zoom

Day ArchiveMomente të dhunshme në qytetin e Fierit: Burri shkelmon pa mëshirë një grua

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në spitalin e Fierit.

Një burrë ka dhunuar me shkelma dhe grushta një qytetare, e cila, sipas një dëshmitari nuk i ka bërë asgjë, thjesht i ka thënë disa fjalë.

Siç shihet nga fotoja një grua tjetër përpiqet të qetësojë situatën por është e pamundur.

Ngjarja është e rëndë dhe pritet një reagim i policisë.

Dëshmitari shkruan:

“Prsh joq, Ka ndodhur dje tek spitali i fierit. Zotëria dhe zonja nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Zotëria edhe pse ishte në gabim për diçka që kishte bërë, dhunoi edhe zonjën vetem per një fjalë që i tha. Ju lutem anonim”.

Sipas komentuesve në rrjetet sociale, personi në fjalë është një biznesmen i njohur në qytet, i cili ka në pronësi një hotel në afërsi të spitalit të Fierit.

Meta tregon pse e ktheu ligjin për ‘Rinasin’: Pas 25 Prillit, vendi kthehet në shina!

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar zyrtarisht Kuvendit, vendimin e tij ku i kthen për ta rishqyrtuar ligjin për zgjatjen deri në 13 vjet, të koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, hartuar e miratuar me nxitim brenda pak ditësh nga Qeveria.

Presidenti doli sot në një konferencë të dytë brenda një jave për këtë çështje ku tregoi se kishte renditur në 43 faqe, bazën ligjore të të gjitha arsyeve të tij të kthimit mbrapsht të ligjit, që qeveria synon t’i bëjë ndryshime.

Presidenti i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që t’i lexojnë argumentet e tij para se të ngrenë kartonët e t’i thonë PO, ligjit të sjellë nga Qeveria.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim të ligjit për Aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar.

I bëj thirrje çdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për çdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi!

Pas 25 prillit, Kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë!

Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin! Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e institucionit të Presidentit në 43 faqet; është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë “nuk dinim gjë”! Por, edhe opinioni publik le të njihet me këtë “kryevepër” të kapjes së shtetit”, përfundoi me nota të ashpra dhe ironi, Presidenti Meta.

Basha publikon VIDEON: Nuk je i kënaqur me Ramën?! Zëvendësoje!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që nëse nuk janë të kënaqur me drejtuesit e tyre, atëherë le t’i ndërrojnë ata.

Përmes një videoje të postuar në facebook, Basha lë të kuptohet se nëse nuk të shërbehet mirë, atëherë e ke ti në dorë që të zëvendësosh produktin apo edhe drejtuesin.

“Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Zëvendësojini!” shkruan Basha.

Bayern marshon drejt titullit, bavarezët shkatërrojnë Kolnin

Bayern Munchen ka vijuar me fitore edhe në Bundesliga.

Skuadra bavareze mposhti 5-1 skuadrën e Kolnit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në elitën e futbollit gjerman.

Ishte fillimisht, Maxim Chupo-Moting i cili zhbllokoi shifrat në “Allianz Arena” në min (18′).  Golin i dytë për Bayernin erdhi shpejtë, ishte Robert Lewandowski i cili dyfishoi rezultatin në min (33′), duke shënuar golin e tij të 28-të në Bundesliga. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Bayernit.

Në pjesën e dytë, miqtë rrezikuan dhe arritën të shënojnë. Ishte Skhiri i cili shënoi në min (49′).

Leëandoëski shënoi sërish në min (65′), ky ishte goli i tij i dyte personal në këtë ndeshje. Goditjen përfundimtare e dha Serge Gnabry me dy golat e tij, përkatësisht ai shënoi në min (82′) dhe (86′).

Pas kësaj fitore, Bayern kryeson kampionatin me 52 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e RB Leipzig.

Kosovë/ 3 viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.539.

“Po nxitoj të marr vaksinën!”/ 88-vjeçari habit policinë, ecte me 191 km/orë

Policia franceze ka mbetur pa fjalë kur ndaloi një makinë që ecte me 191 km në orë dhe pa se në timon ishte një burrë 88 vjeçar!

Justifikimi i tij e ka shtuar edhe më shumë habinë e forcave të rendit. I moshuari tha se po nxitonte sepse ishte vonë për të bërë vaksinën antiCovid. Në rrugën ku ai u ndalua, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/orë. Argumentet e 88 vjecarit nuk i bindën sidoqoftë policët që i morën patentën e i bllokuan makinën.

“Për të mirën dhe sigurinë e të gjithëve, le t`i respektojmë limitet e shpejtësisë, edhe nëse personi mund të ketë mbi 60 vjet që nget automjetin”, thuhet ne një postim të mëvonshëm  të policisë. Vaksinat kundër coronavirusit në Francë  aktualisht mund t’i jepen vetëm personave mbi moshën 75-vjeçare dhe atyre me probleme serioze shëndetësore. Kjo strategji, sipas kryeministrit Jean Castex po jep rezultat dhe niveli i infektimeve në moshat mbi 80 vjec, ka ardhur në rënie.

 

40 të vdekur nga stuhia/ Biden viziton Teksasin: Nuk do t’ju lemë vetëm!

Presidenti Joe Biden vizitoi shtetin amerikan të Teksasit për të parë nga afër dëmet e mëdha të shkaktuara nga stuhia e fuqishme e dëborës e cila la pa energji dhe ujë të pijshëm mijëra shtëpi në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Presidenti dhe Zonja e Parë, Jill Biden, mbërritën me avion në Hjuston, qyteti më i madh i Teksasit, ku u pritën nga guvernatori republikan Greg Abbot dhe kryebashkiaku i Hjustonit Sylvester Turner. Biden vizitoi një depo ushqimesh në qytet dhe një qendër operacionale për emergjencat.

Të paktën 40 vete në Teksas vdiqën kur stuhia e dimrit përfshiu shtetet e jugut amerikan në mes të shkurtit. Ky shtet u godit më shumë nga temperaturat e ulëta të pazakonta që shkaktuan ndërprerje energjie dhe bënë që tubat e ujit të ngrinin dhe të shpërthenin, duke përmbytur shtëpitë dhe duke lënë shumë njerëz pa nxehtësi dhe ujë të pijshëm.

Ndërsa Presidenti demokrat takohej me udhëheqësit lokalë dhe vullnetarët për të diskutuar përpjekjet e ndihmës dhe rimëkëmbjes, ai shoqërohej nga guvernatori republikan, i cili fillimisht nuk e njohu fitoren e zotit Biden në nëntor ndaj Donald Trump-it. Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës në 108 nga 254 qarqet e këtij shteti dhe sinjalizoi se mund ta rrisë numrin e tyre. Deklarimi autorizon përdorimin e fondeve për strehim të përkohshëm, riparime shtëpish dhe kredi me interes të ulët për humbjet e pronave të pasiguruara.

Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 986 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë.

Sërish është regjistruar një numër i lartë fatalitetesh, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 19 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,775 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 në total.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.
Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986
Të shëruar në 24 orë     962
Të shtruar në spitale      647
Humbje jete në 24 orë   19
Testime ditore               3957

Testime totale          462,980
Raste pozitive          106,215
Raste të shëruara     68,969
Raste Aktive              35,471
Humbje jete               1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     22853
Fier         2641
Durrës     1664
Vlorë       1748
Shkodër   1337
Gjirokastër 1026
Berat        877
Korçë       916
Elbasan    887
Lezhë       819
Dibër       368
Kukës     335

Aurela Gaçe rrëfen përballjen me ankthin: Ishte viti 2000, kisha 15 milionë lekë borxh dhe…

Aurela Gaçe ka folur me ndjekësit në lidhje me planet për të zgjeruar familjen dhe përballjen e saj me ankthin.

Ajo është nënë e dy vajzave dhe kur u pyet nëse do të bëhet sërish me fëmijë, u shpreh se “nuk ia mban”. Edhe ndjekësve kuriozë që e pyesnin nëse do donte të kishte një djalë, theksoi se gjinia e fëmijës për të nuk ka rëndësi.

Sa i përket problemeve me ankthin, Gace tregoi si nisi gjithcka nga dëshira për të arritur shumë në jetë, por nuk ke të ardhura. Ajo përmendi koncertin e dytë recital në Pallatin e Kongreseve kur mbeti 15 milionë borxh dhe u detyrua të shkonte në një klub në Zvicër për të fituar më shumë para.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta…

pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në klab diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhe kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”– rrëfeu këngëtarja.

 

1.9 trilionë dollarë ndihma/ SHBA “lëshon dorën” për të prekurit nga pandemia

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë ndihmë të propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Tani projektligji shkon në Senatin, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve. Një element kyç të këtij legjislacioni është kundërshtuar që ka të bëjë me dyfishimin e pagës minimale në 15 dollarë në orë.

Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore.

Votimi i këtij projektligji vjen në javën e njëjtë kur SHBA-ja kaloi shifrën prej 500.000 viktimave nga koronavirusi. Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj si “Plani për Shpëtimin e amerikanëve”, por republikanët thonë se ky projektligj është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk janë të lidhura me pandeminë.Për këtë projektligj pritet të votohet në Senat javën e ardhshme.