zoom

Day ArchiveStrakosha për The Guardian: Ta mposhtim Anglinë për ëndrrën Katar 2022, dua të luaj në Premier League!

Thomas Strakosha rrëfehet për The Guardian. Portieri i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën prestigjoze angleze nga grumbullimi i kuqezinjëve duke zbuluar edhe disa nga objektivat dhe ëndrrat e tij për të ardhmen. Theksin portieri i Lazios i cili e ka humbur vendin e titullarit jo vetëm te bardhekaltrit por edhe në përfaqësuesen kuqezi e vuri te ndeshja e së dielës mes Shqipërisë dhe Anglisë ndërsa Premier Leaguen e cilësoi si kampionatin më të fortë në botë në të cilin dëshiron ta shohë veten në të ardhmen. “Të përballemi me Anglinë është shumë entuzaizmuese për ne dhe një moment i madh për të gjithë, pasi mendoj se Anglia ka disa nga talentet më të mëdha në botë dhe se Premier League është kampionati më i fortë në botë. Një fitore? Mendoj se do të ishte e pabesueshme, sidomos tani me situatën e COVID-19. Do të ishte diçka shumë e madhe për tifozët, pasi ka qenë periudhë shumë e vështirë për ta”, theksoi fillimisht Strakosha.

26-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë teksa ka humbur konkurencën me veteranin Pepe Reina dhe gjasat janë që kuqeziu të mos rinovojë me bardhekaltrit ndërkohë që sirenat e largimit janë më prezente se kurrë. Sëfundmi për Strakoshën ka shfaqur interes West Ham, me klubin londinez që kërkon ta transferojë në Premier League.

A më tërheq ampionati anglez? Më pëlqen se si luajnë në Premier League. Ata luajnë aq shpejt, saqë gjatë një ndeshjeje goditet shumë herë porta dhe një portier ka shumë punë për të bërë. Mua më pëlqen të jem gjithmonë aktiv gjatë një ndeshje, pasi kur skuadrat krijojnë shumë raste të jepet mundësia të tregosh vlerat dhe sfida të tilla të rritin adrenalinën. Unë besoj se në Premier League luhet futbolli më i mirë: Ka shpejtësi dhe përmbysje rezultatesh gjatë sfidave. Sheh ndeshje ku rezultati është 3-0 deri në minutën e 88-të e pastaj përfundon 3-3. Ka momente të çmendura në Premier League dhe tifozët janë kaq afër fushës, është e pabesueshme. Do të dëshiroje të luaje 2 ndeshje në ditë për ndjesinë e jashtëzakonshme që të jep. Kur kam qenë atje për të luajtur miqësore kundër skuadrave angleze, atmosfera ishte e pabesueshme. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë në Premier League”, nënvizoi Thomas Strakosha.

26-vjeçari i cili e ndoqi nga stoli fitoren minimale të kuqezinjëve në Andorra, foli për ëndrrën Katar 2022, të cilën Strakosha shpreson ta bëjë realitet.

“Te Shqipëria ka lojtarë që vinë nga vende të ndryshme me stil të ndryshëm futbolli. Nëse do të jemi të zgjuar, mund të vjedhim ide nga njëri-tjetri dhe bëjmë kombinimin perfekt në skuadër. Kemi shumë lojtarë të rinj, por edhe veteranë, ndaj kemi një grup të mirë.E vetmja gjë që duhet të bëjmë tani, është të jemi të pjekur aq sa duhet dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, që të bëjmë realitet ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Jemi një skuadër e talentuar dhe me punën e mirë që po bën edhe trajneri Reja, mund të arrimë gjëra të mëdha në këto eliminatore, theksoi në fund të fjalës së tij për The Guardian, portieri kuqezi.

Kur dështon shteti/ Pas 3 ditësh normalizohet situata tek qendra tregtare, asnjë shenjë nga heroi që sakrifikoji veten për të tjerët

Situata në qendrën tregtare në Tiranë e cila prej ditësh është në pushtetin e flakëve duket se është vënë nën kontroll.

Prej orëve të pasdites situata është normalizuar, por ende nuk ka asnjë shenjë nga heroi 33-vjeçar Arjan Sala

Arjan Sala mbeti pas punonjësve që i ndihmoi të dilnin jashtë duke vënë në rrezik jetën e tij. Prej më shumë se 52 orësh prej tij nuk ka asnjë shenjë.

Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë në Radarin Informativ e cilësoi këtë ngjarje si një nga më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës.

Përdhunoi 40-vjeçaren me të meta mendore dhe e la shtatzënë, 20-vjeçari pranon akuzat

Një 20-vjeçar, Klavjo Karumi është arrestuar ditën e sotme në Devoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçare me probleme mendore duke e lënë shtatzënë.

ABC mëson se pas dyshimeve nisur nga shenjat 40-vjeçarja është dërguar në spital nga të afërmit ku ka mësuar se ka mbetur shtatzënë.

Më pas ajo u ka treguar familjarëve se 20-vjeçari, kishte abuzuar seksualisht me të.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili është i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.

20-vjeçari tani do të përballet me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

VIDEO/ Basha si mësues matematike, i jep mësim 8 vjeçarit: 7×7 bëjnë 42! Jo jo jo jo, bëjnë….

Kryetari i PD, Lulzim Basha duket se po përpiqet t’i marrë me shaka, disa nga gafat që ka bërë në takimet me qytetarët apo në parlament.

Dhe sigurisht, më e famshmja është 7×7 bëjnë 42, të cilën lideri i PD nuk e ka problem t’ia kujtojë vetes shpesh herë.

Ai ka publikuar në facebook një video ku zhvillon takime në bizneset e kryqytetit.

Lideri i PD futet në një dyqan dhuratash dhe aty bisedon edhe më një vogëlush, Klajdin që është 8 vjeç.

“Kënaqësi që sot i mësova Klajdit 8 vjeçar se sa bëjnë 7×7 ”, shkruan Basha krah videos.

Pjesë nga biseda

Basha: Kush është ky bukurosh

Klajdi: Përshëndetje

Basha?: Përshëndetje si e ke emrin

Klajdi: Unë jam Klajdi dhe jam 8 vjeç

Basha: U bëfsh 128 vjeç

Klajdi: Faleminderit

Basha: Je në klasë të dytë apo në të tretë

Klajdi: Në klasë të dytë

Basha: Cila është lënda jote e preferuar në shkollë

Klajdi: Matematika

Basha: Je i mirë në matematike Shumë i mirë në matematike?

Djali hesht….

Basha: 42! Jo jo jo, bëjnë 49

Asnjë shenjë për Arjanin, zjarrfikësi: Ngjarja më e rëndë në 30 vite punë

Prej tre ditësh magazina e një qendre tregtare ne Tiranë ka qenë në pushtetin e flakëve, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e 33-vjeçarit, Arjan Sala që mbeti i izoluar.

Mbrëmjen e sotme ekipet e shpëtimit kanë nisur të kërkojnë me qen në katet e nëndheshme të magazinës.

Aktualisht janë disa grupe që po kontrollojnë me qen në vatrën ku shpërtheu zjarri. Momentalisht nuk ka flakë brenda katit të nëndheshëm dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë natës.

Përparim Boshnjaku, komandant i grupit të stacionit kryesor në qendrën e zjarrfikësve në Tiranë në një intervistë për gazetaren Xhensila Kodra, live në Radar Informativ e ka cilësuar këtë ngjarje si më të rëndat në punën e tij 30-vjeçare si zjarrfikës.

Ndërkohë, që ende nuk ka asnjë shenjë për Arjanin, Boshnjaku shprehet se situata është nën kontroll.

“Dua ti shpreh ngushëllimet familjes së Arjanit. Është ngjarja më e rëndë që na ka ndodhur. Por përjetojmë edhe ne si familjarët . Nuk kemi qetësi derisa të gjejmë trupin. Zjarri është drejt eliminimit. Po kërkojmë me qen. Çdo gjë është nën kontroll”, thotë ai.

Më tej zjarrfikësi, hedh poshtë pretendimet e familjarëve për mungesë të pajisjeve, ndërsa shton se janë ndihmuar nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, Elbasanit dhe Rinasit.

“Që në fillim jemi lajmëruar, kemi ardhur nga banesat tona dhe i kemi marrë pjesë në fikjen e zjarrit. Zjarri ka qenë në situatë të vështirë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Na është lajmëruar që ka person brenda. Jemi munduar të kërkojmë edhe personin. Mjetet i kemi pasur. Kanë qenë të instaluar aparatet që mbusheshin me oksigjen.

Për momentin duhet ti falenderojmë, na është përgjigjur Durrësi dhe Elbasani. Plus që kishim edhe pajisjet tona. Na sollën edhe ata të Rinasit. Për njoftimin nuk kam informacion. Kam ardhur i gatshëm, në 17.30. Materialet që janë djegur janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje. Ka qenë shumë e vështirë, pa mjetet e shpëtimit. Duhet të furnizoheshim me bombola ajri”, thotë ai.

Gjithashtu, Boshnjaku tregoi një moment të vështirë, kur edhe vetë mbeti një moment i izoluar brenda magazinës.

“Për momentin kemi kërkuar planimetrinë e ndërtesës, si mund të ndërhynim. Kemi marrë informacione për parametrat. Magazina ishte shumë e madhe. Në këto momente e kemi të gjithë magazinën nën kontroll. Terrenin kryesor e kemi kontrolluar.  Herën e katërt që hyra me aparat, ndodhi një defekt, dola deri te shkallët më ndihmuan kolegët e mi. Për momentin është e rëndësishme që të gjendet trupi i viktimës”, tha ai.

 

Nuk më doni mua? Rama: Shkoni përputhuni, e patë rrëmujën dje? Yyyyyyy

Nga Durrësi, Edi Rama ka sulmuar sërish Lulzim Bashën për mitingun hapës të fushatës së zgjedhjeve, që PD-ja mbajti dje në sheshin “Nënë Tereza”. “A e patë cfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar” tha ai.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri bëri edhe disa batuta. “S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.

Në fund një këshillë për durrsakët. “Zgjedhjet në këtë qark janë për të mos humbur trenin e ri të kohës. Kur unë marrë përsipër diçka, asnjëherë nuk e lë në mes të rrugës, pavarësisht se mund të marrë më shumë kohë, por jo për shkak se unë fle gjumë. Kush e parashikonte tërmetin apo pandeminë? Raste të caktuara bëjnë të që mos e arrij ta mbaj fjalën, por kurrë të mos dorëzohem”./ABC/

Zbulohen efektet e çajit “matcha”, të bën ‘dru’

Pak ditë më parë, në emisionin “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin, se ‘drogon’ konkurentët duke i dhënë një çaj, që i bën të dalin nga vetja.

Nutricionistja, Diola Dosti shpjegon efektet e çajit matcha, në “Shqipëria live”. “Më bëri përshtypje që Kristiani tha e kam vetëm unë. Nuk është çaj i ndaluar, gjendet lehtësisht në treg. Është një çaj jeshil i përqëndruar, me origjinë nga Japonia. Japonezët e përdorin para meditimit. Përmban kafeinë, 280 miligram në 100 ml, që është shumë e lartë.

Niveli i antioksidantëve është 137 herë më i lartë se një çaj i thjeshtë jeshil. Këta antioksidantë bëjnë përçimin e trurit në valët alfa, që futin trurin në gjendje meditative. E rrit performancën. Meqë niveli i antioksidantëve është shumë i lartë, të jep hiperaktivitet”.

Ajo thotë se mund të ketë veti afrodiziake, por shkenca nuk e ka vërtetuar.

Por, çfarë ndodh nëse teprohet me sasinë? “Nëse pihet shumë mund të të japë halucinacione. Jep dhimbje koke, marramendje, hiperaktivitet”.

Diku te 5 gram, një lugë në ditë është mirë. Por, nëse këta individë konsumojnë dhe ndonjë produkt farmaceutik, mund të ketë dhënë efekte”.

E pyetur nga ish-konkurentja e “Për’puthen”, Margaret Shllaku, nëse matcha “të bën dru”, nutricionistja përgjigjet: “Nisur nga të dhënat shkencore, duhet të të bëjë dru”.

Sara nuk përmbahet me djalin e ri, i ‘kërcen’ në qafë dhe e puth

Geljan Rajku është djali i ri që është bërë pjesë e Për’puthen. Ai është më i riu në program, është 20 vjec dhe ka treguar pëlqimin e tij për Sarën e Jasminën.

Ishte Sara që e provokoi e para duke i thënë nëse i njeh puthjet evropiane.

Geljani u nis që t’ia tregonte ndërsa Sara zgjodhi që t’i jepte vetëm puthje në faqe.

 

Çfarë ndodhi pasi Andi e braktisi, Jasmina shpërthen në lot dhe akuzon Andin: Më…

Jasmina ka shpërthyer në lot pasi Andi e braktisi dhe e la vetëm në takim.

Jasmina: E di ai shumë mirë përse po reagoj unë. I kam thënë që ka raste që nuk e mendoj dy herë të të marr, ka raste të tjera që them përse ta marr e të dal. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk po arrijmë në një pikë.

S’e kam problem as të zihem, as të mos i flas. Thjesht se e kuptoj që është pasiv dhe më le vetëm gjithë kohës, nuk dua ta kem afër. I kam thënë 100 herë, mos më lër vetëm. Për aq kam nevojë unë. Dhe e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë.

E papritur! Andi acarohet dhe braktis Jasminën në takim

Takimi i katërt me Jasminën u mbyll me largimin e Andit.

Kjo gjë erdhi pasi Jasmina nuk kishte asgjë për t’i thënë pasi Andi i kërkoi pak hapësirë.

Andi: Nuk është që këtë që puna e hapësirës ka të bëjë vetëm me ty. Nuk dua të marr vendime kur emocionet janë të larta. Nuk dua të ndikojnë veprat. Nuk ke diçka për të thënë më shumë?

Jasmina: Jo.

Andi: Nuk kam çfarë të bisedoj më këtu.

Jasmina: Mund të çohesh. Unë do vazhdoj të shijoj darkën drekën.