Aplikacion
Qeveria i rikthehet luftës kundër informalitetit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po kontrollon bizneset për punën në të zezë.
Nga të dhënat rezulton se janë konstatuar parregullsi për 10 785 punonjës në 5 389 biznese të regjistruara. Kjo për shkak të deklarimit si të punësuar me pagë minimale për grupe profesionesh të mirëpaguara si inxhinierët, ekonomistët, farmacistët, por edhe për profesione me një pagë më të lartë se 26 000 lekë në muaj, si mekanikët, muratorët, saldatorët, teknikët, etj.
Pas identifikimit të këtyre rasteve, Tatimet u kanë dërguar letra si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve. Letra që kanë sjellë një reagim pozitiv, duke shtuar të ardhurat në buxhet me afërsisht 7 milionë lekë për periudhën gusht-shtator, si pasojë e pagesave më të larta për kontributet dhe tatimin mbi të ardhurat personale.
Për pjesën e mbetur të bizneseve që nuk kanë reflektuar rritje të pagave për punonjësit e evidentuar, Tatimet do të vijojnë kontrollet në terren.
Ky aksion i ri pritet të vazhdojë sërish në sektorin e pagave dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, ku do të konstatohen shkelje dhe parregullsi.
Covid-19/ 8 viktima dhe 410 raste të reja në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, janë kryer 2044 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 410 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
Vazhdojnë gjobat për maskën e muzikën, ndëshkohen 612 qytetarë dhe 20 lokalePolicia e Shtetit ka vijuar me ndëshkimin e qytetarëve që nuk mbajnë maskën për mbrojtjen ndaj Covid.
Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet intensive në rrugë dhe në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, prej orës 22:00 deri në orën 06:00.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë fashë orare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se përgjithësisht qytetarët i kanë zbatuar urdhrat për kufizimin e lëvizjeve, ndërsa disa qytetarë janë këshilluar për shkak se ishin të paqartë për rregullat e lëvizjes.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese dhe bën thirrje që qytetarët të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
Atentati ndaj Lulzim Kullës, gjykata liron tre të arrestuaritTre të arrestuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër janë lënë të lirë. Gjykata i ka nxjerrë nga qelia për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit, ndërsa ky vendim e çon në pikën zero hetimin për sulmin e ngjashëm me një akt terrorist.
Tre vite nga atentati ndaj Lulzim Kullës më 13 janar 2018 në Shkodër, hetimi është kthyer gati në pikën zero.
Tre të arrestuarit për sulmin me tritol të ngjashëm me një akt terrorist jo vetëm nga mënyra e ekzekutimit, por dhe 8 të plagosurve që la pas kanë lënë qelitë e paraburgimit.
Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta janë nxjerrë nga qelia për shkak se kanë mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim, por edhe se gjatë rrugës që nga momenti i arrestimit janë zbutur akuzat ndaj tyre.
Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ata u vunë në pranga në Elbasan si pjesë e një grupi që merrte porosi për atentate të rënda më lëndë plasëse.
Në atë kohë drejtues të Policisë dhe prokurorisë deklaruan se kishin prova të forta që provonin përfshirjen e tyre në atentat.
Por sipas hetimeve Serxho Teta dhe Argel Lulaj nuk ka qenë në Shkodër kohën kur ndodhi atentati.
Ndërsa Endri Çopja është ai që i dha motorin ku ishte montuar eksplozivi një personi me emrin “Toni”, ndërsa e ka identifikuar si Boran Berçana kur ish-polici e bashkëjetuesja e tij u vranë në Shkodër.
Atentati ndaj Lulzim Kullës u pasua nga atentate të njëpasnjëshme, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 9 persona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplaset me traktorinNjë aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Korçë.
Mësohet se në afërsi të fshatit Gështenjas një makinë e tipit “Volkswagen Pasat” është përplasur me një traktor që ishte i ngarkuar me bar.
Si pasojë e përplasjes, ka marrë plagë të shumta drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është nisur për në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë errësira, ndërkohë që traktori lëvizte pa asnjë sinjalistikë dalluese.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, digjet një personNjë person i pastrehë ka marrë flakë nga pakujdesia mbrëmjen e sotme te bulevardi “Zhan D’ark”.
Si pasojë e flakëve, personi i pa identifikuar ka ndërruar jetë.
Ndonëse në ndihmë të tij ka ardhur policia dhe zjarrfikësit, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar autoritetet lidhur me ngjarjen e rëndë.
Dyshohet se ndonjë cigare apo diçka e ndezur ka qenë shkaku i zjarrit.
“Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Covid-19 nuk është lodhur”, Kreu i OBSH kerkon kujdes maksimalKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se koronavirusi “nuk është lodhur” dhe u bëri thirrje vendeve që të jenë të kujdesshme në adresimin e çështjes ndërsa ato raportuan sot një tjetër rekord të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.
“Ne mund të jemi të lodhur nga Covid-19, por ai nuk është lodhur nga ne. Vendet evropiane po luftojnë, por virusi nuk ka ndryshuar ndjeshëm dhe as masat për ta parandaluar atë,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 52 milion e 200 mijë njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirus, dhe numri i të vdekurve ka arritur pothuajse 1 milion e 290 mijë.
Lajm i vetëm ngushëllues është numri i të shëruarve. Deri tani 36,706,773 qytetarë kanë trimumfuar përballë Covid-19.
Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri në terma absolutë mbetet Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 10 milionë raste dhe pothuajse 241,000 viktima, të ndjekura nga India dhe Brazili.
Sa i përket Europës, shteti më i goditur është Franca, e cila javët e fundit ka njohur një rritje të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve duke detyruar qeverinë e Parisit të rifusë vendin në karantinë.
Burg për anestezisten, shkaktoi vdekjen 28 vjeçares ndërkohë që ishte e dehurNjë anesteziste nga Belgjika është dënuar me 3 vite burg, pasi një britanike humbi jetën gjatë kohës që po kryente një lindje “Çezariane”.
Helga Wauters, 51 vjeç gjithashtu u ndalua të ushtronte profesionin e saj gjatë një procesi gjyqësor të zhvilluar ditën e sotme në Francë.
Ajo u shpall fajtore për vdekjen e Xynthia Hawke në vitin 2018, në atë kohë vetëm 28 vjeç.
Grupet hetimore kanë bërë me dije se Wauters ka vendosur një tub frymëmarrjeje në ezofagun e viktimës në vend të një gypi. Mësohet se anestezistja ka qenë e alkoolizuar në momentin e ngjarjes.
Wauters nuk u paraqit në gjykatë ditën e sotme, ndërkohë që i pranishëm në gjyq ishte vetëm partneri i saj.
Wauters asistonte në lindjen e 28 vjeçares, e cila pas disa komplikacioneve ishte e detyruar të lindte urgjentisht, ndërkohë që vetë anestezistja ishte një alkooliste e rregullt, raporton BBC.