Day ArchiveA e meriton Tea gjithë këtë urrejtje? Përgjigjet Dojna
Moderatorja e njohur, Dojna Mema është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka realizuar në InstaStory një bashkëbisedim virtual ku i fton fansat që ti bëjnë pyetje.
Pyetja që indinjoi moderatoren bukuroshe ishte pikërisht ajo e një ndjekësi, i cili i ka drejtuar një pyetje në lidhje me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Tean.
“Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, ka pyetur një ndjekës/e.
Dojna zgjedh t’i përgjegjet pikërisht kësaj pyetjeje dhe ka një mesazh për t’i dhënë të gjithëve.
“E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Teas jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jettoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, i është përgjigjur Dojna.
Kujtojmë se Tea ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve në media e rrjete sociale.
Ajo ka qenë më e sulmuara nga publiku për mashtrimet e saj të njëpasnjëshme, por Tea ia ka dalë të “mbijetojë” pavarësisht urrejtjes që ka marrë.
Ish-konkurrentja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe t’i përgjigjet ndjekësve kuriozë, të cilët së fundmi kanë dashur të dinë qëndrimin e familjes së Teas për lajmet e bujshme që kanë qarkulluar së fundmi për të. Ndaj, Tea i është përgjigjur:
“Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë.”- ka thënë ajo.
Paralajmërimi i fortë i Arian Çanit: Ikni urgjent nga Shqipëria! Këtu do të bëhet kasaphanë
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka bërë një paralajmërim të fortë, pasi u shpreh se në Shqiëpri do të bëhet kasaphanë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të largohen urgjent nga Shqipëria drejt Europës Perëndimore, pasi nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë këtu.
“Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë ata që më ngjajnë mua. Nuk jua them kot. Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu. Të gjithë ju që s’ndjeheni këtu fare, urgjent. Do të bëhet kasaphanë. Duhet të ikin në Europën Perëndimore. Të gjejnë mundësinë të ikin. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë në këtë vend”, tha gazetari.
Çudira koronavirusi! Ky vend ofron para për turistët gjatë kësaj vere
Me synim për të ringjallur industrinë e saj të turizmit dhe të jetë më e preferueshme përpara shteteve rivale, Malta ka në plan t’u ofrojë vizitorëve të huaj pagesë deri në 200 euro nëse ata qëndrojnë të paktën tre ditë në ishullin Mesdhe këtë verë, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Ministri i Turizmit, Clayton Bartolo, ka njoftuar skemën të premten, duke thënë se me shumicën e kufizimeve të COVID-19 që pritet të hiqen deri më 1 qershor, turistët që rezervojnë pushime verore direkt përmes hoteleve vendase do të marrin pagesën.
Të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit tregojnë se industria turistike drejtpërdrejt dhe indirekt përbën më shumë se 27 përqind të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19. Vendi tërhoqi më shumë se 2.7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019 por shifrat kanë rënë me më shumë se 80% që kur virusi u shfaq në mars të vitit 2020.
Bartolo ka thënë se turistët që rezervojnë qëndrimin në një hotel me pesë yje do të marrin 100 euro nga Autoriteti i Turizmit i Maltës, ndërsa 100 të tjera do të kompensohen përmes hotelit.
Në një marrëveshje të ngjashme, ata që zgjedhin një hotel me katër yje do të marrin një total prej 150 euro dhe ata që rezervojnë një hotel me tre yje do të marrin 100 euro.
Granti rritet me 10 përqind kur rezervimet bëhen me hotele në ishullin më të vogël maltez të Gozo, tre kilometra në veri të vendit.
“Skema ka për qëllim vendosjen e hoteleve të Maltës në një pozicion shumë konkurrues ndërsa rinis turizmi ndërkombëtar”, ka thënë Bartolo.
Pritet të përfitojnë rreth 35 mijë vizitorë. Malta ka shkallën më të lartë të vaksinimit ndaj virusit në Bashkimin Evropian, pasi u ka dhënë të paktën një dozë 42 përqind të të rriturve.
Malta ka parë një rënie të ndjeshme të rasteve të Covid-19, me shkallën e pozitivitetit që ka rënë në 2.6 përqind, dhe qeveria ka kërkuar që BE të fusë pasaporta vaksinash për të lehtësuar udhëtimet.
Gazetari: Po jepen miliona në prag të lënies së pushtetit. Dikush t’ua lidhë duart
Pak ditë më parë qeveria i dha 3 milionë euro shtesë kompanisë Salillari që po kryen punimet në nënkalimin e sheshit Shqiponja.
Por Salillari nuk e vetmja kompani që po përfiton shuma të mëdha me negocim të drejpërdrejtë. Gazetari Klodian Tomorri ka renditur disa tendera që po bëhen me të njëjtën mënyrë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar përpara 25 prillit dhe thotë se dikush duhet t’i ndalë.
Shkrimi i gazetarit:
KCK-ja ne veprim
1- Tender gati 3 milione euro pa gare i ARRSH per lotin 2 tek Unaza e re. Dhene me negocim te drejteperdrejte si shtese kontrate Salillarit. Se eshte pjese e veshtire shume kjo e lotit 2, kane dale gjera te paparashikura. Ka dale kucedra mes rruges dhe duhen paguar para shtese.
2- Tender 4 milione euro pa gare i ARRSh ne lotin 4 tek Kardhiq Delvine. Dhene me negocim te drejtperdrejte Cobialit si shtese kontrate.
3- Tre tendera te tjere ne radhe per tu bere brenda ketyre diteve, me po te njejten menyre.
4- Ka nje ligj qe i lejon keta te shtojne deri ne 20 per qind vleren e kontratave dhe po ja kercasin masivisht. Vetem neper rruge jane dhene dhe jane parashikuar te jepen mbi 13 milione euro me kete forme.
Kjo eshte KCK e paster. Kap ca te kapesh se s’dihet ca ndodh ne 25 prill. Dikush duhet t’ja u lidh duart ketyre se po prokurojne si ne kohe lufte.
Në një prononcim televiziv ai dha disa detaje të tjera.
“Ajo që po ndodh është një masakër e vërtetë, veçanërisht javët e fundit që po prokurohen kontrata marramendëse me disa milionë euro me negocime të drejtpërdrejta. Në këtë pikë do të ishte normale që qeveria të pezullonte çdo kontratë apo tender të këtyre përmasave veçanërisht të tenderave me negocim të drejtpërdrejtë. Tenderat me negocim të drejtpërdrejtë duhen ndaluar me ligj para fushatave elektorale. Por besoj edhe kontratat e tjera të mëdha duhet të ndalohen deri në datën e zgjedhjeve për të parë pastaj se si do të shkojë rezultati i zgjedhjeve, në këtë mënyrë edhe qeveria do të ketë më shumë moral për të negociuar dhe prokuruar tendera të reja. Vetëm në 3-4 javët e fundit ARRSH ka prokuruar dhe ka në plan të prokurojë mbi 13 milionë euro tendera me negocim të drejtpërdrejtë, pa garë, në formën e shtesave të kontratës. Janë kontrata marramendëse. Pak ditë më parë u nënshkrua kontrata për Lotin 2 të Unazës së Re ku Salillarit ju dhanë edhe 360 milionë lekë shtesë. E njëjta gjë po ndodh edhe në rrugë të tjera të vendit, kjo duhet të ndalojë. Këto ngjarje në prag të zgjedhjeve i bën këto kontrata totalisht të dyshimta”,
A prishet agjërimi, nëse marrim vaksinën anti-Covid?
Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj. Sipas ritit fetar, përgjatë këtyre ditëve agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.
Mirëpo për shkak të pandemisë, ajo që duan të dinë besimtarët është nëse prishet agjërimi në momentin që merr vaksinën gjatë muajit Ramazan. Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i disa mjekëve kryesorë myslimanë.
Ka qenë Dr Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, e cila u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.
Dr Farzana Hussain: Marrja e vaksinës nuk do të prish agjërimin, pasi nuk është ushqyerje, dhe kështu nuk ka absolutisht asnjë arsye pse ta refuzoni nëse jeni ftuar për të marr vaksinën antiCovid.
Pse burrat fiksohen pas vitheve të mëdha
Gjatë një eksperimenti, kur hulumtuesit e psikologjisë i paraqitën 300 burrave fotografitë e siluetave të grave me shkallë të ndryshme të lakimit të fundshpinës për të zgjedhur ato që i dukeshin më tërheqëse, u vu re që shumica prej tyre zgjodhën vajzat me vithe më të lakuara se të tjerat.
Shumica e tyre zgjodhën ato me lakimin e shpinës nga 45.5 gradë, sepse i bënte fundshpinat e tyre të dukeshin më voluminoze. Kërkuesit gjithashtu paraqitën 3 foto të tjera me të njëjtën madhësi të fundshpinës, por për arsye të ndryshme: lakimi i shpinës, yndyra e tepërt dhe muskujt e tepërt.
Gratë me shpinën e lakuar u konsideruan më tërheqëset. Kjo çoi kërkuesit në përfundimin se është këndi i fundshpinës dhe jo madhësia e saj në vetvete që krijon tërheqjen në sytë e meshkujt.
Ky “arsyetim” i burrave ekziston që shekuj më parë dhe lidhet me faktin se gratë me këtë lloj këndi të fundshpinës, ishin në gjëndje të kërkonin për ushqim e të kishin fëmijë njëkohësisht pa patur dhimbje të kurrizit duke u konsideruar si partnere perfekte.
Godet sërish Lleshaj: Nuk jam punëtor partie, jam futur në politikën e lartë
Pas gafës kur si Ministër i Brendshëm i drejtohej me përcmim një deputeti të opozitës parlamentare me fjalët “polic”, me konotacion përcmues, Sandër Lleshaj godet sërish. Në një intervistë televizive, ai ka treguar se tashmë ka hyrë “në politikën e lartë”, duke nënkuptuar sferat e larta të politikës dhe nuk mund të pranojë të bëjë fushatë derë-më-derë, sic bëjnë politikanët e tjerë.
“Për fat të keq në vendin tonë deri në Kushtetutë fliten për shtetas. Në vendet e qytetëruara flitet për qytetar. Unë nuk jam shtetas, shtetasit janë njerëz të rreshtuar. Pas një përvoje të gjatë në pozicione politike jam futur në një rrugë pa kthim në politikë. Aktualisht kam vetëm fjalën, pasi nuk jam në aksione politike. Politika bëhet në mënyra të ndryshme.
Unë nuk nënkuptoj me angazhim politik vetëm me angazhimin partiak. Politika është shumë më e gjerë. Unë nuk nënkuptoj angazhimin politik me aktivitetin partiak. Politika është shumë e madhe. Ka politikë shtetërore, ka politikë partiake. Unë jam futur në atë politikën e lartë, atë shtetërore. Të qenit këshilltar i sigurisë kombëtare është një funksion i lartë. Nuk e shoh veten si punëtor partiak. Ndërkohë, në fushatat elektorale partitë rreshtojnë punëtorë partie.
Unë nuk mund të shkoj derë më derë. Jo se jam kundra saj. Problemi është se angazhimi politik përkthehet angazhim partiak. Në Shqipëri për të marrë vota duhet të trokasësh në dyert e qytetarëve. Në botën perëndimore nuk shkohet kështu. E konsideroj veten pak vonë për t’u futur si rishtar në skalionet e para partiake. Nuk jam i përfshirë në listë. Jam mirëkuptues për këtë fakt”, tha Lleshaj në emisionin “Java” në RTSh.
Nuk dihet se si do ta presin këtë deklaratë kolegët e tij në Partinë Socialiste apo kryeministri Rama, i cili e shkarkoi Lleshajn si Ministër i Brendshëm, e largoi si drejtues politik të Lezhës dhe as nuk e përfshiu as në listat për deputet. Por e sigurt është që gjeneral Lleshaj po tregon edhe njëherë mendësi kapterri. ©Zoom.al
Yuri Kim: Reforma në drejtësi, i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka ritheksuar se SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi.
Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e projektit “Drejtësi për të gjithë”, mes të tjerash Kim tha se është angazhuar personalisht për të bërë gjithçka për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët.
“Më lejoni të jem e qartë: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë”.
Më tej, Kim theksoi: “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”.
Humb betejën me koronavirusin mjeku i njohur korçar
Një tjetër mjek shqiptar ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Mësohet se ka humbur jetën mjeku i njohur korçar, Adhon Polena, në moshën 75-vjeçare.
Mjeku mësohet se ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19. Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë. Adhon Polena është djali i doktorit të njohur ikonës së mjekësisë, Sotir Polena.
Sa vaksinime janë kryer në Shqipëri deri më tani
Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje të publikuar në “Facebook”.
Me këtë shifër, Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, ku është deklaruar nga kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastriliu që do të arrihet në kuotën e 500 mijë vaksinimeve.
Kujtojmë se fushata ka nisur fillimisht me mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve, për të vazhduar më pas me mësuesit, të moshuarit mbi 85-vjeç, ata mbi 70, e kjo fashë moshe pritet të ulet në ditën në vijim për të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60 vjeç.
Gjithashtu pjesë e fushatës së vaksinimit janë bërë edhe gazetarët dhe punonjësit e policisë dhe ushtrisë.