohë ditën e sotme Pallati Mbretëror ka publikuar një mesazh shumë prekës për bashkëshortin e ndjerë të mbretëreshës, me të cilin ajo kaloi 73 vite të jetës së saj.
Familja mbretërore ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën mbretëresha shihet e ulur përkrah Princit Philip. Fotografia u shoqërua me një shprehje që Mbretëresha Elizabeth ka thënë për të ndjerin gjatë përvjetorit të tyre të martesës në vitin 1997.
“Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, ka thënë mbretëresha asokohe dhe ky mesazh është shkëputur sot për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Princit Philip.
Kujtojmë se disa javë më parë Princi Philip u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe në muajin qershor ai do të festonte 100-vjetorin e lindjes.
143 kg kokainë në Durrës! Droga erdhi nga Ekuadori, arrestohen 2 administratorët e firmës pritësePolicia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar ‘’El Mejor’’ në portin e Durrësit.
Sipas Policisë, janë kapur ekzaktësisht 143 kg kokainë teksa konteineri ku ishin fshehur ishte nisur nga Ekuadori, porti Guayaquil, në Itali tranzit nëpërmjet portit Gioia Tauro dhe përfundimisht në Durrës teksa destinacionin final kishte Kombinatin.
Po ashtu bëhet me dije se tashmë janë arrstuar dy administratorët e firmës pritëse ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor i koduar “EL MEJOR”.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.
Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.
Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Pak më parë, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Presidentit Ilir Meta, duke thënë se takohet në Vlorë me subjektet të OFL-së. Së fundmi, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ilir Metës, i cili po nga Vlora, ka thënë se më 26 prill do të ndodhet në këtë qytet për të siguruar zgjedhjet e lira.
Meta ka paralajmëruar kandidatin e PS-së, Damian Gjiknurin duke thënë se ai e kishte ftuar po nuk kishte ardhur në tryezën me gazetarët. Sipas Metës, Damian Gjiknuri duhet të bëjë kujdes pasi sipas tij nuk ka “kartelë në psikiatri”.
“Në 26 prill, jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për t’ia trajtuar në spitalin e saj psikiatrik, nuk është ky shqetësimi, por shqetësimi është të paralajmëroj Damianin që keqpërdoret dhe nuk erdhi mbrëmë në darkën që kishim me gazetarët e Vlorës, ku u ftua të ishte pjesë për të diskutuar për mbarëvajtjen e fushatës elektorale në Vlorë. Kryeministri në detyrë ka një kartelë të psikiatrisë, që nga koha e komunizmit, të cilën ua kam thënë para disa a ditësh dhe do ua them në Vlorë, më 25 prill në Vlorë, ku shqiptarët të tregojnë ai do të tregojë kartelën. Por Damiani s’ka kartë mjekësore të tillë. Kështu të bëjnë kujdes dhe të mos e rëndojnë pozitën e tyre para sovranit. Në Vlorë do të jem nga sot deri më 25 prill. Do të jem ditën dhe natën, siç kam ftuar edhe mbrëmë Damianin, ftoj dhe Edi Ramën nëse ka shqetësim apo merak, këtu më ka mua, për të mbrojtur zgjedhjet e lira. Kujton tërmeti që në Vlorë do të bëjë ato ç’kanë bërë në Dibër dhe Shijak, zot na ruaj se Vlora bën Fora dhe dora e Vlorës është e pa mëshirshme”, tha Meta.
“Më mirë ta mbyllim“! Dështon takimi Lindita-NaumTakimi i Linditës dhe Naumit nuk ka shkuar në drejtimin e duhur. Ishte Lindita që kërkoi të përfundonte takimi pasi ndihej e bllokuar dhe u shpreh se Naumi po e dridhte muhabetin.
Lindita: Nuk e di pse e kam këtë përshtypjen, ndoshta gabohem, por bllokohem kur flas me ty. Më ikin të gjitha fjalët.
Naumi: Edhe unë erdha më ndryshe, por edhe unë sikur bllokohem.
Lindita: Në cfarë kuptimi ti?
Naumi: Nuk jam i bllokuar fare, fshije o vllai.
Lindita: Unë jam e bllokuar nga ana jote në sensin jo të mirë të fjalës.
Naumi: Dhe unë njësoj.
Lindita: Po deri tani po të bëja komplimente. Mendoj se nuk kemi për të thënë më asgjë me njëri-tjetrin. Më mirë ta mbyllim këtu se shiko si e dredh ky.
Pas fjalorit fyes në takimin me Linditën, Naumi është shprehur se nuk është penduar aspak dhe ka vijuar me të njëjtën sjellje në studio.
Ndër të tjera, Naumi u shpreh se nuk e pranonte faktin që pronari i lokalit ishte afruar pranë tyre dhe vijoi sërish me ofendime ndaj Linditës.
Naumi: Atje kam gabuar, por nuk jam penduar.
Arjani: Mund ta kishe kursyer atë gjë. Nuk mendoj që është ndaj mungesës së mirënjohjes, mendoj se kishe një ndjesi që Lindita kishte ardhur për të të vënë me shpatulla pas muri. Më bëri përshtypje Lindita se në bisedën që bëtë ishe sulmuese, por Naumit turp t’i vijë për atë që ka bërë. Nuk e mbështes fare dhe turp t’i vijë për atë që ka thënë. Naumi është viktima e një loje që e ke bërë dhe nuk e ke luajtur bukur.
Lindita: Më ka thënë që nuk jam bërë si Ndricimi që ka bërë shkollën e jetës.
Naumi: Cfarë janë këto pallavra. Të më thojë mua l**e surrati i kësaj në takim. Mos më thojë mua l**e ajo.