zoom

Day ArchiveLuftë Donald Trump-it në rrjetet sociale. Google pezullon “Parler”

Kompania Google pezulloi të premten aplikacionin Parler, i ngjashëm me rrjetin social Twitter, nga depozita e shkarkimeve të aplikacioneve, që njihet si “Play Store”.

Vendimi do të qëndrojë në fuqi derisa rrjeti social të zbusë përmbajtjen e tij. Nga ana tjetër kompania Apple i dha po këtij shërbimi 24 orë afat për të paraqitur një plan të detajuar mbi përmbatjen në platformën e tij sociale.

Parler është një rrjet social në të cilin shumë mbështetës të Presidentit Donald Trump kanë migruar, pasi janë ndaluar nga shërbime të ndryshme të medias sociale përfshirë Twitter-in, i cili të premten e bllokoi përgjithmonë llogarinë e zotit Trump.

Në një deklaratë, Google citonte postimet e vazhdueshme në aplikacionin Parler, të cilat siç tha, kërkojnë “të nxisin dhunë të vazhdueshme në SHBA”.

Google tha se “që ne të shpërndajmë një aplikacion përmes Google Play, kërkojmë që aplikacionet të zbusin fuqishëm përmbajtjen e tyre të ashpër. Nën dritën e këtij kërcënimi të vazhdueshëm dhe urgjent të sigurisë publike, po pezullojmë aplikacionin nga Play Store derisa këto çështje të adresohen”.

Në një letër të kompanisë Apple të siguruar nga Reuters, citoheshin raste të publikuara në Parler ku përdoruesit bënin plane për të zbritur në Uashington me armë, pasi një turmë sulmoi Kapitolin ditën e mërkurë.

Në letër thuhej gjithashtu se: “përmbajtja që kërcënon mirëqenien e të tjerëve ose që synon të nxisë dhunë apo akte të tjera të paligjshme nuk ka qenë kurrë e pranueshme në App Store (një shërbim që ofron kompania Apple për të shkarkuar aplikacione të ndryshme )”.

Apple i dha Parler-it 24 orë kohë për të “hequr të gjithë përmbajtjen e kundërshtueshme nga aplikacioni… si dhe çdo përmbajtje që synonte dëmtim të njerëzve ose sulmeve ndaj objekteve qeveritare, tani ose në të ardhmen”. Kompania kërkoi gjithashtu që Parler-i të paraqesë një plan me shkrim “për të zbutur dhe filtruar përmbajtjen” në këtë aplikacion.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Twitter bllokon përjetësisht Donald Trump

“Pas një verifikimi të kujdesshëm të tweet-eve të llogarisë @realDonaldTrump”, ajo është “bllokuar në mënyrë të vazhdueshme”, bëri të ditur Twitter. Arsyeja është “rreziku për një nxitje tjetër të dhunës”, bëri të ditur shërbimi i lajmeve të shkurtra. Në një argumentim të mëtejshëm, Twitter konkretisht iu referua dy mesazheve të presidentit Trump në largim, ditën e premte. Në njërin prej tyre Trump kishte shkruar, se të 75 milionë “patriotët amerikanë të shkëlqyer”, që kanë votuar për të në zgjedhje, do të kenë edhe më tej në të ardhmen “një zë vigan”. Ata nuk do duhet të nënvlerësohen apo të trajtohen pa të drejtë në ndonjë formë. Në një mesazh tjetër, Trump bëri të ditur, se ai nuk do të marrë pjesë më 20 janar në ceremoninë e dorëzimit të mandatit tek pasuesi, Joe Biden.

Screenshot Twitter Account von Donald Trump gesperrt

Twitter e vlerësoi kombinimin e të dy mesazheve si të përshtatëshëm për nxitjen e njerëzve për akte të dhunshme në stilin e mësymjes së Kapitolit të mërkurën (06.01). Kështu njoftimi i Trumpit, se ai vetë nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, mund të inkurajojë ata që e mendojnë edhe kryerjen e akteve të dhunshme, se „betimi është një ‚shënjestër‘ e sigurtë”. Po ashtu thuhet, se në Twitter dhe në platforma të tjera janë përhapur plane për protesta të ardhshme të armatosura, ku bëhet fjalë edhe për një sulm tjetër në selinë e kongresit më 17 janar.

Trump akuzoi Twitter se e kufizon lirinë e shprehjes dhe do ta bëjë atë „të heshtë”. Ai po planifikon ngritjen e një platforme të tijën online. Më parë ishte Facebook që e bllokoi faqen e Donald Trump. Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg është shprehur, se Trump e ka përdorur Facebook për „të nxitur një rebelim të dhunshëm kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.”

 

Shpërthen Covid tek Juventus, pas Sandros dhe Cuadrados një tjetër lojtar kryesor preket

Pasi rikuperoi mbrojtësit nga dëmtimet, Andrea Pirlo po i humb ata nga koronavirusi, sepse pasditen e sotme listës së të prekurve i është shtuar edhe holandezi Matthijs De Ligt.

Lajmi është dhënë nga klubi i Juventusit, që njofton se De Ligt ka rezultuar pozitiv në xhiron e fundit të tamponëve dhe është vendosur në izolim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit, u janë nënshtruar sërish testeve.

De Ligt është futbollisti i tretë që Pirlo humb nga koronavirusi, pasi të hënën doli pozitiv mbrojtësi brazilian Alex Sandro dhe më pas të nesërmen iu shtua edhe kolumbiani Juan Cuadrado.

Shqetësimi në klubin bardhezi është se mos shtohen të tjerë të prekur, pasi këtë fundjavë do të përballet me Sassuolon në shtëpi, por një javë më pas do të udhëtojë sërish drejt Milanos, për t’u përballur me Interin.