Aplikacion
Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndëshkojnë sjelljet e punonjësve të policiisë që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj 2020.
Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.
Në konstatime thuhet se eshte përdorur sprajti. “Në pamjet filmike që kemi administruar janë fiksuar dy raste të përdorimit të sprajtit nga punonjësit e policisë. Rasti i parë është ai kur punonjësit e policisë me veshje të zezë dhe maskë mësyjnë menatë në godinën e TK dhe bëhen gardh para derës anësore. Para tyre ndodhen 7 shtetas, të cilët vështrojnë të çoroditur. Një punonjës i policisë spërkat me sprajt në drejtim të dy vajzave që gjenden më pranë tij. Njëra prej vajzave po mban në dorë celularin ndërsa tjetra qëndron mbështetur pas murit dhe duket e frikësuar. Në këtë çast afrohen katër qytetarë të tjerë. Edhe ndaj tyre hidhet sprajt”, thote Avokati i Popullit.
Një postim i Leonardo DiCaprio-s për lumin Vjosa, një ditë më parë, ngjalli shumë interes. Aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shkruhej me shkronja të mëdha: “Vjosa, jo diga”.
Postimi i tij u nda në rrjete sociale nga shumë figura publike, përfshirë edhe Rita Orën.
Këngëtarja e ripostoi foton, duke treguar se pajtohet me atë që kishte shkruar DiCaprio.
“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.
Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit,”- kishte shkruar aktori dje.
Në tetor të vitit që lamë pas, DiCaprio befasoi ndjekësit e tij me një postim, ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.
Ai doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë.
Dhjetëra të infektuar me Covid, mbyllet Kadastra e TiranësCovid -19 ka shpërthyer edhe ne Kadastrën e Tiranës. Në një njoftim në faqen zyrtare të Kadastrës në Facebook, thuhet se për shkak të numrit të të infektuarve, është vendosur mbyllja me afat të përkohshëm për Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri.
Po ashtu, edhe në disa nga drejtoritë vendore, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit (Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë).
Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve që, “të përpiqen të shmangin ato aplikime që nuk i kanë të domosdoshme për momentin, kjo me qëllim që të përpiqemi bashkarisht të mos shkaktojmë mbingarkesë të sistemit”.
NJOFTIMI I PLOTE
Të nderuar qytetarë, Valës së infektimeve nga COVID-19, nuk i ka shpëtuar dot as Kadastra.
Të vënë para kësaj situate, Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës, ju drejtua sipas procedurave Drejtorisë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor. Ekipet mjekësore pasi inspektuan zyrat e Drejtorisë Rajonale Tiranë, lanë rekomandimet e tyre përsa i përket gjendjes së infektimeve, situatës së ambjenteve të punës, distancave fizike midis punonjësve, etj. Gjithashtu u vendos mbyllja me afat të përkohshëm e Drejtorisë Rajonale Tirana-Veri.
Nga ana jonë, duke patur parasysh rëndësinë e punës sonë, si zyra shërbimesh të pa zëvendësueshme për qytetarët dhe institucionet, vendosëm që punonjësit të cilët nuk janë të infektuar të qëndrojnë me grafikë në punë, duke respekuar masat e vendosura anticovid, gjithashtu edhe duke përdorur me sa të jetë e mundur edhe punën nga shtëpia si edhe turnet e alternuara.
Ndërkohë, për shkak të situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa nga drejtoritë tona vendore, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit (Drejtoritë Vendore Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë, Vlorë).
Në këtë situatë, është e kuptueshme që mund të ketë ulje të ritmit të punës dhe shkelje të afateve në shërbime, natyrisht pa prekur cilësinë e shërbimit të kërkuar.
Gjithashtu ftojmë qytetarët që, sipas nevojave të tyre, të përpiqen të shmangin ato aplikime që nuk i kanë të domosdoshme për momentin, kjo me qëllim që të përpiqemi bashkarisht të mos shkaktojmë mbingarkesë të sistemit.
Për sa më sipër, në situatën jo të favorshme që po kalojmë të gjithë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe jemi të bindur që do ta kemi atë. Duke ju uruar shërim të shpejtë jo vetëm punonjësve tanë, por edhe çdo shqiptari që në këto ditë po vuan, shpesojmë që sa më shpejt të kthehemi në ritmin e plotë të punës!Faleminderit!
Kina ndërton ashensorin më të lartë në botë (Foto)I ngritur më shumë se 300 metra lart në faqen e shkëmbit që frymëzoi peizazhin e filmit ‘Avatar’, ashensori më i lartë në botë në natyrë u bën turistëve të guximshëm të mbajnë frymën.
Komentatori i njohur italian Fabio Caressa ka folur per Interin dhe per tranjerin e zikalterve Antonio Conte. Ne nje interviste per Sky Sport tha se trajneri i zikalterve nuk ka ndryshuar aspak nga çka qene me pare.
“Antonio Conte ju duket i ndryshem? Mua me kane thene se ai ka ndryshuar vetem per sa i perket komunikimit te jashtem. Ai eshte teresisht i njejti me lojtaret e tij dhe me drejtuesit e klubit: jane telashe per te gjithe ata qe mendojne te kunderten keto. Ne dhomat e zhveshjes sipas asaj qe me ka thene mua nje burim i afert, ai nuk ka ndryshuar aspak, mund te pyesni edhe lojtaret e tij… Por komunikimi eshte nje linje e vendosur bashke me klubin, prandaj ai sillet si i mire ne intervista per shtyp. Por vazhdon te jete shume i eger me njerezit qe punon. E them ne sensin pozitiv. Sepse mua me rezulton nga burimet e mia se ai eshte i njejti person, por vetem ne pamje te jashtme nuk duket keshtu.
Sipas Carressa-s, Interi po kalon nje situate taktike.
“Skuadra tregon disa probleme. Ka humbur disa pike. Duhet vene ne fushe nje skuader qe funksionon. Sepse nje skuader qe duhet te fitoje ne fushen e lojes nuk e peson kurre nej gol si ai ndaj Real Madrid pas 2-2. Per kete duhet te punoje Conte.”