Aplikacion
U deshën 3 ditë kohë për të miratuar fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Për shkak të ndryshimeve si në ligjin zgjedhor ashtu edhe në Kushtetutë, për herë të parë në këto zgjedhje votuesit krahas partisë do të shprehin preferencën e tyre edhe për kandidatët Dukshëm fleta e votimit ndryshon nga ajo e zgjedhjeve të vitit 2017 si nga kompozimi ashtu edhe përmasat gjigante te saj.
Kjo është fleta e votimit në zgjedhjet e shkuara parlamentare, ku renditeshin vetëm 18 subjekte politike duke e bërë zgjedhjen e elektoratit edhe më të thjeshtë. Për shkak të situatës politike koalicionet ishin të pamundura, ndaj partitë e vogla ruajtën siglat e tyre në fletën e votimit. Votuesi kishte të drejtë të shënonte me kryq brenda kuadratit një parti politike dhe me pas i drejtohej kutisë së votimit.
Në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, renditen më pak parti politike, 12 gjithsej. Por, krahas subjekteve politike zgjedhësit duhet të shprehin preferencën edhe për 1 kandidat. Përzgjedhja më e vështirë duket në qarkun e Tiranës, me numrin më të madh të mandateve ku krahas 12 partive garon edhe një kandidat i pavarur, ndërkohë në fletën e votimit renditen 433 kandidatë gjithsej.
Listat pjesërisht të hapura prodhuan një format të ri koalicionesh duke bërë që shumë parti të vogla opozitare të humbin siglat në fletën e tyre të votimit dhe përfaqësohen me logon e PD. Ndërkohë krahas emrave zgjedhësit duket se do e konfuzojnë edhe logot e njëjta. Ku Partia Demokratike dhe Bindja e Astrit Patozit kanë shumë ngjashmëri prej tyre. Ky detaj ndryshoi kompozimin e kandidatëve në momentet e fundit, nga vertikalisht ne horizontalisht që dy partitë opozitare të kishin hapësira me njëra tjetrën.
Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”. Në orën 11:00 të paradites, ajo së bashku me bashkëshortin Kujtimin shkuan të merrnin dozën e parë në pallatin e kulturës së Beratit. Në orën 16:00, Donika shfaqi shqetësime shëndetësore.
Bashkëshorti lajmëroi mjeken e familjes, Kamela Musa, për ti ardhur në ndihmë. E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe kishte të vjella. Mjekja i vendos një serum dhe i kërkon bashkëshortit ta kontaktojë për çdo shqetësim.
Gjendja e saj filloi të rëndohej. Ai sërish kërkoi ndihmën mjekes Musa dhe paralelisht, lajmëroi dhe urgjencën në numrin 127. Kur mbërritën në banesë, 74 vjeçarja kishte ndërruar jetë.
ABC u drejtua në qendrën shëndetësore të lagjes “17 Korriku” në Berat, për të mësuar më tepër detaje për ngjarjen. Mjekja e familjes, e cila u përkujdes për të moshuarën, na tha se ajo vuante nga hipertensioni prej 16 vitesh e cila pasqyrohet kartelën mjekësore. Thotë se ishte e rregullt në marrjen e medikamenteve dhe se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.
“Vuante nga hipertensioni prej 2006, gati 15-16 vite, mjekohej në mënyrë të rregullt dhe ka qenë e stabilizuar nga tensioni. Vinin të dy bashkë me burrin për të marrë terapinë duke mos shfaqur asnjë problem” tha ajo.
Mjekja sqaron se bashkëshorti nuk ka lejuar autopsinë e cila do të zbardhte shkakun e vdekjes. Thotë se i është referuar drejtorisë së spitalit.
“Unë e gjeta pa frymëmarrje, pa puls. Duke qenë se e gjeta të vdekur ngula këmbë në mënyrë shumë me të shoqin që të dërgohej në morg për t’u përcaktuar diagnoza, pasi nuk vendosja dot diagnozë, por burri refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. U gjenda e detyruar ti merrja një deklaratë që refuzon autopsinë, pasi e kisha të pamundur ti gjeja një shkak” tha ajo.
E ndjera kishte shkuar të merrte vaksinën së bashku me bashkëshortin, pa rekomandimin e mjekut të familjes. Kujtimi nuk shfaqi asnjë shqetësim, ndryshe nga Donika. ABC u mundua të kontaktonte me të afërmit e së ndjerës por e pati të pamundur, për shkak të dhimbjes që ata po kalojnë. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin emigrantë.
Ola i tërbon të gjithë me performancën e saj, ja kush do të jetë vajza më e re e Përputhen
Vajza më e re e Për’Puthen, Ola ka hyrë me një performancë provokuese në emision.
Kjo ka sjellë interesimin e djemve dhe komentimin e vajzave.
“Jam Ola, studioj shkenca politike, punoj si agjente marketingu në një kompani private në Tiranë”, tha Ola.
Ola tha se njihet me Jasminën dhe se kanë qenë shoqe dy vite më parë por i kanë shkëputur marrëdhëniet.
“Shyqyr që zoti ma ka largu nga jeta ime këtë para dy vitesh”, tha Jasmina.
31 mijë raste aktive me COVID në vend/ Gjatë 24 orëve 349 raste të reja e 6 humbje jeteMbi 31 mijë raste aktive me COVID janë deri tani në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve janë shënuar 349 raste të reja dhe 6 humbje jete.
Nga 2899 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
6 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19 janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruan ministria.
Statistika (1 Prill 2021)
Raste të reja ditore 349
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2899
Testime totale 561,820
Raste pozitive 125,506
Raste të shëruara 91,875
Raste Aktive 31,390
Humbje jete 2241
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82
Me urdhër të Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, policia dhe forcat RENEA zbuluan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.
Operacioni i koduar me emrin “Kompleks” zbardhi tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, vuri në pranga 5 persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.
ARMET E SEKUESTRUARA
Në operacion u sekuestrua një arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.
TE ARRESTUARIT
Me urdhër të SPAK u arrestuan shtetasit:
Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi, Arben Sufa.
Në kërkim u shpall shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi Arjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit, një emër i njohur për drejtësinë. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së Devi Kasmit nga ish -komando grek Eftimius Eftimiu.
Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit Paulin Papleka, me profesion avokat, ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.
Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Gjura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Arian Bylykut.
Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar.
Po në kuadër të operacionit, nga kontrolli në banesën e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.
Policia thotë se operacioni vijon për zbadhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë. ©Zoom.al
Vendoset si do të jetë fleta e votimit. Ja vendimi që mori KQZ-jaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas shumë ditësh debate se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në më fund, Ilirjan Celibashi tha se fleta e votimit do të ketë emra dhe jo numra.
Ky variant u mbrojt nga PD-ja si e drejtë kushtetuese e zgjedhësve për të votuar për emrat. PS kërkoi që të paktën në Tiranë fleta e votimit të kishte numra që t’u korrenspondonin emrave.
KQZ vendosi gjithashtu që fonti i fletës së votimit të jetë i ndryshëm për cdo qark. /Zoom.al
Bien sërish shifrat/ 6 viktima e 349 të infektuar nga CovidPresidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës, në të cilën thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë është ligjërisht e detyrueshme, dhe një nga kushtet për t’u afruar me Evropën.
Macron në këtë letër ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse Kurti do ta vizitonte atë në Paris, duke shtuar se shpreson që dialogu, i cili sipas tij, ka shënuar progres kohëve të fundit, të vazhdojë edhe nga Qeveria aktuale e Kosovës. Ndër të tjera ai ka ofruar edhe mbështetjen e tij për këtë proces.
“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Macron.
Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Në fund të urimit, Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres Kryeministrin Kurti për vizitë në Paris.
Rama zbulon SMS-në e Albin Kurtit: Më kërkoi vaksina për mësuesit, ja përgjigjja që i dhashë!Kryeministri Edi Rama zbuloi, gjatë një takimi elektoral nga Rrogozhina, mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vaksinimin antiCovid. Rama tha se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vijojë të ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.
“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama.
Më tej, kryeministri Rama foli për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku sulmoi opozitën, që sipas tij, nëse qytetarët duan që të ndërpritet vaksinimi, le ta votojnë.
“Ne kemi ardhur këtu me një skuadër të re. Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës ka qenë në emigracion, e ka lënë për të ardhur e kontribuar këtu. Ju jeni njerëz që punoni tokën dhe e dini shumë mirë se ajo për të dhënë hyzmetin e saj, e do punën çdo ditë. Toka do jo vetëm punën, por edhe dijen, eksperiencën, bashkëpunimin. Betejat e vogla të çdo ditë janë ato që vendosin betejën e madhe të fitores. Opozita ka po atë program që ka pasur gjithë jetën, po ato fytyra, me një ndryshim, që tani Saliu është bërë shkesë, bashkë me Ilirin e Monikën dhe kanë nxjerrë një Gjino aty me demek si fytyrë e re dhe thonë hajde t’i japim një nuse. Nuk bëhet kështu. Për të shkuar tek e ardhmja duhet fituar çdo betejë e vogël, me durim, punë dhe besim. Kjo na dallon neve nga ata. Kjo është çështje karakteri. Shikoni çfarë bëjnë. Si mundet t’i besohet për një moment fati i këtij vendi, e ardhmja e këtij vendi, e çdo qyteti, çdo fshati, çdo familjeje, një njeriu, i cili është vënë aty si kukull. Një kukull që qesh, që gënjen pa asnjë gajle, një kukull që s’ka kurajon të thotë një fjalë, kur nga ana tjetër ai që e kurdis, Saliu, del dhe bën thirrje për mosbërjen e vaksinës. Bën thirrje, duke u thënë njerëzve se vaksina të vdes, se vaksinat janë të skaduara, të ndaluara atje ku janë prodhuar.
Në Parlament apo në televizion? Ku do ta shohim Orin pas 25 prillit
Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.
Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme. Mirëpo ajo ka vendosur t’i rikthehet sërish pasionit të vjetër dhe të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit në Tiranë ku renditet e 18-a në listë.
Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u shpreh me bindje të plotë se Partia Demokratike do të marrë të paktën 20 deputetë në Tiranë, ku dhe vetë kandidon.
E pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit, Ori tha:
“Ky ishte një moment i mirë për mua, duke qenë aktivisht në politikë, për të kandiduar dhe për të qenë në listë, sepse edhe pjekuria ime politike në angazhimin që unë kam pasur prej vitesh tashmë në strukturat e partisë, që ka filluar që në forumet e partisë. Më pas si zëdhënëse e PD-së, ku pata mundësinë që për të paktën 3 vite ta njihja mirë se organizohej partia, si funksiononte.
Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë.Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 Prillit.Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament. Unë besoj që Partia Demokratike në Tiranë do të marrë të paktën 20 deputetë. Ne punojmë për të arritur tek 20-ta”.