Aplikacion
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi.
Veliaj tha se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Metës me kontrollorët dhe se Prokuroria duhet t’i zbardhë. Më tej, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës tha se sot ka pasur një tentativë që një grup të përndjekurisht të futeshin në grevë uri. Edhe pas kësaj, sipas tij qëndron pas Presidenti dhe anëtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe. Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre. Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë. Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë. Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie. Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Policia ku thonin se do të futeshin në grevë urie. Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit. Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh. Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan”, tha Veliaj
Çështja e qenve endacakë, Veliaj: I vaksinojmë, nuk i kemi vrarëKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me praktikat që Bashkia e Tiranës ndjek për qentë endacakë.
Veliaj mohoi që punonjësit e bashkisë të kenë vrarë qenë, ndërsa thotë se qentë endacakë izolohen, vaksinohen, sterilizohen dhe më pas lihen të lirë. Sipas Veliajt, një vaksinë për një qen kushton 50 euro.
“Ka një ligj për veterinarinë në momentin që një kafshë është agresive sillesh si me një njeri që është agresiv. Edhe me vendim gjykate që praktikat e Bashkisë së Tiranës janë në zbatim të ligjit. Ligji thotë këtë që kafshët izolohen për t’u vaksinuar dhe pastrohen, sterilizohen që mos riprodhohen. Vetëm vaksina për një qen në Bashkinë e Tiranës kushton 50 euro, aq është çmimi, i gjithë kiti është 50 euro. Jemi e vetmja bashki në Ballkan që ka këtë trajtim, kemi një protokoll, është certifikuar nga organizata evropiane për mbrojtjen e kafshëve, ne trajnohemi me organizatën britanike për mbrojtjen e kafshëve. Jo nuk kemi vrarë qen, bashkia e zbaton këtë vetëm me kafshët e sëmura në mënyrë terminale”, tha Veliaj.
Rama tregon se çfarë i ka kërkuar Bashës në takimin me tëKryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën e bërë me kryedemokratin Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të zhvilluar disa muaj më parë.
Në një intervistë televizive, Rama thotë se i ka thënë Bashës nëse do të bëjë politikë apo do vërtetë të kontribuojë për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Kryeministri thotë se i është vënë në dispozicion të opozitës, por sipas tij, Basha zgjodhi që të “mbjellë pasiguri tek qytetarët”.
“Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës. Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit,” tha Rama.
Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie
Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të votave, pasi arrijnë gati në 90% në total.
Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars – 31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS dhe 40.5% për PD.
Pjesë e parashikimit janë përfshirë jo vetëm ata që e deklarojnë votën e tyre, por edhe votuesit e papërcaktuar përmes një analize me pyetje specifike për të kuptuar se ku do të shkojë vota e tyre.
Sipas parashikimit, Lëvizja Socialiste për Integrim del se në rang kombëtar do të marrë 6% të votave, kurse 4.5% do t’u takojë forcave të tjera më të vogla politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Parashikimi i rezultati:
PS – 49%
PD – 40.5%
LSI – 6%
Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ka një rritje me 11.6 pikë të PD dhe një rënie me 8.3 pikë të LSI, të cilat gjithashtu në zgjedhjet e kaluara garuan të ndara. Ndërsa PS, e cila në ato zgjedhje mori 48.3% të votave, ka një rritje të lehtë prej 0.7%.
Rënia e madhe e LSI vihet re dhe në ndryshimet në krahasim me sondazhin e parë të MRB për Euronews Albania. Nga 11.2% që ishte parashikimi, ka zbritur në 6. Për PS, ka një rritje të vogël pasi nga 47.3% ka shkuar në 49%, kurse për PD rritja është e fortë pasi nga 34.4% ka shkuar në 40.5%.
Rezultati i 2017:
PS – 48.3%
PD – 28.9%
LSI – 14.3%
MARRË NGA EURONEWS
“Kam një lajm të zi”! Meta: Historia e aeroportit është shpikjePresidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar.
Meta tha në një studio televizive se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.
Presidenti Meta: Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.
Më tej, Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ngërçin e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke thënë se “ai është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha.
Presidenti Meta: Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës. Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve. Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.
Sekreti i rinisë? Eni Çobani rrëfehet pa dorashkaNëse do të krahasojmë Eni Çobanin e 10 viteve më parë, mund të themi se koha për të ka ndalur pasi është vështirë që të gjejmë ndonjë ndryshim.
Juristja ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka dhënë një intervistë ndryshe, si dhe me pyetjet nga publiku ajo ka shuar kureshtjen me të pathënat nga jeta e saj personale.
“A përdorni botox për mirëmbjatjen e fytyrës?”, ishte njëra nga pyetjet e publikut.
“Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë ta kemi këtë jetëgjatësinë e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndier të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit”, ka thënë Eni.
Ajo gjithashtu iu përgjigj dhe pyetjes së qytetarëve të cilët kanë shprehur kureshtjen për moshën në të cilën Eni ka dhënë puthjen e parë.
“Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin”, është shprehur Eni.
Gjëra “të çuditshme” të trupit, që në fakt janë komplet normaleShpeh priremi të gjejmë difekte, probleme, gjëra që na duken “anormale” dhe ndonjëherë na kap paniku. Por qetësohuni! Simetria dhe përsosmëria janë kriter i njeriut, jo i natyrës.
1. Gjinjtë asimetrike
Shumica e grave nuk i kanë njësoj të dy gjinjtë. Shumë apo pak, ka pothuajse gjithnjë një ndryshim mes tyre, qoftë në përmasë, ashtu edhe në formë.
2. Shkarkimi vaginal
Shumë gra çuditen kur përjetojnë derdhje masive të lëngjeve vaginale, por të gjithë ekspertët mund ta thonë me bindje se kjo duhet të ndodhë herë pas here për një qëllim të mirë: pastron duke shmangur infeksionet.
3. Rrjedhje e dyllit të veshëve
Nuk është ndonjë gjë e këndshme, por është proçes i trupit. Është diçka tejet normale, dhe e rëndësishme për të mbrojtur kanalin dhe daullen e veshit.
4. Aknet pas pubertetit
Jo, aknet nuk shfaqen vetëm në adoleshencë dhe mund shfaqen madje më vonë, edhe nëse e keni pasur lëkurën “xham” gjatë gjithë gjimnazit. Është përgjithësisht pasojë e disniveleve hormonale, të cilat i ndodhin trupit në çdo kohë.
5. Qimet në hundë
Qimet në trup janë shumë, shumë normale. Dhe sigurisht, e kanë një funksion. Përshembull në rastin e hundës janë shumë të rëndësishme sepse pastrojnë ajrin kur merrni frymë me hundë.
6. Pikat e kuqe në trup apo fytyrë
Shumë njerëz mendojnë se pikat e vogla të kuqe në fytyrë ose në trup nuk janë normale. Por ato janë të zakonshme dhe njihen me emrin “angioma” ose kapilarë të çarë, dhe nuk sjellin ndonjë shqetësim. Zakonisht janë genetike, por mund të lidhen edhe me shtatzëninë, kontaktin me kimikatet apo edhe motin.
7. Urinimi i shpeshtë
Kjo na ndodh ndoshta më shpesh se të gjitha; sa herë kemi nevojë të shpeshtë për të urinuar panikojmë se mund të jetë shenjë diabeti apo problemesh me veshkat. Sipas ekspertëve, thjesht ndodh sepse ndonjëherë trupi ka nevojë të pastrohet nga lëngjet e tepërta.
8. Gjëndrat poshtë sqetullës
Gjëndrat na trembin dhe kjo është e kuptueshme, por jo të gjitha janë kancer. Siç shpjegojnë ekspertët: Jo rrallëherë indet e gjoksin zgjaten drejt sqetullës. Dallohen sepse zakonisht janë shumë të buta dhe largohen me ciklin menstrual.
Rama jep lajmin: Një pjesë e kontrollorëve kanë vendosur të rikthehen në punëKryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e ngërçit të krijuar në Rinas një ditë më parë, ku ka theksuar se tashmë situata është zgjidhur dhe nesër pritet që puna të vijojë normalisht.
Në një intervistë nga Saranda për emisionin “Log”, Rama ka dhënë lajmin se një pjesë e kontrollorëve kanë vendosur t’i rikthehen punës nesër.
“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar. Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmenshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama.
Kryemadhi: Rama jo vetëm që do shtypet si mizë, por do zhduket si specieKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin që pati me banorët e Njësisë 2 ka thënë se kryeministri Edi Rama do të përfundojë në gropën që hapi për shqiptarët.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se me 25 prill shqiptarët me votën e tyre jo vetëm që do ta shtypin si mizat kryeministrin, por do ta zhdukin edhe si specie.
Kryemadhi: Mirëmbrëma të gjithëve dhe ju uroj suksese, jo për 25 prillin, sepse as nuk e diskutoj fitoren e 25 prillit për ekipin e mrekullueshëm të Tiranës dhe sidomos të Njësisë 1 dhe 2, por ju uroj suksese në punën tonë mbas 25 prillit, për ta çuar Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar.
Të rinjtë dhe të rejat shqiptarë sot më shumë se kurrë, siç janë këtu në këtë takim, ku do t’iu bëja kërkesë që të ruajmë njëri tjetrin, jo se Covidi na zë ne, por për të ruajtur vëllezërit tanë policë, që të mos i detyrojnë të vijnë t’iu gjobisin ju dhe mos t’i detyrojnë vëllezërit tanë që të përballen me ju. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për qytetarët e Tiranës. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për shqiptarët. Dhe nuk na bëhet vonë fare se çfarë mendon ai. Sepse ne duam të bëjmë më të mirën për të rinjtë dhe për të rejat, t’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë.
Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.
“U ndjeva keq”! Arbana rrëfen periudhën e vështirë pas lindjesArbana Osmani solli në jetë gjatë muajit dhjetor djalin e saj të dytë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Tashmë vogëlushi është më i përkëdheluri i familjes dhe gjatë kësaj kohe ka marrë qindra dhurata nga miq të mami Arbanës dhe babi Eduartit.
Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë. Ndërkohë së fundmi ajo i është rikthyer ekrani në programin ku ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur” dhe duket në një formë shumë të mirë.
Mirëpo si e ka përjetuar Arbana periudhën pas lindjes dhe ndryshimin e trupit të saj?
Ajo ka rrëfyer për ndjekësit në InstaStory si është ndjerë 10 ditë pas lindjes së Diellit.
“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor. Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap veten kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj por brenda vetes jam shumë më mirë. Take your time to heal everyone”, ka shkruar Arbana krahas fotos ku siç tregon dhe ajo është 10 ditë pas lindjes së Diellit.