zoom

Day ArchiveParalajmërimi i BIRN/ Trazira në zgjedhjet e 25 prillit

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shkallë e lartë e emigrimit i të rinjve, infrastruktura e dobët shëndetësore dhe kriza ekonomike janë në qendër të diskursit publik.

Të martën, Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan  i Shtetit, Mattheë Palmer, u dërgoi një mesazh të qartë liderëve politikë të Shqipërisë për t’u përqendruar në respektimin e standardeve të zgjedhjeve.

Standarde të tilla kanë “një rëndësi të konsiderueshme për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, tha Palmer për Zërin e Amerikës, VoA. “Ne duam që legjislacioni i ri zgjedhor të zbatohet dhe zgjedhjet e prillit të mbahen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, paralajmëroi ai.

Pavarësisht mesazheve të tilla, analistët parashikojnë që fushata e këtij viti do të jetë edhe më e trazuar dhe problematike sesa ajo e katër viteve më parë.

“Kjo fushatë pritet të jetë më e tensionuar se ajo e vitit 2017 kur rezultati, në një farë mënyre, dihej para zgjedhjeve, dhe kur fushata ishte më shumë një shfaqje politike sesa një rivalitet midis partive”, tha për BIRN Afrim Krasniqi, nga Instituti për Studime Politike.

Më 12 mars, presidenti Ilir Meta tërhoqi vëmendjen e publikut kur ndërhyri fizikisht për të ndaluar policinë e Tiranës që të mësynte zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike, FRD, me arsyetimin se kontrata e saj për të përdorur godinën kishte skaduar.

Partia kishte qenë një aleate e Partisë Socialiste, por veprimi i policisë erdhi vetëm disa ditë pasi ajo nënshkroi një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës në opozitë.

Vitet e fundit, presidenti është bërë një nga kritikët më të zëshëm të qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, shpesh duke u bërë palë me opozitën dhe me protesta në rrugë të zhvilluara kundër saj.

Pasi u përplas personalisht me policinë e qytetit, Meta u tha atyre që largoheshin që aty dhe u dëgjua teksa i paralajmëronte ata: “Largohuni, ndryshe do t’ju fus në burg me duart e mia.” Ai incident u pasua nga deklarata akuzuese nga të dy palët.

Ditë më vonë, fokusi u zhvendos në qytetin e Elbasanit, i cili është shndërruar në një fushë beteje virtuale si rezultat i luftës së bandave.

Rama dhe Basha zgjodhën ta vizitonin qytetin më 15 mars, për të shënuar Ditën tradicionale të Verës dhe për të shijuar ballakumet, duke krijuar kështu një sfond që mbështetësit e tyre të përplaseshin.

Në qytet pati përpleshje të parashikuara midis grupeve të mbështetësve rivalë.

Krasniqi tha se incidenti ishte tepër tipik, jo vetëm për vulgaritetin e mbështetësve të partisë, por për paturpësinë e tyre në kryerjen e veprimeve të dhunshme para kamerave, liderëve të tyre politikë dhe policisë.

“Asnjë prej tyre nuk është ndjekur penalisht, ndërsa precedentët e tyre penalë janë të njohur”, shtoi Krasniqi.

Sipas këndvështrimit të tij, heshtja e policisë mbi incidentin e ndodhur në Elbasan binte në kontrast me reagimin e tyre pesë vjet më parë, kur ata arrestuan studentë protestues në Tiranë se qëlluan me vezë shpurën e Ramës.

“Në atë rast studentët përfunduan nëpër rajonet e policisë dhe para gjykatave, por tani, kur ka akte të qarta dhune, kërcënimesh dhe shantazhe ndaj qytetarëve ose gazetarëve, nuk ka asnjë hetim apo gjykim”, vuri në dukje Krasniqi.

Partitë pa argumente inkurajojnë dhunën

Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët | Foto :LSA

Krasniqi druhet se partitë politike jo vetëm që po tolerojnë, por po inkurajojnë dhunën.

“Asnjë parti politike deri më tani nuk është distancuar nga veprimet e dhunshme të kryera nga mbështetësit e saj dhe asnjë person i përfshirë në këto incidente nuk është përjashtuar nga partia”, vërejti ai.

Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni thotë se liderët politikë po përdorin gjuhë agresive “për të shtrembëruar kuptimin dhe për të hutuar votuesit”.

“Është alarmante të shohësh këtë agresivitet, kur votuesit prisnin të dëgjonin deklarata të qarta, të sakta dhe të kuptueshme nga politikanët. Politikanët e zgjedhin këtë ton agresiv me qëllim, pasi nuk kanë argumente reale”, tha Gjoni për BIRN.

“Në komunikimin politik dihet që gjuha negative dhe një ton i ashpër zëri shkakton dëme të prekshme në fushata dhe më gjerë, pasi parandalon votuesit të marrin fakte dhe informacione”, shtoi ajo.

Sipas këndvështrimit të Gjonit, diskursi i fushatës po thellon polarizimin e publikut.

“Kjo qasje nxit keqpërdorimin e komunikimit, keqkuptim më të thellë, keqpërdorim të hapësirës publike, shpifjen dhe, më e keqja nga të gjitha, mosbesimin, zemërimin dhe mllefin midis votuesve.”

“Kjo duhet të merret seriozisht para se të përshkallëzohet në pakënaqësi qytetare dhe urrejtje të mëtejshme”, tha Gjoni.

Kriminelët ende në listat e kandidatëve

Kryetari i PD Lulzim Basha duke folur me gazetarët më 25 shtator 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Dështimi për të përjashtuar kriminelët e dënuar nga parlamenti ka qenë prej kohësh një shqetësim i ambasadës amerikane në Tiranë dhe i trupave të tjerë diplomatikë në vend.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përsëritur shqetësimin e saj për këtë çështje, ashtu si edhe homologu i saj i BE-së.

Partitë tani i kanë dorëzuar listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e prillit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po konsultohet me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila duhet të verifikojë kandidatët.

Ligji që i ndalon të dënuarit të kandidojnë për deputet “duhet të zbatohet plotësisht dhe të gjithë kandidatët duhet të përmbushin standarde të larta integritetit”, shkroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Tëitter disa ditë më parë, duke iu referuar listave të paraqitura në komisionin zgjedhor.

Pavarësisht kësaj, listat e socialistëve për qarkun e Durrësit raportohet se përmbajnë tre emra të lidhur me krimin e organizuar.

Në fillim të marsit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Adem Lalën, ish-kryetari i bashkisë së Hasit, në veri të Shqipërisë, me tetë muaj burg, i pezulluar në një vit e katër muaj shërbim prove, për “abuzim detyre”. Ai u akuzua së bashku me një punonjës bashkie për privatizimin e një ndërtese publike në Has.

Megjithatë, si drejtues i Partisë Socialiste, ai u pa përsëri duke prezantuar kandidatët e partisë për deputet në qark.

Krasniqi pohon se presioni i komunitetit ndërkombëtar detyroi shumicën e partive në minutën e fundit të verifikojnë listat e kandidatëve të tyre, përpara se t’i paraqisnin ato për certifikim në KQZ.

Megjithatë, disa parti kanë përdorur marifete për të kënaqur si komunitetin ndërkombëtar ashtu edhe figurat e fuqishme lokale, shton ai.

“Ata e kompensojnë heqjen e kriminelëve të dënuar nga listat duke përfshirë të afërm të tyre ose punonjës kompanish nëpër lista në vend të tyre”, tha Krasniqi.

“Edhe pse disa liderë politikë po vazhdojnë të bëjnë gabime, institucionet që supozohet se mbrojnë interesat kushtetuese dhe publike, si KQZ-ja dhe prokuroria, nuk po arrijnë të dekriminalizojnë dhe pastrojnë përfaqësimin politik nga krimi”, shtoi ai.

Kryeministri Rama në këtë fushatë, në të cilën partia e tij po kandidon vetëm, po kërkon ndërkohë nga shqiptarët një mandat të tretë “për të vazhduar projektet që kemi filluar” – të tilla si reforma në drejtësi, rindërtimi pas tërmetit 2019 dhe vazhdimin e menaxhimit të pandemisë COVI-19.

Ndërkohë, Basha dhe aleatët e tij po fajësojnë qeverisjen e keqe për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe për varfërinë, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. / Fjori Sinoruka – BIRN

Kush janë Mili dhe Doriani, dy anëtarët e mafias së rrezikshme në Greqi që vranë shqiptarin

Dy anëtarë të mafies shqiptare aktive në Greqi janë autorët e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj një bashkatdhetari 32-vjeçar, natën e 26 shkurtit në Agios Panteleimon. Autorët kishin hapur zjarr në publik kundër viktimës së tyre të mundshme dhe më pas u larguan me një taksi.

Me kërcënimin e pistoletave, ata kishin detyruar një shofer taksie t’i çonte në stacionin e Larisës dhe duke u larguar, ata lanë dy pistoleta në automjet.

Në fakt, njëri nga të dy, i njohur si Mili, i ishte arratisur policisë në Kypseli më 20 dhjetor 2020. Një kallashnikov u gjet brenda automjetit që ai la pasi u largua.

Shqiptari i dytë i arrestuar është një 32 vjeçar i njohur si Doriani.

Të dy burrat u arrestuan pas një operacioni policor në Korint së bashku me 4 shqiptarë të tjerë dhe një grek për çmontimin e një grupi që merret me trafikun e drogës.

Gjatë operacionit policor, një anëtar 34-vjeçar i grupi u pikas duke drejtuar një makinë në Oraia Eleni, Korint.

Për të shmangur arrestimin, ai u largua me shpejtësi dhe aksidentoi në oficer policie duke e plagosur atë. Sidoqoftë, ai u arrestua më vonë.

Veprimi i grupit

Sipas hetimit të policisë, Mili ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizimin e drogës për bashkëpunëtorët e tij.

Greku 25-vjeçar, me urdhër të udhëheqësit, ruajti drogën në një shtëpi në Peristeri, si dhe një shqiptar 31-vjeçar në një shtëpi tjetër në Kypseli, ku kishte rekrutuar dy 27-vjeçar bashkatdhetarë për trafik droge.

Një 30-vjeçar merrej me mirëmbajtjen e laboratorit të kultivimit të kanabisit dhe një 34-vjeçar me ruajtjen e drogës dhe armëve.

Mirësevini në Burrel/ Rruga që premton të marrë jetë, për ta rregulluar duhen vetëm…. 2 lopata asfalt

Banorët e komunës Komsi kanë një shqetësim shumë të marr që në pamje të parë duket shumë i vogël.

Rruga nacionale Burrel-Qafshtamë është dëmtuar në një vend duke krijuar 3 gropa shumë të mëdha dhe janë njëra pas tjetrës.

Anash gropave është edhe një humnerë prej të paktën 100 metra, ku në rast se ndonjë makinë do të pësoj aksident dhe do të ketë fatin e keq që të përfundojë në lum, shpresat për të shpëtuar janë zero, vetëm mrekullia e zotit mund të të shpëtojë.

Akoma nuk dihet se përse bashkia nuk ka marrë masa për t’a rregulluar pasi Komuna Komsi është edhe shumë pranë qytetit dhe në kohë fushate ka qenë shumë e frekuentuar nga zyrtarët e bashkisë dhe nuk ka se si të mos u ketë rënë në sy.

Çfarë ndodhi? Instagram, WhatsApp dhe Messenger bien për disa minuta

Platformat e Facebook, Instagram, Whatsapp dhe Messenger, ranë për disa minuta mbrëmjen e sotme dhe përdoruesit vunë re menjëherë problemet. Ky problem zgjati për më shumë se 30 minuta dhe aktualisht aplikacionet i janë rikthyer normalitetit.

Në Instagram nuk mund të shihej asnjë postim dhe në Whatsapp e Messenger nuk dërgoheshin mesazhet. Rreth 78 përqind e përdoruesve raportuan se kishin probleme me faqen e parë të Facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk përdornin dot Whatsapp. Arsyet e bllokimit janë ende të paqarta, teksa Instagram raportoi se kishte një gabim në server. Raportimet për problemet e aplikacioneve ndryshonin nga njëri tek tjetri. Disa përdorues të Android mund të dërgonin mesazhe në Messenger, ndërsa të tjerë e kishin të pamundur. Gjithashtu në Instagram shkruhej “5xx Server Error”, teksa në Whatsapp shfaqej shenja e orës, që do të thotë se mesazhet nuk mund të dërgoheshin.

Nga ky problem u prekën shumë vende në botë, si SHBA-të, Spanja, Arabia, Japonia, Rusia, përfshirë edhe Shqipërinë. Meqenëse më shumë se 2 miliardë njerëz hyjnë çdo ditë në aplikacionet, që janë në pronësi të Facebook, edhe ndërprerjet e shkurtra mund të godasin shumë shpejt një numër të madh përdoruesish në mbarë botën.

“Të mos jetë qeros se i kujton ish-burrin që e tradhtonte”/ Konkurrentja e “Për’puthen +40” tregon si e kërkon partnerin

Shqipe Rexha është gjyshja që nuk heq dorë, nga kërkimet për partnerin e jetës. E ftuar në “Shqipëria live”, ajo tregon si duhet të jenë burrat që aplikojnë, për të ardhur në program, për të. “Të jetë i gjatë, kaçurrels, pa mjekër, pa mustaqe, mos të konsumojë alkool, as cigare, nuk më pëlqen pa flokë…

Ndriçimi, po ashtu konkurent i “Për’puthen +40” ndërhyn dhe rrëfen një sekret që Shiqpja i ka treguar. “Ish-burri i saj ka qenë pa flokë dhe e ka tradhtuar, prandaj i ka marrë inat qerosët. As mua, që jam pa flokë, nuk më pëlqen”, thotë Ndriçimi.

Shqipja shton se po pret mundësi të tjetra, konkurentë të rinj, për të folur më pas për pëlqimet e saj. Për Shqipen dhe Luljetën, 64-vjeçe, konkurrentet më të mëdha në moshë, formula e programit është ndrysh. Çdo burrë, që shpreh interesin për to, mund të telefonojë dhe të vijë në studio të bëjë një takim 4-minutësh. Më pas zgjedhja i takon zonjave.

Nuk i ndahet për asnjë moment! I biri i hyn papritur në studio Bora Zemanit

Gjatë këtyre ditëve, Bora Zemani ka marrë vazhdimisht me vete në punë djalin e saj, Arborin. I vogli është njohur nga afër me konkurrentët e “Për’puthen” dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Shpesh konkurrentët kanë publikuar foto e video me Arborin, i cili i shoqëron ata edhe gjatë regjistrimit të emisionit.

Madje sot gjatë transmetimit të “Për’puthen”, Arbori ka hyrë papritur në studio. Duke qenë se ai është ende i vogël nuk mund të bëjë një ndarje mes prapaskenave dhe momenteve që xhirohet, ndaj nuk është menduar dy herë që të hyjë në studio. Mirëpo Bora e largoi me shpejtësi dhe ju kërkoi falje të gjithëve.

“Më falni se mu prish emisioni nga djali. Të dua shpirt! Vetëm se duhet të më shohësh nga aty (prapaskena) jo në studio”, ju drejtua Bora të birit teksa i dhuroi nga larg një puthje.

Bora Zemani ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të birin, sepse ai ka ardhur në jetë kur ajo ishte ende shumë e re. Shpesh në intervista moderatorja është shprehur se është rritur bashkë me Arborin dhe se ardhja e tij në jetë e ka ndryshuar shumë. Për këtë arsye nënë e bir janë gjithmonë të pandarë, ndaj Arbori ka nisur ta shoqërojë Borën kudo tashmë që është rritur edhe pak më shumë.

Çfarë po ndodh? Bie Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punon prej disa minutash.

Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.

Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.

“Frika nuk sjell ndryshim“

 Nga Arlind Hoxha

Jetojmë në kohë zymta ku gjithçka është një mirazh i paqartë, pa ngjyra, pa ndjenja, pa moral dhe ku hienat e kësaj kohe përfitojnë nga pushteti i dhënë e tentojnë të imponojnë me cdo formë në mendjen tonë dështimet e tyre si suksese.

Po të bëjmë një rezume të realitetit që po jetojmë pa e zbukuruar me propagandë as me militantizëm po vetëm me doza realizmi do vëm re fillimin e një degradimi të shoqërisë, politikës si dhe të institucioneve . Fatkeqësisht njerëz të paditur janë ngritur në piedestal që në rastin më të mirë janë thjesht analfabet të pashkollë e në rastin më të zakonshëm kriminelë me pistoleta në brez, me tribale që erdhen nga rruga e errët dhe veshën kollaret e zunë vendet deri në parlament në drejtora e në biznezmenë tenderash.

Ky është ekuacioni që na servir shteti për ta “zgjidhur” e për ti “ zgjedhur” dhe i promovon si vlera të shoqërisë e si shpëtimtarë të kombit e kur promovimi demaskohet nga e shkuara e tyre hyn në lojë forca dhe imponimi nëpërmjet frikës Injoranca çon në frikë, frika çon në urrejtje dhe urrejtja çon në dhunë.

Ky është ekuacioni që populli i servir shtetit kur eklipsohen intelektualët e nëpërkëmben ligjet . Në një vend ku nuk ka institucione, ku ka humbur besimi tek sovrani, ku terrorri është dicka normale, e ku populli nuk është i sigurtë ai vend ështe thjeshtë një parajsë për grabiqarë, hiena, shvatës, njerëz pa moral që nuk njohin as shtet as ligj as burrëri Dikush ka frikë të jetojë pasi nuk ka ushqim për të nesërmen! Dikush ka frikë të flas pasi flaket nga vendi i punës! Dikush ka frikë të arsimohet pasi nuk ka meritokraci! Dikush ka frikë të dal në rrugë pasi mund të vritet! Dikush ka frikë të trokas në institucione pasi kërkojnë rryshfet! Dikush ka frikë të shkoj në spital pasi nuk ka shërbim Dikush ka frikë të kerkojë të drejtat pasi ngelet me dekada dyerve të gjykatave! Dikush ka frikë të protestoj pasi mund të merret zvarre si kriminel! Dikush ka frikë të bëj biznes pasi është më e lartë taksa se fitimi! Dikush ka frikë të dalë pa maskë se të vret policia! Dikush ka frikë të investojë në buqësi pasi nuk ka treg shitje për mallin! Dikush ka frikë të denoncojë pasi shteti dhe krimi shpeshherë janë në të njëjtën anë! Dikush ka frikë të votojë atë që do pasi vota ende nuk është e lirë! Në një shtet të kapur nga “pushtetarët” ku të gjithë kanë frikë në një formë a një mënyrë dhe të gjithë imponohen nga kjo frikë ndryshimi është ende larg, po revolta dhe zemërimi shtohet dhe akumolohet cdo ditë e më shumë nga brenda secilit nga ne.

Sot ne kemi luftën me veten për të vrarë frikën për të hapur sytë drejt të ardhmes dhe për të mposhtur njëher e mirë të keqen që ka shtrir tentakulat dhe po rrënjoset cdo ditë e më shumë në jetët tona. Po të kthehemi në retrospektivë për të gjetur fajtorët jemi ne fajtorë e jo ata pasi detyra jonë si patriotë është ti ndalin e detyra e tyre të zhvasin. Ishim ne që nuk reaguam ose me sakte nuk guxuam të ndalnim “katrahurën” që na shfaqej para syve po vendosëm ti votbesonim vendosem tu japim mundesinë që ata të bënin eksperiment mbi ne si të ishim kavje laboratori Frika nuk sjell ndryshim, Guximi është vendim dhe le të vendosim fatet e së ardhmes tonë sot për të mos qen shumë vonë nesër “Asnjëherë mos lejoni që frika për të ecur përpara t’ju zërë rrugën.”

Postimi i Vucic, reagon Basha: Shfaqje të tilla dëmtojnë vetëm Serbinë

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb. Basha deklaron se Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm dhe se shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.

“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, deklaron Basha.

Basha Fb

Vuçiç fotografinë e publikuar në llogarinë personale e ka shoqëruar me mesazhin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”. Në foto shkruhet “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë, dhe nga kryqi mund ta shihni ringjalljen më mirë se nën të. Rroftë Serbia!”.

Vucic
Covid-19 në Shqipëri/ Sa raste të reja dhe viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 494 qytetarë pozitivë me Covid-19. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Fatkeqësisht 16 qytetarë nga mosha 54-87 vjeç nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Mars 2021)

Raste të reja ditore        494

Të shëruar në 24 orë     690

Të shtruar në spitale      390

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               2986

Testime totale           526,058

Raste pozitive           120,022

Raste të shëruara       83,954

Raste Aktive             33,946

Humbje jete              2122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23074

Fier       2575

Durrës    1572

Vlorë      1458

Shkodër   1279

Gjirokastër 1215

Korçë      810

Lezhë      674

Elbasan   444

Dibër     344

Kukës     326

Berat       175