Aplikacion
Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave përgjatë vitit 2020 shtesa mbi stokun e borxhit ishte mbi 111, 7 miliardë lekë ose 908 milionë euro si rrjedhojë e ngjarjeve të pazakonta që lidhen me tërmetin dhe pandeminë.
Realizmi faktik i borxhit ishte më i ulët se plani i qeverisë që parashikonte treguesin në 79,9 për qind të PBB më 2020.
Rritja e raportit të borxhit më PBB me 11,1 pikë përqindje brenda një vitit u shty nga dy faktorë kryesorë. E para ulja e pritshme e PBB-së së 2020-s me 107 miliardë dhe e dyta rritja e deficitit buxhetor në rekorde historike në një vlerë prej 110 miliardë lekësh më 2020-n.
Një pjesë e borxhit të ri u përdor kryesisht për kompensuar rënien e të ardhurave buxhetore prej 20,6 miliardë lekësh në raport me planin e rishikuar të vitit 2020.
Gjatë viteve 2016-2019, nevojat për hua në raport me PBB janë ulur, ndërsa gjatë vitit 2020, huamarrja shënoi rritje në linjë me nevojat buxhetore të rritura në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19.
Burimi kryesor i huamarrjes vazhdon të mbetet tregu i brendshëm, megjithëse gjatë vitit 2018 dhe vitit 2020, ka pasur një rritje në drejtim të financimit të huaj si rezultat i emetimit të Eurobondeve dhe mbështetjeve buxhetore të akorduara nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë për hua. Burimet kryesore të financimit mbeten burimet shumëpalëshe dhe ato dypalëshe, të cilat kryesisht janë përdorur për të financuar projektet prioritare, si edhe politikat zhvillimore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Këto burime kanë pasur një ndikim të rëndësishëm kryesisht në aspektin e optimizimit të kostove të borxhit dhe sigurimit të valutës së nevojshme për të shërbyer detyrimet e borxhit në valutë.
Në qershor 2020 u emetua eurobondi me vlerë 650 milion euro, i cili shërbeu për rifinancimin e 250 milion euro të Eurobondit 2015 dhe detyrimeve të tjera në valutë, si edhe për të përmbushur nevojat buxhetore të planifikuara për vitin 2020. Mbështetja buxhetore e akorduar nga FMN në vlerën 174 milion Euro nëpërmjet instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI), e cila shërbeu për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave nga përhapja e pandemisë së COVID-19 dhe tërmeti në nëntor 2019./B.Hoxha -Monitor
Raketa mbi ambasadën e SHBA në BagdadTë paktën tre raketa goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke synuar Ambasadën e SHBA, sipas raporteve fillestare nga burimet lokale të sigurisë.
Sipas AFP, të njëjtat burime, të cilat nuk janë konfirmuar deklarojnë se nuk është raportuar asnjë viktimë.
Njëra prej raketave thuhet se ra në kufirin e zonës së sigurisë së lartë të zonës, ndërsa dy të tjerat ranë në lagjet e banuara ngjitur.
Ky është sulmi është i treti në një javë që shënjestron institucionet diplomatike, ushtarake ose tregtare perëndimore në Irak pas disa muajsh qetësi.
Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ i thotë “jo” Partisë së PunësKQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar.
Ato janë: Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partia e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dje Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.
Ndërkohë jemi vetëm 2 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit dhe KQZ vijon punën për partitë që do të marrin pjesë. Më parë ka regjistruar disa parti të tjera dhe tre kandidatë të pavarur.
Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:
1.Partia Shqiptare Atdheu – Regjistrohet.
2.Partia Pajtimit Kombëtar – Regjistrohet.
3.Partia Ligj dhe Drejtësi – Regjistrohet.
4.Partia Fryma e Re Demokratike – Regjistrohet.
5.Partia Qytetare Shqiptare – Regjistrohet.
6.Partia Uniteti Kombëtar – Regjistrohet.
7.Partia Aleanca Kuq e Zi – Regjistrohet.
8.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – Regjistrohet.
9.Partia Aleanca Popullore – Regjistrohet.
10.Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – Regjistrohet.
11.Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – Regjistrohet.
12.Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – Nuk regjistrohet.
13.Partia së Punës së Shqipërisë – Nuk regjistrohet.
14.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – Nuk regjistrohet.
15.Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – Nuk regjistrohet.
16.Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – Miratohet.
17.Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – Shtyhet.
Bill Gates: Të pasurit të hanë mish sintetikMiliarderi Bill Gates ka sugjeruar që njerëzit të konsumojnë mish viçi sintetik. Ai thotë se konsumimi i këtij mishi shmang një katastrofë të mundshme klimatike. Në një intervistë për MIT, themeluesi i “Microsoft” ka kërkuar nga vendet e pasura të kalojnë te “viçi sintetik 100%” në mënyrë që të adresojnë emetimet e gazeve serë që shkaktojnë ndryshimin global të klimës,
Ai ka theksuar se ky ndryshim mund të implementohet vetëm tek vendet e pasura, pasi kosto e mishit sintetik është e lartë për xhepat e shumicës.
“Unë nuk mendoj se 80 vendet më të varfra do të hanë viçi sintetik. Unë mendoj se të gjitha vendet e pasura duhet të kalojnë në 100% viçi sintetik. ”
Sipas studimeve besohet se viçi është një kontribues masiv në emetimet e metanit të fuqishëm të gazit serrë, i cili ka arritur nivelet rekord gjatë korrikut të kaluar. Sasia e metanit në atmosferë u rrit masivisht midis viteve 2000 dhe 2017, duke çuar në atë që studiuesit besojnë se mund të jetë një rritje e ngrohjes globale deri në katër gradë Celsius, deri në fund të shekullit.
Shkencëtarët paralajmërojnë se njerëzimi është në një prag të rrezikshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, e cila pritet të dërgojë në rritje të katastrofave natyrore për shkak të përçarjes ekologjike që do të shkaktonte uri masive dhe migrim. Gates e përshkroi problemin e bagëtisë si “shumë të vështirë” duke vërejtur se edhe përbërësit që zvogëlojnë emetimet e metanit nuk ishin të mjaftueshëm.
“Njerëzit mund të mësohen me ndryshimin e shijes dhe pretendimi se një mish sintetik nuk shijon, kalon me kohën”, tha Gates.
Biden gati të ulet në bisedime me Iranin“Marrëveshja bërthamore duhet çuar përpara dhe për këtë duhet vullnet i të gjitha palëve. Në këtë kuadër, Joe Biden është gati të ulet në tryezë me palën iraniane që të flasin për detajet e programit bërthamor”.
Kjo është deklarata më e fundit e bërë nga këshilltari i presidentit, Jake Sullivan. Ai iu përgjigj kështu kërkesave të Hasan Rouhanit mbi një tryezë të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit. Ndryshe, marrëveshja bërthamore, zyrtarisht e njohur si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe BE-ja.
Sipas marrëveshjes, Teherani u lejua të pasurojë uraniumin deri në përqendrim 3,67% dhe në këmbim fuqitë botërore ranë dakord të heqin sanksionet e tyre ekonomike kundër Iranit.
Megjithatë, SHBA-ja, nën drejtimin e ish-presidentit Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e vitit 2018 dhe vendosi përsëri sanksione mbi Iranin, duke bërë që Teherani të ndalojë së përmbushuri marrëveshjen bërthamore.
Acari solli krizë ushqimore në Teksas, boshatisen marketetStuhia e paprecedentë e javës së kaluar në shtetet jugore të SHBA solli rrugë të mbuluara nga akulli, vdekje nga aksidente rrugore, tubacione të ngrirë e rrethana që shumë prej banorëve të këtyre zonave nuk i kanë parë kurrë gjatë jetës së tyre.
Miliona njerëz gjithashtu mbetën pa energji dhe ujë të pijshëm pasi temperaturat e ulëta rritën kërkesën por goditën furnizimin. Tani teksanët përballen edhe me një problem tjetër pëvec mungesës së ujit të pijshëm: mungesën e ushqimeve.
Ndërprerja disa ditore e energjisë elektrike I detyroi marketet të hidhnin mallrat e prishura, ndërsa të përfshirë nga paniku, banorët vërshuan në blerje. Moti i ftohtë goditi gjithashtu zinxhirin e furnizimit të fruta-perimeve nga Lugina e Rio Grande duke shkaktuar atë që mediat vendase e përshkuan si “Masakra e Ditës së Shën Valentinit”.
Komisioneri i Departamentit të Bujqësisë për Teksasin, Sid Miller lëshoi një “alarm të kuq” për shkak të stuhisë lidhur me furnizimit e këtij shteti me ushqime, duke thënë se po përballen me një problem “ në zinxhirin e furnizimit sic nuk kemi parë kurrë deri tani, madje as për shkak të Covid 19-ës”.
WhatsApp “kërcënon”: Nëse nuk pranoni kushtet tona s’do të dërgoni dot mesazhePërdoruesit e WhatsApp të cilët nuk pranojnë termat dhe kushtet e azhurnuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe derisa ta bëjnë këtë.
Llogaria e tyre do të renditet si “joaktive” dhe llogaritë joaktive mund të fshihen pas 120 ditësh.
Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për “një kohë të shkurtër” por sipas TechCrunch, ndoshta kjo gjë do të vazhdojë vetëm “për disa javë”. WhatsApp njoftoi azhurnimin në janar dhe pati një reagim nga shumë përdorues që menduan se kjo do të thoshte se kompania po planifikonte të ndryshonte sasinë e të dhënave që ndan me kompaninë e saj mëmë, Facebook.
Më vonë sqaroi se nuk ishte kështu dh se azhurnimi kishte për qëllim mundësimin e pagesave qw u duhen bërë bizneseve. WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa IP-ja e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës. Por ky nuk është rasti në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë.
Pas njoftimit fillestar, platforma të tilla si Telegram dhe Signal panë një rritje të madhe të kërkesës ndërsa përdoruesit e WhatsApp kërkuan shërbime alternative të mesazheve të koduara.
WhatsApp vonoi prezantimin fillestar dhe tani ka ndryshuar mënyrën se si po i njofton përdoruesit për ndryshimet.
Veza e artë shitet me çmimin rekordNjë vezë e rrallë prej ari 22 karat ka thyer vlerësimet dhe është shitur për 31.000 paund, duke vednosur një rekord të ri. Veza e Cundbury’s Conundrum ishte shitur për 17.200 paund në vitin 2017.
Greg Bateman tha se shitja vendosi një rekord të ri për shtëpinë e ankandit. Origjina e vezës vjen nga një konkurs i drejtuar nga Cadbury’s në 1983. Firma fshehu 12 vezë të gdhendura në ar rreth Mbretërisë së Bashkuar. Vezët mund të gjendeshin duke zgjidhur të dhëna të fshehura në një libër shoqërues.
Një vezë e 13-të, më e madhe se të tjerat u ofrua në një ankand vetëm për shitësit me pakice dhe jo për publikun. Shitja e kësaj veze në korrik 2017 kishte qenë një çmim rekord në atë kohë, sipas z.Bateman.
Sidoqoftë, çmimi i shitjes së vezës së premten më 19 shkurt, prej 31.000 paund duke mos përfshirë 20 % të tarifës së shitjes ishte një çmim i ri rekord.
Misteri i princeshës së zhdukur, princi i Dubait po mban peng të bijënTitujt kryesorë të mediave ndërkombëtare janë kapluar nga misteri i historisë së Princeshë Latifës dhe zhdukjes së saj. Tre ditë më parë, BBC dhe Sky News do të publikonin një video, në të cilën vajza e udhëheqësit të Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum shprehej se ndodhej e kyçur në një vilë të rrethuar. Prej tre vitesh, e reja ka humbur çdo gjurmë të mundshme, teksa ishin miqtë e saj që publikuan pamjet e kësaj videoje të vjetër, si një mënyrë për të risjellë në vëmendje rastin në fjalë dhe për të ushtruar presion ndaj të atit, që akuzohet se po mban të burgosur të bijën.
“Unë jam peng dhe kjo vilë është shndërruar në një burg. Të gjitha dritaret janë të mbyllura, unë nuk mund të hap asnjë dritare”, dëgjohet të thotë princesha, teksa shton se videon po e regjistron nga banjo, si e vetmja dhomë ku ajo mund të ketë privatësi.
The despair shown by detained Princess Latifa in the videos is disturbing. It’s as if her father, the Dubai ruler, is trying to subject her to such mental cruelty that she finally gives up and accepts life controlled by him. Why does the UAE tolerate this? https://t.co/FF9I3iPQ4y pic.twitter.com/0os6m7llbL
— Kenneth Roth (@KenRoth) February 16, 2021
Ishte viti 2018 kur Priceshë Latifa, e ndihmuar nga miqtë e saj tentoi të largohej me anije nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por u ndalua në Indi. Po kështu ajo ishte përpjekur edhe një herë tjetër në 2002-shin, ku përsëri forcat indiane të sigurisë e kapën pranë bregdetit dhe e rikthyen në Dubai.
Marcus Essabri, një kushëri i saj i cili gjendet në Angli tha për BBC-në, se Latifa nuk i ka dërguar asnjë video në muajt e fundit dhe nuk di se çfarë bëhet me të.
“Kam frikë se ata e kanë kapur me celular”, u shpreh ai.
Ishin pjesëmarrësit e fushatës #Free Latifa (#LironiLatifën) ata që bënë të mundur dhënien fshehurazi të pajisjes telefonike, si një mënyrë për të komunikuar me të.
Lidhur me çështjen në fjalë, zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka thënë se do t’i diskutojë këto zhvillime me Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab i ka konsideruar këto video si shumë shqetësuese, duke shtuar se mbështet hetimin e OKB-së. Nga ana tjetër, zyra për media e Qeverisë në Dubai nuk i është përgjigjur kërkesës së mediave ndërkombëtare për koment.
Flet kreu i OBSH-së për Evropën: Kur do të përfundojë pandemia?“Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022″. Kështu deklaroi Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën Hans Kluge. Ky i fundit pohoi se COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm në vitin 2021, por do të jetë më i menaxhueshëm sesa në vitin 2020.
Duke deklaruar se skenarët më të këqij tani kanë mbaruar, Kluge tha se ka më shumë informacione në lidhje me virusin në krahasim me vitin 2020, kur filloi të përhapet. Ai paralajmëroi se askush nuk mund ta dijë paraprakisht të ardhmen e pandemisë së COVID-19. “Do të vazhdojë të ketë virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, tha ai. Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese për ta.
Ndër të tjera Kluge tha se vaksinat mund të ndryshohen bazuar në mutacionet e reja nëse është e nevojshme dhe nuk ka nevojë t’i prodhojë ato nga terreni. Ai pohoi se mutacionet nuk do ta bëjnë virusin jashtë kontrollit por theksoi se vendet, sistemet e kujdesit shëndetësor të të cilave tashmë janë nën presion mund të vihen nën presion edhe më të madh, gjë që e bën të domosdoshme marrjen shumë seriozisht të mutacioneve.