zoom

Day ArchiveSkandali britanik për blerjet e Sekretares së Shtetit te Neptun në QTU

 

Media britanike “Byline Times” ka publikuar një artikull ku ka zbuluar se Sekretarja (Ministria) e Çështjeve të Brendshme, Priti Patel, ka shpenzuar 77 mijë paund nga buxheti i shtetit për produkte që nuk lidhen drejtpërdrejtë me aktivitetin e institucionit që ajo drejton.

Në listën e shpenzimeve që ka zbuluar artikulli, shihet se Priti Patel nuk i ka rezistuar dot as blerjeve në dyqanet me pajisje eketronike në “Neptun” në Tiranë, ku ka shpenzuar plot 2022 paund.

Byline Times ka ngritur dyshime se Sekretarja e Çështjeve të Brendshme (Ministre për Punët e Brëndshme) ka përdorur para nga buxheti i Ministrisë pë blerje personale.

Pas shpërthimit të reagimeve publike, Ministria e Çështjeve të Brendshme ka deklaruar se shpenzimet janë bërë për të blerjen e mjeteve për mbrojtjen personale nga virusi Covid-19.

“Është e gabuar të pretendosh se shpenzimet e Ministrisë së Çështjeve të Brendshme që janë qarkulluar sot janë të Sekretares. Ata janë të departamentit të gjerë dhe për pajisje të mbrojtjes personale, PPE. Është e gabuar të mendosh se janë shpenzuar para për produkte bukurie.” thuhet në deklaratën e departamentit në Twitter.

Zoom.com është interesuar te Neptun nëse një blerje e tillë ka ndodhur dhe për listën e produkteve që ka blerë Sekretarja për Çështjet e Brendshme. Neptun nuk ka pranuar të përgjigjet pasi kjo është në kundërshti me kodin e etikës së kompanisë që mbron privatinë e klientëve.

Lista e blerjeve

 

 

4 mënyra se si hakerat mund ta përdorin numrin tuaj të telefonit!

Hakerat mund t’ju mashtrojnë duke përdorur numrin tuaj të telefonit. Nëse ndonjëherë keni parë ndonjë dokumentar ku flitet për mashtrimet atëherë e dini sesa lehtë mund të bini pre e tyre.

Hakerat gjejnë lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë para dhe për këtë ju përdorin edhe juve. Dhe gjithçka që u duhet është numri juaj e telefonit. Në këtë artikull ju sjellim 4 mënyra sesi mund të mashtroheni.

1-Mënyra e parë dhe e lehtë për hakerat për të abuzuar me numrin tuaj të telefonit, është zbulimi i më shumë detajeve personale rreth jush. Ekzistojnë disa faqe në internet që mund t’i sigurojnë kujtdo informacion tuaj. Këto faqe do ta blejnë informacionin dhe do t’ua shesin hakerëve që të kenë qasje te numri juaj. Te të dhënat mund të përfshihen: adresa, emrat dhe adresat e anëtarëve të familjes, të dhënat tuaja penale, etj. Hakerat mund t’i përdorin këto informacione për qëllime të kéqija si shantazhe, përndjekje ose vjédhje identiteti.

2- Është shumë e lehtë për një haker të zbulojë ofruesin e planit të telefonit. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë, është të telefonojnë këtë ofrues dhe të sillen sikur jeni ju. Në këtë mënyrë ata mund ta çojnë numrin tuaj te telefoni i tyre. Po ashtu është shumë e lehtë për një haker të fitojë akses në llogarinë e email-it. Sigurisht që ata nuk e kanë fjalëkalimin tuaj, por as nuk u duhet. Sapo komunikimi me telefonin tuaj ridrejtohet nga ata gjithçka që duhet të bëjnë është “Kam harruar fjalëkalimin” Dhe meqë ata kanë qasje te numri juaj do ta hapin edhe email-in.

3- Ndonjëherë mund t’ju duket sikur po ju merr banka në telefon, por jo, është hakeri. Nëse një haker ka numrin tuaj, ai mund të bëjë të duket sikur ju po telefononi prindërit ose vajzën për t’i kërkuar para.

4- Krahas mashtrimit me numrat e telefonit, ‘smishing’ ose sms phishing është gjithashtu në rritje. Ju mund të merrni një sms nga banka ose mjeku juaj i familjes, duke ju kërkuar që ose të plotësoni disa detaje personale, ose t’u jepni para. Në raste si ky mashtruesit pretendojnë se janë dikush që i besoni dhe do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke u dhënë atyre informacionin personal ose detajet e kartës së kreditit.

 

E frikshme/ Trondit shkencëtarja: Si po e zvogëlon organin mashkullor nga…

Një shkencëtare e njohur ka deklaruar se ndotja globale po bën që bebet të lindin me penisë më të vegjël, madje thotë se ka një lidhje mes kimikateve industriale dhe efektivitetit aktiv të spermës.

Epidemiologia e njohur mjedisore dhe riproduktive Dr Shanna Swan ka publikuar së fundmi një libër ku bën lidhjen mes kimikateve të produktet e jetës së përditshme, dhe zvogëlimin e masës së përgjithshme të penisit apo çrregullimet erektile te meshkujt.

Dr Swan thotë se zvogëlimi i penisit dhe i efektivitetit të spermës në vendet perëndimore ka lidhje me kimikatet ptalate që përdoren në produktet plastike, të cilat ndikojnë në prodhimin e hormonit endokrine.

Sipas saj dhe kolegëve, këto çrregullime mund të kalojnë në qumështin e gjirit ose të prekin bebet kur janë ende në barkun e nënës.

Ajo shkruan: “Bebet që po vijnë tashmë në botë janë të kontaminuara me kimikate për arsye të substancave që thithin në barkun e nënës”.

Dr Swan shkruan në studim se kishte zbuluar bebe të ekspozuara ndaj katër ptalateve të ndryshme, gjatë tremestrit të tyre të parë te jetës, të cilët kishin distancë më të shkurtër anogjenitale, duke iu referuar me këtë të fundit, distancës nga anusi deri te penisi.

Ajo shton: “Askujt nuk i pëlqen kjo gjë por shkencëtarët prej kohësh e kanë dalluar rëndësinë e saj. Ndërsa puna jonë tregon se kimikatet si ptalatet, janë shkaktarë të shkurtimit”.

Ajo shton më tej për efektet në fuqinë seksuale: “Po, kemi zbuluar edhe një lidhje mes ptalateve dhe nivelit të kënaqësisë seksuale. Studiues në Kinë kanë zbuluar se punonjës me nivele të larta të bisfenolit A në gjakun e tyre, kanë më shumë gjasa të kenë probleme seksuale dhe kënaqësi seksuale të reduktuar”.

Kapet me drogë, arrestohet këngëtari shqiptar në Itali! Emri

Një këngëtar shqiptar është arrestuar në Arezzo të Italisë, pasi u kap me lëndë narkotike në studion e tij të regjistrimit.

Këngëtarit shqiptar të njohur si Klinton, iu gjet në studion e regjistrimit të fshehur 22 gram kokainë, 17 gram hashash, 14 gram marijuana si dhe një llastik precize, si dhe 65 gram manitol.

Këngëtari ka një kanal në youtube ku disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime. Pas masës së vlerësimit, këngëtari tani është në arrest shtëpiak.

 

Njihuni me “fshataret” seksi të Kinës që konkurrojnë edhe modelet më të famshme (FOTO)

Kur ne themi “vajza të fshatit”, do t’i imagjinoni sikur ato janë në vendin tuaj dhe kështu, të gjithë do t’i imagjinojnë ndryshe.

Epo, sido që të jetë imagjinata juaj, e sigurt se nuk do t’i konsideroni ato shumë tërheqëse, si ato në Kinë.

Nuk besoni? Epo duhet të shihni fotot e vajzave të fshatit të Kinës.

‘Paloka i dehur, Luli me…’/ Rama ironizon opozitën: Nardi jo aq keq

Nga Kruja, Edi Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vendosur një kukull atje dhe e drejton me telekomandë nga Lalzi”.

Të parin të cilin ka marrë në referatë Rama është Agron Duka, për të cilin Rama me ironi thotë se ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë.

Sipas Ramës, Duka ka nënshkruar me Bashën marrëveshje që të jetë i 2-ti në listë dhe garanci për të qenë ministër bujqësie. Më tej ai ka ironizuar dhe me Sehin, Mediun, Idrizin, Mesila Dodën, kurse për Nard Ndokën ka thënë se duket më i miër se të tjerët pasi është filozof.

Më tej ai ka bërë një krahasim mes Milva Ekonomit dhe Edi Palokës, teksa për këtë të fundit kathënë se nëse vjen në pushtet në Krujë do të rrite vetëm konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit.

‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçës në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans. ‘’- tha Rama.

Të paktën 90 të vrarë në protestat pro-demokracisë në Mianmar

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

Faqja e lajmeve Myanmar Now raportoi se të paktën 29 njerëz u vranë në Mandalay, përfshi një djalë 5 vjeç. Të paktën 24 protestues gjetën vdekjen në përleshjet e dhunshme me policinë gjatë natës në Yangon.

Në një shfaqje të forcës, regjimi ushtarak mbajti një paradë masive në kryeqytetin Naypyidaw për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkujton fillimin e rezistencës lokale ndaj pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa trupat marshonin së bashku me automjetet e ushtrisë, udhëheqësi i juntës, gjeneral Min Aung Hlaing mbrojti përsëri grushtin e shtetit dhe u zotua të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të reja, pa specifikuar ndonjë datë. Min Aung Hlaing mori pushtetin përmes grushtit të shtetit më 1 shkurt.

Udhëheqësit e Juntës e kanë justifikuar grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit të fituara nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi ishin të manipuluara – një akuzë që komisioni zgjedhor e hodhi poshtë. Protestat e vazhdueshme janë përhapur në të gjithë vendin që nga grushti i shtetit të shoqëruara shpesh nga një goditje e ashpër e sigurisë kundër protestuesve.

Sipas medias shtetërore, qeveria ushtarake e Mianmarit kishte paralajmëruar protestuesit se mund të rrezikonin të qëlloheshin në kokë gjatë demonstratave të shtunën ndërsa vendi shënoi Ditën e Forcave të Armatosura.

LAJMI I FUNDIT/ Tërmet në Kavajë

Një tërmet është ndjerë pak më parë në Kavajë. Lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda, por janë ndjerë nga qytetarët. Mësohet se tërmeti kishte një manjiturë 3.4 në shkallën Rihter. Epiqendra e tij ka qenë në afërsi të Kavajës, në një thellësi prej 2 km. Autoritetet nuk raportojnë dëmë materiale. /Zoom.al

Shteti është Edi Rama

E pati moto të fushatës që e solli në pushtet. “Do të bëjmë shtet”, ishte mesazhi më i zakonshëm i Edi Ramës në fillim të vitit 2013. Edhe pasi erdhi në pushtet, çdo vendim të diskutueshëm e mbrojti duke thënë se kështu po bënte shtet.

Por cili është shteti që ka krijuar Edi Rama në 8 vjet?

Përgjigjja më koncize e kësaj pyetje është rrëfimi i sotëm i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi.

Ai tregoi sot se ishte kryeministri ai që kishte vendosur për t’i dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” të riut Arjan Sala, i cili humbi jetën duke shpëtuar nga zjarri disa qytetarë në një magazinë të qendrës tregtare “Casa Italia”.

“Me porosi të kryeministrit, Komisioni Qëndror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” është në gatishmëri për t’i dhënë këtë titull Salajt”, shkruante Koçi.

Kryeministri vendos këtu për gjithçka. Ai e di se kujt do t’i bëhet vaksina dhe kujt nuk do t’i bëhet, cila ndërtesë do të prishet e cila jo, çfarë forme do të ketë një kullë e re, ku do të ngrihet ajo dhe kush do ta ndërtojë. Ai e vendos se kur duhet të hapen baret e restorantet dhe kur duhet të mbyllen. Ai vendos nëse duhet mbajtur apo jo maska, nëse duhen lejuar grumbullimet, madje edhe se në ç’orar virusi është më agresiv.

Ai është i vetmi që propozon, merr e zhbën vendime. Ai na shfaqet si kryeministri më i mirë, si gjyqtari më i drejtë, si prokurori më i mprehtë, si polici më i shkathët, si mjeku më i përkushtuar, si zjarrfikësi më i zellshëm, si oratori më i mirë, si stilisti më me shije.

Ai e di se kujt është e drejtë t’i jepen dekorata, se kush duhet të jetë hero. Me pak fjalë, ai është shteti! M.O

“Ky ishte provokim”! Pas deklaratave te Joe Biden-it, reagon ashpër Koreja e Veriut

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut tha se dënimi që i bëri presidenti amerikan, Joe Biden, lëshimit të fundit të raketave nga Koreja e Veriut, ishte hapi i gabuar, ka raportuar media shtetërore, KCNA.

Presidenti Biden tha se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut ishin shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara si dhe paraqesin kërcënim për rajonin dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ai po ashtu këshilloi Penjanin që të ndalojë testet ushtarake.

Më 25 mars, në një konferencë për media, Biden tha se Shtetet e Bashkuara po konsultohen me aleatët, duke shtuar se “do të ketë përgjigje” nëse ka përshkallëzim të situatës. Por, ai gjithashtu tha se ishte “i përgatitur për një formë të diplomacisë” lidhur me denuklearizimin.

Më 26 mars, një komitet për sanksione i OKB-së ka kërkuar nga ekspertët që të hetojnë testet raketore të kryera nga Koreja e Veriut.

Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një takim urgjent mbi Korenë e Veriut, kanë thënë diplomatët.

Ri Pyong Chol, që ka mbikëqyrur testin e raketës më 24 mars, është përgjigjur përmes një deklarate, që e ka transmetuar KCNA, duke thënë se administrata e re amerikane “ka bërë hapin e parë të gabuar”.

“Deklarata të tilla nga një president amerikan përbëjnë shkelje të së drejtës sonë si shtet për vetëmbrojtje dhe ato paraqesin provokim”, tha Ri.

Ai po ashtu tha se ndjen keqardhje që Biden shfaqi “armiqësinë e tij të thellë” dhe shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë me deklarata të tilla pa i menduar pasojat, mund të përballen me diçka që nuk është e mirë”.

Koreja e Veriut, tha ai, do të vazhdojë të rrisë “fuqinë e saj të jashtëzakonshme ushtarake”. Koreja e Veriut ka raportuar se më 24 mars ka testuar një raketë të re.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga tha se janë lëshuar dy raketa balistike, të cilat janë të ndaluar me rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Këto teste vijnë pasi javën e kaluar, Koreja e Veriut po ashtu testojë raketa me rreze të shkurtër veprimi. Të gjitha këto teste raketash po ashtu po ndodhin në kohën kur ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut po kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarake si dhe në kohën e vizitës në rajon të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe atij të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sipas agjencisë Reuters, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të komentojë deklaratat e Ri.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jalina Porter më herët është pyetur se nëse testet e raketave mund të ndikojnë në rishikimin e plotë të politikave. Ajo ka dënuar këto teste dhe i ka quajtur “destabilizuese”.

“Programi ilegal i armëve dhe raketave bërthamore të Koresë së Veriut përbën kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo më 26 mars.

Ajo shtoi se presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë po vazhdojnë ta shqyrtojnë situatën, duke shtuar se një prej prioriteteve kryesore të SHBA-së është që të sigurohet për bashkëpunim me aleatët dhe partnerët.