Aplikacion
Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh familjes së 33-vjeçarit Arjan Sala, që humbi tragjikisht jetën, pasi shpëtoi 25 persona nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.
Vendimi i qeverisë vjen në ditën kur qeveria e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa te familja e tij ishte sot edhe kryeministri Edi Rama.
Siç sqarohet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
Nuk ka qetësi, kërcet arma tek “21 dhjetori” në Tiranë
Pak më parë u regjistruan të shtëna me armë zjarri në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Ndërkohë, tashmë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë. Burime bëjnë me dije se brenda një lokali të zonës, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në sherr e sipër, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë. I riu ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun që solli përplasjen e të rinjve brenda lokalit.
Cungohet lista e kuqezinjve/ Kumbulla 3 muaj jashtë, mungon Gjasula, Roshi dhe Kamberi
Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022.
Përpara nisjes për atje kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore kryesisht me lojtarët e pa aktvizuar në ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë dhe seancën e dytë stërvitore të parashikuar për të zhvilluar në San Marino trajneri ka vendosur ta anulojë për të qëndruar ekipi pushim.
Megjithatë sërish skuadra vazhdon të mos jetë e plotë në ndeshjen me skuadrën më të dobët të grupit, të paktën në letër, San Marinon. Veç mungesës së Kumbullës , i cili në ekzaminimet e fundit është vendosur që do të qëndrojë 3 muaj larg fushave duke humbur sezonin me klubin e tij Romën, do të mungojë Gjasula për shkak të kartonave.
Gjithashtu listës së të pamundurve i shtohet Roshi që nuk ishte i gatshëm as për ndeshjen me Anglinë dhe Florian Kamberi. Gjithsesi për tepër këtë ndeshje do të flasë vetë trajneri i kombëtares Edi Reja ditën e martë në orën 17:30 nga stadiumi i San Marinos.
Esmeralda Demiraj: Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen e sigurtë në vendin e tyre, për ata bëhet betejaKandidatja për deputete në radhët e LSI-së, Esmeralda Demiraj nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka treguar surprizën që ka marrë nga një vogëlushe në takimin që ka pasur me disa banorë të Tiranës.
Nisur nga kjo ajo shkruan se pikërisht për fëmijët po bëhet e gjithë beteja. “Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen të sigurtë në vendin e tyre, në vendin tonë, në Shqipërinë tonë!”, shkruan ndër të tjera Demiraj.
Statusi i saj i plotë:
Në takimet e vrullshme që po zhvillojmë hasim shpesh edhe surpriza të bukura, i tillë ishte edhe takimi i fundit ku një bukuroshe e vogël më dhuroi një tufë me lule.
Sytë e saj të pastra janë motivim më i madh për të vazhduar akoma me më shumë furi rrugëtimi që kam nisur dhe pikërisht për ata bëhet e gjithë beteja.
Fëmijët tanë duhet ta kenë të ardhmen të sigurtë në vendin e tyre, në vendin tonë, në Shqipërinë tonë!
U vaksinua me AstraZeneca, pas disa ditësh ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare!Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, teksa një mësuese ka ndërruar jetë 11 ditë pasi kishte kryer vaksinën Astrazeneca. Profesoresha 46-vjeçare e shkencave në Institutin “Don Bosco” në Palermo, Cinzia Pennino, ndërroi jetë në mënyrë të dyshimtë disa ditë pasi kishte marrë vaksinën e shumë komentuar. Në rrethin e saj shoqëror dhe të punës, ajo njihej si një mësuese me një zemër të madhe, e mençur, bujare dhe e përkushtuar plotësisht në misionin e saj. Pas vdekjes së mësueses, 11 ditë pasi kishte marrë vaksinën Astrazeneca, prokuroria ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e vërteta që i kushtuan jetën 46-vjeçares. Sipas drejtorit të spitalit ku ishte shtruar mësuesja, pacientja kishte ardhur në gjendje shumë të rënduar në ambientet e spitalit.
Pacientja arriti në Poliklinikën Paolo Giaccone në Palermo, më 24 Mars në kushte shumë kritike, me trombozë të theksuar. Pas trajtimit që mori në këto ambiente, pacientja u transferua në Njësinë e Kujdesit Intensiv ku mori ndihmën e nevojshme por më pas ndërroi jetë./JOQ/
“Mua më pëlqen banania”, “ç’pate që u lage kaq shumë”/ Sara vendos në siklet ÇiminPuntatën e sotme në Përputhen, u dha takimi i Sarës dhe Çimit, që u zhvillua në një palestër.
Takimi i tyre nisi me biseda dhe humor që në fillim, si dhe nuk munguan ngacmimet e Sarës.
“Çfarë fruti të pëlqen ty më shumë,” pyeti ajo.
Më pëlqen banania po mos e merr për keq,” u përgjigj Çimi.
“Edhe mua banania më pëlqen, se e kam çik mendjen e pisët unë,” tha Sara.
Teksa ata ishin pranë njëri-tjetrit në tavolinë, Çimit i rrëzohet gota me smoothie, dhe këtu reagoi sërish Sara duke e ngacmuar.
“Pse u lage kështu ti kaq shpejt, nga emocionet e derdhe gotën ti,” tha Sara me të qeshura.
PD ul flamurin në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos
Partia Demokratike ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, deputetit Bashkim Fino. Sot Lulzim Basha anuloi takimin elektoral që kishte në axhendë në Fier, qark ku kandidonte Fino për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në homazhe në Pallatin e Kongreseve.
Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare në nder të politikanit të njohur. Në gjysmë shtizë është ulur flamuri edhe në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selinë e PS. Në orën 16:00 të ditës së sotme Bashkim Fino u përcoll në banesën e fundit.
Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Reagon Fatos Nano: Gjithmonë rrinte në të majtën time, sepse …Ish-kryeministri Fatos Nano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij, politikanit Bashkim Fino.
Në një prononcim për Newsbomb.al Nano shprehet se mungesën e Finos nuk do të mund t’ia kompensojë askush.
“Do të mbetet bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë”, thotë Nano, “si një shok i rrallë dhe si njeri i pazëvendësueshëm”.
“Bashkim Fino do të mbetet gjithnjë në “botën” time si bashkëpunetori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë, si një shok i rrallë dhe si njeri i pazevendësueshëm. Rrinte gjithnjë në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër. Askush nuk mund të ma kompensojë mungesën e tij. Shpresoj ta takoj sërish në qiell!”, shprehet ish-kryeministri Fatos Nano për Newsbomb.al.
Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje rreth një muaj me Covid-19. Qeveria ka vendosur ditën e sotme ta shpallë ditë zie, ndërsa partitë politike të majta e të djathta kanë anuluar takimet e sotshme elektorale.
Dalin pamjet/ Momenti i fundit i Arjanit kur po vraponte për të shpëtuar kolegët
Janë publikuar momentet e fundit kur Arjan Sala vrapon për t’u futur në magazinën që digjej por që brenda ndodheshin kolegët e tij. A2News ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare të cilat kanë kapur momentin kur Arjani vrapon për të shpëtuar punonjësit e tjerë.
32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën. Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Ndërkohë ditën e sotme ai mori dhe titullin e nderit “Dëshmor i Atdheut”.
Bashkim Fino, deputeti i Partisë Socialiste që ndërroi jetë sot, ka qenë kryeministër në vitin 1997, post të cilin e mbajti për pesë muaj. Por, si e mori vesh Fino që do të bëhej kryeministër?
Sot ju sjellim rrëfimin e vetë deputetit të ndjerë, i cili ka treguar se ka qenë duke luajtur tavëll në momentin që e ka telefonuar Namik Dokle.
Rrëfimi i plotë:
Në një situatë të tillë, totalisht absurde, ndodhi kjo gjë. Atë natë po luaja tavëll me mikun tim të vjetër, Hito Hitën. Vajtëm në shtëpi sepse ishte më qetë, lokalet nuk ishin të sigurtë. Njerëzit vriteshin kot, rrinin me pistoletë në xhep si në filmat west. Bie telefoni. Del Namik Dokle i pari. Më thotë: Bashkim do të them një gjë, ti do të thuash se këtij i ka ikur mendja, por po të ishte për veten time do të pranoja. Sikur unë të të propozoj për kryeministër, ti çfarë do të thuash? Unë i thashë- mos bëj shaka në telefon, kjo nuk është për të diskutuar, por më thuaj ndonjë gjë të veçantë që ne nuk e shohim në televizor.
E ai më thotë se:“Kemi biseduar me Berishën, kemi pranuar që të bjerë qeveria Meksi, kemi arritur në konkluzion, po ndajmë vendet e kabinetit, por ne i kemi vënë kusht Berishës për emrin e kryeministrit. I thamë të vinte Fatos Nanon, i thamë për mua e të tjerë, por ai ka vënë kushtin që kryeministri të mos jetë anëtar i kryesisë së PS-së. Ndërsa për ty ai është dakord”. Nga fundi i bisedës kuptova se Namiku fliste seriozisht sepse në fillim kisha dyshim. Nëna ime dhe gruaja po dëgjonin. E unë them se: Namik nuk mund t’i shmangem përgjegjësisë e të them që nuk vij, por është absurde sepse ka shokë më me shumë reputacion, nuk ka pse të vini deri tek unë.
Në një moment të vetëm mendova se çfarë do të bëja, si do të sillesha, duke njohur kush ishte Berisha. Ishin shumë enigma që duheshin zgjidhur sepse unë vija nga Gjirokastra dhe nuk dija çfarë bëhej.…Namiku më tha nuk do të jesh vetëm do të kesh shokët e partisë, por deri në orën 5.00 duhet kthyer përgjigje sepse pas kësaj ore i humb PS-së ky post. Fola me gjithë shokët e kryesisë në telefon, i fundit ishte Rexhep Meidani. Mbaj mend që ishte i ngjirur: ”Bashkim dua mendimin tënd, jam i lodhur nga gjithë këto takime”-më tha. Dakord- i thashë unë.
Sot, Fino i ka përlotur të gjithë kolegët me largimin e tij. I pari ishte Erion Braçe ai që postoi një foto ku shkruante se tashmë shoku i tij ishte në qiell. Më pas kryeministri Edi Rama lajmëroi se sot nuk do të kishte asnjë aktivitet elektoral, ndërsa më pas kanë reaguar të gjithë të tjerët. Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, pak më shumë se dy javë pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la pas bashkëshorten dhe djalin e tij, Redi.