zoom

Day ArchiveAs Pandeli Majko nuk justifikon dot shtesën e pasurisë!

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaron pasuri familjare në vlerën e 19.8 milionë lekëve, por rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në dy vite të deklarimit.

Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, Majko u zgjodh ministër Shteti për Diasporën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Pandeli Majko ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992 si dhe ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1994-2000.

Karriera politike e Pandeli Majkos nisi si kryetar i FRESSH në vitet 1992-1995. Ai ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si dhe dy herë postin e ministrit të Mbrojtjes gjatë qeverisjes socialiste.

Z.Majko ka qenë gjithashtu kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Pandeli Majko nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Pandeli Majko deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria ka shënuar rritje me 3 herë, duke kapur vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Majko zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.3 milionë lekësh, kursime në cash prej 950 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 46.4 milionë lekë, nga të cilat 56% kanë si burim pagën e Z. Majko dhe gati 4% pagën e bashkëshortes. Të ardhurat nga dhënia me qira e një apartamenti përbëjnë 36% të totalit, ndërsa 3% të tjera janë siguruar nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitin 2005, Z. Majko deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 6 mijë USD si dhe pagesën vjetore të kësteve të një kredie prej rreth 829 mijë lekësh, pa pasur asnjë të ardhur personale apo familjare për vitin, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme financiare prej 1.4 milionë lekësh.

Z.Majko rezulton me burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë edhe në vitin 2008, kur deklaron një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti me çmim 129 mijë euro. Në vitet në vazhdim, deklaruesi jep të dhëna kontradiktore për këstet e paguara dhe detyrimet për apartamentin, të cilat nuk përputhen as në vlerë dhe as në kronologji.

Psh, në vitin 2010, Z. Majko deklaron se kontrata e apartamentit përbëhet nga kësti i parë prej 39,400 euro, kësti i dytë prej 40,000 euro dhe kësti i tretë prej 8000 euro. Në vitin 2011, ai deklaron se ka mbetur si detyrim kësti i tretë prej 16,630 euro, ndërsa në vitin 2012 deklaron se nuk është paguar kësti i tretë prej 42,000 euro.

Përfundimisht në vitin 2018, ai deklaron se kësti i papaguar është 21,600 euro. Bazuar në këto deklarime, Z. Majko rezulton me diferencë negative në vitin 2008 për shtesën e asetit në vlerën e 8.4 milionë lekëve. /BIRN

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012  

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Homazh për mjekët që humbën jetën

Covid 19 na ka marrë 30 mjekë deri më tani duke shkaktuar dhimbje të madhe për familjarë, të afërm dhe kolegë të tyre.

Këto humbje kanë krijuar edhe një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor.

Një ndër mjekët që u infektuar me Covid 19 dhe ndërroi jetë ishte mjeku neurolog Drini Dobi, i cili pikërisht sot në 27 janar do të mbushte 52 vjeçc.

Për ta kujtuar doktor Drinin, çdo ditë dhe gjithmonë me iniciativë të shefit të shërbimit të neurokurgjisë dhe kolegëve të tij pikërisht në ditën e tij të lindjes u mboll një pemë ulliri në oborrin e shërbimit të Neurologjisë.

Doktor Drini do të mbetet në mendjen e të gjithë pacientëve e familjarëve të tyre që nuk kurseu asnjë sekondë për t’i ndihmuar.

Zhdukja e Pecorrellit, ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë

Një grup ekspertësh italianë mbërriti paradite në qytetin e Pukës, për të hetuar mbi zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorreli.

Nën shoqërinë e drejtuesve të policisë kriminale, drejtuar nga shefi i kësaj strukture Tonin Vocaj, italianët kanë shkuar në vendin ku u gjet i djegur automjeti i tij, në dalje të qytetit.
Italianët kanë shprehur dyshime më herët për punën që kanë bërë autoritetet shqiptar, duke i cilësuar hetimet si të vonuara.

Davide Pecorelli rezulton i zhdukur që prej 6 janarit. Dyshohet se ai është djegur në mjetin që kishte marrë me qira, por ADN që do të hidhte dritë mbi këtë version, nuk ka ardhur ende nga Italia. /Zoom.al

Anthony Fauci më i paguari i qeverisë amerikane. Merr më shumë se presidenti

Sipas revistës Forbes, e cila rendit njerëzit më me ndikim dhe të paguar në botë, Anthony Fauci, është personi më i paguar, në mesin e 4 milionë punonjësve që ka qeveria Amerikane.

Fauci fitoi vitin e kaluar një shumë prej 417 mijë dollarë duke kaluar dhe pagën e presidentëve, që varion diku te 400 mijë dollarë në vit.  Në një periudhë dhjetë-vjeçare midis 2010 dhe 2019, Fauci arriti të fitonte nga paga një shumë prej 3.6 milion dollarësh.

Nëse Anthony Fauci do vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë  akoma deri në vitin 2024 pasuria e tij do vazhdojë të rritet dhe do kapë shifrën e 2.4 milionë dollarëve. Ai u caktua nga Joe Biden si informator për publikun që t’u japë atyre informacione mbi ecurinë e pandemisë.

Fauci është sulmuar vazhdimisht nga Trump, pasi nuk kishte ide të njëjta me të lidhur me çështjen e pandemisë.

“Ne jemi duke sjellë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”– është shprehur Fauci.

Përgjimet e reja të Antimafias: Në Shqipëri paguan paratë dhe mund të bësh ç’të duash

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz, duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën në skenë edhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsionit në nivelet e larta. Hetimit hodhen dritë mbi lëvizjet ilegale të parave me vlerë mbi treqind milionë euro, teksa Shqipëria përshkruhej si “Kalabria në vitet ’60 ku mund të bëhet gjithçka”.

Në përgjimet e Antimafias italiane ndaj pjesëtarëve të klanit mafioz të “Ndragheta”-s, me investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri. Sipërmarrësi Antonio Gallo (i njohur si princi) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera, sepse, sipas tij, “pa kontakte nuk shkoni askund”.

Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodeputeti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri korrupsioni është masiv. Anëtarët e “Ndragheta”-s duket se u japin ryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo sallam e mish derri.

PJESE NGA PERGJIMET E DOSJES SE PROKURORISE ITALIANE

Data: 28.10.2017, ora 09:08:27 Antonio Gallo, në shoqëri të dy politikanëve dhe sipërmarrësve italianë Tommaso Brutto dhe Saverio Brutto. (Gallo, njihet ndryshe si “Princi”)

Gallo: (duke parë Saverio) ti ke qenë aty?…

Saverio: Eh jo, u nisa…

Gallo: E çova (i referohet a D’alessandro Luciano) te njëri, njëri…, ku është SOL (i referohet shqiptarit Nik).

Burri: Po…

Gallo: Komandoni Presidentin… Kryeministrin, edhe i kam thënë qartë, në sy të Luciano, i thashë më jep prokurën e Eni Inc…, se marrin 20% (ryshfet) ato.

Burri: Po…

Gallo: …ok? Në janar, edhe në spitale….

Data: 28.10.2017, ora 09:29:57

Antonio Gallo me Toto Speziali, Saverio Brutto dhe Tommaso Brutto (ndodhen brenda një vendi publik, një bari apo një ambient i ngjashëm)

Gallo: Edhe në sektorin tonë kemi dikë, por ata nuk janë të strukturuar, nuk kanë mjete, nuk kanë kulturë…

Saverio: Dhe ata ju japin koncesionin që mendoni për 10 vjet?

Speziali: Unë me… V.M.: Ai ka të drejtë, nuk është si këtu…

Saverio: Ata ju japin një licencë për 10 vjet dhe ju bëjnë të tërhiqni çfarë të doni…

Saverio: Atëherë, ata folën me mua se ishte një farë Giordano atje… Ai po fliste në telefon…Unë i thashë atij është e kotë të flasësh me këtë apo me atë…Unë duhet ta shoh materialin ashtu siç është, unë duhet të shoh se ku jemi, vendndodhja … domethënë impianti i betonit është një çështje serioze…

Gallo: Ata punojnë natën, ti e di që ata nuk punojnë gjatë ditës…

Tommaso: Pse?

Saverio: Pse, si ia bëni të punoni ditën? Gallo: Ata punojnë në rrugë…në rrugët urbane ata punojnë natën… në rrugët e reja punojnë gjatë ditës…, por sistemi i kanalizimeve, përfshirë rrjeti hekurudhor, metro duhet të ndërtohen…

Saverio: Gjithçka…

Speziali: Dhe është një protektorat amerikan, sot Shqipëria…

Gallo: Do të ketë shumë nga ajo punë…

Speziali: Ka dalë jashtë ndikimit rus.

Gallo: Ka shumë punë për të bërë…duhet të shkosh për një udhëtim dhe të shikosh, nëse nuk shkon të shohësh…

Speziali: Por unë kam qenë atje në Shqipëri…

Gallo: Së fundmi?

Speziali: Kohët e fundit jo, nuk kam qenë prej 4-5 vitesh…

Gallo: Shko tani…

D’Alessandro: Në rregull, pra.

Brutto: Në këtë pikë ai hyn në 22.

Gallo: Në këtë pikë, nëse më konfirmon unë po dëgjohem me Enon… Shoh çfarë dokumentesh na duhen…,që më tej me 100% ia japin noterit kështu përgatiten dokumentet edhe më pas bëjmë ne pjesën tjetër, pjesa tjetër jo, 50 e imja, 50 ….Kërkojmë një pjesë, administratori shqiptar, nuk mund të bëjmë ndryshe, sepse nuk ka shtetësinë…..

D’Alessandro: Më pas shohim ne (Guardia di Finanza) kush është dhe kush nuk është shqiptar ne kemi dhe zyrat tona aty.

Gallo: E shoqja është shefe e kabinetit të Presidentit…Persona të respektueshëm, njerëz të mirë… është gjithashtu ministër i Punëve Publike që nuk më kujtohet dreqi e mori si quhet, gjithsesi është shumë pranë politikës, është një djalë që punon, një operativ që angazhohet dhe që ka bërë këtë punë në të shkuarën, me Kuesturën e Lamezia-s që më pas u dogj, që akoma nuk e di çfarë m… i bënë me një furnizim, kështu që…

D’Alessandro: Me Kuesturën e Lamezia-s?

Gallo: Po, i dërgonte mall më pas nuk ia dërgonin, e çmendën fare, e bënë të dukej keq është një sistem i çuditshëm, në dy ka gjetur lokalin dhe në dy e gjysmë mund t’i nis lekët në një mënyrë….

D’Alessandro: Edhe në Mal të Zi është kështu, në Rumani e njëjta gjë, duhet t’i çosh lekët dhe ato ta bllokojnë. Çfarë zone është.

 Gallo: Në qendër të Tiranës, pikë shitje dhe magazinë, shitje në detaje dhe tek entet, te spitalet…

D’Alessandro: Miku im është radiolog dhe është shumë i përfshirë. Shqipëria do të hyjë në Europë.

Të dy bien dakord për të gjetur një apartament në qendër për djalin e Brutto-s dhe djalin e D’Alessandro. Më pas flasin për Poloninë e shprehen se ai ka një shok të afërt me kishën edhe shton se në Poloni kanë çuar Michele Affidato.

Brutto: Shkojmë shumë mirë edhe në Malin e Zi, edhe në Shqipëri.

Gallo: Nëse D’Alessandro ka lidhjet që thotë, mund të bëhen punë të mira.

D’Alessandro: Duhet të gjendet mall gati në skadim “nga gozhda te fija e hekurit, sepse nuk ka asgjë atje”. Kam folur edhe me Antonio Rafaele dhe ishte dakord të bënte Pazar, duke i çuar mallin në Vlorë dhe në Tiranë.

Brutto: Raffaele Armando?

D’Alessandro: Po.

Brutto: Pooo, edhe nuk i kontrollojnë…atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lekë taksa, paguan ato taksa e pastaj bën ç‘të dojë trapi… Por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash…

Talarico: Po, por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat… është realisht legale (korrupsioni).

Brutto: Për shembull, ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale… sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithçka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët.

Talarico: Në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat në tender, thjesht “thërritet një biznes”.

TAKIMET E SHTATOR-TETORIT 2017

Më 09.08.2017, në Santa Maria di Catanzaro pranë kompleksit Cassiodorus, Tommaso Brutto me djalin e tij Saverio takuan Ercole D’Alessandro.

Saverio Brutto: Nuk më bëhet vonë për bashkinë, dua të bëj më shumë jashtë vendit.

D’Alessandro: Po organizoj një event me panetone për Krishtlindje në Shqipëri për të promovuar produktet kalabreze.

Saverio Brutto: Me Luciano D’Alessandro gjeta vendin e duhur dhe ndodhem përpara dyqanit të Gallo

D’Alessandro: Fola me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekretarin dhe një zëvendësministër, të cilit i solla dy sopresata (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier. Këta njerëz të bëjnë të bësh para. Më premtuan se nëse sjell ndërmarrje ndërtimi, do t’i bënin ata të punojnë. Këto gjëra u janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Avancon gjyqi ndaj Trump, republikanët rezistojnë

Shumica e republikanëve në Senatin amerikan votuan të martën kundër zhvillimit tëtë akuzave ndaj ish-Presidentit Donald Trump për nxitje të rebelimit, që lidhet me sulmet e 6 janarit në Kapitol, duke sinjalizuar se ai ka të ngjarë të ketë vota të mjaftueshme për të siguruar pafajësinë.

Votimi ishte 55-45 në favor hapjes së gjyqit, por vetëm pesë republikanë u bashkuan me 50 senatorët demokratë. Dy të tretat e votave të senatorëve janë të nevojshme për ta shpallur atë fajtor, që do të thotë se 17 senatorë republikanë do të duhet të votonin së bashku me 50 senatorët demokratë për ta shpallur fajtor ish-presidentin Trump pas gjyqit të plotë që pritet të fillojë më 9 shkurt.

Një mbështetës izotit Trump, Senatori nga Kentaki, Rand Paul propozoi votimin nëse Senati do të duhej të vazhdonte me gjyqin, duke e quajtur atë një “mashtrim antikushtetues”.

Senatori Paul argumentoi se Senati nuk mund të zhvillojë një gjyq ndaj një qytetari privat, që zoti Trump tani është pasi mandati i tij mbaroi të mërkurën e kaluar kur demokrati Joe Biden u inaugurua si Presidenti i 46-të i vendit. Në fakt, Senati ka zhvilluar gjyqe për qytetarë privatë në të kaluarën.

Edhe para votimit, shumë republikanë të Senatit dukej se po hiqnin dorë nga mbështeja për ta shpalluar fajtor zotin Trump për nxitje të kryengritjes për ngjarjet e dhunshme të 6 janarit në Kapitol. Qindra mbështetës të zotit Trump sulmuan Kapitolin në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit të fituara nga demokrati Joe Biden.

Të 100 senatorët, 50 demokratë dhe 50 republikanë, bënë betimin të martën si juristë në gjyqin kundër zotit Trump, megjithëse hapja e gjyqit është shtyrë deri më 9 shkurt.

Ligjvënësit republikanë kanë në dorë fatin e zotit Trump, edhe pse mandati katër-vjeçar i ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi më 20 janar me inaugurimin e demokratit Joe Biden.

Joe Biden, i cili ka shpërbyer 36 vjet si senator dhe 8 vjet në postin e nënpresidentit në administratën e Presidentit Obama, i tha rrjetit CNN të hënën se ai mbështet zhvillimin e gjyqit por nuk mendon se një numëri i mjaftueshëm republikanësh do të votojnë kundër zotit Trump për ta shpalluar atë fajtor.

Senatori Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, një mbështetës i zotit Trump që e ka këshilluar ish-presidentin për procedurat e ardhshme, tha se “ka vetëm një grusht republikanësh, dhe numri i tyre po bie, të cilët do të votojnë kundër tij (zotit Trump).”

Senatorë të shumtë republikanë kanë thënë se zoti Trump mban një pjesë të përgjegjësisë për sulmin e dhunshëm në Kapitol që la pesë të vdekur, duke përfshirë një oficer policie vdekja e të cilit po hetohet si vrasje. Në një tubim të 6 janarit pranë Shtëpisë së Bardhë, zoti Trump vazhdoi të shprehte akuzat e tij të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve që, sipas tij, ia mohuan atij një mandat të dytë presidencial dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit dhe të “luftonin” për të penguar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Në javët pasuese, autoritetet arrestuan dhjetëra protestues që sulmuan Kapitolin, që në mbarë botën shihet si simboli i demokracisë amerikane, dëmtuan disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë. Veprimet e dhjetra protestuesve të tjerë janë ende duke u hetuar.

Por disa ligjvënës republikanë, megjithëse shpesh e kanë kritikuar zotin Trump, vunë në dyshim zhvillimin e një gjyqi në kohën kur ai është larguar nga posti dhe sugjeruan se protestuesit janë fajtorë për sulmin e dhunshëm.

“Ne do të dëgjojmë [argumentet ligjore kundër zotit Trump], por unë ende kam problem në lidhje me kushtetutshmërinë e gjyqit, dhe precedentin që ai krijon me përpjekjen për të dënuar një qytetar privat”, tha senatorja republikane nga Ajova, Joni Ernst.

“Ai tregoi udhëheqje të dobët, mendoj se të gjithë jemi dakord me këtë. Por protestuesit janë ata që hynë në Kapitol. Ata e bënë këtë veprim me vetëdije. Pra, ata mbajnë përgjegjësinë për këtë”,shtoi ajo.

Senatori republikan nga shteti i Uiskonsinit, Ron Johnson pyeti: “Pse po e bëjmë këtë? Nuk mund të mendoj për diçka më përçarëse dhe jo shëruese sesa një gjyq për dënimin e një presidenti tashmë të larguar nga detyra. Ky është thjesht një veprim hakmarrës. Kjo është qesharake.”

Të dielën, Senatori republikan nga Florida, Marco Rubio tha në emisionin “Fox News Sunday” se “ne thjesht do të kthehemi përsëri në atë që kemi kaluar në pesë vitet e fundit, duke e nxjerrë atë në gjyq.Ky do të jetë një veprim i keq për vendin.”

“Ky nuk është një gjyq penal. Ky është një proces politik dhe do të nxisë përçarjet që kanë paralizuar vendin”, shtoi ligjvënësi republikan.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer hodhi poshtë argumentet republikanëve se zoti Trump duhet t’i shpëtonte gjyqit sepse atij i ka mbaruar mandati si president.

“Duket se ekziston një farë shprese se republikanët mund të kundërshtojnë akuzat ndaj ish-presidentit mbi bazën e procesit, në vend që të merren me sjelljen e tij të tmerrshme”, tha senatori Schumer. “Më lejoni të jem krejtësisht i qartë: Kjo nuk do të jetë e pranueshme.”

Dy gazeta të mëdha, The Washington Post dhe The New York Times, thanë se sondazhet e tyre treguan një kundërshtim të gjerë midis senatorëve republikanë për ta dënuar zotin Trump. Washington Post tha se 29 nga 50 senatorët republikanë janë kundër dënimit të ish-presidentit, ndërsa New York Times tha se 27 prej tyre e kundërshtojnë këtë veprim.

Me 67 vota të nevojshme për ta shpallur fajtor, kjo me sa duket e lë fatin e zotit Trump në duart e një numri të vogël senatorësh republikanë nëse nuk shfaqen më shumë prova që e lidhin atë me sulmimin ndaj Kapitolit, dhe që do të mund t’i detyronin ata të rishqyrtonin vendimin e tyre për këtë çështje.

Disa republikanë, megjithatë, mbeten të hapur për mundësinë e votimit në mbështetje të dënimit, duke përfshirë udhëheqësin e pakicës republikane Mitch McConnell dhe senatorin nga shteti i Jutës,Mitt Romney, i cili ka qenë kandidat i republikanëve për president në zgjedhjet e vitit 2012 në të cilat ai humbi, dhe i vetmi republikan që votoi për ta dënuar zotin Trump në gjyqin e parë në Senat.

Senatori Romney, ndërsa nuk u zotua të votonte për ta shpallur fajtor, i tha rrjetit CNN të dielën se “unë besoj se nxitja për kryengritje është një vepër e dënueshme. Nëse jo, atëherë çfarë është ajo?”

Ai tha se beson se zoti Trump ishte “bashkëpunëtor në një sulm të paparë ndaj demokracisë sonë”.

Çfarëdo që të ndodhë në gjyqin e ardhshëm, zoti Trump do tëvazhdojë të jetë Presidenti i vetëm në historinë 245 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza dy herë, dhe i pari president që përballet me një gjyq në Senat pas largimit nga detyra.

Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj tij në vitin 2019, për përpjekje për të marrë ndihmë nga Ukraina për të hetuar zotin Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit. Senati e liroi atë nga akuza shkurtin e kaluar.

Ligjvënësja Madeleine Dean e Pensilvanisë, një nga ligjvënësit demokratë që do të luajnë rolin e prokurorëve në gjyqin kundër zotit Trump në Senat, i tha rrjetit CNN se ata do të “ofrojnë argumente të forta” për të nxjerrë në dritë “gënjeshtrën e madhe” se zoti Trump kishte humbur zgjedhjet për shkak të manipulimeve.

Ajo e quajti nxitjen e kryengritjes nga zoti Trump “një krim të jashtëzakonshëm, të urryer. Publiku amerikan e pa atë që ndodhi.”

“Ky ishte një moment i frikshëm … i nxitur nga presidenti,” tha ajo. “Kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje.”

Dhoma e Përfaqësuesve i dorëzoi zyrtarisht akuzat ndaj zotit Trump për “nxitje të kryengritjes” në Senat të hënën në mbrëmje.

Dy javë më parë, Dhoma e Përfaqëuesve votoi me 232 pro dhe 197 kundër për ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump. Dhjetë ligjvënës republikanë u bashkuan me të gjithë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në votimin për ngritjen e akuzës ndaj ish Presidentit Trump.

Shqiptari i Çelsit, Armando Broja rrëfen lidhjen e ngushtë me Lampard

Frank Lampard do të mbetet gjithmonë një emër i lidhur ngushtë me Armando Brojën, sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Ish-mesfushori anglez ishte personi përgjegjës për debutimin në elitë të Brojës në Angli, e sigurisht që ky i fundit do t’i jetë mirënjohës për këtë mundësi që i dha që të tregonte veten që në moshë të re.

Lampard grumbulloi disa here në sezonin e kaluar Brojën me ekipin e parë, duke e mbajtur afër pasi pa se sulmuesi po shkëlqente me ekipet e moshave të Çelsit. Në marsin e vitit të kaluar, ai vendosi t’i jepte shansin lojtarit të talentuar duke e aktivizuar në fitoren ndaj Evertonit ndërsa më pas ishte po ai që insistoi te klubi që t’I jepej mundësi që të luante rregullisht mes profesionistëve duke e huazuar. Kështu Broaj përfundoi te Vitese ku po tregon se është i gatshëm për të luajtur në këto nivele.

Ndaj pas zyrtarizimit të largimit të Lampard, Broja nëpërmjet rrjeteve sociale i ka dhënë lamtumirën ish-trajnerit të tij. “Faleminderit që bëre ëndrrën time realitet”, ishte mesazhi i Brojës për teknikun, duke postuar fotot e tij të debutimit me fanellën e Çelsit në Premier Ligë.

SkyNews / E vërteta mbi numrat e “vdekjeve të shtuara” në Britaninë e Madhe

Më shumë se 100,000 njerëz kanë vdekur, brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv për COVID-19. Por ky total zyrtar i qeverisë është vetëm një masë e jetëve të humbura. Një tjetër – vdekjet ku COVID-19 përmendej në çertifikatën e vdekjes – tani arrin në 107.907 në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, për të rrokur ndikimin e pandemisë duhet të shohim “vdekjet e shtuara” – numrin e vdekjeve, nga të gjitha shkaqet, mbi mesataren pesë-vjeçare.

Rreth 98,835 më shumë njerëz sesa pritej kanë vdekur, me ose pa koronavirus, që nga mesi i marsit. Kjo është 19.6% mbi normalen.

Kur ndodhën shumica e vdekjeve të shtuara?

Vdekjet brenda 28 ditëve nga testi pozitiv kanë qenë më të lartat në Janar 2021, por shumica e vdekjeve të tepërta kanë ndodhur gjatë pranverës së kaluar.

Në 10 javë midis fundit të Marsit dhe fillimit të Qershorit, 52% më shumë njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar, se sa zakonisht. Rreth 20% më shumë vdekje janë regjistruar midis mesit të tetorit dhe javës së parë të janarit.

Kjo nuk do të thotë që vala aktuale është më pak vdekjeprurëse se e para. Kreu i NHS, profesor Chris Whitty, ka thënë se vdekjet janë ende në kulm, kështu që mund të presim që totali të rritet në javët e ardhshme.

Ku kanë vdekur kryesisht njerëzit?

Kur vdekjet arritën kulmin në pranverë, doli zbuluar kriza në azile.

Tani, spitalet po regjistrojnë më shumë vdekje të shtuara. Ky ndryshim ka qenë veçanërisht i fortë që nga Krishtlindja pasi varianti i ri po përhapet shpejt dhe shtrimet me COVID-19 kanë arritur kulme të reja.

Por vdekjet e shtuara kanë qenë më të lartat në shtëpitë e vetë njerëzve. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, 48,300 më shumë njerëz kanë vdekur në shtëpi sesa pritej, 41% mbi normalen.

Dhe COVID-19 u shfaq në çertifikatën e vdekjes për vetëm 2-3% të të gjithë njerëzve që vdisnin në shtëpi. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se sëmundjet e zemrës dhe dementia ishin shkaqet kryesore.

Eshtë e paqartë nëse këta njerëz që vdiqën në shtëpi mund të kishin vdekur në spital në një kohë pa COVID. Por ka pak dyshim që dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën e tyre nga pandemia, si drejtpërdrejt nga virusi, ashtu edhe nga ndikimi i tij në jetën tonë. / SkyNews – Bota.al

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

Në rast se vaksinat nuk janë të fuqishme, viruset që anashkalojnë sistemin imunitar të njeriut, mund të prodhojnë mutacione, prej të cilave mund të infektohen përsëri ata që janë shëruar. Po ashtu nëse vaksinat që janë tani në përdorim nuk funksionojnë më, bëhet i nevojshëm rifreskimi i tyre.

Sipas vaksinologut Philip Krause, i cili kryeson grupin e punës të OBSH-së për vaksinat COVID-19 deri tani virusi korona nuk duket se është bërë rezistent ndaj vaksinave. Por ai thotë se “zhvillimi i shpejtë i mutacioneve të bën të supozosh që virusi mund të zhvillohet në një fenotip rezistent ndaj vaksinës më shpejt sesa do të dëshironim.”

Evolucioni i varianteve të virusit

Gjatë riprodhimit kodi gjenetik i virusit zhvillon mutacione. Dhe vaksinat që po përdoren tani ushtrojnë presion evolucionar mbi virusin. Pra në gjendje të riprodhohen do të jenë vetëm ato variante të virusit, të cilat i shpëtojnë sistemit imunitar për shkak të mutacioneve të tyre.

Italien Herstellung Antikörper-Cocktail gegen Covid-19

Po ashtu virologu Andrew Read i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë thotë se zhvillimin e llojeve të rrezikshme të virusit mund ta nxisin edhe vaksinat e dobëta ose shtyrja e tepërt e vaksinimit të dytë.

Kjo është arsyeja pse vonesa e dozës së dytë të vaksinimit, siç në Britaninë e Madhe dhe së shpejti ndoshta në SHBA, shihet me mjaft kritikë. Sepse kjo do të thotë që organizimi i shumë njerëzve që kanë mbrojtje fillestare prej dozës së parë të vaksinës, nuk mund të krijojë një përgjigje mjaft të fortë imunitare.

Në këto kushte viruset krijojnë mutacione dhe nëse një virus i tillë godet një person të pavaksinuar, efektet mund të jenë shkatërruese. Shumë virologë mendojnë përhapja e pakontrolluar e virusit për shkak të rritjes së infektimeve përbën një rrezik të madh.

Vaksinim i vazhdueshëm si me vaksinën e gripit?

Për fat të mirë deri tani vetëm pak viruse kanë zhvilluar rezistencë ndaj vaksinave dhe shumë vaksina janë efektive. Për shembull, as virusi i lisë dhe as virusi i fruthit nuk ishin në gjendje të zhvillonin mutacione që t’i shpëtonin imunitetit të gjeneruar nga vaksina.

Italien Baggiovara | Coronakrise: Freiwillige und medizinische Angestellte werden geimpft

Ndryshe qëndron puna me viruset e gripit, që zhvillohen aq shpejt, saqë çdo vit nevojitet të zhvillohet një vaksinë e re. Nëse SARS-CoV-2 sillet në mënyrë të ngjashme, duhet që edhe vaksinat kundër koronës të azhurnohen rregullisht.

SHBA-Rusi, marrëveshje e re për çarmatimin bërthamor

Menjëherë pas ndryshimit të pushtetit në Uashington, ethet morën fund: SHBA dhe Rusia ranë dakord për zgjatjen e marrëveshjes për kufizimin e armëve strategjike bërthamore.

USA Russland | Putin und Biden einig über Abrüstungsvertrag

“Zgjatja (e marrëveshjes për çarmatimin “New Start” – “Fillimi i Ri “) është në interes të të dy vendeve tona dhe të gjithë botës”, kumtoi Kremlini në Moskë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden kanë biseduar para lëshimit të kësaj kumtese, për herë të parë me telefon.

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre në parim për të zgjatur marrëveshjen e fundit të madhe për çarmatimin bërthamor, për një periudhë prej dy deri në pesë vjet. Të martën janë shkëmbyer edhe notat përkatëse diplomatike për këtë çështje. Putini madje prezantoi një projektligj menjëherë në parlamentin rus. Kreu i Komisionit për Punë të Jashtme i Dumës ruse, Leonid Slutsky, tha se procesi i ratifikimit do të fillojë menjëherë.

USA Russland | Putin und Biden einig über Abrüstungsvertrag

Koha po kalon

Marrëveshja aktuale “Fillimi i Ri” skadon në fillim të muajit shkurt. Marrëveshja, e cila hyri në fuqi në 5 shkurt 2011, kufizon arsenalin bërthamor të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 800 sisteme bartëse dhe 1.550 koka bërthamore për secilin vend. Marrëveshja është nënshkruar për një periudhë dhjetëvjeçare – deri më 5 shkurt 2021.

Nëse marrëveshja nuk zgjatet, për herë të parë prej dekadash, nuk do të kishte një marrëveshje që kufizon numrin e armëve bërthamore strategjike. Kjo do të thotë se menjëherë do të mund të fillonte një garë armatimesh mes SHBA-s dhe Rusisë.

Qeveria e ish-presidentit Donald Trump nuk ka arritur të merret vesh me Kremlinin për zgjatjen e marrëveshjes. Përveç kësaj, administrata e kaluar donte të përfshinte edhe Kinën në një marrëveshje shumëpalëshe të çarmatimit. Por udhëheqja në Pekin deri tani ka refuzuar të negociojë arsenalin e saj bërthamor, i cili po rritet.