zoom

Day ArchiveAdelina Grainca, kush është deputetja e re që la PDK-në për Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se një deputete e PDK i është bashkuar prej sot Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës.
Është vetëm 23 vjeçare, por pas vetës ka një përvojë të sukseeshme si ndërmarrëse e re.

Quhet Adelina Grainca. Ka kryer studimet në Rochester Institute of Technology (Universiteti Amerikan në Kosovë).

“Kam vendosur t’i hyj garës për deputete në Parlamentin e Kosovës. Jam e nderuar që jam pjesë e Listës së Rimëkëmbjes, të Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë listë, unë kam numrin 99. Në vitin e fundit, shteti ynë është përballur me situata jo të lehta, të cilat e kanë rënduar ekonominë tonë dhe perspektiven e shtetit tonë. Studimet dhe përvoja ime në fushën e ekonomisë më kanë dhënë mundësi që ta njoh më mirë vendin tonë, potencialin që ka dhe sfidat që i dalin rrugës”, shkruante ajo në faqen e saj në Facebook para zgjedhjeve.

Adelina Grainca mendon se Kosova ka nevojë për rimëkëmbje në shumë sektorë, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në sundimin e ligjit dhe në politikën e jashtme.
Para zgjedhjeve pohonte se PDK ka programin dhe ekipin më të mirë qe ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur.

“Ju ftoj të gjithëve që të na bashkoheni në këtë qëllim”, bënte thirrje ajo.
Grainca është Drejtoreshë e Kompanisë GZ Group në Ferizaj që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Aktualisht ajo është studente në nivelin master për Shkenca në Studime Profesionale me përqendrim në Parashikim Strategjik dhe Inovacion në Rochester Institute of Technology në Kosovë.

Po në të njejtin universitet, ajo ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca dhe Arte të Aplikuara me përqendrim ne Politika Publike, Menaxhment dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Grainca ka një serë trajnimesh në Kosovë, por edhe në jashtë vendit, si në ekonomi, politika sociale dhe marrëdhenie ndërkombetare.

Gjendet një makinë e djegur me dy kallashnikov, dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Bardhok Pllanajt

Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje me kallashnikov, viktima u bë e ditur se ishte Bardhok Pllanaj, ose siç njihej ndryshe edhe “Kumbari”.

Pranë pompave në Dobrac bëhet e ditur se është gjetur një makinë tip Wolsvagen Passat me targa italiane.

Brenda makinës së djegur janë gjetur edhe dy kallashnikovë.

Britma dhe lot, tronditja e familjarëve pas ekzekutimit të Bardhok Pllanaj

 

Bardhok Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme në pritë rreth orës 21:10 në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina.

Ai po udhëtonte me makinë kur iu bë pritë dhe u ekzekutua me armë zjarri. 46-vjeçari banonte në Shkoj të Ri.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga makina të shumta policie, ndërsa dëgjohen britmat e familjarëve, që ende nuk dihet nëse ishin me 46-vjeçarin në makinë në momentin që u vra.

Policia Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

E ndoqën për 150 metra, zbardhet skema e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, “Kumbari” u vra në lagjen e tij

Kanë dalë detaje pas ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, të njohurit ndryshe si ‘Kumbari”. Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, e kanë vëzhguar Pllanajn në momentin që ka dalë nga shtëpia dhe e kanë ndjekur për rreth 150 metra.

Ende pa kaluar lagjen ‘Dobraç”, ku dhe Pllanaj jetonte, ekzekutorët i kanë zënë pritë dhe e kanë lënë të vdekur me breshëri plumbash.

Autorët, pak metra larg vendit të krimit dogjën mjetin dhe u larguan në drejtim të paditur. FNSH dhe policia kanë rrethuar zonën, ndërkohë që ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje.

Fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si Presidente i kushtohet përpjekjes së grave, Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Kuvendit të Kosovës sapo është votuar për të qenë Presidente duke ju referuar përpjekjeve dhe ëndrrave të grave dhe sakrificave që kanë bërë luftëtarët e lirisë dhe Ibrahim Rugova që ajo e përmend si arkitektin e Republikës së Kosovës.

“Vullneti juaj qytetarë të nderuar i shprehur më 14 shkurt dhe vendimi i sotëm i Kuvendit më veshin me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën dhe bashkëvendësit tanë ka qenë motivimi më i madh gjatë jetës politike. Sot është Dita e Kosovës, është dita juaj, ku vullneti juaj po plotësohet dhe institucionet po konstituohen plotësisht.

Sot është dita kur ne dëshmojmë edhe një herë se me urti dhe vendosmëri dimë t’i përballojmë sfidat dhe dimë t’u japim kuptim. Sot po e përmbyllim parathënien e historisë së re të Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetarë, sot Kosova zgjodhi edhe një herë një presidente grua. Vajzat e kanë vendim vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë dhe për çfarë ato punojnë me zell. Çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort. Gëzohem në ditë si kjo, me shembullin që po jep republika jonë.

Sot është Dita e Kosovës, dita e demokracisë së saj. Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovën i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, Familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë.”

 

 

 

U vra sot me armë/  Si e shpëtoi deputeti në vitin 2014, Bardhok Pllanën nga forcat speciale

Bardhok Pllanaj 44 vjeç tronditi politikën disa vite më parë, kur u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku gjatë kohës që ka qenë në kërkim, si person i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në vitin 2015, ABC News publikoi dokumente që vërtetojnë se ish-deputeti Mark Frroku strehoi në makinë Bardhok Pllanajn. Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në zonën e Shkodrës. Pllanaj i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 Tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Në këtë procesverbal të ABC News, duket qartë se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Pllanaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së 1 Tetorit 2014 ishte nën vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar.

Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali, i dyshuari është afruar në lokalin ‘Antika’ tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1 pas mesanate të datës 2 Tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotikët e trafiqet, kryekomisar Florjan Pemën duke e vënë në dijeni për kundërshtimin e deputetit Frroku. I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Bardhok Pllanajn.

Ai u vra mbrëmjen e sotme me armë.

 

 

 

Vrasja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, njihej si “Kumbari i Shkodrës”

Një vrasje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër, burime bëjnë me dije se ai është Bardhok Planaj, ose siç njihet ndryshe “Kumbari i Shkodrës”.

Në vitin 2014 ai ka pasur një histori me ish deputetin Mark Frroku, ku ky i fundit e kishte fshehur në makinë duke e shpëtuar nga Forcat Speciale.

 

Kërcet arma në Shkodër, vritet një person

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri një person, i cili ka ndërruar jetë.

Mbetet ende i paqartë identiteti i tij.

Të shtënat me armë kohët e fundit në vend janë shtuar shumë, ku para pak ditësh kishte të shtëna edhe në Tiranë.

Kolegji pranon PS për votim me numra. Urdhëron Patozin të ndryshojë logon e partisë. Ishte njësoj me PD

Më 25 Prill Shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre përmes një fletë votimi me emrat e subjekeve politike ndërsa kandidatët do të listohen me numra.

Sherrnajës mes PD dhe PS për përmbajtjen e e fletës së votimit i dha fund kolegji zgjedhor.

Ishte PD e cila ankimoi në kolegj vendimin e KAS që rrëzoi propozimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi që në fletën e votimit të vendoseshin edhe emrat e kandidatëve.

Ivi Kaso, përfaqësues i PD i tha kolegjit se formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë.

Eridian Salianji, përfaqësues i PS u shpreh përpara kolegjit zgjedhor,  se fleta votimit me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ai kërkoi që Kolegji të linte në fuqi vendimin e KAS.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën tjetër të PD se Bindja Demokratike duhet të ndryshojë logon pasi është e ngjashme me atë të PD.

Zgjedhjet në rrezik, kompania sllovene: Nuk ka kohë për prodhimin e fletës

Kur politika po përplaset për mënyrën se si do të jetë fleta e votimit, kompania që ka fituar tenderin ngre alarmin se nuk ka kohë për prodhimin e saj. Zvarritja e procesit duket se ka vënë në rrezik tashmë vetë zgjedhjet parlamentare.

Kompania sllovene që ka fituar tenderin për prodhimin e fletëve të votimit shpreh shqetësimin për përmasat saj. Në një letër drejtuar KQZ-së, kompania i bën të ditur se përmasat e mëdha të fletës së votimit do të kërkojnë më shumë kohë për t’u prodhuar, sidomos në një periudhë pandemie, kur masat kufizuese mund të ndryshojnë në çdo çast:

‘Në këtë kohë të vështirë pandemie, ku masat kufizuese mund të ndryshojnë në çdo moment, ne ju bëjmë me dije të merrni në konsideratë këto çështje. Në përfundim, ju bëjmë me dije se mund të kërkojë më shumë se 20 ditë për të prodhuar materialet zgjedhore në mënyrë të suksesshme’.

Kompania nënvizon gjithashtu se do të ishte më e përshtatshme që madhësia e fletës së votimit të jetë në përmasat 29,7 centimetra me 42 centimetra, apo i njohur si formati A3, pasi në të kundërt do të rrezikohet mos të ketë fletë për të votuar në 25 prill:

‘Nëse të gjitha fletët e votimit do të jenë në formatin 297×600, atëherë do të duhen nga dy deri në tre javë për të prodhuar fletën e votimit.

Përsa më sipër, fatkeqësisht duket se ekzekutimi i suksesshëm dhe i sigurt për dërgimin e fletëve të votimit brenda 10 ditëve nga periudha 12-22 prill, mund të bëhet një mision i pamundur’.

Mesa duket, zvarritjet e KQZ-së në miratimin e fletës së votimit po japin efektet e para, ku koha deri në ditën e zgjedhjeve është më pak se tre javë.