Aplikacion
VLORË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në Vlorë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është një punonjës i policisë së Shtetit i identifikuar si Nuri Malaj, 50-vjeçar.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Në aksident janë përfshirë dy makina.
Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.
Në aksident janë përshirë një automjet tip “Mercedez-Benz” dhe një “BMW. Mësohet se polici udhëtonte më makinën tip Benz.
Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme një tjetër aksident i rëndë ndodhi në Vlorë, ku një makinë përplasi një grua, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ditën e djeshme një aksident tragjik ndodhi në aksin Pogradec-Korçë ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor.
Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori i Italisë: Polemikat e padobishme nuk ndihmojnë, drejtësia dallon faktet nga fjalëtAmbasadori italian, Fabrizio Bucci ka reaguar lidhur me përgjimet e antimafias italiane kundër grupit mafioz Ndragehta ku në to përmendeshin edhe emra biznesmenësh shqiptarë e politikanësh.
Ai ka theksuar që për këtë ngjarje nuk është e dobishme të ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.
“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët.” shkruan Bucci.
Emri/ Ekzekutohet me 5 plumba 27-vjeçari në Greqi, dyshohet për përplasje mes bandave shqiptareGREQI- Mario Metaj, 27-vjeç është ekzekutuar me 5 plumba mbrëmjen e sotme në Greqi.
Mësohet se viktima është vrarë në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras. Mediat greke bëjnë me dije se ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.
Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.
Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Jo shumë ditë larg, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 euro që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.