zoom

Day ArchiveBullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë

Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kryer operacionin në shkallën më të gjerë për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mediat bullgare kanë raportuar se dy nga gjashtë të arrestuarit janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov.
Iliev, sipas të dhënave bullgare, ishte drejtuesi i grupit kriminal dhe ish-oficer i Inteligjencës Ushtarake. Ai u diplomua në shkollën e inteligjencës në Moskë, në GRU.

Zyra e prokurorit bullgar njoftoi se grupi i spiunazhit përfshinë gjithashtu një drejtor të një regjistri për informacionin e klasifikuar në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë. Sipas shtypit bullgar, një pozitë të tillë e mban një person i quajtur Lyubomir Medarov.
Një analist i njohur i sigurisë në Kosovë ka thënë për RTK-në se, aksioni i arrestimit të spiunëve rusë është për t’u përshëndetur.

“Siç jemi mësuar, kjo tashmë është bërë dukuri dhe unë besoj së iu shërben popujve të cilët i arrestojnë spiunët armiqësorë”, do të shprehe ai.

Ai më tej ka shtuar se, Bullgaria është vend anëtare e NATO-s dhe për Rusinë përbën një interes të veçantë.
“Shërbimet e sigurisë së Bullgarisë janë treguar shumë profesionale dhe kanë kryer detyrën e tyre. Bullgaria është anëtare e NATO-s, dhe kjo nuk është asgjë për t’u habitur. Viteve të fundit, kjo është dukuri e zakonshme. Askush në rajon nuk po i do rusët apo spiunët e tyre, sepse ata ndjellin vetëm keq dhe natyrshëm e kërcënojnë NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Bullgarët, si shumica e sllavëve nuk i urrejnë rusët e as Rusinë, por arrestimi i spiunëve rusë tregon për vendosmërinë që po tregon ky shtet në raport me influencën malinje ruse”, ka përfunduar analisti në prononcimin për RTK.

Vlen të theksohet se më pak se dy vite më parë, edhe në Serbi, e cila njihet si aleate kulturore e Rusisë, ishte publikuar një video, ku një zyrtar i ambasadës ruse në Beograd po merrte informacione nga një serb që vinte nga radhët e ushtrisë. Georgy Kleban, nga ambasada ruse, ishte pjesë e shërbimit të inteligjencës ruse – GRU. Kjo ngjarje pati pezmatuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili publikisht kishte pyetur “Pse e tërë kjo? Nga një vend mik si Rusia, një gjë e tillë ka qenë pa sens”.

FOTO/ Kandidatja e re e Përputhen +40 i tërboi të gjithë, duket si 20 vjeç

Kandidatja e re e Për’Puthen +40 është Stela Nikolla, 41-vjeçarja nga Vlora me një vajzë të vogël.

Qëkur hyri në sy ka rënë rinia e saj. Stela ka treguar për vajzën, duke theksuar se është pak e xheloze dhe do të ketë kritika me kandidatët që do të zgjedhë.

“Unë jam Stela Nikolla jam nga Vlora, e divorcuar, kam një vajzë 10 vjeçe. Vajza ime është e lumtur kur unë jam e lumtur. Goca ime është çik xheloze, nuk prononcohet. Është tip i qetë si puna ime e do bëjë sikur nuk do të kuptojë”, tha ajo.

 

Dy vëllezërit e plagosur nipat e Gentian Doçit, i akuzuar për zhdukjen e Jan Prengës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku dy vëllezër u plagosën me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sikundër mësohet Hoten dhe Marjan Doçi janë qëlluar me armë zjarri ndërsa po lëviznin me mjetin e tyre drejt zonës.

Ajo që tashmë është e konfirmuar është se të dy vëllezërit janë nipa të Gentian Doçit, një nga shtetasit që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020 në Kamëz.

Gentian Doçi është xhaxhai i dy vëllezërve të plagosur.

Familja Doçi në Shkodër është e njohur për precedentët penalë.

Ata janë pjesë e operacioneve të OFL dhe mendohen se kanë lidhje me krimin e organizuar.

Gentian Doçi rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

 

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Policia: Personat e qëlluar me armë janë vëllezër

Policia e Shkodrës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi plagosjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Bardhaj, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri. Sipas policisë personat e plagosur janë dy vëllezër, Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

 

Skandali/ Si e liroi Edmon Çekiçin prokurorja Halili 2 ditë para dorëheqjes

Edmond Koçi i njohur si i forti i Durrësit, me nofkën “Mond Çekiki” është liruar nga Gjykata e Durrësit 6 muaj më parë.

Lirimi i tij erdhi si pasojë e kërkesës së bërë nga prokurorja Rabiana Halili. Përfaqësuesja e akuzës e dha këtë vendim vetëm dy ditë përpara se të dorëhiqej nga detyra para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Argumenti që ka përdorur ajo ka qenë se Edmond Çekiçi ishte infektuar me covid. Për këtë arye ai nuk bëri asnjë ditë paraburgim. ©Zoom.al

Franca në valën e tretë! Rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermani në alarm

Franca dhe Polonia kanë rikthyer izolimet e pjesshme ndërsa të dyja vendet përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus javët e fundit. Rreth 21 milionë njerëz në 16 rajone të Francës, përfshirë kryeqytetin Paris janë prekur ndërsa, vendi druan për një valë të tretë.

Në Francë, izolimet hynë në fuqi nga mesnata e të premtes. Trenat që linin Parisin për pjesë të tjera të vendit ku kufizimet nuk aplikohen, si Bretanja dhe Lioni, ishin të rezervuar tërësisht në orët para se masat të hynin në fuqi.

Ndërkohë që bllokime trafiku u raportuan në shumë rrugë dalëse nga qyteti. Kufizimet e reja nuk do të jenë aq strikte sa izolimet e mëparshme, me njerëzit që lejohen të dalin jashtë për ecje apo vrapim. Bizneset jo të domosdoshme janë mbyllur por shkollat mbeten të hapura bashkë me parukeritë, nëse ato ndjekin një protokoll të caktuar shëndetësor.

Ndërsa në Poloni, dyqanet jo të domosdoshme, hotelet, si edhe ambientet kulturore dhe sportive janë tani të mbyllura për tre javë. Vendi ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve ditore që nga nëntori. Rastet e koronavirusit janë në rritje të konsiderueshme edhe në gjermani, me kancelaren Angela Merkel që ka paralajmëruar se vendi duhet të ngrejë tani frenat e emergjencës dhe të rikthejë masat.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit në Evropë vazhdon të jetë i ngadaltë për shkak të mungesës së furnizimeve por edhe pezullimit në disa vende të përdorimit të vaksinës së oksfordit dhe Astrazeneca-s.

“Çekiçi bënte fushatë për PS. Kishte biznes në Portin e Durrësit”
Ish -kryeministri Sali Berisha thotë se Edmond Çekiçi, që u ekzekutua sot në Durrës, bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste dhe kishte një biznes në Portin e Durrësit.
Si provë të kësaj ai ka postuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar.
“Pershendetje dr Berisha Mond Çekiçi qe u ekzektua sot kishte biznes ne port dhe ishte shume aktiv me te gjithe ushtaret e tij ne fushate per PS tani”.
Sipas mesazhit të Berishës, ai ka qenë në arrest shtëpie, por shoqërohej vazhdimisht me drejtorin e OSHE, Aridan Çela, që Rama e ka dërguar për fushatë në Durrës dhe me ish -kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin SHBA e kanë shpallur “non grata”.
Berisha ka postuar edhe një mesazh që kishte marrë për Çekiçin në vitin 2019.
“Jam pjese e seciurity te portit e siqerisht aty eshte be te ikesh me vrap se cdo gjo e kane mar ne dor bandat. Ne duhet te mbyllim syt e mos te flasin se hajm ndonje tyt pistolete kokes. Kane zaptu cdo gjo. Ne bashkepunim me kete drejtorin nxjerrin gjith naten nafte kondrabande nga anijejt e ne duhet te heshtim. Kan zaptu gjith ate teritor ne mes te portit ky grup kriminal e do bejne dhe karburat aty qe te marin naften. Kane dhe grupet e veta qe kane kontrat me portin per te ngarku dhe shkarku anijet. Dhe pse I kane mbi 2milj euro borxh portit e prap lejohen me punu se ndryshe han pistolet kokes e jane po ata qe ndarkojne e shkarkojne dhe madhin e drogen qe vjen e iken. Nuk di ca bon kontrolli shtetit e si nuk I kap njeri me 2 mil eu borxh qe kane. Mond cekici me shoke. Grupi I vangjushit e avdylajve. Nuk punojm dot mo po ca ti bojme halleve e kalamojve se ca nuk na shofin syte. Banda gangsterra ne zaptim total te portit te durrsit.ty te rujt zoti e na ndihmo me keto alabak se ne hall te madh jena se keto jane pal me drejtorin e bojne gjithe punet e pista. I verifikon kollaj fare dhe per terrenin qe kan zon dhe per borxhet qe kan dhe per kondrabanden qe boj me drejtorin.”/ Zoom.al
Kosova e veshur me flamurin serb, Rama ironi me Vuçiçin: Ai shoku në Beograd luan me kukulla…

Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook. Publikoi një hartë leshi” – ka komentuar shefi i ekzekutivit shqiptar nga Kukësi ku po vaksinohen 250 mjekë nga Kosova.

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta.A i, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.

Pse Marshalli turbullon ujërat dhe ëndërron përçarjen e opozitës?

Tanimë, sondazhet po bëhen edhe më kokëforta e më këmbëngulëse, ato, plus apo minus 5, si i thonë fjalës, e japin humbës sfidantin e mandatit të tretë. Dhe kjo e ka mërzitur Marshallin e Përgjithshëm. Por, me thënë të drejtën, Ay, me një vullnet të admirueshëm nuk dorëzohet dhe pas “tërbimit” të parë shpërthyes, po aplikon një skemë të re: “Përçarjen e opozitës”. Sepse sondazhet, pra, japin një prerje tërthore të realitetit, ku PD plus LSI dhe të tjerët e koalicionit opozitar bëjnë më shumë numra, gjithmonë sipas këtij trendi të fotografuar këto kohë.

Marshalli, pasi hoqi dorë, ndoshta momentalisht nga fushata shpërthyese dhe negativiste e atypëratyshme, mban në dorë një bisht lepuri, delikate dhe që gudulis zonjat, kur bëjnë make up dhe një dorezë hekuri me thumba në dorën tjetër.

Me bishtin e lepurit, por herë-herë edhe me një pupëlore, heq pluhurat e PD-së së sotme dhe bën sikur pastron zbokthin te supet e Lul Bashës (në të vërtetë vetëm zbokth që nuk ka ai).

Me dorën tjetër, mbasi mbath mirë dorezën e hekurit dhe drejton nga jashtë thumbat e mprehura keqas, sulmon LSI, grushton Metën dhe trazon e provokon Berishën, sepse këshilltarët i thonë që dueli me Berishën e kompaktëson të majtën që po del nga “rruga e duhur…” (lexo nga rruga e Marshallit…)

Buzëqeshja dhe qetësia e Bashës po bëhet përditë e më konsensuale nga njëra anë dhe po aq më acaruese për Marshallin, që, me sa duket, po e kupton se Ay, Marshalli, pra, nuk ka më se si të ndalojë ecjen e tij përpara në pikë sondazhesh dhe në preference…

Kjo, në të vërtetë, i krijon një akullnajë në shpirt dhe një stuhi mjegulluese në vështrimin kah e ardhmja, jo më aq rozë, sa i thoshin…

Atëherë, sipas tij, e vetmja shpresë, në Pashpresësinë që po avitet, në mënyrë acaruese për Marshallin, është “goditja me dorezë hekuri” e LSI-së dhe të tjerëve…

Por, me sa duket, Ay ka harruar që populli mban shënim dhe nuk harron dot se, Ay, pra, ka 4 vjet që qeveris me dorë të rëndë, pa LSI-në pushtet.

Madje, sikur kjo të mos mjaftonte, Ay, ca nga “birbot” më të shquara të LSI-së, për nga asgjëbërja spektakolare, i thithi plot dashuri në parti e në fushatë të vet…

I shkreti Marshall, dhembshurisht i duhet t’i mbajë edhe ata në shpinë të vet dhe të zgjedhësve socialistë, këtë barrë të shtuar të Asgjëbërjes perfekte…

Por Marshalli nuk dorëzohet. Ai sulmon trimërisht dhe plot vullnet (gjithmonë të admirueshëm).

Sulmon politikisht opozitën, edhe në mënyrë të nëndheshme, përmes përçarjes, përmes diversionit dhe përmes ushqimit virtuoz të Paranojës së kundërshtarëve, që, le të themi, le ta themi pra, me plot gojën, Marshalli (një nxënës i mirë i diversionizmës berishiane) di ta bëjë edhe Ay, mrekullisht! Por, me sa duket, “Dialektika” ka vendosur.

Shansi që iu dha bujarisht dhe me të tepërt Marshallit, është tashmë një kandil me vaj në sosje e sipër… dhe mjerisht, Dialektika, as nuk shitet dhe as nuk blihet dot…

Asaj vetëm duhet t’i nënshtrohesh mençurisht, sepse bota nuk ndalon së rrotulluari më 25 prill, thjesht ecën para, me ose pa Marshallin, me ose pa secilin nga ne…

Pas 40 mijë tërmeteve, shpërthen vullkani në Islandë

Një vullkan ka shpërthyer në jug perëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, tha zyra meteorologjike e vendit.

Sipas saj, bëhet fjalë për një çarje 500-700 metra të gjatë në Fagradasfjall, në gadishullin Reykjanes. Shpërthimi i fundit atje është regjistruar rreth 800 vite më parë.

Islanda ka regjistruar më shumë se 40 mijë tërmete tre javët e shkuara. Në 2010-ën, shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull, bëri që të ndalej trafiku ajror në gjysmën e Evropës. Sidoqoftë, shpërthimi në Fagradalsfjoll, nuk pritet të nxjerrë aq shumë hi dhe tym, ndaj aviacioni nuk duhet të preket.

Zyra meteorologjike e Islandës thotë se shpërthimi në Fagradalsfjoll nisi rreth orës 20.45 minuta të së premtes dhe më pas u konfirmua edhe përmes kamerave dhe satelitëve. Një helikopter i rojës bregdetare është dërguar për të vëzhguar zonën rreth 30 km larg Reykjavikut.

Më pas ai dërgoi edhe imazhet e para të llavës që rrëshkiste poshtë pas shpërthimit. Një tërmet me magnitudë 3.1 u regjistrua 1.2 km larg Fagradalsfjollit, vetëm pak orë më herët. Islanda përjeton shpesh dridhje toke pasi ajo ndodhet mbi kufijtë e dy pllakave tektonike që shtyhen në drejtime të ndryshme.