zoom

Day ArchiveBasha zbulon live skandalin e Ramës me mësuesit e infermierët: Vepër penale

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka denoncuar live në emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin në TVSH, skandalin më të fundit të kryeministrit, i cili këtë mbrëmje me video kërcënoi mësuesit dhe infemierët me vendin e punës nëse nuk i jepnin votën. Basha e ka cilësuar këtë veprim të Ramës si vepër penale.

Lulzim Basha: Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më kishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur.

Lutfi Dervishi: Kur bie fjala për kryeministrin çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha: Ja t’ua them tani. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Lutfi Dervishi: Për të cilën kërkoi ndjesë më pas.

Lulzim Basha: Po nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu, i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen.

Lutfi Dervishi: Njoftimi i fundit që keni?

Lulzim Basha: Tani ka bërë të njëjtën gjë, ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më.

Lutfi Dervishi: Pse?

Lulzim Basha: Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e mori të gjithën për vete, timoni që e mori të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, Olta Gixhari i kthehet ndjekëses

Në muajin gusht të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.
Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë

Aktorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas here momente mes jetës në Shqipëri dhe Spanjë.
Së fundmi, Olta ka publikuar një foto me të birin, krahas së cilës ka shkruar: “Paqja ime”.

Mirëpo, ndjekësit kanë kapur një detaj në këtë foto me qëllim për ta kritikuar aktoren.

“Idiote pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, shkruan ndjekësja, së cilës Olta i është kundërpërgjigjur me ironi:
“Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

Para pak muajsh në një intervistë për “Pardon my french”, Olta tregoi më tepër për mëmësinë, jetën bashkëshortore dhe karrierën.

“Jeta ime është bërë më e bukur pas ardhjes së Amarit. Edhe pse jam e lodhur dhe kam ato frikërat e mia, edhe pse jam kthyer prej ditësh dhe po jetoj në bllok dhe ende nuk kam pirë kafe në bllok po e shijoj shumë djalin”- tregoi aktorja.

Olta tregoi se dëshiron që Amar t’i ngjajë të atit. Por ajo vazhdoi t’i mëshojë idesë që s’do ta tregojë kurrë partnerin, por vetëm na tregon se është shumë i bukur.

 “Tërbohet” Rama, kërcënon mësuesit për votën

Edi Rama në ditët e tij të fundit si kryeministër, vazhdon të kërcënojë administratën, mësuesit dhe infermierët, me votën. Këtë gjë ka bërë edhe këtë mbrëmje ndërsa ka marrë në telefon live, drejtuesen politike të qarkut të Durrësit, Milva Ekonomi, ku haptas ka kërcënuar mësuesit dhe infermierët me votën.

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

 

“Shko thuaja motrës tënde”, Princi sherr me vajzat, përplas mikrofonin në tokë

Debatet në studion e Përputhen kanë qenë shumë të forta ditën e sotme mes vajzave dhe djemve.

Përplasjet kanë nisur prej arrogancës së sjelljeve karshi njëri-tjetrit.

I pari ishte Mevlani që tha se kërkon respektin për fjalën e tij ashtu siç respekton të gjithë konkurrentët ai.

Fjalën më pas e mori Princi i cili ofendoi vajzat duke i thënë: “Llumi i shoqërisë shqiptare”.

Ndërkohë vajzat u hodhën duke e kundërshtuar, madje edhe opinionisti Arjan Konomi i kërkoi Princit të mos përdorte fjalë të tilla pasi ishin të tepruara.

Në këtë moment Princi ka hedhur mikrofonin në tokë, ndërkohë që vajzat i thanë se nuk është as burrë e këto fjalë t’ia thotë motrës së tij.

“Ferrari i motrës”! Mikesha e ngushtë e Najada Çomos: Më mungojnë flokët e kuq!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua ndryshimi befasues në pamje i doktoreshë Najada Çomos.

Krejt papritur, mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq me flokë në ngjyrë të çelët, vetulla më pak të errëta dhe një grim më natyral, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

E ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve ishin pro ndryshimit të Najadës, mikesha e saj e ngushtë Vera Ostreni tregoi për “Ftesë në 5” se i mungonin flokët e kuq të doktoreshës.

“Najada ka qenë e bukur gjithmonë, jo vetëm fizikisht por në shpirt, në sjellje etj… Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” transgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq!”, u shpreh ajo.

Më vonë shtoi se do i mungojë t’i thërrasë “ o ferrari i motrës” siç i ka thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq.

Premtimi i fortë i Bashës kundër pronarëve të medias

Lulzim Basha bëri një premtim të fortë në intervistën e tij për gazetarin Lutfi Dervishi në Televizionin Publik Shqiptar. Në mënyrë të prerë ai doli hapur kundër pronarëve të mediave dhe u rreshtua pro gazetarëve, duke thënë se këta të fundit nuk do të jenë më në mëshirë të pronarëve. Sipas Bashës, kjo do të arrihet duke miratuar statusin e gazetarit, për t’i dhënë fund abuzimit dhe vartësisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias nga tekat e pronarëve apo të qeverisë që diktojnë pronarët. Basha tha se me ardhjen e PD në pushtet edhe televizioni publikdo të rikthehet në vendin që i takon.

Lulzim Basha:  Dy janë fushat kryesore në të cilat unë si kryeministër nesër do të ndikoj në përmirësimin e lirisë së medias. Së pari statusi i gazetarëve. Garantimi i gazetarit dhe i punëtorit të medias, se kur flas për gazetarët flas për këdo, flas edhe për operatorët, flas edhe për editorët, flas edhe për kryeredaktorët, për të gjithë ata që merren me median që nuk do të jenë në mëshirën e pronarit qoftë ky pronar privat që është shumica e mediave sot, qoftë ky pronari publik. Një status financiar, një status dinjitoze, në mbrojtje të pamatshme siç e meriton dikush që është përçues i interesit publik dhe është  mediatori midis  interesave të ndryshme të një shoqërie në veçanti mediatori midis qeverisë dhe të qytetarëve. Statusi i gazetarit do t’i japë fund abuzimit dhe varësisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias nga tekat e pronarëve të medias apo akoma më keq nga tekat e qeverisë apo të politikës që diktojnë pastaj pronarët e medias duke i mbajtur ata peng apo duke i joshur me forma dhe mënyra të ndryshme. Dhe zotimi im i dytë është forcimi i televizionit publik. Forcimi i televizionit publik do të thotë që ne do të propozojmë dhe shpresojmë edhe me miratimin e opozitës së ardhshme socialiste, do të kalojmë një ligj në parlament ku financimi i televizionit publik do të jetë një përqindje e caktuar e buxhetit dhe i gjithë mekanizmi i mbikëqyrjes dhe i vënies në punë e televizionit publik do të bëhet në mënyrë të tillë që ti përkasë realisht botës së medias, ti përkasë gazetarëve dhe shoqatave të gazetarëve dhe jo të ndikohet politikisht. Pra mos të jetë pronë e pa shpallur e partisë në pushtet.

Ajo që unë pres nga televizioni publik nuk është që të më shërbejë mua si kryeministër nesër apo partisë time në pushtet por pres që përmes parave të taksapuguesve me të cilat paguhet të zërë atë vend në audiencë dhe t’i japë atë vend debatit publik që meriton një shoqëri e emancipuar Europiane.

Luljeta Bozo sqaron deklaratën për regjimin komunist: Nuk jam penduar

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo që në zgjedhjet e 25 prillit është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës me Partinë Socialiste, ka tërhequr mjaft vëmendje mediatike me një deklaratë të bërë pak ditë më parë lidhur me komunizmin në Shqipëri.

Znj. Bozo duke sqaruar se nuk është anëtare e asnjë partie politike dhe kandidon si profesioniste e lirë, thotë se deklarata e saj është nxjerr nga konteksti pasi nuk ka dhënë vetëm vlerësime për sistemin komunist, por edhe të metat e tij.

Inxhinierja e njohur theksoi se komunizmi ka pasur tre probleme të mëdha duke renditur mbylljen e vendit, internimet dhe krijimin e kooperativave.

“Unë e kam thënë qartë qëndrimin tim, nuk jam penduar për atë deklaratë pasi reagimet ishin keqkuptime. Pse nuk e morën të gjithë frazën. Ai sistem ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, siç ka çdo sistem. Morën vetëm pjesë e të mirave, pse nuk thanë dhe pjesën e të këqijave që ua thash, që janë shumë por unë tre kisha klasifikuar. Që ishin mbyllja hermetike, që nuk të lejon të zhvillohesh, lufta e pamend e klasave ku për një fjalë ishte neni për agjitacion dhe propagandë që të fuste brenda dhe nuk të fuste vetëm ty por e hante e gjithë familja, domethënë ishte një tmerr i vërtetë. Dhe e fundit që iu dha derma sektorit më jetik që ishte në Shqipëri, bujqësia me të cilën jetonte 60% e popullsisë, ku iu mor edhe ai oborri i shtëpisë fshatarit dhe fshatari vinte të blinte vezë në qytet. Këto ishin tre dhe i dënove krimet e komunizmit dhe u thash hapni dosjet, nuk kam asnjë problem”, deklaroi znj. Bozo për EuroNews.

Nga ana tjetër inxhinierja ritheksoi se pavarësisht problemeve të mëdha, komunizmi arriti që ta zhvillonte Shqipërisë në disa drejtime ku përmendi krijimin e sistemit energjetik dhe luftimin e analfabetizmit.

“Njeriu edhe mund të ndihet keq por unë thash një të vërtetë që kushdo që ka jetuar në atë kohë dhe sot, e di që kjo është e vërtetë. Unë nuk merrem shumë me fjalë, merrem me punë, më pyetën dhe u dhashë përgjigjen por duhet ta merrnin të plotë dhe jo një pjesë. Kjo nuk është normale dhe për këtë arsye vendosa që nga ai moment të mos shkoj më në asnjë televizion. Përgjigjen e kamë thënë të qartë, të saktë, shumë koncize. Nuk mund të hedh poshtë gjithë punën heroike të atij populli që bëri që Shqipëria nga një vend që ishte agrar, as agrar nuk ishte, me këneta, me malarie, me turbekuloz, me analfabetizëm të pa parë dhe u bë industrialo-agrar, me universitet, me Akademi Shkencash, me sistem energjetik fantastik, janë vepra nuk mund t’i mohosh. Kanë punuar njerëzit e thjeshtë, kanë punuar të gjithë specialistët”, përfundoi inxhinierja e njohur.

Pritjet e Bashës nga demokratët, Rama: Këto mitingje janë turp i madh

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish mbrëmjen e sotme pritjet që demokratët i bëjnë liderit të PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve në kuadër të fushatës në qytete të ndryshme të vendit. Kreu i socialistëve thotë se “këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar”.

“Vaksimi masiv cënohet pa distancimin, që duhet të shkojë paralelisht dhe këto vatra të nxehta infektimi për motive të ulta politike, rrezikojnë ta godasin pas shpine Shqipërinë, teksa po i afrohemi çdo ditë daljes nga tuneli i pandemisë!

Kosova po e paguan shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit dhe rreziku i rimbylljes është rishfaqur; Malit të Zi fushata i kushtoi një rritje masive infektimesh, plagosjesh e humbje të jetëve; Maqedonia e Veriut po shkon drejt rimbylljes për mungesë vaksinash dhe ndërkohë vende të tjera më të mëdha po vuajnë shtrëngimet, teksa vazhdojnë vaksinimin që për shkak të numrave të mëdhenj nuk po jep ende efektin e vet!

Foto e postuar nga Edi Rama

Shumëkush e relativizon dëmin e madh shëndetësor që po mbjellin këto mitingje të papërgjegjshme, disa më shajnë e i përqeshin këto postime të miat, të tjerë flasin përçart për uragane imagjinare apo braktisje të Partisë Socialiste nga populli, por unë do të këmbëngul deri në fund:

Këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar! Janë fytyra e vjetër e antishtetit dhe e rrumpallës antiqytetare të PD-së! Po mbi të gjitha janë rrezik shumë i madh për shëndetin e njerëzve dhe sabotim i hapur i luftës sonë kombëtare kundër Armikut të Padukshëm!

Tea i zbuloi lidhjen e dashurisë Andit, reagon Melisa

Në një rrëfim ekskluziv për aplikacionin e “Përputhen” kërkoi falje që gënjeu publikisht se mes saj dhe Andit kishte diçka duke pranuar se e gjitha ishte lojë.

Madje Tea deklaroi se Andi kishte lidhje me një vajzë tjetër.

Ndonëse nuk e zbuloi emrin, të gjithë po aludojnë se bëhet fjalë për Melisën, me të cilën Andi u përfol për një lidhje.

Pas deklaratës së Teas, Melisa ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruhet: “Zemra ime është kaq e lodhur”, duke treguar kështu se është lodhur nga të gjitha ato që fliten për të.

Kujtojmë që edhe Andi edhe Melisa e kanë mohuar që mes tyre të ketë një lidhje.

Hetimet për vrasjen e “kumbarit” Bardhok Planaj/ Veliu takim me policinë e Shkodrës: Të ekzaminohen provat

Ka përfunduar takimi mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar Ardi Veliu dhe policisë së Shkodrës.

Drejtori i policisë së Shtetit ka kërkuar zbardhjen e e ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Bardhok Planaj.

Veliu ka kërkuar ekzaminimin e provave të sekuestruara. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar si autor i krimit.

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bardhok Pllanaj në Shkodër.

Nga pamjet e sigurisë duket momenti kur Pllanaj përballet me të shtëna nga të gjitha anët. Ndonëse është errësirë, duket qartë se si përplasen plumbat me automjetin tip “Range Rover” me të cilin po udhëtonte dhe e lanë të vdekur në vend Pllanajn.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 79 gëzhoja plumbash që ishin drejtuar ndaj Pllanajt, i njohur ndryshe si “Kumbari”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:07 në lagjen “Dobraç”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u konstatua një makinë e djegur. Automjeti i djegur ishte rreth 250 metra pa shkuar tek rruga kryesore, ku ndodhej mjeti i tipit Range Rover, në të cilin u ekzekutua Pllanaj.

Ndërsa në automjetin e djegur, tip Volkswagen Passat, me targa FV140MT, u gjetën dy armë automatike mod.56, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja mod.56 kalibër 7.62 mm të cilat u morën me cilësinë e provës materiale nga policia.
Sa i përket automjetit të Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt por është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik Tiranë. Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë, por i dëgjoi të shtënat me armë.

Dyshohet se vrasja ndaj tij ishte e paramenduar, e mirë organizuar me mbi dy persona autorë, të cilët kanë bashkëpunuar me persona të tjerë të cilët kanë ruajtur viktimën për lëvizjet e tij, pasi paraprakisht viktima dyshohet se ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç, ku më pas është qëlluar në një distancë rreth 50 metra.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë.