zoom

Day ArchiveVëllai i drejtorit të BDI-së bëhet doktor shkence në universitetin serb pa shkelur fare në Sërbi

Nuhi Sela, vëlla i drejtorit të Agjenicisë për Zbatimin e Ligjit për gjuhët, Ylber Sela nga BDI, është zbuluar të jetë në mesin e 15 personave që kanë fituar titullin “doktor shkence” në Universitetin e Kragujevcit në Sërbi, por pa shkelur fare në territorin sërb. Nuhi Sela është profesor i rregullt në Universitetin e Tetovës.

Shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit, dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë. Siç shkruan Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijevic dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijevic. Çfarë vënë në pah mediat serbe është fakti se një pjesë “shtesë e turpshme dhe katastrofike” e çështjes është fakti që një pjesë e “studentëve shqiptarë” nga Kosova morën doktoraturat e tyre në Kragujevc pikërisht në tema që lidhen me Kosovën si shtet i pavarur. “Nën Arsenijević”, shkruan më tej Objektiv.rs, “shqiptarët e Kosovës u bënë doktorë të ekonomisë, drejtësisë,…”.

Sigurisht, vlerëson ky portal “pa ndonjë bazë ligjore sepse Universiteti i Kragujevcit kurrë nuk i ka regjistruar ata shqiptarë të Kosovës, dhe as nuk posedon disertacionet e tyre të doktoratës, e as nuk janë në listën e përgjithshme të disertacioneve”. “Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD), në të cilën rektori arrogant Arsenijeviç ka qenë në zyrë që nga viti 2004, është përfshirë në të gjithë mashtrimin, i cili ndodhi në Universitetin e Kragujevac dhe solli fitime të majme”.

Në kohën kur janë lëshuar këto diploma, Arsenijevic thuhet se ishte rektor në Universitetin e Kragujevcit dhe dekan në ECPD, shkruan ky portal, i cituar edhe nga media tjera në Serbi. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Kragujevcit, Marko Lukic, thotë se 15 disertacione doktorature për persona nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë në proces të kontrollit.

Në një deklaratë për RTS, Lukic ka thënë se Universiteti i Kragujevcit i dorëzoi të gjithë dokumentacionin në lidhje me diplomat e diskutueshme policisë në mënyrë që të ndërmerrte veprime të mëtejshme. Dhe për ta bërë më “konkret” këtë çështje, mediat serbe kanë publikuar edhe “emrat e shqiptarëve që kanë marrë doktoraturën në këtë universitet: Raif Ramabaja, Bashkim Arifi, Enes Sadovica, Fadil Krasniqi, Hashim Çollaku, Ilaz Duli, Ilir Rodiki, Muhamed Disha, Nuhi Sela, Osman Ejupi, Safet Hoxha, Shukrie Rama, Vehebi Sofiu, Veli Lecaj, Vjollca Visoka-Hasani. /Telegrafi/

Esmeralda Demiraj: Ja pse duhet t’i rrisni fëmijët në Shqipëri

Kandidatja për deputete e LSI-ë në Tiranë, Esmeralda Demiraj ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

E pyetur se përse të rinjtë duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe t’ja dalin ajo u shpreh:

“Siç e thash edhe në fillim, unë kam qenë pikërisht nga këta që e kam menduar që të marr djalin tim bashkëshortin dhe të largohem. Sot jam shumë e sigurtë që nuk do të ja mohoja fëmijës tim të drejtën për t’u shkolluar jashtë, ne e dimë shumë mirë që i krijon pavarësi, i krijon identitet, e dimë shumë mirë që nëse do të shkollohet jashtë do të ketë mundësi të marrë mbase një shkollim më cilësor.

Por unë i kam hyrë pikërisht për këtë pjesë që kur të rritet djali im të ketë mundësi për të zgjedhur, ku mund të zgjedhi edhe Shqipërinë për t’u shkolluar. Ne nuk na mungojnë mendjet apo njerëzit që të japin për këtë vend. Ne na mungon vullneti politik, pra nëse ne përfshihemi në politikë dhe arrijmë të imponohemi që të ketë një vullnet pozitiv politik që arsimi të jetë më cilësor që punësimi të jetë meritokratik. Ne kemi mjekë të jashtëzakonshëm, kemi mjekë shumë të mirë. Kam një teze doktoreshë dhe e di shumë mirë se sat ë vështirë e kanë procesin e punës. Janë ndoshta të papaguar mirë dhe nuk vlerësohen aq sa duhet, për këtë bëhen edhe shkak, objekt korrupsioni.

Kemi inxhinierë shumë të mirë, juristë shumë të mirë, ekonomistë shumë të mirë, unë kam vendosur ta rris për zgjedhje personale nuk mund t’i imponohem askujt, por do kërkoja nga bashkëmoshataret e mirë që edhe nëse vendosin t’i shkollojnë fëmijët jashtë, t’i kthejnë këtu, kjo është Shqipëria jonë, unë e dua vendin tim.

Esmeralda Demiraj është kandidate e LSI-së në Tiranë dhe ka numrin 18-ë.

Gjoba 110 milionë euro për Becchettin përplas Ramën me Metën

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë përplasur për vendimin e Arbitrazhit në dëm të Shqipërisë dhe në favor të pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.
Meta thotë se kjo është pasojë e arrogancës së qeverisë dhe tekave e kapriçove të kryeministrit.
Ndërsa Rama thotë se gëzimi i Metës është i parakohshëm dhe se vendimi ishte i padrejtë.
Sipas Zërit të Amerikës, Shqipëria duhet t’ia paguajë këto para Becchettit për mbylljen e padrejtë të Agon Channel nga qeveria.

 

DEKLARATA E METES:

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.

REAGIMI I RAMES

Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!

Arbitrazhi jep vendimin final: Shqipëria do t’i paguajë 110 milion euro Francesco Becchettit

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Para pak kohësh në “Opinion” ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj do të shprehej se Becchetti nuk do të merrte asnjë lek nga shqiptarët dhe në fakt ka të drejtë. Ne, nuk do paguajmë asnjë lek, por vetëm 110 milion euro për tekat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës që vendosën të mbyllnin një televizion pasi bënte lajme kundër tyre.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York.

Befasuese/ Pas ndarjes me Beartin Tea do të jetë sërish pjesë e Përputhen

Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”! Po, siç e lexuat!

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin.

 

U bënë të gjithë këngëtar/ Edhe një tjetër ish-konkurent i ”Për’puthen” bëhet këngëtar, do habiteni

Disa prej konkurrentëve të “Përputhen”, pas daljes në program duket se famën po e sh frytëzojnë më së miri për të realizuar pasionet e tyre. Pas Melisës, Julit, së shpejti Anës, e ndoshta edhe Jasminës, e cila ka treguar talentin në muzikë, së fundmi edhe Lulzimi ka publikuar këngë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrenti i “Përputhen 1”, duke publikuar në Instagram një pjesë nga kënga që vjen në bashkëpunim me Huggon.

Kujtojmë që Lulzimi aktualisht po kërkon dashurinë në një tjetër emision “It’s my love”, që transmetohet në Kosovë.

 “A do e rrëmbejë vajza e re Muratin?”/ Sindi befason me përgjigjen e saj

Sindi Loci është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe në çdo moment gjen kohë që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit e shumtë.

Së fundmi ajo ka bëjë një pyetje për fansat: “Çfarë ju motivon edhe kur ndiheni shumë të demoralizuar?”.

E teksa shumë fansa u përgjigjen pyetjes që ngriti Sindi, kishte nga ato që i bënin pyetje në lidhje me emisionin “Për’puthen”.

“A je gati të luftosh me vajzën e re për Muratin?”, ishte një pyetje që iu drejtua konkurrentes së “Për’puthen”, e cila u përgjigj: “S’kam pse luftoj me asnjë për askënd. Është Murati ai që do zgjedh se kush i pëlqen apo jo. Në qoftë se nuk e keni vënë re unë nuk jam tipi që luftoj për dikë. Preferoj që personi tjetër të luftojë për mua”.

Madje ndjekësit nuk e lanë me kaq, pasi sërish një tjetër e pyeti nëse vajza e re që hyri mbrëmjen e djeshme, do t’ia rrëmbejë Muratin.

“Nëse arrin ta “rrëmbejë” do të thotë që s’ka qenë kurrë i imi”, përgjigjet Sindi sërish.

Ndërsa një tjetër i sugjeron që të luftojë për Muratin, për aq kohë sa e la për Locon. “Ku e lash unë për Locon? Unë pikërisht nuk zgjodha të dilja me Locon kur ai u largua, sepse ndjeja diçka për Muratin”, tha Sindi.

 

Jasmina dhe Andi më në fund u pajtuan me një puthje

Debati mes Jasminës dhe Andit ka përfunduar me një puthje në fund në prapaskenë.

Ditën e djeshme Andi dhe Jasmina u prekën shumë pas deklaratës së Princit në lidhje me letrat amerikane.

Në prapaskenë Jasmina e ka parë të mërzitur djalin dhe i ka shkuar pas. Ai do të nisej për në Kosovë dhe në fund janë pajtuar duke u puthur me njëri-tjetrin.

Tragjike në Tiranë/ Ndërron jetë në urban një person

Një person ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium, në Tiranë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i viktimës.

“Rreth orës 13:00, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 65 vjeç, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur jetën gjatë udhëtimit në një mjet autobuz”, njoftoi policia.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

 

Basha: S’ka më tra me Kosovën në Rrugën e Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit. Ai u prit nga simptatizantë të shumtë dhe para tyre u shprehu kundër traut dhe pagesës së rrugës, duke thënë se  kjo penalizon marrëdhëniet me Kosovën. Për këtë ai u zotua se 25 prilli do të jetë dita që çdo shqiptarë do të votojë ndryshimin dhe heqjen e traut. Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë.

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shikojeni edhe 3 jave atë tra. Në prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare dhe shqiptar nga Konispoli në Podujevë, të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. 8 vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do të largohet me votën më masivë të shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovës, shkatërroi ekonominë tonë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve tona. Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur ekonominë, tregtinë midis dy vendeve tona do të zhduken. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do të funksionojmë si një trup i vetëm dhe kështu do ta bëjmë të mundur që djemtë e Kukësit dhe vajzat e Kukësit të kenë mundësi të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në një qendër turistike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancën.”- tha Basha.