Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto ku ai është duke komunikuar me veten.
“Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”, shkruan kryeministri në një foto ku i përgjigjet vetes.
Kryeministri në mënyrë të përsëritur këto kohë ka kërkuar fuqimisht mandatin e tretë, në mënyrë që siç thotë ai, punët e mira të nisura mos të mbetën përgjysmë.
Por kjo është hera e parë që ai tregon se ç’dialogje dilematike bën me veten. /Zoom.al
“Rrjedhja e trurit”, “VOA”: Shqetësim në Shqipëri largimi i të rinjve, 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen!Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Ekspertët e shohin me shqetësim këtë fenomen, bazuar në disa sondazhe që thonë se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.
Për ta kjo përbën rrjedhje të trurit, pasi vendit në terma afatgjatë, siç shprehen ata, do t’i mungojë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë. Autoritetet thonë se synojnë të frenojnë largimin e të rinjve duke rritur cilësinë e universiteteve, si dhe të nxisin kthimin e tyre në vend, pas përfundimit të studimeve përmes politikave të punësimit.
Shqipëria sipas Qendrës për Kërkime Ekonomie dhe Sociale, që ka përpunuar të dhënat e UNESCO-s zë vendin e dytë në Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe në Ballkan pas Malit të Zi, për numrin e studentëve që studiojnë jashtë në raport me popullsisë, edhe pse ka të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë sipas Eurostatit. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Ilir Gëdeshi thotë se rreth vitit 2000 ishin 5 mijë studentë, që studionin jashtë, në vitin 2015, 24 mijë dhe në vitin 2018, 18 mijë studentë. Bazuar në disa sondazhe të kryera nga kjo qendër, ai thekson se shumica e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.
“Nga studentët që janë jashtë rreth 94% dëshirojnë të rrinë në vendet ku studiojnë ose në një vend tjetër të Europës perëndimore. Nga studentët në Shqipëri 79% e e tyre dëshirojnë të emigrojnë pas përfundimit të studimeve. Analizuam përmes një ankete dhe dëshirën e maturantëve dhe vihet re se rreth 20% e tyre duan të studiojnë jashtë vendit dhe një pjesë tjetër rreth 40 mendojnë që mund të studiojnë për një specializim jashtë vendit pasi të përfundjnë studimet universitare në Shqipëri”- tha për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale.
Për studiuesen Nevila Xhindi, arsyet e prirjes së lartë të të rinjve për t’u arsimuar dhe punësuar jashtë vendit janë komplekse, duke filluar nga cilësia e mësimdhënies në universitete, mungesa e meritokracisë dhe tregut të punës, korrupsioni, pagat e ulëta sa ¼ e pagës mesatare në vendet e BE, por dhe disa reflektime të tjera të shoqërisë shqiptare.
“Këtu karriera është shumë e lidhur me lidhjet politike, me lidhjet e fuqishme ekonomike, dhe janë pikërisht ata që kanë këto lidhje që kanë tendencë të të kthehen, sepse lidhjet janë të qëndrueshme. Kanë mundësi të zënë punë, kanë mundësi të grenë një karierë në administratën publike, në një kohë kur të gjithë ata që janë të rinj nga familjet e mesme, që janë intelektualë, janë elitat e reja të Shqipërisë, që ëndrrën e tyre kanë patur arsimimin e fëmijëve, pjesa më e madhe e tyre nuk kthehen. Mjedisi nuk u ofron atyre mundësinë për t’u kualifikuar dhe për të patur progres profesional”- shprehet për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi studiuese.
Zyrtarët nuk e shohin me shqetësim tëndencën e të rinjve për të studiuar jashtë, madje e vlerësojnë si rritje të kapitalit human për Shqipërinë. Aktualisht ata thonë se nuk kanë statisika, se sa prej tyre kthehen ndërsa nënvizojnë disa mundësi që u janë afruar atyre për punësim në Shqipëri. Ata veçojnë atë të punësimit në administratë publike të një pjese prej rreth 850 studentëve, një nga nismat që pasoi paktin për Universitetin, që i dha fund protestave studentore në dhjetor të vitit 2018, si dhe uljen e tarifave të studenteve dhe rritjen e financimit nga buxheti i shtetit të Universiteteve.
Në lidhje me shqetësimin për cilësinë e mesimdhënies në Universitete dhe përshtatjen me tregun e punës Zv Ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku jep këtë sqarim.
“Problematika më e madhe në vazhdim do jetë një përshtatje më e mirë e produktit që nxjerrin universitetet me tregun e punës dhe më shoqërinë. Kjo patjetër do realizohet me një gjurmim më të mirë të të diplomuarve në të ardhmen. Patjetër kjo do mundësojë një orientim me të mirë të profesioneve por dhe të programeve dhe kurrikulave”- tha për Zërin e Amerikës Olti Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit.
Për Alken Kadrian, student në degën e psikologjisë në Universitetin “Fresensius” në Këln të Gjermanisë, në Shqipëri është e vështirë të përparosh në karrierën profesionale.
“Psikologjia është një degë në Shqipëri, e cila përveçse nuk ka prestigjin e duhur, nuk ekzistojnë as strukturat e duhura, që ta mbështesin këtë degë. Nuk ka një komunitet të mirëfilltë akademik që e zhvillon degën. Tregu i punës në Gjermani sigurisht që ofron avantazhe, që në shtete në zhvillim si Shqipëri nuk i gjen”- u shpreh për Zërin e Amerikës Alken Kadria, student në degën e psikologjisë në Universitetin “Fresensius” në Këln të Gjermanisë.
Studiuesit shprehin shqetësim për atë që quhet rrjedhje e truri, dhe thonë se thonë se në ndryshim nga dekadat e tjera në këtë dekadë kanë emigruar persona të kualifikuar. Ata e shohin fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria me mjaft kosto për vendin në të ardhmen.
“Kjo mund të quhet një rrjedhje e trurit dhe mund të themi që Shqipëria në krahasim me gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, ka karakteristika të migrimit të trurit. Ikin të rinj 20 vjeçarë. Pasojat, ikën pjesa e kualifikuar, moshat e reja dhe pasojat kanë të bëjnë me perspektivën e vendit”- u shpreh Ilir Gëdeshi, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale.
Zv.Ministri i Arsimit i pyetur për shqetësimin e ekspertëve për rrjedhjen e trurit jep këtë përgjigje.
“Edhe studentët që studiojnë në Shqipëri edhe ata qstudiojnë jashtë patjetër arsimohen për të qenë gati për shoqërinë, për tregun e punës këtu apo jashtë vendit. Në të paktën për vetë sistemin arsimor e rëndësishmë është që ne të sigurojmë, që ky sistem të prodhojë ata studentë të diplomuar, të cilët janë gati për tregun e punës, këtu apo jashtë”- tha Olti Rrumbullaku, Zv. Ministër i Arsimit.
Studiuesja Nevila Xhindi mendon se zyratët nuk po i kushtojnë rëndësinë e duhur fenomenit të rrjedhjes së trurit.
“Migracioni i të rinjve shqiptarë është pjesë e kontekstit politik, social dhe ekonomik. Është refleksion i shoqërisë tranzitore të Shqipërisë, e cila për vite me rradhë nuk diti të ndërtojë institucione të qëndrueshme, korpus ligjor të qëndrueshëm dhe nuk diti ta bëjë të pranueshëm dhe të qëndrueshëm mjedisin që në të ardhmen këta të rinj të kthehen, si vlerë në këtë vend” – thotë Nevila Xhindi, studiuese.
Ekspertët janë skeptikë në vijimësi për nismat nxitëse për kthimin e atyre që kanë studiuar jashtë, apo për nismat që i nxisin ata të studiojnë dhe punojnë në Shqipëri. Duke e ciluar me shqetësim rrjedhje truri fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, ata thonë se në terma afatgjatë kjo do të ketë pasoja të mëdha pasi Shqipërisë do t’i mungojë shtylla e ekonomisë dhe shoqërisë./VOA
Aksident i rëndë, 55-vjeçari shtypet brenda në mjet nga kamioniNjë aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Shkodër-Lezhë ku ka ndërruar jetë një person.
Bëhet me dije se ai është 55-vjeçari Eduard Grishaj.
Ai ishte duke udhëtuar me automjet, kur pas përplasjes me kamionin është shtypur përsipër nga mjeti i rëndë.
Grishaj qëndroi kohësh i bllokuar brenda në automjet, derisa autoritetet me eskavator dhe zjarrfikëse arritën t’i nxjerrin trupin.
Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e SPAK, mesazhi
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim kreun e SPAK, Arben Kraja.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, dimplomatja amerikane thekson se SPAK ka dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar.
“588 çështje të ndjekura penalisht, 70 milionë euro asete të konfiskuara. U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 janë të arrestuar dhe kemi 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim.
Diplomatja ka treguar sërish mbështetjen e SHBA për vijimin e Reformës në Drejtësi.
Ajola Xoxa nuk duron dot më, tregon lidhjen që ka pasur me Kastro Zizon në gjimnaz: Mes nesh…Siç rrallë ndodh, Ajola Xoxa ka vendosur që ti japë fund thashetheme që bëhen kryesisht në rrjetet sociale, për një lidhje mes saj dhe këngëtarit Kastro Zizo.
Përmes një komenti në një nga postimet e saj në Instagram, Xoxa thotë se me Zizon kanë qenë në klasa paralele në gjimnaz, dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika.
Ajo thotë se me Kastron jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por as nuk e kanë pëlqyer ndonjëherë njëri-tjetrin, dhe mes të dyve qëndron thjesht një respekt reciprok.
Meta letër Ruçit, KQZ-së dhe ambasadorëve, ankohet për selinë e FRD-sëPresidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni edhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, përmes të cilës pretendon se klima mes forcave politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është cenuar rëndë.
Meta i referohet përplasjeve në selinë e FRD-së, ku ishte vetë protagonist, duke marrë rolin e rojës së godinës, policit, prokurorit, gjyqtarit dhe madje edhe përmbaruesit. Në letrën e tij, Meta thotë se FRD është sulmuar dhunshëm nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Meta shkruan se “ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”.
Meta shprehet se gjatë gjithë fushatës zgjedhore do të monitorojë çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm.
Reagon minatori: Nuk jam deputet, Nisma Thurje më keqpërdori fotonNisma Thurje del blof me kandidatin për qarkun e Dibrës i cili u prezantua në faqen e kësaj partie se do përfaqësonte shtresën e minatorëve.
Ka qenë vetë Selim Lela i cili nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se vetëm mbrëmë mori vesh se do ishte kandidat ndërkohë që shton se Nisma Thurje ka keqpërdorur një foto të bërë nga ata gjatë një takimi për statusin e minatorit.
“Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim“-shkruan Lela.
Ai thotë më tej se nuk është kandidat dhe i vetmi kandidat nga minatorët është Elton Debreshi.
“Unë nuk jam kandidat për deputet. Kandidati i pavarur i minatorëve është Elton Debreshi, të cilim e mbështesim dhe do të fitojë“-për fundon ai duke kërkuar më pas falje për keqkuptimin /Hashtag.al
KQZ miraton listën e PD, hiqen kandidatët e tepërtKomisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e fundit të tij listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.
Në vendimin e KQZ, Partisë Demokratike i hiqen nga lista e kandidimit të gjithë emrat që ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse.
Disa orë më parë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Fieri, i bëri thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që të interpretojë si duhet Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojë më subjektet të kenë më shumë emra kandidatësh në listë nga sa është përcaktuar.
A do të garojë Tom Doshi në zgjedhjet e 25-prillit? Ja vendimi që mori KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep “ok” për miratimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur regjistrimin e listës shumëemërore të Partisë SocialDemokrate, përfshirë këtu edhe atë të deputetit Doshi, me arsyetimin se nuk kanë gjetur asnjë shkelje.
“Të gjitha ato që kërkohen në dokumentacion janë në përputhje. S’ka kusht që ndalon kandidimin e Tom Doshit, s’kemi shkelje,“-tha Celibashi gjatë fjalës së tij në mbledhje.
Tom Doshi ka qenë në qendër të deklaratave nga Ambasada Amerikane. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij në këto zgjedhje, por me anë të një manovre ligjore, duke ndryshuar emrin e kryetarit, Doshi është në fushatë për 25 prillin. Ai do të garojë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër.
Disa ditë më parë, një investigim i bërë nga “31 minuta”, një projekt i financuar nga SHBA zbuloi se Doshit i është ndaluar hyrja dhe në Australi si dhe i është revokuar viza, pasi Ministria e Brendshme atje, e cilëson si të padenjë për të kaluar testin e karakterit.
Megjithatë problematikat e ngritura nga Kim dhe SHBA nuk janë marrë parasysh nga KQZ, institucion që ka vendosur se Doshi do të marrë pjesë në zgjedhje më 25 prill. Ndërkohë që ende deri më tani nuk ka një reagim nga ana e ambasadës, lidhur me vendimin e marrë për Doshin.
Ndërpritet mbledhja e KQZ/ Opozita 78 kandidatë më shumë seç kërkon ligji, pritet vendimmarrja
Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.
Por ndërsa lista e Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re u miratuan pas korrigjimit, lista e koalicionit opozitar sërish ka probleme.
Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, 78 të tillë, që bëri që Komisioni të marr një pushim për tu rikthyer me një vendimmarrje.
“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.
Lista
Elbasan 6 kandidatë më shumë
Dibër 3 kandidatë më shumë
Fier 6 kandidatë më shumë
Berat 6 kandidatë më shumë
Durrës 6 kandidatë më shumë
Korçë 9 kandidatë më shumë
Kukës 6 kandidatë më shumë
Lezhë 3 kandidatë më shumë
Shkodër 9 kandidatë më shumë
Tiranë 9 kandidatë më shumë
Vlorë 6 kandidatë më shumë
Gjirokastër 9 kandidatë më shumë