Aplikacion
Herën tjetër pas seksit apo masturbimit, patjetër kushtoni kujdes spermës të cilin e keni nxjerrë jashtë, sepse ajo mund t’ju tregojë shumë për shëndetin tuaj.
Nuk është krejt njësoj çfarë është ngjyra e spermës, dendësia, aroma dhe sasia, sepse pikërisht këta parametra mund të tregojnë ndonjë sëmundje.
Për fillim, ta keni të qartë nëse rastësisht në lëngun e spermës vëreni gjak, menjëherë caktoni kontroll te urologu, sepse mbase keni kancer apo ndonjë sëmundje të rrezikshme, e cila mund t’ju kushtojë si me maskulitet ashtu edhe me jetë!
Po ashtu, nëse sperma ju duket diçka më e zbehtë se zakonisht, madje edhe e tejdukshme, është koha për t’u brengosur. Mbase është fjala për ejakulimin retrograd gjendje kur një pjesë e spermës në vend që të nxirret jashtë nëpërmjet vrimës së uretres, e riorienton në traktin urinar.
Nëse e injoroni, pas një kohe mund të filloni të keni të ashtuquajturin “orgazëm në të thatë”, që “të gjuani në të zbrazët”, përkatësisht të ndieni kulmin seksual, mirëpo jashtë nuk mund të nxirrni asnjë pikë lëngu.
Fatkeqësisht, nëse nuk reagohet me kohë, implikimet e këtij çrregullimi janë impotenca dhe shterpësia.
Nga ngjyrat edhe më problematike janë sperma e verdhë dhe e gjelbër. Kjo me siguri është shenjë që jeni “prekur” me sëmundje seksualisht të transmetueshme apo me ndonjë infeksion tjetër.
Fatmirësisht, madje edhe kur është fjala për hlamidinë apo gonorrenë – nëse reagohet shpejt – do të shërohen tërësisht.
Me siguri as ju, si edhe as shumica e meshkujve nuk dëshironi të shikoni frytet e “punës tuaj të kaluar”, e aq më pak që t’i nuhatni. Mirëpo, do të duhej kohë pas kohe që t’i merrni erë spermës suaj, dhe nëse vëreni çfarëdo qoftë ndryshimi të erës, duhet që të konsultoheni me ekspertin.
Konfindustria: tregu i hidrokarbureve drejt kartelit dhe oligopoleveKonfederata e Industrive të Shqipërisë, Konfindustria, përmes një reagimi për mediat ka shprehur shqetësimin për rritjen e çmimit të gazit në treg. Sipas Konfindustrias çmimi i gazit në Shqipëri është rritur me afërsisht 25% dhe kjo është tregues i një tregu të kontrolluar.
“Rritja e menjëhershme në pothuaj të gjitha pikat e tregtimit dhe në të njëjtën masë të cmimit të gazit natyror është tregues i qartë i mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve, shfaqje të kartelit dhe oligopoleve ne treg dhe me pasoja të drejtpërdrejta te kostot e biznesit, qytetarëve duke rënduar më tej treguesit historikë negativë të zhvillimit ekonomik edhe për vitin 2021”, shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria.
Konfindustria i kërkon Autoritetit të Konkurencës të fillojë hetim administrativ sa më të shpejtë për rritjen e cmimit të gazit. Sjellje të ngjashme të operatorëve në tregun e gazit dhe të karburanteve në tërësi në Shqipëri janë të pranishme në mënyrë të përhershme dhe fakeqësisht pa zgjidhje nga institucionet rregullatore dhe ekzekutive përgjegjës.
Kjo nuk është hera e parë që çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri ndjekin kah të kundërt me ate të bursave ndërkombëtare. Ndërkohë që çmimet e hidrokarbureve bien në bursa, në Shqipëri çmimet rriten.
Ishte 18 vjeç kur u dashurua me një burrë 20 vite më të madh: Po më shihte në lokal dhe…Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë Sadetja nga Kosova e cila ka rrëfyer historinë dashursë së saj me bashkëshortin 20 vite më të vjetër. Ajo ka rrëfyer se familja e saj nuk e pranoi këtë lidhje dhe udhëtuan drejt Beratit tek një mik i partnerit të saj Naimit. Aty ka dalë dhe nuse nga dera e shtëpisë së miqve të tyre, por pa asnjë familjar pranë.
Sadetja: Unë isha një vajzë 18-vjeçare dhe njoha një djalë. Ai më pa në rrugë, ishte në makinë ndërsa unë po kaloja, nuk po shikoja asnjë njeri. Ai aty më ka parë për herë të parë, por fati na bashkoi sërish në vend tjetër. Ai më ka treguar se kur më pa kishte thënë “kjo është ajo që unë dua”. Ai kishte një biznes, një lokal të vetin dhe ne gjithë shoqëria mblidheshim, shkonim si studentë të rinj, por dhe aty nuk e dija që ai më ka parë diku tjetër.
E pashë që po më shikonte, po më veçonte nga vajzat e tjera, por nuk më shkoi në mendje gjë sepse kemi shumë diferencë moshe. Ai është 20 vite më i madh. Nuk duket që i ka gjithë ato vite dhe prandaj ma mbushi dhe mua mendjen. Më pas më ftoi për një kafe dhe më thotë në Prishtinë se unë këtu nuk pi kafe. Nuk e dija a të shkoja apo jo në Prishtinë, nuk isha shumë e sigurt sepse nuk e njihja.
Ardit Gjebrea: Sa larg është Prishtina prej aty.
Sadetja: 1 orë. Hipa në makinë dhe aty më bëri për vete, nuk më ra ndërmend se kush po më shikon, kush jo. Gjatë rrugës për Prishtinë ishte shumë i sjellshëm, dashuria jonë aty lindi e filloi. Ai ishte 36 vjeç në atë kohë. Mirë që filloi dashuria me bashkëshortin dhe nuk u ndamë kurrë, por prindërit e mi i lëndova pak, i theva zemrën atyre në atë kohë. Babit i tregova të vërtetën, nuk pranoi, nuk donte vetëm për moshën, jo për gjë tjetër. I thashë të lutem, të përgjërohem, bëj ça të duash por nuk kthehem mbrapa. Filluan problemet në shtëpi, por nuk kishte asnjë gjë që të më bënte mua të hiqja dorë. Më e keqja është se unë nuk e kam më babain, ka ikur para 6 viteve dhe kur e mendoj se e kam lënduar, ndihem pak keq.
Ardit Gjebrea: Ku ike ti?
Sadetja: Pas 3 javësh ne ikëm drejt Shqipërisë. Bëmë nja 7-8 orë rrugë nga rruga e vjetër në atë kohë dhe ikëm në Berat. Aty kishte burri ca miq e shokë që ishin njohur në Zvicër dhe aty me thënë të drejtën edhe pse isha me zemër të thyer. Aty u ringjalla edhe një herë me dashurinë që më dha.
Sadetja tregon se bashkëshortja e shokut të burrit Entela është përpjekur që ta bëjë sa më të lumtur atë gjatë qëndrimit në Berat që zgjati gati 1 muaj e gjysmë. Madje ajo i ka blerë fustanin e nusërisë dhe i kanë organizuar një dasmë ku u ftua i gjithë fisi i shkokut të burrit Nanit dhe Entelës. Sadetja shprehet se Entelën e do shumë sepse ka dalë nuse nga dera e shtëpisë së saj. Ajo ka 8 vite që nuk e ka takuar Entelen dhe e ka thërritur sot tek E Diela Shqiptare që t’i kërkojë të viztojnë Kosovën.
Sadetja tregon se pasi u kthyen nga Shqipëria në Kosovë e ka marrë në telefon i ati dhe i thotë “ku mbete, merre atë burrë dhe hajde shpejt” dhe prej atij momenti ai nuk ka ngrënë drekë apo darkë pa mua dhe bashkëshortin tim.
Eduart Halimi sqaron rikthimin në PD: Kurrë nuk do të hezitojaEduard Halimi ka sqaruar vendimi e tij per t’u rikthyer si pjesë aktive e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se e pranoi me kënaqësi ftesën e Lulzim Bashës, pasi kur thirresh për të shërbyer askush s’ka të drejtë të mos pranojë t’i shërbejë familjes politike. Halimi nënvizon se kurrë s’do të kishte hezituar për ta pranuar një ftesë të tillë.
Sqarimi i plotë:
Unë e pranova kërkesën e Lulzim Bashës për t’u caktuar si “Koordinator i posaçëm politik i kryetarit të PDSH për 12 qarqet, në zgjedhjet e vitit 2021” . Kurrë nuk do hezitoja të ndihmoja mikun tim Lulzim Basha, ashtu si kurrë nuk kam hezituar të ndihmoj dhe si anëtar i thjeshtë familjen tonë politike, gjatë gjithë jetës sime.
Kur thirresh për të shërbyer, askush nuk ka të drejtë të mos pranojë t’i shërbejë familjes politike.
Të shërbesh, për çdo anëtar të së djathtës politike, është detyrë, dhe nuk duhet lidhur kurrsesi me të qënit deputet. Unë nuk do jem deputet, por do t’i shërbej familjes politike.
Është koha të bashkohemi për t’i shërbyer familjes sonë politike në këtë betejë’.
Tirana, 3 fitore radhazi. Mund edhe KastriotinTirana ka mundur Kastriotin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore. Bardheblutë regjistrojnë kështu fitoren e tretë radhazi, e cila ndodh për herën e parë në këtë sezon.
Goli i Taulant Seferit në minutën e 20’ me penallti dhe “perla” e Erjon Hoxhallarit në minutën e 59’ nga goditja e dënimit, e bënë të pavlefshëm golin e De Silvës në minutën e 66’. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadra, të cilat kishin disa raste shënimi, por bardheblutë u treguan më të saktë. Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, me të cilët do luajnë në xhiron e ardhshme në derbin e kryeqytetit.
Kastrioti mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 7-të.
FT| Kastrioti-Tirana 1-2
De Silva 66’/ Seferi 20′ (p), Hoxhallari 59′
Nuk ndalet numri i lartë i viktimave nga covid, 21 persona humbën jetën sot21 qytetarë humbën jetën si pasojë e covid-19 në në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 1939 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë. 819 të tjerë u infektuan. 112,897 janë të infektuarit prej 1 viti.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime dhe në total ato kanë arritur në 19,663.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (7 Mars 2021)
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372
Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328
Alfred Peza ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës zgjodhore të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari tregon arsyet se pse ka vendosur të mos kandidojë.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nenvizoi se ne debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje ne mbeshtetje te punes se kesaj maxhorance, por pa e shkelur kurre etiken dhe pa i hyre kurre ne hak partizance paleve te tjera.
E falenderova Edi Ramen per kete interesim, qe e konsideroj te posacem pasi nuk eshte ne stilin e punes se tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.
Por refuzova:-)
I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!
Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!
Urime dhe suksese te gjitheve!
Se bashku per Shqiperine!”, nënvizon Peza.
Të shohësh vaksina në ëndërr ka intepretime të ndryshme. Kryeministri Rama tha se ai ëndërronte të siguronte sa më shpejt vaksinat për popullsinë dhe se kjo ëndërr po ia prishte gjumin.
“Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin”, tha ai në një takim në Lezhë.
Por çfarë do të thotë të shohësh ëndrra me vaksina? Në librat e psikologjisë, interpretimet janë të ndryshme.
1. Të ëndërrosh sikur bën një vaksinë do të thotë se je pafundësisht i influencuar nga seksi i kundërt. Ndërsa ëndrra duke parë të tjerët të vaksinohen paralajmëron zhgënjim në dashuri ose ndryshim të biznesit. Të ëndërrosh sikur bën vaksinë në çdo pjesë tjetër të trupit, përveç krahëve, do të thotë se po komploton një tradhëti. / Interpretimi i ndërrave nga Tryskelion
2. Mbrojtje. Aftësi për të jetuar eksperienca pa shqetësime. / Simbolet e librave të ëndrrave | Betty Bethards
3. Një burrë që ëndërron sikur po merr një vaksinë ka të ngjarë të ndikohet padrejtësisht nga hijeshia e femrave. | Gillian Holloway
4. Në jetën normale të përditshme, vaksinimi është një veprim që fillimisht dhemb, por në fund të fundit është i mirë për ne.
5. Në jetën e përditshme, vaksinimi është një veprim që fillimisht dhemb, por në fund të fundit është i mirë për ne. Por një ëndërr sikur je duke u vaksinuar sugjeron se ka të ngjarë të lëndohemi nga dikush (mbase emocionalisht). Ajo që ata po përpiqen të na bëjnë, në fund të fundit, do të jetë e dobishme.
6. Eshtë shumë e lehtë për ne të ndikohemi nga njerëzit e tjerë. Vaksinimi tregon se mund të ndikohemi nga idetë dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.
7. Vaksinimi në ëndrra sugjeron indoktrinimin shpirtëror. / Fjalori i dhjetë mijë ëndrrave | Pamela Ball
8. Ëndrrat e një vaksinimi pasqyrojnë dëshirën për mbrojtje dhe kufijtë kundër ndikimit të padëshirueshëm dhe negativitetit.
9. Ëndrra për t’u vaksinuar: njerëzit janë të pandershëm dhe përpiqen ta bëjnë jetën të vështirë për ju – mbrohuni! Është një shenjë që ju doni të imunizoni veten tuaj kundër armiqësive të njerëzve të tjerë keqdashës. Këta njerëz nuk janë të rëndësishëm – mos i merrni seriozisht. / Fjalor ëndërrimtarësh | Garuda
10. Vaksinimi në një ëndërr mund të lidhet me një semundje. Mund të jetë gjithashtu një simbol seksual. / Simbolet e ëndrrave në Enciklopedinë e ëndrrave | James R. Lewis and Evelyn Dorothy Oliver. ©️Zoom.al
VIDEO/ Djali i Igli Tares e bën ‘sefte’ me Lazio-n, i shënon InteritLazio U19 u mund me rezultatin 1-3 nga Inter U19 në kampionatin e Primaverave. Sidoqoftë kjo ishte një ditë mjaftë e mirë për futbollistin shqiptar, Etien Tare, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Lazio-s.
Djali i legjendës së futbollit shqiptar, Igli Tare luajti për 75 minuta dhe realizoi golin në minutën e 58-të, duke rihapur sfidën në 2-1, por skuadra e tij e pati të pamjaftueshëm, pasi zikaltërit shënuan edhe një tjetër gol, duke i çuar shifrat e përgjithshme në 3-1.
Bylis-Teuta/ Shpërthejnë thirrjet “Rama Ik”Në këto moment në Ballsh po luhet takimi midis Bylis dhe Teutës ku rezultati është 1-1.
Zoom.al bën me dije se në stadium gjatë kohës që po luhej sfida janë dëgjuar thirrje në kor “Rama IK”.
Nuk është e qartë nëse thirrjet kanë ardhur nga stadium pasi tifozët nuk lejohen apo nga jashtë stadiumit.