Aplikacion
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, në një interviste për gazetarin e “News24”, Osman Stafa, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.
Ai e ka quajtur një alarm dhe skandal ngjarjen e Elbasanit, ku sipas tij, Rama ishte i shoqëruar me bandat. Akuzat e tij shkojnë edhe më tej, kur ai akuzon kreun e maxhorancës se në Shqipëri ai ka ndërtuar kartelet e krimit të organizuar dhe drogës, dhe me afrimin e zgjedhjeve, Alizoti thotë se Rama do i përdorë për të bërë vota.
Situata në vend, sipas drejtuesit politik të PD në Berat, ka dalë jashtë kontrollit, dhe ku paralajmërohen ngjarje të tjera si ajo e Elbasanit, në qytete të ndryshme të vendit.
Alizoti foli edhe për situatën në Berat, ku u shpreh se varfëria në këtë qark është shumë e madhe dhe njerëzit janë të pashpresë. Tomor Alizoti kërkon që në 25 prill qytetarët shqiptarë të votojnë kundër asaj çfarë Edi Rama i ka dhënë këtij vendi, banda, krim dhe drogë.
Elbasan, policia shoqëron tre persona që ishin dëshmitarë të sherrit Gjergj Luca-Luçiano BoçiPolicia shoqëron tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit mes Luçiano Boçit, kandidat për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca.
Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot, ndërkohë tre dëshmitarët e shoqëruar pritet të zbulojnë se si ndodhi i gjithë sherri.
Më herët i kontaktuar nga abcneës.al Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.
“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.
Ndërkohë nga ana tjetër Luca në një deklaratë për mediat shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga ana e Boçit, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal.
Luca tha se pretendon të gjejë të drejtën e tij në momentin kur të hapen dhe kamerat e sigurisë në vendin kur ka ndodhur sherri, por në fund ka edhe një mesazh fyes për gazetaren e cila e pyet nëse ka shenja nga përplasja me ish-deputetin demokrat.
“Unë kam një shenjë që me ta kallëzuar që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, ty nuk do të vijë mirë. Unë në punë time, ti do me bërë gallatë”, shprehet ai.
Hidhet shorti për renditjen në fletën e votimit, ja numrat që do të mbajnë partitë më 25 PrillKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Pas hedhjes së shortit në fletën e votimit në krye të listës do të jetë Partia Socical Demokrate, ndërsa në fund të listës do të jetë Partia Socialiste.
Ndërkohë koalicioni i Partisë Demokratike do të jetë në vendin e nëntë.
(1) Partia Social Demokrate
(2) Partia Balli Kombëtar
(3) Lëvizja Demokratike Shqiptare
(4) Partia Bindja Demokratike
(5) Koalicioni Bashkimi Poopullor, Emigracioni, Ora, Shpresa dhe Konservatorët
(6) Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
(7) Partia Nisma Thurje
(8) Partia Lëvizja e Re
(9) Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim
(10) Aleanca Demokracia e Re
(11) Partia Lëvizja për Ndyshim
(12) Partia Socialiste e Shqipërisë
Ndërsa kandidatët e pavarur që janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë në fund të lsitës.
Zgjedhjet parlamentare 2021, më të shtrenjtat në histori“Zgjedhjet parlamentare 2021 do të rankohen si më të shtrenjtat në historinë e Shqipërisë. Nëse proceset e tjera zgjedhore i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mesatarisht 7 milion dollarë, këtë vit buxheti do të paguajë 40 milion dollarë.”
Vonesat e shkaktuara në gjetjen e saktë të faturës së mbarëvajtjes së procesit elektoral për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, bënë fillimisht që qeveria të jepte vetëm një shumë prej 1.36 milion dollarësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të linte si fond rezervë 10 milion dollarë të tjera zgjedhjet.
Pilotimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve për një njësi administrative në Tiranë ndryshoi tërësisht faturën dhe KQZ kërkoi 24 milion dollarë për financimin e këtij projekti.
Qeveria ka miratuar së fundi edhe një shtesë prej 14.5 milion dollarësh për shpenzime administrative të cilat mund të nevojiten si pasojë e ndryshimeve të ligjit zgjedhor.
Ekspertët e ekonomisë thonë se nga pikëpamja e menaxhimit të financave publike, fondi është i konsiderueshëm, ndërsa nënvizojnë se kompania që do të bëjë sistemin elektronik duhet të kontraktohej përmes procedurave të hapura.
“Duhet të ketë përgjegjësi për fondet e buxhetit të shtetit dhe të ndiqen procedura të hapura për të patur çmime më të lira, po ashtu institucionet duhet të detajojnë shpenzimet dhe të japin llogari e transparencë te qytetarët se përse janë këto shpenzime.”
Ekonomistët këshillojnë që palët politike duhet të gjejnë dakordësi në kohën e duhur për sistemet, në mënyrë që emergjencat të mos shkaktojnë kosto për xhepat e taksapaguesve.
“Vendimet politike për mbarëvajtjet e procesit zgjedhor, nga pikëpamja ekonomike, duhet të merren më parë, në mënyrë që fondet të llogariten mirë dhe me eficencë dhe të mos shkaktojnë kosto kaq të mëdha.”
Fondi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor është 6-fish më i lartë se mesatarja e shpenzimeve të buxhetit në vitet e tjera zgjedhore, si për pushtetin vendor dhe për zgjedhjet parlamentare.
Nis gjyqi për ish-policin Nevaldo HajdarajGjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Çështja në seancën paraprake do të shqyrtohet nga gjyqtari Bedri Qorri, i cili ka përcaktuar datën 26 Mars, ora 10:00, për të zhvilluar seancën.
Në kët fazë të gjykimit do të ballafaqohen provat që ka prokuroria për Nevaldo Hajdarjan, efektivin e forcave shqipnonja që ekzekutoi të riun, në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor të vitit të shkuar.
Gjatë seancës paraprake gjyqtari do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.
Mbi ish-efektivin e forcave shqiponja rëndon akuza e vrasjes me deshje.
“Mendjen e paska top”/ Rama viziton 111 vjeçaren e vaksinuarZenepja është një 11-vjeçare nga Shkodra që ka marrë vaksinën kundër COVID. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte ditën e sotme në shtëpinë e saj.
Rama hoqi maskën duke deklaruar se të dy e kanë bërë tashmë vaksinën. Kreu i qeverisë me batutë u shpreh se 111-vjeçarja i duket si të lindë ai sërish dhe të bëhet edhe njëherë kaq sa është sot.
“E kemi bërë të dy vaksinën. Po e heq maskën. E fortë është ee?! Unë nuk të njihsha, por kur pashë që doje me më takuar, erdha. 111 vjeç hyn për 112.
Domethënë ti je si me lind unë prapë sot dhe me u bë edhe njëherë kaq. Ne të rinjtë nuk dorëzohemi ne këtu. Mendja top ee. Mos se u lodhur t’u fol. Të jesh mirë. Edhe unë u kënaqa”, tha Rama dhe u largua duke i puthur duart dhe ballin./a.p
Shthurja e Thurjes!Ajo që mendohej se do ishte një ndeshje politike interesante midis dy minatorëve, Selim Lela nga Nisma Thurje dhe Elton Debreshi, i mbështetur nga Organizata Politike, përfundoi në një farsë.
Nisma Thurje kishte disa ditë që përleshej në Facebook me mbështetësit e Organizatës Politike dhe kandidatit Elton Debreshi pasi akuzohej se po tentonte përçarjen e votave të Dibrës duke bërë lojën e partive politike.
Ndërkohë që Nisma Thurje tregonte histori sesi kishte dashur të përfshinte edhe Debreshin në listat e tyre, ky i fundit i fundosi duke u thënë publikisht (pikërisht në statusin ku po prezantonin kandidatin) që kanë qenë të pranishëm vetëm për një foto në Bulqizë dhe s’janë interesuar më shumë sesa aq.
Pasi Thurja u përlesh për plot dy ditë në rrjete sociale me të gjithë, Selim Lela doli dhe foli nga Facebook i tij duke i tërhequr fillin që e shthuri intrigën e Thurjes.
Kandidati i prezantuar me pompozitet nga ana e Nismës Thurje i akuzoi drejtuesit e saj se i kanë marrë emrin dhe e kanë vendosur në listën e kandidatëve pa e pyetur.
Në një sqarim të gjatë në profilin e tij Selim Lela ka treguar që s’kishte pasur ndonjëherë ndër mend të kandidonte. Madje ai ka shtuar që do mbështesë kandidatin tjetër, kolegun e tij Debreshi.
Tashmë Nisma Thurja mbetet të shikojë edhe një herë listat me kujdes dhe të tentojë që të shpërndajë vëmendjen për shthurjen e kësaj nisme që me gjithë zërin e lartë, ka mbetur si një avion që uturin më kot në pistë, pa mundur të ngrihet ndonjëherë lart, pasi nuk mundi të bëhej kurrë një projekt serioz. ©Zoom.al
Plas sherri midis Gjergj Lucës dhe Luçiano Boçit, ish-deputeti: Më kërcënoj me jetëLuçiano Boçi kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot.
I kontaktuar nga ABCnews Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.
“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.
E rëndë/ U vaksinuan me AstraZenca, 11 mësues në Durrës shfaqin komplikacioneVaksinimi i mësuesve me”AstraZeneca” nuk po ecën ashtu siç duhet pasi numri i tyre është më i pakët se sa ishte parashikuar e kjo për disa arsye. Së fundmi “FaxNews” ka raportuar se disa mësues në qytetin e Durrësit kanë shfaqur komplikacione pas injektimit të vaksinës AstraZeneca, dhe kanë munguar sot në dhënien e mësimit.
Mësohet se janë lënë disa ditë në shtëpi 4 mësues në shkollën “Jusuf Puka” dhe 7 mësues në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. Lajmin për disa shqetësime në radhë e arsimtarëve që kanë bërë vaksinën e ka konfirmuar dhe drejtoresha e DAR në qytetin e Durrësit Jonida Matohiti, edhe pse nuk ka dhënë shifra konkrete. Drejtoresha ka thënë se disa mësuesve u është dhënë 1 javë kohë të rikuperohen nga vaksina, edhe pse Komiteti i Vaksinimit ka dhënë garanci se efektet anësore janë të rralla.
Kujtojmë se prej disa ditësh tanimë shumë vende europiane dhe jo vetëm kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca pas rasteve të mpiksjes së gjakut dhe trombozës e cila ishte në nivele më të larta seç duhet. Ndërsa në vendin tonë ky proces vijon normalisht sikur asgjë s’ka ndodhur dhe vetë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që me këtë vaksinë të vaksinojë mësuesit.
Denoncimi i fortë/ Kandaidati i PS-së për deputet bëri vaksinën AstraZeneca, shtrohet me urgjencë në spitalIsh-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të vërtetën e dërgimit në Tiranë të kandidatit për deputet të Ps-së, Melaim Damzi, pasi u tha se ishte i infektuar me Covid-19.
Berisha shkruan se Damzi është dërguar me urgjencë në Tiranë pasi kishte marrë vaksinën ‘AstraZeneca’ dhe ka shfaqur kompikacione të shëndetit.
Ndërkohë Berisha gjithashtu denoncon dhe rastin e 5 mësueseve në Durrës, të cilat pasi kanë marrë vaksinën ‘AstraZeneca’ kanë pasur temperaturë mbi 38 gradë.
Sipas Berishës, Rama është duke i fshehur rastet e komplikacioneve nga vaksina ‘AstraZeneca’.
Sali Berisha:
Nderlikime serioze nga Astra Zeneca ne Shqiperi.
Edvini urdheron fshehjen e tyre.
Kandidati per deputet i narkopartise transportohet urgjent nga Bulqiza ne Tirane!
5 mesues nga nje shkolle nuk dalin ne pune te nesermen e vaksinimit.
Lexoni denoncimet e mediave dhe qytetareve dixhital. sb
Mirmbrema dr.Sali Berisha
Se pari uroj te jeni mir me shendet.
Doja te informoja se: Sot ish-kryetari i Bashkis Bulqize “Melaim Damzi” dhe sot kanditat per deputet ne partin e narkobanditit eshte derguar me helikopter ne Tirane, Pasi ka marr Vaksinen AstraZeneca gjendja e tij eshte perkeqsuar dhe eshte derguar me helikopter ne QSUT, Kjo ngjarje nuk eshte raportuar nga asnje media pervec se “MAT TV”.!
Anonim te lutem
Pershendetje 5 mesuese te shkolles 9 vjecare Kushtrimi Lirise ne Durres nuk jane paraqit sot ne pune pas vaksinimit te djeshem me Astazeneca pasi kane patur probleme kryesisht temp mbi 38 ggrade. I sigurte nga nusja ime mesuese ne kete shkolle.
Ndërkohë kujtojmë se shumë shtete evropiane kanë ndaluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ pas raportimit të rasteve të mpiksjes së gjakut.