Aplikacion
Godina e Teatrit Kombëtar është rrafshuar që prej majit të vitit që kaloi, por çështja ende nuk është mbyllur, përkundrazi. Ndërsa pritet të hidhen themelet e godinës së re, politika, duke qenë në mes Gjykata Kushtetuese e ringritur, do të vijojë të merret me të.
Së fundmi gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Ilir Metës, që e quante anti-kushtetues ligjin special për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo seancë, por është një hap para drejt vendimmarrjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një verdikt nëse ligji është apo jo kushtetuese.
Kjo padi e parë nuk e zmbrapsi qeverinë që të të vijojë me veprimet për prishjen e Godinës, duke ia kaluar pronësinë Bashkisë së Tiranës.
Sërish Meta e konsideroi të paligjshëm aktin, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë padi ende nuk është vendosur që të për ta kaluar në seancë publike. Paraprakisht pritet të kalojë në mbledhje gjyqtarësh, që do të vendosin mbi vijimin e shqyrtimit të padisë.
Ndërsa pritet që dy paditë të shqyrtohen, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një kërkesë të posaçme Gjykatës Kushtetuese që të marr pjesë në diskutimet që do të bëjnë gjyqtarët.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj 2020. Artistët që protestuan për gati dy vjet, në mbrojtje të godinës, tashmë kërkojnë që Teatri Kombëtar të rindërohet në formën që ishte dhe aty ku ishte.
Gjermania ndryshon rregullat, test Covidi dhe 10 ditë karantinëAmbasada gjermane në Tiranë, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nga data 24 janar 2021, të gjithë ata persona që duan të hyjnë në Gjermani, do të bëjnë testim të detyruar ndaj Covid-19.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se udhëtarët po ashtu duhet që të bëjnë 10 ditë karantinë në shtetin gjerman. Ambasada shprehet se Shqipëria hyn në 25 vendet me incidencë ndaj Covid-19.
Njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë:
E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani ❗❗❗
? Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.
? Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.
ℹ️ Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
– Hyrje vetëm me testim negativ
– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani
Aksidenti i rëndë në Elbasan, policia: 4 të plagosur, mes tyre 2 gra
Policia e Elbasanit përmes një komunikimi për mediat ka zbardhur detaje nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja ndodhi në fshatin Papër. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
WAGNER – dështimi i radhës i Rusisë“Wagner” është një grup mercenar që mbështet objektivat ruse në zona konflikti dhe përbën ndër kompanitë ushtarake që përdoren nga Rusia, më të diskutuarat dhe problematiket. Ajo është pjesë e instrumenteve që përdor Kremlini me qëllim për të zgjeruar ndikimin në mënyrë të fshehtë, mohuar praninë ushtarake në vendet e tjera dhe në momente krizash dhe përfshirjen në veprime të dhunshme e çnjerëzore, por edhe për të mos patur humbje në radhët e strukturave zyrtare ushtarake të Rusisë.
Që prej krijimit në vitin 2014, “Wagner” ka qenë aktiv si fillim në krizën e gjeneruar në Ukrainë, me betejën e Debaltseve si më e rëndësishmja. Më pas, u zhvendos në Siri në 2015, ku ka shërbyer si këmbësori elitare dhe jo mercenarë tipikë. Fushata më famëkeqe e “Wagner” ishte ofensiva Palmyra, por kompania luftoi përkrah trupave siriane dhe iraniane, si dhe milicive të ndryshme të huaja shiite gjithashtu rreth Alepos, Deir ez-Zor, Khasham ose Latakia. “Wagner”, duke shërbyer si një milici personale, gjithashtu mbrojti fushat e naftës dhe gazit, ku Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus i afërt me Vladimir Putin që besohet të jetë edhe një ndër “pronarët” e “Wagner”, kishte aksione financiare. Kompania ka shërbyer si aset kryesor ushtarak i aventurave ruse edhe në vende të tjera, duke qenë aktive në ruajtje minierash ari e diamanti në Sudan apo të minierave të kromit në Madagaskar.
Gjatë javëve të fundit, një ish-anëtar i “Wagner” ka cituar dhe ka konfirmuar në një intervistë për mediat, veprimet brutale e të pamëshirshme të kompanisë, operacionet ushtarake e destabilizuese, keqdrejtimin e kompanisë dhe përfshirjen e drejtuesve të saj në afera e verime korruptive.
Marat Gabidullin, përpara se të bëhej pjesë e “Wagner” në vitin 2015, ka shërbyer në trupat ajrore ruse. Gjatë infiltrimit në “Wagner” ai ka kaluar në procese përzgjedhjesh e verifikimesh strikte, duke iu nënshtruar edhe testit të poligrafit. Ai ka treguar se si rekrutët e rinj i nënshtroheshin përpunimit ideologjik, për t’i shërbyer me vetëmohim “Wagner-it” dhe shtetit rus: “…ju jeni të destinuar për të luftuar kudo që shteti ynë ka interes. Duhet të jeni të përgatitur që çdo gjë mund të përfundojë në dhimbje për ju. Në vdekje”.
Por, përkundër rregullave strikte të rekrutimeve gjatë viteve të para të ekzistencës së “Wagner”, Gabidullin ka ofruar një panoramë aktuale mbi praktikat neglizhente dhe joprofesionale të aplikuar nga kompania gjatë viteve të fundit. Ai ka treguar mbi humbjet e mëdha të “Wagner” gjatë luftimeve në Libi, si dhe mbi torturimin deri në vdekje të një dezertori të ushtrisë siriane, nga katër mercenarë të “Wagner” në vitin 2017. Këta të fundit, me urdhër të themeluesit të “Wagner”, Wagner Dmitry Utkin, kanë torturuar dhe ekzekutuar në mënyrë brutale dhe të pamëshirshme një dezertor të ushtrisë siriane, me qëllim për të frenuar procesin e dezertimeve. Prova të përfshirjes së mercenarëve të “Wagner” në akte mizorie janë ofruar edhe nga BBC, gazeta “Novaya”, “Fontanka”, portali arab “Jesr Press”, etj. Në publikimet e këtyre mediave janë identifikuar edhe mercenarët e “Wagner”, të cilit ishin të përfshirë në këto akte, si dhe janë përshkruar me detaje torturat. Ndër ta citoheshin një ish-polic në territorin Stavropol në Federatën Ruse, si edhe një person me pseudonimin “Volk” – pseudonim që është përdorur nga mercenari serb Davor Savicic.
Dmitry Utkin është një ish-agjent i shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse, i cili ka shërbyer edhe në famëkeqen ruse “Spetsnaz”. Kthjelltësia e Utkin në menaxhimin e “Wagner” duket të jetë në degjenerim. Ai gjithnjë e më shumë përveçse i konsideron dhe i përdor mercenarët e “Wagner” si skllevër, i urdhëron dhe i drejton ata në operacione çnjerëzore, pa mbajtur më pas përgjegjësi për humbjet në radhët e mercenarëve. Nën drejtimin e Utkin, kasta drejtuese e “Wagner” është totalisht e korruptuar dhe aspak përkushtuar në sigurimin e logjistikës dhe pajisjeve mbrojtëse eficente në dispozicion të “Wagner”. Gjatë viteve të fundit, në nivele drejtuese të kësaj kompanie janë angazhuar individë pa eksperiencë, jo profesionistë, që marrin pjesë për herë të parë në luftime dhe që janë përzgjedhur në bazë të miqësive, dhe jo aftësive e kapaciteteve të tyre. Për rrjedhojë, humbjet dhe dështimet e “Wagner” i dedikohen plotësisht paaftësisë së drejtuesve të saj.